9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 5998

Kujtim Gashi: Kallëzimi penal i Kadollit, joprofesional

0

Kryesusi i Kuvenit të Prizrenit, Kujtim Gashi e quan joprofesionale kallëzimin penal të avokatit, Ilaz Kaolli.

Ai, thotë se nuk është bërë kurrëfarë shkelje ligjore në rastin e iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

“Kuvendi i Komunës dhe as kryetari nuk kanë marrë asnjë vendim se i përket çështjes në fjalë”, tha Gashi për PrizrenPress.

Avokati Ilaz Kadolli, ka bërë Kallëzim penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesit të Kuvendit, Kujtim Gashi.

Kadolli, akuzon Mujën dhe Gashin, se kundërligjshëm kanë vepruar në rastin e iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

“Ajo që figuron në kallëzimin penal ka të bëjë me një iniciativë të qytetarëve të Prizrenit për ta bërë një peticion që Kuvendi ta shqyrtojë kërkesën me çka së bashku kemi vendosur që të bëjmë një seancë dhe ta shqyrtojmë këtë peticion”.

“Gjatë seancës kemi nxjerrë deklarata që ka të bëjnë me dy paragrafe ku i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës që ta shqyrtojë peticionin”.
Gashi ka thënë që nuk është marrë asnjë vendim nga ana e tyre vetëm është bërë një deklaratë.

“Nuk kemi bërë asnjë veprim ne thjesht e kemi shqyrtuar me 31 mijë nënshkrime të qytetarëve”.

“E kemi kryer punën tonë dhe do të mbështesim Ministrinë e Kulturës që ta merr vendimin e plotë”, tha Gashi

Ai tha se Komuna e Prizrenit, dhe Kuvendi i Komunës janë të kujdesshëm dhe shumë të përgjegjshëm për t’i trajtuar kërkesat dhe peticionet e qytetarëve tanë, në çdo kohë kur na drejtohen. /PrizrenPress.com/

Reagimi i Eqrem Kryeziut për ushtrinë

0

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka reaguar ndaj iniciativës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi rreth Projektligjit për FSK-në që parasheh formimin e ushtrisë së Kosovës.

Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kur ambasadori amerikan kërkon shansin të ndërmjetësojë, atë shans duhet që bartësit tanë të institucioneve t’ia japin pa hamendje. “Kjo nuk mund të merret për disfatë të projektit të tyre të ligjshëm për ta bërë vendin me Ushtri”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi i plotë i Eqrem Kryeziut:

Ushtria e Republikës
Reagimet, edhe ky imi, për çështje të ndjeshme siç është Ushtria e Kosovës, rrezikojnë ta huqin të vërtetën, duke qenë se nuk dihet se ç’fshihet nën rrogoz. Të jemi të sigurt se për punë të mëdha ka shumë rrjedha të nëndheshme.

Mirëpo kur Ambasadori amerikan kërkon shansin të ndërmjetësojë, atë shans duhet që bartësit tanë të institucioneve t’ia japin pa hamendje. Kjo nuk mund të merret për disfatë të projektit të tyre të ligjshëm për ta bërë vendin me Ushtri.

Nesër përkujtohet Beteja e Jeshkovës

0

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Prizren ,nesër përkujtojnë Betejën e Jashkovës.

Kryetari i Shoqatqa aq Invalidëve të Luftës, Burim Shala, ka ftuar të gjitha familjet e dëshmorëve që të marrin pjesë në nderimin e dëshmorëve dhe përkujtimin e kësaj betejeje.

“ Homazhet fillojnë nesër në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë në orën 10:00 dhe në Jeshkovë në ora 11:00”.

Në Betejën e Jeshkovës, kanë rënë 21 dëshmorë, 12 prej tyre ende nuk dihen se ku i kanë eshtrat./PrizrenPress.com/

Rakitiq në Barcelonë deri më 2021

0

Futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitiq do të mbetet në “Kamp Nou” deri në vitin 2021, njoftoi të premten klubi i tij.

Siç thuhet në uebsajtin e Barcelonës, pajtimi për marrëveshjen e re është arritur, andaj 28-vjeëari nga Kroacia do të mbetet në “Kamp Nou” deri më 30 qershor 2021.

Klauzola e përgjithshme në marrëveshje kap shumën 125 milionë euro.

