Prizren: I dyshuari për vjedhje të telefonit nuk paraqitet në gjykatë

Të enjten ishte paraparë të fillonte gjykimi ndaj të akuzuarit për veprën penale “vjedhje” , M. D. Mirëpo, mungesa e vet të akuzuarit u bë shkak i shtyrjes së shqyrtimit fillestar, nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Shpresa Emra.

Për të akuzuarin i cili nuk kishte avokat mbrojtës, u konstatua se gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, por i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Ndryshe, prezent në këtë seancë ishte prokurori Fatos Ajvazi, si dhe i dëmtuari O.  M.

Gjykatësja Emra tha se ndaj të akuzuarit,  do të lëshohet urdhër për sjellje me dhunë.

I dyshuari  po akuzohet se me 21 shtator 2014, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, merr telefonin e të dëmtuarit O. M.

Këtë e bën në atë mënyrë që deri sa ishin në një shoqëri së bashku me shokë të tjerë, i’a merr telefonin e markës “iPhone3” në shërbim, por të njëjtin nuk i’a kthen.

Ndryshe, vepra penale “vjedhje” e përcaktuar në nenin 325, paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vite.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit