11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 6002

“George Michael nuk u vra”

0

George Michael vdiq për shkaqe natyrore. Këtë e konfirmoi mjeku ligjor i Oksfordshire, Darren Salter, sipas të cilit, ylli i muzikës pop vuante nga një problem në zemër, i njohur si kardiomiopati e zgjeruar dhe mëlçia e dhjamosur.

Këngëtari ndërroi jetë ditën e Krishtlindjes në shtëpinë e tij në moshën 53-vjeçare. Meqenëse vdekja rezulton të jetë për shkaqe natyrore, mjeku ligjor saktësoi se nuk nevojiteshin hetime.

Autopsia fillestare u cilësua si jobindëse, çka u hapi udhën analizave disamujore që shtynë edhe funeralin e këngëtarit.

Teksa dha njoftimin, Salter sqaroi se nuk do të jepeshin detaje të mëtejshme dhe se familja kishte kërkuar respektimin e privatësisë. Sipas “British Heart Foundation”, kardiomiopatia e zgjeruar edhe një sëmundje që shkakton tendosjen dhe hollimin e muskulit të zemrës duke penguar procesin e pompimit të gjakut në trup.

Fadi Faëaz, partneri i këngëtarit në momentin e vdekjes reagoi në rrjetin social Twitter duke postuar një foto të tijen me Majkëll shoqëruar me fjalët “E vërteta doli në shesh”.

/ Top Channel

Nëna kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prizrenit për vdekjen e fëmijës

0

Nëntë muaj pas vdekjes së 3-vjeçares, Xheneta Gashi, në rrugën “Marin Barleti”, nëna e saj, Lirije Gashi, vazhdon që ta mbajë përgjegjëse Komunën e Prizrenit për këtë tragjedi. Madje, të martën, ka dorëzuar një kërkesë të adresuar te kryetari i Komunës, Ramadan Muja, për largimin e një inspektoreje nga puna.
“Komuna është përgjegjëse për vdekjen e vajzës sime. Krejt Komuna i ka fajet. Kam kërkuar nga ta banesë tri vjet para se të ndodhte rasti i vajzës sime, por më kanë refuzuar. Kam kërkuar strehim, por nuk më kanë bërë zgjidhje, ani pse kam shkuar disa herë”, ka thënë Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bashkë me djalin e saj, të martën, u është drejtuar sporteleve të Komunës së Prizrenit për ta dorëzuar një kërkesë.

Lirije Gashi ka shpjeguar se ajo kishte vendosur pengesa fizike në rrugën “Marin Barleti” në formë dërrasash të vjetra dhe gjësende të tjera, për të penguar afrimin e fëmijëve të saj në një shtëpi që ishte në prag të rrënimit. Sipas saj, kjo zyrtare kishte urdhëruar largimin e këtyre pengesave fizike, pas të cilit veprim edhe kishte ndodhur tragjedia, meqë një pjesë e kulmit dhe e murit të shtëpisë së vjetër ishte rrënuar dhe kishte zënë përfund vajzën e saj tre vjeçe, Xheneta Gashin.

Lidhur me këtë kërkesë, shefi i Zyrës për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se administrata komunale është në pritje të vendimeve të organeve të drejtësisë.

Kjo është deklarata e Unai Emery para ndeshjes Barcelona-PSG

0

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka folur për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, e cila luhet sonte në ‘Camp Nou’.

Kampionët e Francës në këtë sfidë hyjnë me avantazhin prej 4-0, rezultat ky që pak kush beson se mund të përmbyset nga ‘Blaugranat’.

“Ndoshta FC Barcelona tani është më e rrezikshme. Nuk e ndryshon lojën e tyre. Ata duhet të punojnë që të kthejnë rezultatin e ndeshjes së parë dhe ata kanë kualitete për këtë”, ka thënë Emery.

