Home Blog Page 5988

Polici dëshmon se çfarë ka parë ku dy vëllezër kanë vrarë vëllain e tyre në Krajk të Hasit

0

Zyrtari policor, Edmond Villa, në seancën gjyqësore të së premtes ku po gjykohen Shaqir Likaj dhe Hajdin Likaj për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, ka thënë se kur kishte arritur në vendin e ngjarjes në fshatin Krajk, kishte parë dy trupa në tokë. I njëjti deklaroi se njëri prej trupave ishte i palëvizshëm, ndërsa tjetri murmuriste nga dhimbjet.

Dëshmitari Villa, deklaroi se fillimisht me një peshqir ka larguar armën afër të akuzuarit Shaqir Likaj, i cili poashtu kishte qenë i plagosur. Ai tha se pasi që e ka siguruar armën, ka ardhur emergjenca dhe e kanë marrë Shaqirin.

Në këtë seancë kishte për të dëshmuar edhe i dëmtuari Flamur Likaj, i cili është djali i të ndjerit, Kujtim Likaj, por i njëjti ka kërkuar që dëshmia e tij të merret në një seancë tjetër pasi që për arsye emocionale nuk është në gjendje të dëshmojë.

Poashtu në këtë seancë kishte për të dëshmuar edhe eksperti mjekoligjor Naim Ukaj dhe eksperti i balistikës Hazir Kelmendi. Mirëpo në seancë nuk ishte i pranishëm eksperti Ukaj, i cili ka lajmëruar gjykatën se do të mungojë për shkak të një mbledhje të rëndësishme. Ndërkaq, eksperti Kelmendi ka kërkuar që të deklarohet rreth ekspertizës së bashku me ekspertin Ukaj, pasi që kanë lidhshmëri ekspertizat.

Në këto rrethana, trupit gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xhevdet Elshani, ka miratuar kërkesat e të dëmtuarit Flamur Likaj dhe ekspertit Hazir Kelmendi, të cilët janë caktuar që të deklarohen në seancën e radhës të 15 majit 2017, më fillim në ora 9:00.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, me të cilën, të akuzuarit Shaqir dhe Hajdin Likaj, i ngarkon me veprën penale të vrasjes së rëndë, në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, rasti kishte ndodhur pas mosmarrëveshjeve të mëhershme, dhe fjalosjes në ditën kritike në mes të akuzuarve dhe të ndjerit Kujtim Likaj. Fjalosja kishte të bënte lidhur me kalimin e veturave të dasmorëve në një rrugicë të përbashkët, nga e cila kanë filluar të shtinë me armë zjarri të akuzuarit dhe i ndjeri.

Me këtë rast, ka mbetur i vdekur Kujtim Likaj dhe është lënduar rëndë djali i tij Flamur Likaj. Poshtu edhe të akuzuarit kanë qenë të plagosur nga armët e zjarrit.

Aktakuza i ngarkon edhe të akuzuarit Hajdar, Isuf, Shpejtim dhe Shkëlqim Likaj, me veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”./betimiperdrejtesi/

Qendra e Kompetencës Malishevë, për shtatë vjet punë arriti të krijoj shkencëtarë

0

Në Qendrën e Kompetencës “”Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot është mbajtur aktiviteti tradicional i panairit “dyert e hapura’, ku prezantohet puna dhe të arriturat e këtij institucioni të shkollimit të mesëm profesional. Në këtë panair, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.

Nënkryetari Mazreku, i ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe menaxhmentin e kësaj shkolle, për organizimin e këtij panairi, ku nxënësit e të gjitha drejtimeve, i prezantojnë të arriturat dhe përgatitjen e tyre gjatë procesit mësimor.

Nga të arriturat e prezantuara, ishin edhe një zbulim i ri i një aparati për shpërndarjen e rrjetit pa tel të internetit, i krijuar nga nxënësit e degës së teknologjisë informative. Një e arritur tjetër e prezantuar, ishte suksesi në prezantimet rajonale (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni) i mbajtur kohë më parë në Prizren, ku nxënësit e kësaj qendre profesionale, janë vlerësuar me vendin e parë, në prezantimin e produkteve të tyre.