Kontrata e vjetër e Rakitiq do të skadonte më 2019. Rakitiq më 2014 nga Sevila kaloi në Barcelonë dhe deri më tash ka luajtur 145 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.

Ankohet Mourinho: Ishte e pamundur të fitonim në fushë të tillë

0

Manchester United ka barazuar 1:1 në ndeshjen ndaj Rostov në Ligën e Evropës.

Jose Mourinho ka reaguar ashpër për gjendjen e fushës në stadiumin e skuadrës ruse Rostov, aty ku Manchester United nuk mori më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

‘Djajtë e Kuq’, kanë pasur epërsinë me golin e Henrikh Mkhitaryan por Aleksandr Bukharov ka barazuar për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi, transmeton KosovaPress.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë në krahasim me kushtet në të cilat kemi luajtur”, ka thënë Mourinho për gazetarët.

“E ke të pamundur të luash më mirë, ishte e pamundur të luanim me pasime të shkurta. Ne luajtëm ashtu siç kërkohej dhe këtë e bëmë mjaft mirë. Pësuam nga një gabim i vetëm”, ka theksuar.Gjendja e fushës në stadiumin e Rostov është kritikuar nga Mourinho edhe para se të zhvillohej kjo ndeshje.

Në Vërmicë të Prizrenit, arrestohet i kërkuari ndërkombëtar

0

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një shtetas i Shqipërisë.

Policia njofton se arrestimi i tij është bërë me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Aksident në fshatin Piranë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia njofton se vozitësi i cili ka shkaktuar aksidentin ka qenë i dehur./PrizrenPress.com/

Makiavelisti Thaçi sajon kriza për t’i shpëtuar Speciales

0

Një ditë pas reagimit të ashpër të faktorëve ndërkombëtarë ndaj nismës së presidentit Thaçi për transformimin e njëanshëm, me ligj, të FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke anashkaluar ndryshimet adekuate kushtetuese, pa e marrë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë, kanë vazhduar komentet e njerëzve të politikës, por edhe të analistëve të pavarur. Deklarimi i presidentit se nuk heq dorë nga Projektligji i sponsorizuar nga kabineti i tij, nga njohës të këtyre rrethanave është cilësuar si veprim që mund ta rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës dhe ta fusë shtetin edhe në konfrontim të panevojshëm me SHBAnë dhe NATO-n. Kundërshtimi ndërkombëtar i nismës së presidentit po vlerësohet edhe si fundi i mbështetjes amerikane për Thaçin, që mund të jetë edhe njëri nga të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale.

Adem Salihaj, deputet nga radhët e LDK-së, tha për “Kosova Sot” se shteti i Kosovës duhet ta ketë dhe do ta ketë ushtrinë e tij dhe këtë do ta arrijë jo me përkrahjen e Listës Serbe, por vetëm me përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s. “Ne duhet ta dimë qartë se Lista Serbe asnjëherë nuk do të pranojë që të ndryshohet Kushtetuta në favor të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ajo që duhet të bëjmë ne është që t’i bindim ndërkombëtarët se serbët nuk do të pajtohen të formohet Ushtria e Kosovës, ndërsa Kosova ka nevojë dhe ka të drejtë ta këtë ushtrinë e saj, që të jetë faktor stabiliteti në rajon”, është shprehur ai.

Loja e rrezikshme e krerëve të PDK-së

Sipas Salihajt, lojërat e Thaçit janë të rrezikshme. “Jam i bindur që shqetësimi i tij nuk është formimi i Ushtrisë së Kosovës, por shantazhimi i ndërkombëtarëve me destabilizimin e Kosovës, në mënyrë që t’i shpëtojë arrestimit nga Gjykata Speciale”, tha Salihaj për “Kosova Sot”. Duke folur për veprimin e pakoordinuar të presidentit më aleatët ndërkombëtarë, Salihaj thotë se kjo lojë e rrezikshme është luajtur nga përgjegjësit kryesorë që drejtojnë PDKnë. “Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, të dytë me autoritet të rrënuar, të kërcënuar nga arrestimi, po mundohen me dëshpërim të shiten patriotë, duke u munduar t’i vrasin dy zogj me një gur, duke formuar Ushtrinë e Kosovës dhe duke goditur LDK-në. Por, të dyja u shkuan huq”, ka potencuar më tej ai. “Ambasada amerikane në mënyrë të qartë na e bëri me dije se duhet ndjekur një rrugë tjetër për ta formuar Ushtrinë e Kosovës. Ne duhet të punojmë me durim e përkushtim që ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, rruga mund të jetë më e gjatë, por gjithsesi do ta arrijmë qëllimin tonë”, tha Adem Salihaj.

