Home Blog Page 5983

Zafir Berisha thotë se Qeveria po i numëron orët e fundit

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha është shprehur i bindur se Qeveria do të rrëzohet nesër.

Berisha në një prononcim për lajmi.net ka thënë se vet fakti që e kanë proceduar mocionin nënkupton që Qeveria do të rrëzohet nesër.

“Po unë mendoj që për vet faktin që e kemi proceduar si opozitë me ndihmën e njerëzve të pakënaqur të mazhorancës me këtë Qeveri, nënkupton që nesër kjo Qeveri shkon në shtëpi dhe është duke i numëruar orët e fundit më tash”, ka thënë deputeti Berisha për lajmi.net.

Deri më tash disa deputetë të PDK-së e kanë konfirmuar që do ta votojnë mocionin e opozitës, pasi nga kjo parti ende nuk ka një vendim zyrtar.

Përndryshe, nga partitë opozitare është shprehur siguria e plotë që Qeveria e Kosovës nesër do të rrëzohet me votën e deptuetëve.

Seanca ku do të shqyrtohet mocioni i opozitës mbahet nesër me fillim nga ora 10:00. /Lajmi.net/

Të rinjtë e PDK-së në Prizren shënuan Ditën e Evropës

0

Rinia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, sot mbajti një tryezë me të rinjtë e saj për nder të Ditës së Evropës.

Kryetari i RDK-së, Shkodran Kryeziu, tha se kjo tryezë synon që nga afër t’i njoftoj të rinjtë për proceset integruese të shtetit të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian. Me rëndësi të veqantë sfidat të cilat e përcjellin këtë proces dhe përfitimet të cilat vijnë pas integrimit të vendit tonë në familjen europiane.

“Mbi të gjitha, kjo ditë është e rëndësishme për rininë tonë, pasi që në një të ardhme të afërt, të gjithë ne të rinjtë e Republikës së Kosovës do jemi ata që do e gëzojmë këtë festë duke qenë pjesë e familjes shumëkombëshe Evropiane”, tha Kryeziu.

“Angazhimi i rinisë do ketë një rol të veçantë në jetësimin e aspiratave tona drejt një të ardhme më të mirë, me prosperitet dhe për lëvizje të lirë në vendet e Evropës mike”, thotë ai. /PrizrenPress.com/

 

‘AAK-NISMA, udhëheqja e re e Kosovës’

0

Anëtari i kryesisë së “Nisma”-s, Avni Tafili shprehet i bindur se partia e Fatmir Limajt dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i udhëheq instuticionet e vendit.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka shkruar se ky koalicion do t’ia  jetësojë ëndrrën e kamotshme të qytetareve për liri te qëndrueshme, drejtesi e solidaritet.

Statusi i plotë:

AAK-NISMA, udheheqja e re e Shtetit te Kosoves

Koalicioni AAK-NISMA, do t’i udheheqe Institucionet e ardhshme te Republikes se Kosoves, me emer te Zotit, e me perkrahjen e njerezve me te mire te Kosoves!

Do t’i udheheqe me drejtesi e dinjitet; si kurre me pare, do ta bejme qytetarin e Kosoves krenar, ashtu siç i takon!

Kosova jone kreshnike qemoti ka pasur nevoje per nje udheheqje te tille.

Ate do t’ia realizojme popullit tone martir te Kosoves sone martire. Do te jetesojme endrren e kahmotshme te qytetareve per liri te qendrueshme, drejtesi e solidaritet.

Me dinjitet e krenari! Zoti e bekofte Kosoven dhe qytetaret e saj!

Ky eshte lajmi i bukur qe vjen nga vullneti i lire i qytetareve

Avni Tafili 09maj2017 Prishtine

Tafili: AAK-NISMA, udhëheqja e re e Kosovës

Lindita Halimi me ‘World’ e katërta sonte në Eurovizion

0

Lindita Halimi sonte do të ngjitet në skenë pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë, pra e katërta me radhë.

Ajo fitoi në edicionin e 55-të të këngës në RTSH dhe kjo i ka mundësuar asaj që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit.

Kështu këngëtarja Lindita Halimi do e këndojë këngën “World”, të kompozuar nga Klodian Qafoku, me tekst nga Gerald Xhari.

