Home Blog Page 6001

Bellerin, objektivi numër një i Barcelonës

0

Sipas medieve në Spanjë, mbrojtësi Arsenalit, Hector Bellerin ka dalë si objektivi kryesor i transferimeve të Barcelonës për këtë afat të verës.

Të gjithë mediat spanjolle dhe evropiane janë njëzëri për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll, Hector Bellerin.

Sipas gazetës Marca, 22-vjeçari spanjoll do të ketë përparësi si prioriteti numër një i Blaugranëve në tregun e transferimeve.

Edhe raportet e mëparshme në El Mundo Deportivo dhe Diario Sport thonë se ai mund të jetë i destinuar për të kaluar në Camp Nou, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshje gjashtë-vjeçare në fillim të sezonit me Arsenalin.

Katalanasit kanë mungesë në krahun e djathtë të mbrojtjes pas largimit të Dani Alves në Juventus së bashku me formën e dobët dhe lëndimin e Aleix Vidal, duke e lënë vetëm Sergi Roberto si alternativë të këtij krahu.

Bellerin u diplomua në akademinë La Masia të Barcelonës, përpara se të transferohej në skuadrën londineze në vitin 2011, ku ka bërë 102 ndeshje në katër sezonet në skuadrën e parë, duke shënuar tre gola.

Në raportet thuhet se Arsenali do të kërkojë 40 milionë euro për Bellerinin, ndërsa muajin e kaluar drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez pranoi se çdo marrëveshje me të do të ishte e vështirë.

Betonizohet Prizreni

0

Prona publike në komunën e Prizrenit nuk është shfrytëzuar si duhet për të bërë sa më shumë hapësira gjelbëruese në Prizren. Kështu së paku mendojnë përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe të opozitës. Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së, organizatë e shoqërisë civile, shprehet për “Kosova Sot” se Prizreni me disa qëndrime dhe propozime për pronën komunale, e cila ka qenë e shfrytëzuar nga operatorë ekonomikë, nuk e ka menaxhuar mirë atë pronë për të shndërruar në hapësira gjelbëruese, të cilat i mungojnë Prizrenit. Ai me këtë rast tha se një hapësirë gjelbëruese i duhet këtij qyteti tek lagjja “Bazhdarhanë”, që do të mund të shfrytëzohej edhe nga lagjja”Dardania”.

“Duke mos dashur të vlerësoj procedurat e zgjatjes së kontratave me operatorët ekonomikë, meqë për raste të caktuara ka të ngritura edhe hetime nga organet kompetente dhe duke parë gjendjen ekzistuese të këtyre pronave komunale, duke parë tendencat që këto prona komunale të kthehen në ndërtim dhe betonim, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon që prona e tillë komunale t’u kthehet qytetarëve në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion”, është shprehur ai,shkruan gazeta Kosova Sot.

Të ndalen tendencat e uzurpimit të hapësirave publike

Mungesa e hapësirave publike dhe uzurpimi i saj paraqesin ndër problemet me të theksuara për banorët e lagjeve të qytetit të Prizrenit.”Në qytetin e Prizrenit, brenda zonës së banimit, aktualisht ekziston vetëm një hapësirë gjelbëruese (park) me përmasa më të gjëra, që mund të cilësohet si hapësirë që i plotëson nevojat për rekreacion dhe shëtitje të qytetarëve. Jeta dinamike, mungesa e hapësirave rekreative brenda lagjeve të Prizrenit dhe mungesa e parqeve brenda zonave të banimit, shtojnë domosdoshmërinë që qasja në planifikimet urbane të ndryshojë. Planet rregulluese të dy lagjeve, të cilat tanimë janë kthyer në ndërtesa kolektive dhe të betonuara tej mase, janë pa hapësira gjelbëruese dhe rekreacioni.

Tanimë Prizreni dhe banorët e disa lagjeve, por edhe të gjithë qytetarëve mund të kenë hapësirën gjelbëruese (parkun). Kthimi i pronës komunale 85.93 ari dhe integrimi i parcelave të tjera përcjellëse të pronës komunale në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni janë zgjidhja adekuate”, është shprehur Kryeziu. Sipas tij, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke parë si të nevojshme hapësirat gjelbëruese dhe rekreative për qytetarët e Prizrenit, rekomandon institucionet lokale që sa më parë të ndalojnë tendencat e uzurpimit të kësaj prone komunale dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm që kjo pjesë të mbetet si hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni (park) për qytetarët prizrenas dhe nëse është nevoja të fillohet edhe me ndryshimin e dy planeve rregullative ekzistuese.

