18.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 5984

Zaza: Penalltia e humbur, do të jetojë me mua

0

Italia u eliminua nga Euro 2016 pasi humbi me penallti nga Gjermania. Njëri që dështoi nga pika e bardh ishte edhe sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza.

Ai e ka pranuar se nuk do ta harroj asnjëherë në jetë humbjen e penalltisë në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

“Kam humbur penalltinë më të rëndësishëm të karrierës sime, dhe do të jetë me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Më vjen keq që i kam zhgënjyer italianët”, ka deklaruar ai.

“Unë kam marrë gjithmonë kam realizuar nga penalltia, dhe isha i bindur se do të shënoja. E kam dërguar Manuel Neuer në rrugën e gabuar, por fatkeqësisht topi doli shumë e lartë portës”, thekosi Zaza.

Prekte shoqen e klasës në vendet intime, e mitura rrëfen historinë

0

Një vajzë e mitur ka denoncuar në polici stresin psikologjik që i ka shkaktuar shoku i klasës prej dy vitesh duke e ngacmuar në vendet intime.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, ndërsa ndaj 15-vjeçarit janë marrë masa.

Nxënësja 14-­vjeçare ka pretenduar se për dy vite me radhë shoku i saj i klasës e prekte në vende intime, i zbulonte pjesë të trupit, e tallte, i jepte letra me vizatime pornografike në klasë, si dhe e kërcënonte për t’i marrë qindarkat që ajo kishte me vete.

Minoreni B. D. është proceduar penalisht pas kallëzimit dhe është dërguar si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ngacmimit seksual”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, shkruan Panorama.

Ai përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij me burg. Ai do të qëndrojë në liri me kusht për 18 muaj, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Gruaja e ministrit nxjerr “zogun” dhe pozon nudo

0

Milena Santos është gruaja e ministrit të ri të Turizmit në Brazil, Alessandro Teixeira. Ajo ka qenë një “Miss BumBum” dhe kjo mund të kuptohet nga fotot e saj.

Santos është ndër femrat më seksi në Brazil dhe natyrisht që burri i saj ministër e di mirë këtë gjë.

Pavarësisht se ajo është gruaja e një politikani, Milena shfaqet gjithmonë provokuese në rrjetet sociale duke treguar “asetet” e saj.

Ajo ka mijëra fansa që ndjekin me kërshëri publikimet “hot” të saj.

Flamuri kuq e zi radhitet i 5’ti më i vjetri në botë

0

Ndër pesë flamujt më të vjetër në botë është radhitur edhe flamuri kuq e zi, flamuri shqiptar.

Flamuri i Shqipërisë, është bërë në vitin 1443. Ndër flamujt tjerë që janë radhitur nga më të vjetërit në gjithë botën, është flamuri skotlandez që u krijua në vitin 832, njëherësh i cili cilësohet si flamuri më i vjetër në botë.

Vendin e dytë e zë flamuri austriak, i cili u krijua në vitin 1230.

Flamuri i tretë më i vjetri në botë radhitet ai i Latvisë i cili u krijua në vitin 1280, ndërsa në vendin e katërt është ai i Danimarkës i cili u krijua më 1370 (ndoshta edhe më herët).

Flamuri i Shqipërisë është radhitur i pesti në këtë listë, kështu duke treguar historinë e krijimit të tij.

Flamuri është bërë në Krujë, me të cilin është shpallur pavarësia e Shqipërisë me 28 nëntor. 1912.

Amerika sot feston 240 vjetorin e Pavarësisë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 240 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet-ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë – që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 240 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Por prej nënshkrimit të këtij akti dramatik para më shumë se dy shekujsh, përpjekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar barazi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, kanë triumfuar me shumë fitore gjatë dekadave të kaluara, prapë se prapë ekziston vetëdija se mbetet shumë për t’u bërë dhe se ruajtja e këtyre të drejtave që na i ka falë Perëndia dhe natyra, kërkon vigjilencë të vazhdueshme për t’i ruajtur ato, sidomos nga intervenimet e qeverisë e cila ka për detyrë t’i mbrojë dhe jo të shkatërrojë li ritë dhe të drejtat e popullit.

E për çdo vit, pavarësia e SHBA-së festohet edhe në Kosovë. Për nder të kësaj ditë të premten Ambasada Amerikane në Kosovë, ka organizuar një ndejë në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, Grabovci pret që demarkacionin ta procedojë Qeveria

0

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e re. Në seancën e re për datën e së cilës do të vendoset nga anëtarët e Kryesisë janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.

Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Demarkacioni, misioni i Nuland në Kosovë

0

Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave do ta vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera.