Spektakli i sivjetmë i Eurovizion 2017-të, do të mirëpritet për herë të parë nga tre meshkuj të cilët do të jenë nikoqirë të festivalit: Oleksandr Skichko, Volodymyr Ostapchuk dhe Timur Miroshnychenko, shkruan KultPlus.

Nata e parë e gjysmëfinales është pra sonte më 9 maj kurse nata e dytë më 11 maj. Këtë vit finalja do të mbahet më 13 maj të shtunën. Votuesit mund të votojnë për këngën e Lindita Halimi në kodin me numër 4.

Rikujtojmë se Shqipëria deri më tani nuk ka fituar asnjëherë vendin e parë kurse ka filluar që të marrë pjesë në garë që nga viti 2004.

Në paraqitjen e parë shteti i Shqipërisë është paraqitur me këngëtaren Anjeza Shahini e cila ka zënë vendin e shtatë. Ky ka mbetur rezultati më i mirë i vendit në këtë garë derisa në vitin 2012-të, Rona Nishliu e ka përfunduar garën duke e zënë vendin e pestë.

Arbana Xharra i bashkohet PDK-së

0

Arbana Xharra ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeredaktores së gazetës “Zëri” dhe iu është bashkuar partisë së kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Aderimi i Xharrës në PDK është zyrtarizuar në një konferencë për media sot në orën 14:00.

Veseli ka deklaruar me këtë rast se PDK ka vendosur t’i jap hapësirë grave në parti, duke e vlerësuar lartë punën e Xharrës rreth 17-vjeçare në gazetari.

Gjatë fjalës së tij, i pari i PDK- së shprehi mirënjohje për Xharrën, duke e vlerësuar punën e saj në profesionin e gazetarisë.

“Si kryetar i PDK- së e kam ndjekur punën e Arbana Xharrës si gazetare, e pashë se ishte e përkushtuar në përmirësimin e vendit tonë dhe në të mirën e qytetarëve tonë, pasi që u takova me Arbanën. E kam ftuar Arbanën që të ndaj me ne përkushtimin e saj për Kosovën si një anëtare e PDK-së”, ka thënë Veseli, raporton “Zeri.info”.

Ai theksoi se, roli i gruas në partinë që drejton ai është shumë i rëndësishëm.

“Pa rolin e grave, pa fuqizimin e rolit të grave, pa marrjen e përgjegjësisë së grave, nuk mund të kemi as integrim të fuqishëm atlantik”, ka potencuar Veseli.

Në anën tjetër, anëtarja më e re e këtij subjekti, Arbana Xharra u zotua për vazhdimin e mbrojtjes së kauzave të saj edhe brenda PDK –së.

“17 vjet në gazetari nuk janë pak, po shumë koleg që bashkë kemi rrugëtuar nuk e kemi pas lehtë. Gjithë e dini se kemi shkruar për tema të ndryshe që preokupojnë Kosovën dhe nuk e kemi pas të lehtë raportimin. Unë kom vendos të ndryshojë prej të qenit gazetare por nga brenda”, ka thënë Xharra.

Sipas saj, PDK është partia që nuk e ka kushtëzuar aspak atë.

“Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam me vazhdu me dinjitet me punu, kam me vazhdu me qenë zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdojë me qëndru prapa shkrimeve që kam ba dhe kam me vazhdu me qendru kritikuese edhe brenda partisë”, ka potencuar Xharra.

Dashuria e panjohur e Faik Konicës

0

Është e natyrshme që tema e bukurisë femërore dhe e dashurisë ta ketë ngacmuar së tepërmi Faikun. Në një ese të panjohur të tij në gjuhën angleze, Konica trajton me mprehtësi dhe mjeshtëri të rrallë bukurinë femërore.

Ndërkohë, një ndër punimet më të fuqishme të tij lirike është soneti “Vaj për një vashëz të vdekur”.

Kështu do të shprehej kritiku dhe studiuesi kosovar Sabri Hamiti në analizën për përshtatjen që Faiku i bëri himnit revolucionar frëng, La Marseillaise, me titull, “Kushtrimi” ose “Përpara djem të Shqipërisë”.

Kurse sipas Jup Kastratit, “fondi poetik i Faikut nuk i kalon të 330 vargjet”. Mirëpo, siç parasheh me të drejtë studiuesi në veprën e tij shteruese “Faik Konica”, “me kohë ndoshta, arkivat e pashfrytëzuara do të na nxjerrin në dritë edhe të tjera”.

