15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6006

Cristiano: Nuk dimë të mbrohemi

0

Reali i Madridit u dërrmua nga Napoli në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit të vlefshme për 1/8 e Champions League. Pas 45 minutave të para, lojtarët e Sarrit kishin goditur 11 herë dhe udhëhiqnin 1-0.

Pas kësaj, Cristiano Ronaldo u kap nga kamerat e AtresMedia në tunelin e dhomave të zhveshjes duke u ankuar se skuadra nuk di të mbrohet.

Sulmuesi po fliste me Pepen për rastet e shumta që krijonte Napoli dhe u dëgjua të thonte këto fjalë: “Puna është se nuk dimë të mbrohemi!”

Gjithsesi, në pjesën e dytë Reali ndryshoi skemë në 4-4-2, me Bale që iu bashkua linjës së mesfushës dhe gjithçka ndryshoi. Sergio Ramos shënoi dy gola, ndërsa Napoli nuk e shqetësoi më portierin Keylor Navas.

Hugh Jackman “tërbohet” për herë të fundit

0

Filmi i tij i ri “Logan” grumbulloi 247 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes nëpër kinematë botërore dhe për këtë ka meritë edhe përkushtimi i Hugh Jackman.

Aktori australian, i cili interpreton superheroin Wolverine për herë të fundit, ka postuar një video në Instagram ku tregon intensitetin e rolit të tij.

Me kufje dhe me një mikrofon sipër kokës, Jackman shikon veten si Logan në një ekran të madh dhe riinterpreton një skenë vrapimi në pyll.

Duke vrapuar në vend, Hugh Jackman merr frymë rëndë dhe duket si një kafshë e vërtetë, ashtu siç ia do roli.

Ragip Begaj nderon me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe gratë e suksesshme

0

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës dhe Grupi Joformal i Grave asambliste në KK të Malishevës, përmes një organizimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë ndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve, si dhe për gratë më të suksesshme ndër vite dhe gjatë vitit 2016, në fushat e ndryshme të jetës.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi dhe drejtor tjerë të qeverisë komunale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Halil Morina.

“Malisheva po e kultivon frymën e barazisë gjinore”, tha në fjalën e tij kryetari Begaj, i cili më pas vlerësoi lartë kontributin e nënave dhe femrave në luftën e fundit dhe në të gjitha zhvillimet e tjera, përfshi edhe kontributin e zhvillimin e sotëm të shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik.

“Femra shqiptare ka merita të mëdha në historinë e popullit shqiptar”, tha në fund Begaj dhe i uroi të gjitha nënat dhe gratë e Komunës së Malishevës.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, e vlerësoi 8 Marsin, si një ditë të rëndësishme ndërkombëtare, ditë e cila jep mundësi që të bashkohen gratë, pa dallime. “Në lirinë që sot ne e gëzojmë, femrat shqiptare kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, por kjo liri nuk ka kuptim dhe nuk është liri, pa të drejta të barabarta”, tha Hoti.

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, duke mbajtur një fjalim, bëri thirrje për barazi gjinore dhe respektim të ligjeve, me të cilat garantohen të drejtat e barabarta. “Barazia gjinore është një e drejtë themelore dhe është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme”, tha Bytyçi.

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryetarja e grupit joformal të grave në KK, Behije Sertolli, anëtarja e LDK-së në KK të Malishevës, Filloreta Bytyçi, anëtarja e VV-së në KK të Malishevës, Jetmira Vrenezi dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi.

Në fund të këtij aktiviteti, janë ndarë nëntë mirënjohje për familjen e Liman Gegaj, dëshmor i kombit, familjen e Mentor Gashit, dëshmor i kombit. Mirënjohje janë ndarë edhe për kontribut në kujdesin shëndetësor, për Sanije Deskun dhe Bukurije Zogajn, për promovim të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara, Feride Hoxha, për kontribut në emancipimin dhe edukimin e femrës, veteranet e arsimit Xhezide Krasniqi dhe Kumrije Lushtaku. Mirënjohje janë ndarë edhe femrat e suksesshme në biznes, e kësaj radhe, mirënjohje është ndarë për Shqipe Kastratin dhe Selvishahe Sertollin./PrizrenPress.com/

“George Michael nuk u vra”

0

George Michael vdiq për shkaqe natyrore. Këtë e konfirmoi mjeku ligjor i Oksfordshire, Darren Salter, sipas të cilit, ylli i muzikës pop vuante nga një problem në zemër, i njohur si kardiomiopati e zgjeruar dhe mëlçia e dhjamosur.

Këngëtari ndërroi jetë ditën e Krishtlindjes në shtëpinë e tij në moshën 53-vjeçare. Meqenëse vdekja rezulton të jetë për shkaqe natyrore, mjeku ligjor saktësoi se nuk nevojiteshin hetime.

Autopsia fillestare u cilësua si jobindëse, çka u hapi udhën analizave disamujore që shtynë edhe funeralin e këngëtarit.

Teksa dha njoftimin, Salter sqaroi se nuk do të jepeshin detaje të mëtejshme dhe se familja kishte kërkuar respektimin e privatësisë. Sipas “British Heart Foundation”, kardiomiopatia e zgjeruar edhe një sëmundje që shkakton tendosjen dhe hollimin e muskulit të zemrës duke penguar procesin e pompimit të gjakut në trup.

Fadi Faëaz, partneri i këngëtarit në momentin e vdekjes reagoi në rrjetin social Twitter duke postuar një foto të tijen me Majkëll shoqëruar me fjalët “E vërteta doli në shesh”.

/ Top Channel

Nëna kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prizrenit për vdekjen e fëmijës

0

Nëntë muaj pas vdekjes së 3-vjeçares, Xheneta Gashi, në rrugën “Marin Barleti”, nëna e saj, Lirije Gashi, vazhdon që ta mbajë përgjegjëse Komunën e Prizrenit për këtë tragjedi. Madje, të martën, ka dorëzuar një kërkesë të adresuar te kryetari i Komunës, Ramadan Muja, për largimin e një inspektoreje nga puna.
“Komuna është përgjegjëse për vdekjen e vajzës sime. Krejt Komuna i ka fajet. Kam kërkuar nga ta banesë tri vjet para se të ndodhte rasti i vajzës sime, por më kanë refuzuar. Kam kërkuar strehim, por nuk më kanë bërë zgjidhje, ani pse kam shkuar disa herë”, ka thënë Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bashkë me djalin e saj, të martën, u është drejtuar sporteleve të Komunës së Prizrenit për ta dorëzuar një kërkesë.

Lirije Gashi ka shpjeguar se ajo kishte vendosur pengesa fizike në rrugën “Marin Barleti” në formë dërrasash të vjetra dhe gjësende të tjera, për të penguar afrimin e fëmijëve të saj në një shtëpi që ishte në prag të rrënimit. Sipas saj, kjo zyrtare kishte urdhëruar largimin e këtyre pengesave fizike, pas të cilit veprim edhe kishte ndodhur tragjedia, meqë një pjesë e kulmit dhe e murit të shtëpisë së vjetër ishte rrënuar dhe kishte zënë përfund vajzën e saj tre vjeçe, Xheneta Gashin.

Lidhur me këtë kërkesë, shefi i Zyrës për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se administrata komunale është në pritje të vendimeve të organeve të drejtësisë.

Kjo është deklarata e Unai Emery para ndeshjes Barcelona-PSG

0

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka folur për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, e cila luhet sonte në ‘Camp Nou’.

Kampionët e Francës në këtë sfidë hyjnë me avantazhin prej 4-0, rezultat ky që pak kush beson se mund të përmbyset nga ‘Blaugranat’.

“Ndoshta FC Barcelona tani është më e rrezikshme. Nuk e ndryshon lojën e tyre. Ata duhet të punojnë që të kthejnë rezultatin e ndeshjes së parë dhe ata kanë kualitete për këtë”, ka thënë Emery.