Parakalimi i veçantë i maturantëve të Malishevës

0

Java që po lëmë pas, ka qenë javë e maturantëve të Komunës së Malishevës, të cilët, gjatë tërë javës kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Në njoftimin për media të Komunës së Malishevës, thuhet se java e maturantëve është përmbyllur sot, me disa aktivitete tjera, përfshi edhe parakalimin e tyre nëpër qytet, ndërsa më e veçantë ka qenë bartja e plisit nga ana e maturantëve, si simbol shqiptar.

Pas parakalimit, në sheshin e qytetit është zhvilluar edhe një aktivitet tjetër, përkatësisht një program kulturo dhe artistik, i shoqëruar me muzikë.

“Është nderë dhe kënaqësi, të jesh para një gjenerate maturantësh. Maturantë të dashur, ju kaluat me sukses një sfidë, në mesin e shumë sfidave që ju presin në të ardhmen”, ka thënë para maturantëve, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i cili i ka uruar maturantët dhe ju ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar dhe dërguar në burgin e Prizrenit.

Arrestimi i  tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Komunikata pa ndërhyrje e Policisë së Kosovës

•    Rr. “Xhevat Berisha”, Prizren 04.05.2017-18:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në burgun e Prizrenit.

•    ANP Adem Jashari, Prishtinë 04.05.2017-23:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në burgun e Prizrenit.

•    PKK Vërmicë 04.05.2017-22:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

0

Tre persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar në Prizren.

Policia e Kosovës, njofton se të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Nisma : Qeveria “Muja” ka dështuar në grumbullimin e të hyrave vetanake

0

Nisma në Prizren ka akuzuar  qeverin komunale se ka dështuar  në grumbullimin e të hyrave vetanake.

Sipas këtij subjekti politik, ky dështim ka ardhur për shkak mungesës së vizionit të Qeverisë “Muja”

“Udhëheqja e qeverisë komunale në Prizren, nga i dënuari Ramadan Muja dhe klani i tij kriminal, nga mungesa e një vizioni qeverisës, por asesi nga mungesa e strategjisë për përfitime përsonale, tashmë me vite të tëra po shpërfaqë ngecjet dhe dobësitë në planifikimin dhe arkëtimin e të hyrave vetanake, gjë që po reflektohet edhe në realizimin e buxhetit komunal në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Përveç një performance të dobët buxhetore, të gjitha premisat na qojnë edhe në ngritjen e dyshimeve, rrethë aftësisë menaxhuese të buxhetit komunal, respektivisht realizimit të detyrave me përgjegjësi. Derisa kjo komunë vazhdon të qeveriset nga të njejtit njerëz, normalisht se sfidat mbesin të njejta dhe problemet veçse akumulohen edhe më shumë”.

“Në këtë vit si edhe në vitet paraprake, një ndër sfidat e shumta të kësaj komune, mbeti përsëri inkasimi i të hyrave vetanake dhe realizimi i tyre.  Sipas realizimit të buxhetit komunal 2016-të, në komunen e Prizrenit, kemi dështim të madh në mosrealizimin e të hyrave vetanake nga shfrytëzuesit e prones komunale, nga përsona këta që kanë marrë pronen komunale në shfrytëzim dhe që mirëfilli dihet se këta janë të favorizuarit e partisë në pushtet (PDK)”.

“Pra, realizimi i këtyre të hyrave, respektivisht grumbullimi i tyre, është vetëm 29%, gjë për të cilën NISMA-DEGA Prizren e konsideron si dështim të madh për qeverinë komunale. Ky fenomen është përsëritur nga viti në vit dhe mos angazhimi nga qeverisja komunale për të rritur aktivitetin e inkasimit edhe të borxheve të bartura nga vitet paraprake duke mos krijuar kurrfarë mekanizmi të duhur për realizim të këtyre të hyrave, dëshmon më së miri se kush ka qeverisur deri më tani me këtë qytet”.

“Përveç deshtimit në grumbullimin e këtyre të hyrave, akoma më paradoksale është fakti se në komunen e Prizrenit, në mungesë të projekteve dhe kapacitetve menaxhuese kjo komunë ka përmbyllyr vitin fiskal 2016-të me suficit deri në 1.6 milion euro. Në rrethana normale, për ata që do të kryenin punet me përgjegjësi, do të kërkohej mjete dhe fonde shtesë për realizimin e projekteve në të miren e përgjithshme publike, e jo edhe këto pak të hyra të inkasuara nga një qeveri, të mbeten suficit”.