Kastrati përmend “trembëdhjetë vjersha origjinale” të Faikut “dhe ndonjë të përshtatur në shqip”. Sipas tij, “Poezia e Faikut. . . nuk pati ndonjë sukses të veçantë si në prozë”. Studiuesi kishte dijeni se Faiku shkroi poezi në Shqip, por edhe në anglisht, mirëpo ai shtonte se “këto nuk i njoh”. Ai analizon shterueshëm dy sonete të Faikut në shqip, “Helenën e Trojës” dhe “Diplomatin”. Për “Helenën e Trojës” Kastrati mendon se, duke u nisur nga postulati i njohur që në poezi vlen cilësia artistike, edhe me këtë poezi të vetme Konica mund të përfshihet në radhën e poetëve të përmendur të historisë së poezisë reflekse shqiptare.

Deri tani njihen pesë sonete të Konicës në gjuhën angleze. Ndër to është soneti me titullin “Sonnet on a ceremonious diplomat who was buried alive”, të cilin Faiku e lexoi në ceremoninë e marrjes së “Çmimit të Kapelës së Lartë” nga shoqata “The Judge”, në 3 qershor 1938 në Uashington.

Në mbrëmjen e jetës së tij Faiku e ka pëlqyer dhe e ka lëvruar këtë model poetik. Sipas Kastratit, “Helenën e Trojës” ai e botoi në 7 shtator 1937.

Sonetet e tjera në anglisht janë: “Sonet për një revolucionar ëndërrimtar”, “Sonet për një gazetar të shtypit të verdhë”, “Vlerësim për një lektor të shquar” dhe “Vaj për vashëzën e vdekur”.

Soneti “Vaj për një vashëz të vdekur”…

Me një anglishte të përsosur, Faiku skalit me art figurën e një të dashure misterioze, duke na hapur ndoshta për një çast sekretet më të thella të zemrës. Pak dihet për jetën dashurore të Faikut. Letërkëmbimi midis tij dhe Nolit në vitin 1915 le të kuptohet se studentët e sapodiplomuar nga Universiteti i Harvardit ishin mjaft të hedhur në marrëdhëniet me femra. Edhe dëshmitë anekdotike e mbështetin këtë gjë.

Duket sikur Faiku përpiqet të ndalë ecjen e pamëshirshme të kohës, apo ta kthejë atë mbrapa. Kemi të bëjmë me një lloj “carpe diem” konician të frymëzuar prej odës së famshme “Carmina” të Horacit, autor të cilin Konica e njihte mjaft mirë. /Konica.al/

‘’Dita e fundit e një të dënuari’’ dhe revolucioni i pendesës

0

‘’Dita e fundit e një të dënuari’’ është romani që do të na ngrejë mendjen në qiej reflektimi Viktor Hygo. Pena tragjike e të cilit përftoi përjetësinë e Everestit të romantizmit. Lindur më 1802, ai vazhdon të mbetet një prej shkrimtarëve klasikë që ngjeth vizionin e asaj çka quajmë botë dhe jetë tonën, qysh prej shekullit XIX.

Që në rreshtat e parë të romanit, ndeshemi me një mitizim të njeriut. Autori, si duket, mat kohën tonë duke matur kohën e heroit të tij. Ai i referohet të tashmes, duke rrëmuar lutje për një të nesërmen, duke e trajtuar këtë në formë tragjike. Flasim për ditën e fundit të protagonistit. Ç’ndodh në një ditë, kur e di tashmë fatin tënd? Ç’ndodh në mendjen dhe mënyrën e një ridimensioni këndvështrimi përgjatë orëve të fundit?

Gjithçka është thelbi që kemi brenda nesh: ‘’njeriu’’. Hygo, përmes këtij romani kuptimplotë, na udhërrëfen ndërgjegje, pendesë, kuptimësi dhe dhimbje. Depërton në skuta të thella të qenies duke e shpërfaqur në mënyrën më elegante dhe dënimin e personazhit të tij. Nuk toleron!

