25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Ragip Begaj nderon me mirënjohje familjet e dëshmorëve dhe gratë e suksesshme

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës dhe Grupi Joformal i Grave asambliste në KK të Malishevës, përmes një organizimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë ndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve, si dhe për gratë më të suksesshme ndër vite dhe gjatë vitit 2016, në fushat e ndryshme të jetës.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi dhe drejtor tjerë të qeverisë komunale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Halil Morina.

“Malisheva po e kultivon frymën e barazisë gjinore”, tha në fjalën e tij kryetari Begaj, i cili më pas vlerësoi lartë kontributin e nënave dhe femrave në luftën e fundit dhe në të gjitha zhvillimet e tjera, përfshi edhe kontributin e zhvillimin e sotëm të shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik.

“Femra shqiptare ka merita të mëdha në historinë e popullit shqiptar”, tha në fund Begaj dhe i uroi të gjitha nënat dhe gratë e Komunës së Malishevës.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, e vlerësoi 8 Marsin, si një ditë të rëndësishme ndërkombëtare, ditë e cila jep mundësi që të bashkohen gratë, pa dallime. “Në lirinë që sot ne e gëzojmë, femrat shqiptare kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, por kjo liri nuk ka kuptim dhe nuk është liri, pa të drejta të barabarta”, tha Hoti.

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, duke mbajtur një fjalim, bëri thirrje për barazi gjinore dhe respektim të ligjeve, me të cilat garantohen të drejtat e barabarta. “Barazia gjinore është një e drejtë themelore dhe është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme”, tha Bytyçi.

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryetarja e grupit joformal të grave në KK, Behije Sertolli, anëtarja e LDK-së në KK të Malishevës, Filloreta Bytyçi, anëtarja e VV-së në KK të Malishevës, Jetmira Vrenezi dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi.

Në fund të këtij aktiviteti, janë ndarë nëntë mirënjohje për familjen e Liman Gegaj, dëshmor i kombit, familjen e Mentor Gashit, dëshmor i kombit. Mirënjohje janë ndarë edhe për kontribut në kujdesin shëndetësor, për Sanije Deskun dhe Bukurije Zogajn, për promovim të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara, Feride Hoxha, për kontribut në emancipimin dhe edukimin e femrës, veteranet e arsimit Xhezide Krasniqi dhe Kumrije Lushtaku. Mirënjohje janë ndarë edhe femrat e suksesshme në biznes, e kësaj radhe, mirënjohje është ndarë për Shqipe Kastratin dhe Selvishahe Sertollin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Punimet në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës në Prizren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 18.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit...

Lajmet e Fundit