“Përfundimisht duhet kuptuar, se me një kryetar te denuar për krim dhe korrupcion, me drejtorë poashtu me dosje kriminale, ndryshimi në Prizren është nevojë imediate dhe padyshim se qytetari i Prizrenit këtë qeveri, do t’a sjellë para një fundi ndëshkues dhe turpërues”./PrizrenPress.com/

I akuzuari nga Prizreni: Telefonin e kam blerë

0

Dibran Gashi që akuzohet se i mori nga xhepi telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H. tha se këtë telefon e ka blerë.Kur doli para gjykatës në Prizren, Dibran Gashi, që akuzohet se i mori telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H., duke thënë se atë telefon të përdorur e kishte blerë nga një person tjetër.

Prokuroria e shtetit akuzon Dibran Gashin se më datën 28 janar të vitit të kaluar në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, të dëmtuarës A. H. për përfitim pasuror ia ka marrë nga xhepi telefonin e markës “Samsung”.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara ishte duke ecur në rrugë, ndërsa i akuzuari e kishte shfrytëzuar pakujdesinë e saj për t’ia marrë telefonin.Por pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja Sahide Sefa, Dibran Gashi mohoi fajësinë.

Ai u pajis me aktakuzën dhe provat mbi të cilat prokuroria e bazon atë, ndërsa gjyqtarja Teuta Krusha e njoftoi Gashin me të drejtat e tij, duke i treguar se ka afat prej 30 ditësh për të kundërshtuar provat e aktakuzës dhe për të kërkuar hedhjen poshtë të saj./Kallxo.com

Presidenti Thaçi, një hajdutë, Isa Mustafa, kryeministër i 70 dosjeve

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha thotë se lëvizja e lirë në BE, nuk i zgjidhë problemet e shumta në Kosovë.
Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është një veprim strategjik dhe politik i Bashkimit Evropian që megjithatë ka qenë dhe është shumë domethënës për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

“Mirëpo, liberalizimi i vizave nuk nënkupton zgjidhjen e shumë problemeve siç janë ato ekonomike, politike e sociale, kjo nuk nënkupton që këto probleme të zgjidhen me “shkopin magjik””, shkruan Berisha në Facebook

“Kosova edhe pas liberalizimit të vizave do të ketë një president hajdut I cili në pozicionin që është ka ardhur me vota të kontrabanduara dhe metoda makiavelist”.

“Kosova do të ketë një kryeministër me 70 dosje në organet e drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupsion, një kryeministër i cili ka bërë marrëveshje antikushtetuese dhe tepër të dëmshme me Serbinë në disfavor të vendit”.

“Kosova do të vazhdoj të lëngoj nga korrupsioni nga keqpërdorimi i parasë publike, nga tjetërsimi i pronës shoqërore, me shërbime shëndetësore jashtë standardeve, me arsim të përdhosur dhe me shërbime tjera publike të cilat janë privatizuar nga parapolitika e partive në pushtet dhe janë vënë në shërbim të individëve dhe grupeve të caktuara”.

“Kosova do të vazhdoj të jetë shtet jo funksional ku institucionet e Kosovës nuk kanë qasje në një pjesë të territorit të vendit, ku strukturat paralele serbe po e sfidojnë edhe më tej shtetin e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Në festivalin “Hasi jehon” parakalon identiteti ynë kombëtar

0

Para një numri të madh të adhuruesve të folklorit burimor dhe mysafirëve të shumtë në mesin e të cilëve ishin edhe Qemal Minxhozi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Ramadan Muja kryetari i Komunës së Prizrenit dhe shumë mysafirë të tjerë, në fshatin Gjonaj të Hasit, nisi të enjten në mbrëmje, edicioni i 28 i festivalit mbarëkombëtar të folklorit burimor “Hasi Jehon 2017”.

Si edhe në vitet tjera i pari në skenë parakaloi mikpritësi, ShKA “Malësori”, duke shpalosur para të pranishmëve karakteristikat e veshjeve më kolorit të pasur të Hasit. Vallet tradicionale të ruajtura ndër shekuj me origjinalitetin e paraqitjes në skenë, edhe njëherë dëshmuan se ShKA “Malësori” është një thesar i ruajtjes dhe kultivimit të traditës së pasur hasjane.