Derisa pozita shpreson se zyrtarja e lartë amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territor

Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave (10 korrik 2016) do ta vizitojë Kosovës, ku pritet të diskutojë me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, njëri nga kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, Nuland përpos demarkacionit, do të kërkojë nga drejtuesit e institucioneve të vendit edhe luftimin e korrupsionit, vazhdimin e dialogut me Serbinë etj.

A e ka bërë Besim Dina hundën operacion?

0

Humoristi dhe moderatori Besim Dina, ka ironizuar pafundësisht me hundën e tij, që shpesh në emisionet e tij e ka vënë totalisht në qendër të vëmendjes, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse hunda e Besimit në çdo edicion të “Oxygen”-it është protagoniste, ajo nuk po duket keq.

Në fillimet e karrierës, hunda e humoristit me gjithë mend dukej më e madhe, por tani jo edhe aq, shkruan “Kosovarja”.

Shikoni se si dukej dikur e si tani: /Kosovarja/

“Ec ma ndryshe” ka kërkuar para tre muajsh që shteti t’ia marrë objektin Kishës Katolike

0

Objekti i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me Ligj e që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri për të tretën herë.

Organizata që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren, “Ec ma ndryshe”, në fakt qysh në djegien e dytë të këtij objekti kishte kërkuar nga Ministria e Kulturës si organi kompetent që ta marrë nën mbrojtje këtë objekt, pasi Kisha Katolike e ka dëshmuar se nuk ka kapacitete ta mbrojë.

“Para tre muajve, menjëherë mas djegies se dytë kemi kërkuar prej institucioneve të ja marr ndërtesën Kishës Katolike, sepse ketë e parasheh ligji, po asnjë veprim nuk është ndërmarrë prej asaj kohe. As hetime e ndonjë aktakuzë”, ka thënë Hajrullah Çeku, për Insajderin.

Në komunikatën e 9 prillit të “Ec ma ndryshe” i bëhet thirrje autoriteteve shtetërore që për këtë monument në përputhje me dispozitat e Ligjit për Trashëgimi Kulturore të iniciojnë kalimin dhe vendosjen në të drejta pronësore nën kontrollin dhe pushtetin e institucionit kompetent meqenëse shfrytëzuesi aktual ka ndërmarrë veprime të pamjaftueshme për ta mbrojtur atë.

Insajderi më herët ka raportuar se Kisha Katolike në fakt dëshiron ta shkatërrojë këtë objekt. Bazuar në deklarimet e Ministrisë së Kulturës, Kisha ka dorëzuar në Ministri kërkesën që ky objekt të shkatërrohet por nuk ka ofruar as fakte se pse duhet të shkatërrohet e as ndonjë plan konkret se çka të ndërtohet aty.

“Edhe sa herë duhen me ja shti flakën asaj ndërtese që komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës e Prokuroria me ndërmarr diçka? Çka jeni tu prit ma shumë, tri herë e kallën. Mosveprimi juaj nënkupton nxitje të atyre që po tentojnë me e heq qafe atë monument”, ka thënë Çeku.

E përderisa në rastin dytë të përfshirjes nga zjarri të kësaj shtëpie, autoritetet e Komunës së Prizrenit kishin hedhur dyshime se “zjarri është shkaktuar nga faktori njeri” në rastin e tretë ata nuk kanë edhe ende komente.

Insajderi ka tentuar të kontaktoj Drejtorinë e Emergjencave në Komunë por nuk janë lajmëruar. Ndërsa zëdhënësi i Komunës është shprehur të jetë i painformuar për djegien teksa drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë në Prizren, ka thënë të jetë në pushime, jashtë vendit./Insajderi.com

45 vjet pa Jim Morrisonin

0

James Douglas Morrison ishte një këngëtar, kompozitor dhe poet amerikan, i cili është më së shumti i njohur si frontmen i bendit “The Doors”.

Për shkak të këngëve të tij, personalitetit të egër, performancave mbresëlënëse në skenë dhe rrethanave dramatike të vdekjes, ai njihet nga kritikët dhe fansat si njëri prej frontmenëve më ikonikë dhe me më së shumti ndikim në historinë e muzikës rock.

Jim lindi në Melbourne të Floridës më 8 dhjetor 1943, ndërsa vdiq në moshë 27 vjeçare në Paris, pikërisht më 3 korrik të vitit 1971. Morrison u gjet i vdekur në një vaskë, ndërsa nuk i është bërë autopsia. Në versionin zyrtar për vdekjen e tij thuhet si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës.

“The Doors” u bë njëri nga grupet më të suksesshme të Rock n’ Rollit në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta dhe muzika e tyre vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.

Këngët si “Light My Fire”, “The End”, “Break On Through”, “L.A. Woman”, “Riders On The Storm” etj., janë disa nga hitet e këtij bendi legjendar.

Pas vdekjes së Morrison, grupi pushoi së ekzistuari.