Berisha: Ne kemi vendim që secili projekt inxhinierie të ketë hapësirat gjelbëruese

Me këto konstatime nuk pajtohet zëdhënësi i komunës së Prizrenit, Ymer Berisha:”Të thuash se Prizreni ka më së paku gjelbërim këtë nuk e beson askush, sepse fakti është i dukshëm. Ne kemi vendim që secili projekt inxhinierie të ketë hapësirat gjelbëruese. Kemi parkun e madh, kemi parqe brenda qytetit dhe kemi parqe në secilën lagje. Komuna e Prizrenit nuk ka marrë asnjë vendim deri më sot që të realizojë një projekt ku plani inxhinierik të mos ketë parësor problemin e gjelbërimit”, është shprehur ai. Shton se secili vizitor që vjen në Prizren këtë mund ta vërtetojnë edhe shoqëria civile dhe opozita”, është shprehur ai për “Kosova Sot”.

Berisha pohon ne nuk e dimë se cila ka qenë formula që ata e kanë llogaritur për hapësirat gjelbëruese. Ai përmend edhe parkun e qytetit, pastaj kompleksin “Marash”, kompleksin “Andrra”, e sa e sa parqe që i ka Prizreni.

“Jemi komuna e vetme që ndajmë mjete të konsideruara për gjelbërim dhe për drurë dekorativë”, theksoi ai. Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, pohon se LDK-ja, duke marrë parasysh nevojën e madhe të qytetarëve të Prizrenit për hapësira të gjelbra dhe parqe, del në përkrahje të iniciativës së shoqërisë civile për më shumë hapësira të gjelbra edhe brenda lagjeve të banuara. Avdyli tha se Dega e LDK-së në Prizren do të përkrahë mundësinë për hapësira publike të gjelbëruara.

(Kosova Sot)

Dy ushtarë amerikanë vriten në një sulm të ISIS-it në Afganistan

0

Dy amerikanë janë vrarë në një sulm në Afganistan kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik, konfirmoi Pentagoni.

‘Personeli ushtarak vdiq në luftime në provincën Nangahar’, tha një zyrtar i mbrojtjes në SHBA.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ende nuk janë bërë të ditur detajet e tjera rreth këtij sulmi.

New Yorker shkruan për veprën e shqiptarit Pajtim Statovci

0

Bekimi kthehet në Kosovë të konfrontohet me fantazmat e së kaluarës.
Libri “My Cat Yugoslavia” ka pak kohë që është botuar në gjuhën angleze.

Autori i librit është Pajtim Statovci, i lindur në Kosovë por i cili prej vitit 1992 jeton në Finlandë.
Përvoja e tij është shkrirë brenda librit në fjalë, për të cilin këtë javë ka shkruar edhe prestigjioze New Yorker.

Në të 80-tat, Eminja martohet me Bajramin. Dyshja largohet për në Finlandë, ndërsa djali i tyre – Bekimi, është personazhi që flet në pjesën e dytë të librit. Bekimi nisë të zbulojë jetën e tij seksuale duke fjetur me meshkuj, largohet nga shtëpia e babait, ndërsa në një kafe takon nnjë mace me emrin Jugosllavia. Macja në fakt flet, një mace anti-homoseksuale, anti-imigrante dhe abuzive, sikur babai i Bekimit.

Derisa vetë autori Statovci citohet në tekstin e New Yorker, se si një lidhje e tillë përfaqëson për të vetë një “tjetër lloj të dashurisë” nga ajo që ai ka njohur, ai thotë se personazhi në libër mendon se po ta duan të tjerët, do ta dojë edhe ai veten më shumë.

“Ndoshta ai duhet të sigurohet se është e mundur që njerëzit që mendojnë si macja, pra kundër tij, të dashurohen në të, ta duan si homoseksual që është, por edhe si refugjat” shkruan New Yorker.

“Macet në Kosovë shihen si dicka e ndyrë, ndërsa ato janë në fakt kafshë shtëpiake” tregon Statovci në këtë rrëfim, pasi personazhi në librin e tij e merr macen në shtëpi, të jetojë me të.

Bekimi kthehet në Kosovë të konfrontohet me fantazmat e së kaluarës.

“Libri i Statovcit sygjeron që dashuria dhe identiteti kanë disa refleksione, disa fate të ndryshme, disa gjuhë. Ndonjëherë një pasqyrë e thyer reflekton dicka më të mirë, njëjtë si dashuria që rrjedhë nga thellësia e fundosur, e që provon ti kthejë gjërat në vend” shkruan New Yorker për librin në fjalë.

Ky është libri “My Cat Yugoslavia” i autorit të ri Pajtim Statovci, botuar para disa vitesh dhe fitues i disa çmimeve në Finlandë.

Libri do të ketë një prezantim special në muajin maj të këtij viti në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.com
Statovci ka lindur në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë kur ishte vetëm dy vjeç. Ai jeton në Helsinki ndërsa studion letërsi në Universitetin e Helsinkit. “My Cat Yugoslavia” është novela e tij e parë. / KultPlus.com

Ushtari korçar tenton të vrasë veten pas ndarjes nga e dashura

0

Vështirë ta besosh por një ushtar nga Korça, nuk e ka duruar dot dhimbjen që i ka shkaktuar ndarja me të dashurën, duke tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Ky që shihni në fotot është 28-vjeçari Erald Seiti nga fshati Goskovë i Korçës që piu fostoksinë në kushte të rënduara psikologjike.

Ndërsa nuk dihen ende shkaqet pse është ndarë nga e dashura, me të cilën duket se i ka fshirë fotot edhe në rrjetin social Facebook, atje ku shfaqet edhe me uniformë ushtarake, policia e Korçës po heton për ngjarjen.
Në profilin e tij në Facebook i riu ka statuse të ndryshme ku shpreh simpatinë për futbollistë të caktuar e ndjek ndeshje futbolli, por jo vetëm kaq. Mes postimeve të tij ka edhe shprehje dashurie.

“Do vijë një kohë kur të më thuash të dua, por unë do të them të desha”.

Kundër shpifjes-kundër diktaturës

0

AGRON HALITAJ

Që nga paslufta, e veçmas në vitet e fundit, gazetarët janë ata që i marrim goditjet më të mëdha nga publiku në emër të shpifjes.

Nuk besoj se ka ndonjë gazetar, përfshirë ata që sapo kanë nisur t’i bëjnë hapat e parë në këtë zanat, që të mos jetë fyer së paku një herë nga dikush që e ka të ngulitur në kokë bindjen se gazetarët janë shpifës e gënjeshtarë.

Nëse ka ndonjë që i ka shpëtuar kësaj akuze/ fyerjeje, përbën lajm në vete.

Por, a ka të drejtë publiku në gjykimin negativ kolektiv?

Jo- me shkronjë të madhe, sepse ka gazetarë që nuk shpifin për asnjë çmim.

E gjitha ndërlidhet me karakterin njerëzor dhe me formësimin e tyre profesional.

Megjithatë, duhet pranuar se ka të atillë që ankohen se nuk mund ta kryejnë punën si duhet për shkak se janë të detyruar nga pronarë e drejtues mediesh që të shkruajnë të paqena për qëllime dhe interesa të caktuara.

Të tillët e kanë degjeneruar rolin e gazetarit në shoqëri.

Andaj, gazetarëve si komunitet u takon më shumë se kujtdo tjetër që të ngrihen kundër shpifjes- në mbrojtje të integritetit personal dhe në mbrojtje të interesit të përgjithshëm shoqëror.

Gazetarëve u takon që t’i inkurajojnë palët që bijnë viktimë e shpifjeve për ta kërkuar përgënjeshtrimin  e  lajmit, apo edhe për ta kërkuar të drejtën e kompensimit të dëmit që u është shkaktuar nga shpifja.

Reagimet histerike në mbrojtje të shpifjes nga vetë gazetarët janë po aq shqetësuese sa edhe tendenca e pushtetit për ta kriminalizuar shpifjen.

Pushteti duhet të heqë dorë nga tendenca për ta bërë shpifjen vepër penale, sikundër që gazetarët duhet t’u përgjigjen palëve të dëmtuara në pajtim me Ligjin civil kundër shpifjes dhe fyerjes.

Gazetarët nuk kanë pse të shpifin as për presidentin, as për kryeministrin e as për askënd tjetër, veçse atyre nuk duhet cenuar asnjëherë e drejta për t’i zbardhur veprimet e kundërligjshme të gjithsecilit pushtetar apo për ta shprehur mendimin kritik për gjithsecilin prej tyre.

Gazetarët duhet ta rigjejnë veten në rrethana të reja- por assesi nuk duhet të lejojnë të bëhen altoparlantë shpifjesh.

Rreziku i një shoqërie nuk vije vetëm nga veprimet e kundërligjshme dhe nga vendimet e pamatuara të politikanëve, por edhe nga masat cinike të ngarkuara me pakënaqësi.

Këto masa rriten pikërisht në ato vende ku nuk ka informim të saktë.

Pretendime shterp janë ato se dikush mund të gjykoj drejtë rreth një procesi, zhvillimi apo edhe personaliteti nëse substanca e gjykimit është e gatuar nga shpifjet.

Shkrimtari i madh suedez Stig Dagerman thoshte se: “Kurrkush nuk mund të pretendojë se një shoqëri, ose dhe njerëzimi po kalbëzohen pa vënë re më parë shenjat e kalbjes tek ai vetë”, për të vazhduar më pas se: “Kurrkush nuk mund të thotë që qenia njerëzore është e keqe, pa dalë ai vetë i larë nga veprimet e liga”.

