10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026
Home Blog Page 6009

Kadri Veseli: Ligjin për Ushtrinë do ta procedoj menjëherë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në konferencën për shtyp se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të procedohet menjëherë.

“Unë qysh nesër do të thërras Kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë shumë shpejt, ashtu si parashihet përmes procedurave. Kosova ka nevojë për këtë ligj. Do të procedojmë shpejt”, theksoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Dënohen dy policë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, shpalli aktgjykimin dënues ndaj dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Policët SH.R. dhe A.B që të dy nga Prizreni janë dënuar me 700 euro gjobë, për veprwn  penale, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike,  ndërsa për veprën penale lëndim i lehtë trupor shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Policët e dënuar në vitin 2014, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke keqtrajtuar dhe fyerë rëndë të dëmtuarin M. K./PrizrenPress.com/

Neuer thumbon Arsenalin

0

Sonte mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese mes Arsenalit kundër Bayern Munich në stadiumin ‘Emirates’ të Londrës.

Ndeshja e parë ka përfunduar në favor të gjermanëve me rezultat të thellë 5-1, shkruan Gazeta Metro.

Skuadra londineze do ta ketë të vështirë të kualifikohet dhe për këtë, Manuel Neuer ka shprehur bindshmërinë e tij se Bayern Munich do të kualifikohet lehtësisht, duke lëshuar disa fjalë thumbuese.

“Erdha në Londër për të bërë disa fotografi, sepse me Arsenalin është punë e kryer”, ka thënë portieri gjerman.

Marrëveshje mes Caritas-it dhe Malishevës

0

Në ditën e mësuesit, është nënshkruar marrëveshja mes Caritas-it zviceran dhe Komunës së Malishevës, për përkrahje në sistemin parashkollor të arsimit.

Marrëveshja është nënshkruar mes kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, shefit të zyrës së Caritas-it zviceran në Kosovë, Kreshnik Basha, drejtorit për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina dhe përgjegjësit të këtij projekti Albert Bakallit. Në këtë takim, mori pjesë edhe trajnere-delegate e Caritas-it zviceran, Erika Masina.

Mbështetja dhe përkrahja e komunës me Caritas-in zviceran, në edukimin parashkollor, është treguesi i rëndësisë që Komuna e Malishevës, i jep edukimit parashkollor, si parakusht për përgatitjen më të mirë të fëmijëve.

“Caritas-i zviceran, ka një bashkëpunim tejet të mirë me Komunën e Malishevës dhe kjo është arsyeja e ripërtëritjes së kësaj marrëveshje, dhe për neve është një kënaqësi e madhe, që po bëhet kjo marrëveshje për përkrahje në edukimin parashkollor”, tha Basha.

Nga an tjetër, kryetari i Komunës e ka falënderuar Caritas-in zviceran për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës, ku nga kjo marrëveshje po përfitojnë fëmijët, të cilët janë të inkuadruar në klasat parashkollore dhe kjo është një ndihmesë e madhe për arsimin në Malishevë.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Caritas-i zviceran do të ndihmojë në pajisjen e klasave të arsimit parashkollor si dhe trajnimin profesional, në përputhje standardet e edukimit parashkollor.

Donnarumma dëshiron largimin nga Milano

0

Gianluigi Donnarumma po refuzon kategorikisht të nënshkruaj kontratën e re me Milanin.

Sipas Calciomercato.com, portieri italian nuk do të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e ardhmja e të cilit është ende pezull.

Mediat italiane shkruajnë se Juventusi dhe Manchester United do t’i nisin kontaktet me Mino Raiolan për ta bërë të vetin Donnarumman.

18-vjeçari ka marrëveshje me kuqezinjtë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe aktualisht në treg kushton rreth 20 milionë euro.

Ndërkohë, shitja e skuadrës nga Milano është shtyrë pasi kompania kinez nuk ia ka transferuar parat presidentit, Silvio Berlusconi.

Sot shënohet Dita e Mësuesit

0

Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, në Kosovë aktivitetet për të nderuar mësuesit dhe Ditën e Mësuesit kanë filluar që nga e shtuna, ndërsa sot do të ketë aktivitete të ndryshme në çdo shkollë.

Vetëvendosje ! në Prizren: Urime 7 Marsi !

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.

“Të nderuar mësimdhënës të Komunës së Prizrenit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, ju urojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh që dhatë e që vazhdoni ta jepni në shkollat tona, në këtë ditë të shënuar urojmë që këtë punë ta përcillni me fisnikëri edhe më tek brezat e ardhshëm”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

“Ju në kohët më të vështira ishit jo thjesht profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishit patriotë, luftëtarë dhe njerëzit më të emancipuar të shqiptarizmës, ishit idealistë, humanistë dhe artistë të fushave të ndryshme, edhe kur populli hapi dyert e shtëpive të tyre për shkollën shqipe”.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje gjithë atyre arsimtarëve të ndërgjegjshëm, që vijojnë punën e tyre, edhe pse nën hijen e një pushteti të padenjë, që të organizohen së bashku me nxënësit e studentët në përpjekjen për ta ringritur arsimin në nivelin e nevojshëm, për ta rikthyer atë në shërbim të dijes”.

“ Kjo përpjekje s’duhet të reshtë kurrë, e sot kjo është një çështje që i përket gjithë atyre që angazhohen si qytetarë për mirëqenien e përbashkët, që është e pamundur pa kulturën e përbashkët”./PrizrenPress.com/

James nuk mendon largimin nga Reali

0

James Rodriguez dëshiron që të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Real Madridin.