“Ata kanë lojtarë të cilët përdoren për të luajtur ndeshje të vështira dhe janë gati që të kthejnë rezultate. Ja pse ne duhet të përgatitemi mirë, të jemi mentalisht gati, të kuptojmë se do të jenë 90 minuta të vështira”, tha ai.Ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së nis në orën 20:45

Kamera vëzhguese në Prizren, në funksion të mbrojtjes së sheshit

0

Degradimi i hapësirës publike në rrugët e “Saraçëve” dhe “Farkëtarëve” ka shtyrë autoritetet lokale që të shqyrtojnë vendosjen e kamerave vëzhguese, me qëllim të identifikimit të keqbërësve, por edhe eliminimin e parkimeve pa leje të automjeteve.

Në këtë hapësirë, që lidh Hamamin e Gazi Mehmed Pashës me Shtëpinë e Kulturës e pastaj me Urën e Gurit, viteve të fundit janë dëmtuar shtyllat e ndriçimit publik dhe shumica e kubëzave ndriçuese, ndërkohë që automjetet vazhdojnë të parkohen pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Inspektorateve, Bujar Hasani, ka theksuar se Komuna do të vendosë kamera vëzhguese në këtë pjesë për të parandaluar degradimin e kësaj hapësire, që është pjesë e zonës historike të qytetit.

“Një pikë shumë e rëndësishme vrojtuese do të jetë e vendosur te Shtëpia e Kulturës, ku me anë të kamerave do ta përcjellim gjendjen aty, pasi kemi largim të blloqeve dhe automjete që parkohen, nga persona të papërgjegjshëm. Pra, do të ketë një kontroll”, ka thënë Hasani.

Quni: LDK preferon që Ushtria të formohet përmes ndryshimeve kushtetuese

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se LDK do të preferonte që kjo të bëhej përmes Kushtetutës.

“Preferenca ynë është që transformimi i FSK-së të mos kontestohet nga asnjë skeptik i NATO-s, preferencat tona ishin që kjo çështje të drejtohet me Kushtetutë”.

“Preferojmë që kjo temë të trajtohet brenda Kushtetutës, kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt që nuk mund të kontestohet askush”.

“LDK preferon që të formojë Ushtrinë e Kosovës dhe të jetë në gatishmëri të marrë pjesë në partneritet me NATO-n kudo që ka nevojë angazhimi.

“Në alternativën tjetër duhet mbështetje e partnerëve strategjikë, duhet të kemi Ushtrinë por duhet të respektojmë ligjet dhe procedurat”.

Quni që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për refuzimin e serbëve që të votojnë për transformimin e FSK-së.

“Ne duhet t’i bindim të gjithë qytetarët, edhe ata serbë që Kosova ka nevojë për Forcat e Armatosura që do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Këtë forcë ushtarake duhet ta bëjmë bashkërisht, duke ofruar garanci se askush nuk do të rrezikohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës por përkundrazi do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”

Vijnë e mblidhn retë

0

Shkruan: Skender Berisha 

Nis e nxin mbi plepat
qielli ndrron petkat
pellumbat pertojne
te fluturojne

pak diell
ma be me sy
ma ben

pikin shi plepat
qullen ne çast
troket pastaj diçka
diçka si ze
si ze

nje tjeter fe moti
mot qe ngjan me mua
nis e gelon
gelon

8 mars 2017,Prizren

Sundimtarët e partive errësojnë të ardhmen e Republikës

0

Lakmia për pasurim të kundërligjshëm, përmes kapjes së të gjitha strukturave të shtetit nga klasa e tanishme politike në pushtet, në atë lokal e atë qendror, ka krijuar bindjen se kjo garniturë asnjëherë nuk do të vetëdijesohet për dëmin e madh që po ia shkaktojnë Kosovës me mënyrën sesi e administrojnë pushtetin sundues me mentalitetin puro korruptiv, nepotik e tepër kriminal. Sipas analistëve politikë, pritja që këto parti të distancohen nga e keqja që i ka kapur të gjitha, në pozitë dhe në opozitë, në pushtetin qendror dhe atë komunal, pa asnjë përjashtim, është një pritje e kotë.

Në këtë situatë të rëndë për vendin dhe qytetarët, sipas analistëve, mbetet shpresa vetëm tek ambasadorët e shteteve të Kuintit që të ndikojnë në dekriminalizimin e kësaj skene politike. Politologu Arsim Haziri thotë se, për fat të keq, duke u sunduar nga një klasë e kriminalizuar politike, Kosova plotëson të gjitha kriteret negative për të mos qenë shtet serioz dhe demokratik i standardeve të përparuara evropiane e më gjerë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mungon elita e përgjegjshme

Sipas Hazirit, Kosova është kapur keq nga krimi dhe korrupsioni. “Klasa e kriminalizuar politike është arsyeja fundamentale pse vendi ynë vazhdon të krahasohet me shtete me funksionimin më të dobët në botë. Kosova ballafaqohet skajshëm me mungesën e një klase të ndërgjegjshme politike, e cila do të mund të jetojë dhe të organizohet për interesin nacional”, u shpreh ai.

“Kosova, si shteti më i ri, pothuajse ballafaqohet rëndë me mungesën e një elite nacionale e të përgjegjshme karshi detyrave, të cilat kanë derivuar prej mandatit popullor. Mbi bazën e realitetit socio-ekonomik dhe politik theksoi se po të donin përfaqësitë e huaja diplomatike dhe po të thyhej miti popullor i ndërtuar për subjektet politike vendi do të kishte gjasa për të qenë në një sundim më ligjor dhe më t? drejtë”, theksoi Haziri.

Sipas tij, pa ndëshkimin e aferave “Pronto” dhe pa instalimin e një formacioni të ri politik, i cili do të mund të zbatonte vullnetin qytetar në përpikëri, ne kot do të shpresonin për një prosperim t? përgjithshëm socio-ekonomik. “Tani konsideroj se kushti dhe mundësia e vetme për ndryshimin e mënyrës së udhëheqjes janë faktori popullor dhe ai ndërkombëtar”, tha Haziri.

Shpresa të pakta për ndryshim

Sipas analistit politik Ali Hertica, shoqëria e Kosovës dhe institucionet qeverisëse nuk e kanë dhënë deri më tani as minimumin e premtimeve të tyre për politikëbërjen e subjekteve politike, për qeverisjen në interes të qytetarit dhe të krijimit të një shoqërie të ndërgjegjshme. “Kur vjen koha e fushatës elektorale premtimet e tyre nuk kanë fund, por sot çdo gjë në Kosovë po lidhet ngushtë me statusin politik dhe vetëdijesimin e skenës politike. Vetëdijesimi dhe ndërgjegjja janë dy shtylla kryesore të çdo individi apo grupi të shoqërisë demokratike”, theksoi ai.

Sipas tij, ne jemi shumë larg shkollës së kulturës politike demokratike, ngase kemi një politikë, e cila vetëm sa po e degradon shoqërinë kosovare, duke ia veshur të gjitha ngjyrat e të këqijave si shtet. “Lirisht mund të themi se Kosova po administrohet sot nga antivlerat, nga askush, që është një tmerr i padurueshëm për qytetarin. Krimi nepotik i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e shoqërisë”, tha Ali Hertica.

Ai thotë se një iniciativë qytetare për ndryshim, me përkrahjen ndërkombëtare, mbetet shpresa e vetme e ndryshimit të kësaj gjendje. “E gjithë kjo dukuri e kapjes së shtetit ka mllefosur qytetarin, i cili tani shpresën e ka tek mbështetja për ndryshim nga vendet e Kuintit dhe ambasadorët që së shpejti do të duhej të insistonin dhe ta kushtëzonin për çdo çmim instalimin efektiv të shtetit ligjor”, tha Ali Hertica