“Ata kanë lojtarë të cilët përdoren për të luajtur ndeshje të vështira dhe janë gati që të kthejnë rezultate. Ja pse ne duhet të përgatitemi mirë, të jemi mentalisht gati, të kuptojmë se do të jenë 90 minuta të vështira”, tha ai.Ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së nis në orën 20:45

Kamera vëzhguese në Prizren, në funksion të mbrojtjes së sheshit

0

Degradimi i hapësirës publike në rrugët e “Saraçëve” dhe “Farkëtarëve” ka shtyrë autoritetet lokale që të shqyrtojnë vendosjen e kamerave vëzhguese, me qëllim të identifikimit të keqbërësve, por edhe eliminimin e parkimeve pa leje të automjeteve.

Në këtë hapësirë, që lidh Hamamin e Gazi Mehmed Pashës me Shtëpinë e Kulturës e pastaj me Urën e Gurit, viteve të fundit janë dëmtuar shtyllat e ndriçimit publik dhe shumica e kubëzave ndriçuese, ndërkohë që automjetet vazhdojnë të parkohen pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Inspektorateve, Bujar Hasani, ka theksuar se Komuna do të vendosë kamera vëzhguese në këtë pjesë për të parandaluar degradimin e kësaj hapësire, që është pjesë e zonës historike të qytetit.

“Një pikë shumë e rëndësishme vrojtuese do të jetë e vendosur te Shtëpia e Kulturës, ku me anë të kamerave do ta përcjellim gjendjen aty, pasi kemi largim të blloqeve dhe automjete që parkohen, nga persona të papërgjegjshëm. Pra, do të ketë një kontroll”, ka thënë Hasani.

Quni: LDK preferon që Ushtria të formohet përmes ndryshimeve kushtetuese

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se LDK do të preferonte që kjo të bëhej përmes Kushtetutës.

“Preferenca ynë është që transformimi i FSK-së të mos kontestohet nga asnjë skeptik i NATO-s, preferencat tona ishin që kjo çështje të drejtohet me Kushtetutë”.

“Preferojmë që kjo temë të trajtohet brenda Kushtetutës, kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt që nuk mund të kontestohet askush”.

“LDK preferon që të formojë Ushtrinë e Kosovës dhe të jetë në gatishmëri të marrë pjesë në partneritet me NATO-n kudo që ka nevojë angazhimi.

“Në alternativën tjetër duhet mbështetje e partnerëve strategjikë, duhet të kemi Ushtrinë por duhet të respektojmë ligjet dhe procedurat”.

Quni që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për refuzimin e serbëve që të votojnë për transformimin e FSK-së.

“Ne duhet t’i bindim të gjithë qytetarët, edhe ata serbë që Kosova ka nevojë për Forcat e Armatosura që do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Këtë forcë ushtarake duhet ta bëjmë bashkërisht, duke ofruar garanci se askush nuk do të rrezikohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës por përkundrazi do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”

Vijnë e mblidhn retë

0

Shkruan: Skender Berisha 

Nis e nxin mbi plepat
qielli ndrron petkat
pellumbat pertojne
te fluturojne

pak diell
ma be me sy
ma ben

pikin shi plepat
qullen ne çast
troket pastaj diçka
diçka si ze
si ze

nje tjeter fe moti
mot qe ngjan me mua
nis e gelon
gelon

8 mars 2017,Prizren

Sundimtarët e partive errësojnë të ardhmen e Republikës

0

Lakmia për pasurim të kundërligjshëm, përmes kapjes së të gjitha strukturave të shtetit nga klasa e tanishme politike në pushtet, në atë lokal e atë qendror, ka krijuar bindjen se kjo garniturë asnjëherë nuk do të vetëdijesohet për dëmin e madh që po ia shkaktojnë Kosovës me mënyrën sesi e administrojnë pushtetin sundues me mentalitetin puro korruptiv, nepotik e tepër kriminal. Sipas analistëve politikë, pritja që këto parti të distancohen nga e keqja që i ka kapur të gjitha, në pozitë dhe në opozitë, në pushtetin qendror dhe atë komunal, pa asnjë përjashtim, është një pritje e kotë.

Në këtë situatë të rëndë për vendin dhe qytetarët, sipas analistëve, mbetet shpresa vetëm tek ambasadorët e shteteve të Kuintit që të ndikojnë në dekriminalizimin e kësaj skene politike. Politologu Arsim Haziri thotë se, për fat të keq, duke u sunduar nga një klasë e kriminalizuar politike, Kosova plotëson të gjitha kriteret negative për të mos qenë shtet serioz dhe demokratik i standardeve të përparuara evropiane e më gjerë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mungon elita e përgjegjshme

Sipas Hazirit, Kosova është kapur keq nga krimi dhe korrupsioni. “Klasa e kriminalizuar politike është arsyeja fundamentale pse vendi ynë vazhdon të krahasohet me shtete me funksionimin më të dobët në botë. Kosova ballafaqohet skajshëm me mungesën e një klase të ndërgjegjshme politike, e cila do të mund të jetojë dhe të organizohet për interesin nacional”, u shpreh ai.

“Kosova, si shteti më i ri, pothuajse ballafaqohet rëndë me mungesën e një elite nacionale e të përgjegjshme karshi detyrave, të cilat kanë derivuar prej mandatit popullor. Mbi bazën e realitetit socio-ekonomik dhe politik theksoi se po të donin përfaqësitë e huaja diplomatike dhe po të thyhej miti popullor i ndërtuar për subjektet politike vendi do të kishte gjasa për të qenë në një sundim më ligjor dhe më t? drejtë”, theksoi Haziri.

Sipas tij, pa ndëshkimin e aferave “Pronto” dhe pa instalimin e një formacioni të ri politik, i cili do të mund të zbatonte vullnetin qytetar në përpikëri, ne kot do të shpresonin për një prosperim t? përgjithshëm socio-ekonomik. “Tani konsideroj se kushti dhe mundësia e vetme për ndryshimin e mënyrës së udhëheqjes janë faktori popullor dhe ai ndërkombëtar”, tha Haziri.

Shpresa të pakta për ndryshim

Sipas analistit politik Ali Hertica, shoqëria e Kosovës dhe institucionet qeverisëse nuk e kanë dhënë deri më tani as minimumin e premtimeve të tyre për politikëbërjen e subjekteve politike, për qeverisjen në interes të qytetarit dhe të krijimit të një shoqërie të ndërgjegjshme. “Kur vjen koha e fushatës elektorale premtimet e tyre nuk kanë fund, por sot çdo gjë në Kosovë po lidhet ngushtë me statusin politik dhe vetëdijesimin e skenës politike. Vetëdijesimi dhe ndërgjegjja janë dy shtylla kryesore të çdo individi apo grupi të shoqërisë demokratike”, theksoi ai.

Sipas tij, ne jemi shumë larg shkollës së kulturës politike demokratike, ngase kemi një politikë, e cila vetëm sa po e degradon shoqërinë kosovare, duke ia veshur të gjitha ngjyrat e të këqijave si shtet. “Lirisht mund të themi se Kosova po administrohet sot nga antivlerat, nga askush, që është një tmerr i padurueshëm për qytetarin. Krimi nepotik i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e shoqërisë”, tha Ali Hertica.

Ai thotë se një iniciativë qytetare për ndryshim, me përkrahjen ndërkombëtare, mbetet shpresa e vetme e ndryshimit të kësaj gjendje. “E gjithë kjo dukuri e kapjes së shtetit ka mllefosur qytetarin, i cili tani shpresën e ka tek mbështetja për ndryshim nga vendet e Kuintit dhe ambasadorët që së shpejti do të duhej të insistonin dhe ta kushtëzonin për çdo çmim instalimin efektiv të shtetit ligjor”, tha Ali Hertica