Veprimet e njëanshme shpijnë në konfrontim

Politologu Arsim Haziri thotë se presidenti i vendit, me hapin e fundit të njëanshëm në kuptimin e mosbashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, SHBA-në dhe NATOn, për çështjen e ushtrisë ka dhënë mesazh të dëmshëm për interesin e shtetit të Kosovës.

“Veprimet e njëanshme mund të fusin Kosovën në konfrontime të panevojshme me SHBA-në dhe NATO-n. Mbi këtë bazë theksoi se, siç edhe po duket, raportet mes Thaçit dhe faktorit ndërkombëtar janë në fazën e fundit të funksionimit dhe kjo njëherësh mund të jetë edhe indikacion se ai është figura e parë e cila do të jetë subjekt i Gjykatës Speciale”, ka thënë Haziri.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku, thotë se reagimet e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar në raport me iniciativën e presidentit Thaçi për rolin e ri të FSK-së, sidomos atyre që i kemi e i konsiderojmë partnerë strategjikë shtetërorë të Kosovës, ishin të shpejta dhe në një formë edhe ultimative, sidomos deklarimi për mundësinë e rivlerësimit të bashkëpunimit dypalësh. Ai beson se megjithatë propozimi i presidentit Thaçi që me ligj të ndryshohet roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka qenë e thënë të marrë vëmendje të nivelit çfarë e ka marrë nga faktori ndërkombëtar.”Pa dyshim, kjo ide për intervenime ligjore në rolin e FSK-së mund të mos jetë edhe aq e preferuar, por me kapacitetin kushtetues që e ka Republika e Kosovës do të vazhdojmë të jemi të lidhur për çdo gjë nga Serbia. Këtë besoj e dinë edhe reaguesit, me të cilët çdo gjë e kemi koordinuar si shtet e si politikë”, tha Maloku.

Servilizmi i presidentit

Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari, ish-kryeshef i G2, pranë UÇK-së dhe TMK-së, thotë se nuk e beson që presidenti Thaçi guxon të dalë në këso lloj aventurash pa e pasur një lloj mbështetje, së paku në hije, të faktorit ndërkombëtar, e veçmas nga amerikanët, ndonëse figura e tij kontroverse lë shumë për të dyshuar për veprimet që i ka ndërmarrë gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe që kanë qenë në dëm të shtetit të Kosovës.

“Duke e njohur presidentin si servil të ndërkombëtarëve, nuk besoj se ky guxon të rrezikojë kaq shumë në kartë të gabuar. Por, unë dyshoj në sinqeritetin e vetë Thaçit, sepse dihet se si në marrëveshjen e vitit 1999 pikërisht Hashim Thaçi shpërbeu dhe tradhtoi kryekëput tërë UÇK-në për disa përfitime të vetat politike dhe materiale, i shtyrë sidomos nga francezet. I njëjti njeri na gënjeu pandërprerë se TMK do të jetë ushtri, të njëjtën gënjeshtër e bëri edhe me FSK-në dhe tani i njëjti njeri do ushtri”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”. Ai thekson se Kosova duhet ta ketë gjithsesi ushtrinë mbrojtëse profesionale.

Studentët e UPZ-së, letër publike ministrit Arsim Bajrami

0

Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i ka dërguar letër të hapur ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. Ai, në këtë letër ka shprehur shqetësimin e stuetëve të këtij universiteti.

I nderuar Ministër,

Në cilësinë e kryetarit të Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, po ju shkruaj për shqetësimin e madh që kanë studentët e Universitetit tonë.

Po bëhen dy vite që kur studentët e UPZ-së kanë marrë bursa universitare për hërë të fundit. Duke pasur parasysh Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe Statutin e UPZ-së, përgjegjësinë për shpërndarjen e bursave e ka Këshilli Drejtues i Universitetit. Përderisa të gjitha Universitetet tjera publike tashmë i kanë shpërndarë bursat për studentët e tyre, Universiteti ynë akoma nuk e ka shpallur konkursin për bursa as për vitin e kaluar e as për këtë vit akademik. Në lidhje me këtë çështje ne si Parlament Studentor me datë 19.12.2016 e kemi deponuar një ankesë ne KD, ku kemi kërkuar sqarim se përse nuk po shpallet konkursi për bursa akoma.

Në mbledhjen e mbajtur më 21.12.2016 është shqyrtuar ankesa jonë dhe nga anëtarët e KD të emëruar nga MASHT-i na është premtuar se në konsultim me ju ata do të gjejnë një zgjidhje, sepse për ironi ata nuk paskan qenë në dijeni se konkursi për bursa duhet të shpallet nga Këshilli Drejtues dhe se a ekzistojnë mjetet e nevojshme financiare.

Tregues i seriozitetit të punës së këtij Këshilli Drejtues ndaj Universitetit dhe sidomos ndaj kësaj çështje të ndishme siç është çështja e bursave është fakti se mbledhja e rradhës e KD-së u mbajt pas 1 muaj e gjysmë, saktësisht me datë 03.02.2017. Në këtë mbledhje si pikë e rendit të ditës ishte edhe “çështja e bursave”. Gjatë diskutimit, po të njejtit anëtarë u zotuan se do të përkujdesen që në afat sa më të shkurtër kohor të bëjnë shpalljen e konkursit dhe ndarjen e mjeteve për bursa. Madje, po e citoj Kryesuein e KD: “…një pjesë të buxhetit do të na e sigurojë Ministri dhe pjesën tjetër ne si Universitet”. Në fund të mbledhjes, unanimisht u vendos që të shpallet konkursi për bursa.

Shume i nderuar Ministër, po ju njoftoj se sot, kur kanë kaluar me shumë se 1 muaj nga marrja e këtij vendimi, konkursi për bursa nuk eshte shpallur akoma.

Andaj, Ministër i nderuar duke pasur parasysh neglizhencën totale të anëtarëve të KD ndaj kësaj çështje dhe temave tjera me rëndësi për Universitetin, duke pasur parasysh injorimin e madh që anëtarët e KD kanë treguar ndaj kërkesave tona të drejta në dobi të studentëve, duke pasur parasysh përkushtimin tuaj për rritjen e cilësisë së studimeve, por njëkohësisht edhe përgjegjësinë tuaj si Ministër, kërkojmë nga ju shkarkimin e menjëhershëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të emëruar nga ana juaj.

Konsiderojmë që veprimi juaj pozitiv karshi kësaj kërkese nga ana jonë do të dëshmojë përkushtimin tuaj që Universiteti “Ukshin Hoti” të ecë përpara, në të kundertën në rast të mos ndërmarrjes së masave, gjegjësisht shkarkimit të tyre, ne do të konsiderojmë që edhe ju do të jeni po aq përgjegjës sa edhe anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues dhe se jeni dakord me “punën” e tyre në dëm të interesave të studentëve.
Durimit tonë tashmë i ka ardhur fundi.

Urojmë dhe shpresojmë që të mos zhgënjehemi nga ju z.Ministër!

Kërkesë qytetare kundër mashtrimeve të pushtetit në Prizren (Dokument)

0

Fshati i Malësisë së Re vazhdon të neglizhohet nga Komuna e Prizrenit. Pavarësisht premtimeve të shumta të pushtetarëve, ky fshat vazhdon të anashkalohet prej investimeve dhe shërbimeve publike që i takojnë.

Për këtë qëllim Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malësi të Re, sot dorëzoi kërkesë të mbështetur me rreth 100 nënshkrime të banorëve të këtij fshati për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe objektit të Shkollës Fillore, cikli i ultë.

Aktualisht në këtë fshat janë 200 shtëpi dhe nevoja për realizimin e kërkesave të komunitetit për shërbime bazike nuk ka qenë asnjëherë më e madhe.

Banorët e këtij fshati duhet të udhëtojnë 4 kilometra për vizita mjekësore në fshatin Korishë, dhe duke pasur parasysh se të moshuarit dhe fëmijët janë kategoritë më në nevojë, ndërtimi dhe hapja e një qendre shëndetësore në këtë fshat është domosdoshmëri.

Kurse sa i përket ndjekjes së mësimeve, afërsisht 100 nxënës të këtij fshati çdo ditë duhet të udhëtojnë nga 2 kilometra për t’i vijuar mësimet në fshatin Lutogllavë.

Mosofrimi i përkujdesjes institucionale është diskriminim. Mosrealizimi i premtimeve është mashtrim i cili nuk do të has në mirëkuptimin tonë./PrizrenPress.com/