Pra, një kryevepër e rrallë që nis me ballafaqimin e asaj të vërtete që me përpikmëri tërheq vëmendjen e lexuesit:

‘’I dënuar me vdekje! Po bëhen gati pesë javë që jetoj me këtë mendim. Dikur isha një qenie e lirë… tani jam robëruar… tashmë kam vetëm një mendim, një bindje, një siguri: I dënuar me vdekje. Çfarëdo që të bëj… të lëviz kokën apo të mbyll sytë, futet tinëz nën gjithë format, nga ku mendja ime do të dëshironte t’ia mbathte. Përzihet si një refren i tmerrshëm me gjithë fjalët që më drejtohen, bashkëjeton me mua prapa hekurave të neveritshme të birucës time.’’

Doemos ti ngec në një shteg kurioziteti, kështu që kërkon të dish, a mendon për të nesërmen ky fatkeq dhe mëkatar i kohës? Ashtu në qeli, vetem me të djeshmet e tij. E ndërsa pret avokatin me nevojën e madhe të të shprehurit këtë metamorfozë ndjesish, fillojmë të kuptojmë :

  • Të pret burgimi i përjetshëm me punë të detyruar.
  • Çfarë jeni duke thënë, zotëri?- u përgjigja i revoltuar. Më mirë dënimi me vdekje, sesa puna e detyruar. Po, vdekja është më e mirë!

Ky detaj na përgatit se si manifestohet ndjeshmëria në dykuptimësinë e saj. Hygo na deklaron mosmarrveshjet që kemi me veten nëpërmjet nëntektseve të stilit të zhveshur që lëvron.

I dënuar me vdekje! E po, përse jo? Njerëzit, më kujtohet ta kem lexuar nuk e di se në cilin libër: Të gjithë janë të dënuar me vdekje me disa pezullime të papërcaktuara. Pra , cfarë duhet të kishte kaq ndryshe situata ime? Që nga çasti që m’u komunikua dënimi me vdekje, sa prej personave që mendonin se jetonin gjatë kanë vdekur?

Hygo gjykon, duke i thënë gjërat shkarazi. Fuqia e bërthamës së tij është përjetimi, magjia e dyshimit.

  • Përse të mos e provoj t’i shpreh vetvetes gjithçka të dhunshme dhe të panjohur që po provoj në këtë gjendje prej të braktisuri në të cilën ndodhem? E çfarë është dhimbja fizike përpara dhimbjes morale?

Autori në këtë sprovë të konkretes, rëgëtin heroin duke na vënë në pozitë duale përmes tij.  

Inteligjenca duhet të ligështohet, qaforja e burgut dënon me vdekje. Thuhet se njerëzit duan ta ndajnë përgjysmë detyrimin ndaj qiellit, me atë të xhelatit.

Lutja për falje është një litar që të mban pezull mbi humnerë. Dhe gjatë gjithë kohës mund të dëgjosh kërcëllimën e tij derisa të këputet përfundimisht. Është njëlloj sikur hanxhari gijotinës të qëndrojë pezull gjashtë javë, derisa të bjerë mbi kokën për t’u prerë. Po sikur ta merrja faljen? Të fitoja faljen! Nga kush? Përse dhe si? Është e pamundur të më falin. ‘’ Të bëhem shembull’’!- siç shprehen ata.

Hygo, ky dishepull që përfaqëson një mori fatesh të shekullit XIX , kumton revoltën e shpirtit. Në këtë roman, ai i mëshon ‘’vetëdijes për absurditetin e veprimeve që ne bëjmë’’. Ndërsa personazhi i tij ka në dorë të vërtetën e vet tashmë dhe asgjë nuk e ndihmon të gjejë zgjidhje.

  • E po mirë, mendoj – për cfarë po mendoni?
  • Po mendoj – ia ktheva- se sot nuk do të mendoj më.

E kisha lëshuar veten moskokëcarës, si në ëndrrat e atyre që janë të përgjumur.

Fati është i pashmangshëm, po ashtu dhe vdekja. Dhimbja që fshihet në skutat e shpirtit, e përshkon këtë roman nga fillimi në fund.

Ndërmjet dy shtyllave të ndriçimit të platformës, sapo kisha parë diçka ogurzezë.