Ligjet që janë të qarta nuk do të ndryshojë interpretimin

0

Ali Hertica

Për sa kohë që ligjet janë të qarta dhe nuk do të ndryshojë në çdo kohë, për funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës, është gjithashtu e nevojshme që ka njerëz të mençur për të vendosur në disa raste në interpretimin e ligjit. Korrupsioni dhe nepotizmi në Kosovë janë më të rëndësishmet e këtyre rreziqeve, por në rrugët e gjendjes se ndoshta më pak se rreziku i një burokracie ku ka ndërhyrje të njeriut të përfshirë në një skandal politik apo ekonimik. Një qytetar kërkon jo vetëm një akt, por edhe një drejtësi që plotëson ndjenjën e drejtësisë. Atje ai ka njerëz të tjerë që kanë nevojë për të lëvizur në situatën e tij. Qeveria në ditët tona nuk është më organet e sistemit që përmbajnë nga njëri-tjetri në ekuilibër, të tilla që, për shembull në Shtetet e Bashkuara, është ende gjithmonë rasti. Ata e dinë që një president dhe qeveria e tij, një Kongresi dhe Gjykata e Lartë, të cila kanë përgjegjësitë e tyre.

Gjyqësori është gjithashtu shumë qeveritare dhe nuk merr vendimasimbas ligjit te përcaktuar. Ata mbahen interesat dhe pikëpamjet e qeverisë. Nuk është në thelb më organ që kontrollon qeveria në emër të popullit. Qeveria monitoron veten dhe përcakton interesat e veta, si ato të popullit. Ligjet siq e dimë mund të ndryshohet nga parlamenti dhe qeveria në diskrecionin e tyre. Edhe në qoftë se ata vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ka njeri që merr çfarë mund të bëhet. Ligjet janë bërë një mjet i politikës. Ata lidhin qeverinë vetëm deri në momentin kur të tërhiqet sërish ose të modifikuar, që sjell një abuzim të pasme të energjisë në sundimin e ligjit dhe minon besimin vendit të shoqërisë në sistemin.

Legjislacioni duhet të parashikojë rregulla të detyrueshme që vlejnë për të gjithë në të njëjtën mënyrë, edhe për qeverinë. Eshtë e detyrueshme që dëgjojnë jo vetëm për sot, por për një periudhë më të gjatë të llogaritshëm. Një qytetar ka të drejtë dhe detyrë për ta përshtatur sjelljen e tij pak a shumë me rregullat e përhershme Nëse ligjet nuk janë për qytetarët, por për nevojat në ndryshim të qeverisë, krijon paqartësi ligjore, përveç nëse një problem tjetër, përshtatja e vazhdueshme në mënyrë të pashmangshme dëmton procesin e cilësisë.

Një ligj dhe rregullore e shtetit mund të gjithnjë të ndryshoi ku të ketë një tendencë e natyrshme që të jetë më e komplikuar dhe e pakuptueshme. Ky është një proces dialektik, në të cilën përfshirë qeverinë dhe bartësit e ligjit. Nëse qytetarët shmangen gjeni të vështirë duke u përpjekur për rregullat e reja. Në anën tjetër, në qoftë se rregullat e dhënë qytetarëve një avantazh, atëherë shoqëria do të ndryshojë shprehitë e saj në mënyrë që të përfitojnë maksimumin e përfitimeve. Në të dyja rastet, qeveria e sheh këtë si një arsye për të ndryshuar ligjet.

Atëherë nuk ndryshon i gjithë ligji, por riparohet vetëm “rrjedhje”. Por teksti i ri nuk ndikon vetëm rrjedhje, por edhe për të gjitha rastet e tjera të cilat nuk mund të kualifikohen si abuzimi. Jo rrallë edhe kuptimin e dispozitave të tjera, tekstet janë pra të lexojnë gjithnjë e më komplekse dhe e vështirë. Në mënyrë paradoksale, fenomen që një ligj që nuk është e qartë, shpesh pikërisht për shkak të shmangej lehtë, një ligj i tillë i ndryshuar është një përgjigje të zgjeruara për ndryshimet e reja duke ndryshuar edhe jetën politike të shtetit.