Duke mos e lejuar kalbjen, gazetarët nuk do ta lejojnë as diktaturën.

Prizren: I dyshuari për vjedhje të telefonit nuk paraqitet në gjykatë

0

Të enjten ishte paraparë të fillonte gjykimi ndaj të akuzuarit për veprën penale “vjedhje” , M. D. Mirëpo, mungesa e vet të akuzuarit u bë shkak i shtyrjes së shqyrtimit fillestar, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Shpresa Emra.

Për të akuzuarin i cili nuk kishte avokat mbrojtës, u konstatua se gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, por i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Ndryshe, prezent në këtë seancë ishte prokurori Fatos Ajvazi, si dhe i dëmtuari O.  M.

Gjykatësja Emra tha se ndaj të akuzuarit,  do të lëshohet urdhër për sjellje me dhunë.

I dyshuari  po akuzohet se me 21 shtator 2014, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, merr telefonin e të dëmtuarit O. M.

Këtë e bën në atë mënyrë që deri sa ishin në një shoqëri së bashku me shokë të tjerë, i’a merr telefonin e markës “iPhone3” në shërbim, por të njëjtin nuk i’a kthen.

Ndryshe, vepra penale “vjedhje” e përcaktuar në nenin 325, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vite.

Prokurori tërhiqet nga ndjekja penale ndaj dy femrave në Prizren

0

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Zejnullah Gashi, të enjten, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarave për veprën penale “vjedhje”, N. B. dhe H. L..

Prokurori Gashi tha se nuk ka elemente të kryerjes së veprës penale.

Para se të merret vendimi i lartcekur, e dëmtuara E.  S. , në cilësi të dëshmitares deklaroi  se të akuzuarat kanë qenë në shtëpinë e saj në ditën kritike. E njëjta tha se ndoshta ato janë koordinuar për të vjedhur gjësende nga ajo.

Të akuzuarat, të cilat nuk kishin avokat mbrojtës, deklaruan se nuk kanë vjedhur asnjë stoli, duke shtuar se e dëmtuara ka probleme shëndetësore e mentale.

Sipas aktakuzës,  N.  B.  dhe H.  L.  më 6 shtator 2014, rreth orës 10:30, në Prizren, marrin gjësende nga shtëpia e të dëmtuares E. S. , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së luajtshme.

Nga e njëjta marrin stoli dy unaza, duke shfrytëzuar momentin kur e dëmtuara nuk ishte prezent në dhomën e ndenjës. Të akuzuarat i kishin shkaktuar dëm material Seilerit në vlerë prej 1,000 euro.

Ndryshe vepra penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 31, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vite./betmiperdrejtesi/

Aktorja e filmave porno ‘seks’ me posterin e Mario Balotellit

0

Katja Krasavice është 20-vjeçarja e njohur si aktore e filmave porno, si dhe për mesazhet e nxehta me futbollistin e kombëtares italiane Mario Balotelli.
Pas publikimit të bisedave të cilat nuk qëndruan shumë gjatë, cajza gjermane ende vijon të shkruajë tekste me përmbajtje të nxehta lidhur me të.

Kjo nuk ngelet me kaq…

Katja publikon në Instagram një fotografi ku simulon akt seksual mbi një mbulesë ku shihet Super Mario me mbishkrimin: “Kur Mario Balotelli shkruan për mua: ‘jepini asaj një posterin tim në mënyrë që të ëndërroj sikur është me mua’ dhe një fans më dha vërtetë një poster të tij”.

Luciano Moggi mbërrin në Shqipëri. Ja arsyeja …

0

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka mbërritur dje në drekë në kryeqytet, ku është pritur nga drejtuesit e Partizanit. Burime për ‘panorama sport’ pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Moxhi do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit si i ftuar.

Mësohet se një përfaqësues i tij ka ndjekur nga afër ndeshjen e fundjavës mes të kuqve dhe Teutës, e cila u fitua në shifrat 4-1 dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë një bashkëpunim në të ardhmen mes palëve. Por, një gjë e tillë do të mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim kur pritet të ketë edhe një njoftim nga ana e skuadrës së kuqe.

Derbi i kryeqytetit ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, për më tepër në një moment të tillë që skuadra e Partizanit është në garë për titullin kampion dhe Tirana lufton për mbijetesë.

Sa i takon Moggit, gjatë ditës së sotme nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë edhe një takim me drejtuesit e skuadrës së kuqe, por edhe me futbollistët. Gjithsesi në klubin kryeqytetas tregohen mjaft të rezervuar në lidhje me projektet apo bashkëpunimin që mund të ketë mes palëve në vijim.