Oh! Ishte realiteti…

Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë që vdekjen e përdorin për të mallëngjyer lexuesin, Hygo zgjon sensin e gjykimit. Atë sens që në fakt, është kaq koherent dhe sot.  Sepse liria është ajo që çdokush e kërkon: me apo pa faj. /Konica.al/

Kryeziu, deputetëve: Na bëtë horë

0

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, është shprehur i pakënaqur me veprimet e fundit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një letre publike drejtuar deputetëve, të cilën e ka publikuar edhe në profilin e vet në “Facebook”, Kryeziu ka thënë se të zgjedhurit e popullit nuk kanë nevojë të bëjnë skena, por duhet të marrin vendime.
“Secilin vendim që e merrni, pro/kundër demarkacionit apo pro/kundër shkuarjes në zgjedhje është e drejtë dhe përgjegjësi e juaja. Vendimi juaj nuk është as fillimi e as fundi i shtetit tonë. Prandaj, nuk keni nevojë të pozoni as si heronj e as si tradhtarë. Sot dhe nesër, më e rëndësishme është marrja e vendimit se sa çfarë vendimi merrni. Askush s’do t`ju kryqëzoj. Është e drejtë dhe përgjegjësi kushtetuese e juaja”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai ka thënë se deputetët me veprimet e tyre na bën horë.
“Na bëtë horë. Se latë kënd pa e lagë. I turpëruar nga ju edhe paaftësia juaj për të marrë vendime! Nuk keni nevojë të bëni skena, por duhet të merrni vendime. Duhet të mësohemi, jo vetëm NE, por edhe JU, të jetoni me vendimet tuaja”, ka theksuar Kryeziu.
 
Postimi i plotë i Ismet Kryeziut:
Letër deputetëve,
Për deputetët e pozitës:
Të qenit deputet më së paku është privilegj- është përgjegjësi. Së paku kështu na keni thënë kur e keni kërkuar besimin tonë për t`ju veshur me përgjegjësi. Kosova nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj më së paku ka arsye të trajtohet si e tillë. Jeni deputetë, e keni mandatin, e keni pushtetin, për të zgjidhur situata me nevoja urgjente e të jashtëzakonshme, të komplikuara e me peshë. Jo për ta bërë të kundërtën, kur shteti duket në gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i paaftësisë, lakmisë apo huqeve tuaja personale. Jeni bërë për t`ua përkujtuar maksimën e vjetër sipas së cilës “nëse flenë me fëmijë qohesh i lagët”. Na bëtë horë. Se latë kënd pa e lagë. I turpëruar nga ju edhe paaftësia juaj për të marrë vendime! Nuk keni nevojë të bëni skena, por duhet të merrni vendime. Duhet të mësohemi, jo vetëm NE, por edhe JU, të jetoni me vendimet tuaja.
Për deputetët e opozitës, vetëm dy fjalë:
Vendimet tuaja janë përgjegjësi edhe e drejtë e juaj kushtetuese, të mira apo të këqija. E rëndësishmja është të sillni vendime. Secili veprim tjetër pengues i juaji kundër deputetëve/ kolegëve tuaj për të marrë vendim do jetë uzurpim i përfaqësimit edhe bie ndesh me vlerat kushtetuese.
Për të gjithë deputetët pozitë e opozitë:
Secilin vendim që e merrni, pro/kundër demarkacionit apo pro/kundër shkuarjes në zgjedhje është e drejtë dhe përgjegjësi e juaja. Vendimi juaj nuk është as fillimi e as fundi i shtetit tonë. Prandaj, nuk keni nevojë të pozoni as si heronj e as si tradhtarë. Sot dhe nesër, më e rëndësishme është marrja e vendimit se sa çfarë vendimi merrni. Askush s’do t`ju kryqëzoj. Është e drejtë dhe përgjegjësi kushtetuese e juaja. Ndonëse fatura e vendimit tuaj në fund të fundit do ta ketë koston më të lartë për NE që ju kemi zgjedhur!

 

Prizren: Sulmon ish-bashkëshorten me thikë

0

Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren, një i dyshuar mashkull ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, duke e goditur me mjetë të prehtë-thikë”, thuhet në raportin ditor të policisë, përcjellë PrizrenPress.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Zhduket një person në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në Prizren dhe rastin e ka lajmëruar babai i të humburit

“Me 08.05.2017 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se që nga data 03.05. 2017, në ora 16:00, djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij”, njofton PK-ja, përcjellë PrizrenPress

Sipas Policisë, njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/