Në programin e hapjes të ShKA “Malësori” u paraqitën edhe këngëtarët: Shyhrete Osmanollaj, Përparim Brati dhe Florim Çoçaj.

Rinia po e ruan me fanatizëm folklorin tonë burimor

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja në hapje të edicionit të 28 tha se festivalit Hasi Jehon është një ngjarje madhështore e folkorit tonë kombatër.

“Ndiej kënaqësi të veçantë që kjo rini e jona e mrekullueshme është duke e ruajtur me fanatizmin më të madh folklorin tonë kombëtar të të gjitha regjioneve të trojeve etnike shipatre. Me këtë laryshi të valleve e këngëve popullore po i tregojmë botës, veçanërisht Evropës se jemi ndër popujt më të vjetër në Evropë dhe populli më i vjetër në Ballkan. Edhe të parët tanë, stërgjyshërit tanë iliro- pellazgë I kanë shprehur ndjenjat e tyre shpirtërore duke kënduar e duke vallëzuar dhe natyrisht duke i përdorë instrumentet me frymë dhe me tela. Kjo na madhështon neve si Komb. Për folklori tonë shumë të veçantë kanë shkruar studiues gjerman, austriak danez e të popujve të tjerë, prandaj ky folklor dëshmon se jemi komb i lashtë e i njohur ne Evropë me këto begati” tha Muja.

Ai shprehu falënderim për rininë e mrekullueshme që si anëtarë të ShKA-ve po e ruajnë me fanatizëm folklorin tonë të begatshëm sepse tha Muja “ajo është forca që po e ruan traditën tonë mijëvjeçare”.

Folklori është pjesë shume e rëndësishme e identitetit tonë

Ambasadori I Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi u shporeh se është i emocionuar që është pjesë e këtij festivali që ai e quajti madhështor.

“Festival “Hasi jehon” është shumë i veçantë sepse mbledh në Hasin e bukur ShkA-të mbarëkombëtare. Ky aktivitet, është i të gjitha brezave, sepse këtu i ka mbledhur muza popullore, folklori kombëtar dhe folklori është një pjesë shume e rëndësishme e identitetit tonë që tregon se ai nuk ka kufi, dhe zhvillohet në gjithë kombin shqiptar si një vlerë që po zhvillohet dhe po lartësohet nga dita në ditë” tha ambasadori Minxhozi.

Sipas ambasadorit Minxhozi, në këtë aktivitet masiviteti është tepër i rëndësishëm.”Masiviteti vjen si rezultat i një historie 28 vjeçare të këtij aktiviteti. 28 vjet duken pak por janë shumë sepse gjysma e këtij aktiviteti është zhvilluar në Kosovën jo të lirë. Nga viti 2000 e në vazhdim ky aktivitet ka marrë përmasa të mëdha sepse është aktivitet i lirë që fton për të marr pjesë në Hasin e bukur këdo që është shqiptar” tha ai.

Në natën e parë, përveç ShKA “Malësorit”, që nuk është në konkurencë për çmimet tradicionale të festivalit u paraqitën edhe pesë ShKA.Grupi “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit të Shqipërisë u paraqit me vallen e vajzave, vallen festive dhe disa këngë të folklorit burimor.

Grupi i shqiptarëve “Boras” nga Suedia u paraqit me vallen e burimit të Sharrit dhe të Pavarësisë. ShKA “Shotë Galica” më Ansamblin e të rinjve u paraqit me një valle instrumentale dhe disa këngë të folklorit burimor. ShKA “Bajram Curri” nga Krusha e madhe, me valle me motive kosovare, një valle instrumentale dhe me dy këngë të folklorit burimor. Natën e parë e mbylli ShKA “Bresana” me disa valle dhe këngë ta traditës së Opojës.

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit

0

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, sot do të kenë një varg aktivitetesh.

Do të bëjnë homazhe dhe aktivitete në qytetin e Krumës, bashkia e Hasit në Shqipëri, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe homazhe e aktivitete të tjera në disa komuna të Kosovës.