Institucionet kosovare harruan krimet dhe dëmet e luftës së Serbisë

0

Kosova po shkel tani në 18-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit nga okupatori serb, por institucionet kosovare qëllimisht kanë dështuar, duke mos guxuar deri më sot ta padisin Serbinë për gjenocid dhe të kërkojnë kompensimin e dëmeve të luftës. Përfaqësues të partive politike dhe ekspertë të së drejtës konsiderojnë se ky është një dëm i madh, që po i shkaktohet shtetit të Kosovës, një lëshim i pafalshëm i politikës ndaj shtetit serb. Kjo për faktin se edhe nëse Kosova nuk e ka të drejtën, meqë nuk është anëtare e OKB-së, atëherë kjo gjë ka mundur të bëhet në bashkëpunim me Shqipërinë. Nëse Kosova do të padiste Serbinë për dëme të luftës dhe gjenocid, ajo do të ishte në pozitë edhe shumë më të favorshme edhe në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se ky është një dështim i madh i institucioneve të shtetit, ngase nuk kanë pasur guxim që dëmet e luftës së pakut t’i bëjnë as temë diskutimi dhe kushtëzimi edhe në bisedimet e Brukselit. “Kosova duhet të bëjë përpjekje ta akuzojë Serbinë për krimet monstruoze dhe për dëmshpërblim”, ka thënë ai.

Opozita fajëson Qeverinë

Deputeti Ismail Kurteshi konsideron se qeveritarët e Kosovës gjatë tërë procesit të bisedimeve me Serbinë, që nga viti 2011, Serbisë janë duke i dhënë llogari për çështje të brendshme të Kosovës dhe nuk janë duke i mbrojtur interesat e shtetit.

“Ata asnjëherë, për asnjë çështje, nuk kanë kërkuar llogari nga Serbia. Kurrë nuk kanë kërkuar të bisedojnë për të pagjeturit, për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për sukcesionin, për invadimin e veriut të Kosovës nga Serbia e për shumë çështje e pengesa që Serbia po ia bën Kosovës. Edhe çështja e dëmeve të luftës, Fondi pensional e shumë dëme të tjera nuk bëjnë përjashtim. Pse qeveritarët tanë nuk po i hapin këto çështje vërtet vështirë është t’i kuptosh. Po një gjë dihet, ata shkojnë atje pa asnjë ide, shkojnë të bisedojnë vetëm për çështje që i kërkon Serbia, siç janë ura e Ibrit, muri përtej urës, “Zajednica” e kështu me radhë. Herët a vonë, Serbia duhet t’i kompensojë të gjitha dëmet që ia ka bërë Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë derisa Kosovën e udhëheq kjo kastë politike”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

Po aq e ashpër për neglizhencën e kësaj teme është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. “Zhvillimi i bisedimeve në Bruksel është dashur kushtëzuar fillimisht me këto çështjet e dëmeve të luftës dhe kompensimin e tyre, me zbulimin e fatit të viktimave të luftës, mijëra të pagjeturve”, tha Kadrijaj për “Kosova Sot”.

Apeli anulon seancën e 14 marsit në rastin Muja

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë ish-bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar ftesat që të paraqiten në Gjykatën e Apelit më datën 14 të këtij muaji. Mirëpo pritet që të mërkurën të njoftohen për anulimin e kësaj seance në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Kjo për arsye se Gjykata e Apelit pret një vendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për përbërjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë rastin e Mujës dhe të të tjerëve, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari për Informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari, ka konfirmuar se seanca në këtë gjykatë ka qenë e caktuar për datën 14 mars.

“Ftesat janë dërguar te palët për datën 14 mars. Por seanca është anuluar. Nesër (të mërkurën) palëve do t’u shkojë njoftimi për anulim”, ka thënë Jashari. Sipas tij, anulimi vjen për shkak se Apeli pret një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.