Një ndër emrat më të përfolur për largim nga Reali mbetet ai i James, por vetë lojtari nuk mendon një gjë të tillë, madje ai thotë se synon të luajë edhe për shumë kohë më ‘Mbretërit’.

Pas fitores ndaj Eibarit, ku edhe realizoi një gol, James ka deklaruar: “Kur më jepet mundësia unë gjithmonë mundohem të bëjë më të mirë. Dua që të mbetem përgjithmonë këtu. Është e qartë se në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë të sjellë e ardhmja, por unë nuk e mendoj largimin”. Për James janë të interesuara shumë skuadra të njohura evropiane.

Djali i Adem Jasharit: Qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë

0

Djali i Komandantit, Ademi Jashari, Lulzim Jashari ka kritikuar institucionet vendore të cilat po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë.

Ai ka pyetur se si mund të ketë pajtim me ata që mundohet ta zhdukin Kosovën.

“Ne krenohemi me ata që për ideal patën lirinë por tani Kosova po përfaqësohet nga individë që nuk udhëhiqen nga idealët e atyre që ranë. Deputetët dhe përfaqësuesit e institucioneve kanë harruar traditën pasi shqiptarët kanë ditur të tregohen syçelë”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë duke theksuar se institucionet e vendit po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë./Lajmi.net/

Nëse s’bëhet ushtria, presidenti duhet të dorëhiqet

0

Shkruan: Agron Halitaj

Tri vjet më parë, Hashim Thaçi bëri një zotim në Kuvendin e Kosovës. Ishte përvjetori i shpalljes së pavarësisë, kur para përfaqësuesve të zgjedhur, ai tha se së shpejti shteti do të bëhet me ushtri.

Ato ditë, sapo ishte përmbyllur procesi i “Rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë”, dhe njëri nga rekomandimet e përpiluesve të raportit ishte edhe transformimi i FSK-së në forca të armatosura. Krahas kësaj, procesi ishte përcjellë edhe me propozimet për ndryshime kushtetuese, ku për gjatë kohë shumica shqiptare qe përfshirë në konflikt të brendshëm vetëm rreth një germe.

Ishte shkronja “R”, që për dikë kishte simbolikë të dyfishtë, e për shumë të tjerë zgjonte pezëm e inat, pasi nuk donin që ushtria e re të thirrej FARK, ashtu siç ishte thirrur formacioni ushtarak i krijuar nga qeveria në ekzil në kohën e luftës. Përfundimisht “R” e Republikës u hoq dhe mbeti vetëm FAK – por kjo s’ndihmoi gjë.

Shqiptarët si shumicë e panë se nuk mund të bëhet ushtria pa e marrë pëlqimin e Listës Serbe. E panë se janë kurthyer me miratimin e Planit të Ahtisaarit dhe më pas janë vetëbllokuar duke ia subordinuar këtij plani, Kushtetutën e Republikës. E panë se “kodi i zhbllokimit” të shtetit është te dispozita kushtetuese që mundëson votimin e dyfishtë në Kuvend, por “shifrat e dekodimit” nuk i kërkuan asnjëherë.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrur konstatimin se amandamentet kushtetuese të propozuara për transformimin e FSK-së në ushtri nuk i pakësonin të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin e Dytë të aktit më të lart jurdik të shtetit, prap se prap, ato u mbyllën në sirtarë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për të mos u nxjerr kurrë më nga aty.

Pikërisht me 7 maj 2014, pa e futur fare në agjendë votimin për krijimin e ushtrisë, Thaçi e çoi qeverinë në mosbesim. Me rënien e Qeverisë, Kuvendi u shpërbë me arsyetimin se kur s’është në gjendje ta krijojë ushtrinë, s’ka pse të funksionojë. Dhe kështu, vendi shkoi në zgjedhje të reja.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve dhe pas ngërçit gjashtëmujor, në koalicionin e ri qeverisës u bënë bashkë ata që më herët e kërkonin gërmën “R”, ata që nuk e donin “R”-në dhe ata që nuk e duanë ushtrinë as me “R” e as pa “R”. Ndryshimi tjetër në lidershipin shtetëror ndodhi më vonë – Hashim Thaçi u bë president.

Ende pa i bërë një vit në krye të shtetit, ai po e sfidon Isa Mustafën e Kadri Veselin. Po kërkon nga ta që ta bëjnë ushtrinë sa më shpejt, gjë të cilën nuk kishte arritur ta bënte vetë për më shumë se dy mandate si kryeministër. Ligjërisht, si president ka të drejtë të ndërmarrë nisma ligjore sepse këtë ia garanton Kushtetuta. Veçse në esencë, baza ligjore për transformimin e FSK-së ka kohë që është gati.

Projektligji për transformimin e FSK-së dy herë është proceduar në Qeveri, më 2015 e më 2016, dhe në të dyja herët ka mbetur aty, pasi shefi i Qeverisë gjithë kohën ka pritur të bëhen ndryshimet e duhura kushtetuese. Të njëjtat ndryshimet kushtetuese i kanë kërkuar edhe aleatët e jashtëm – punë që s’bëhet në rrethanat e tanishme.

Presidenti e di mirë këtë gjë, por ka zgjedhur ta shtyjë përpara krijimin e ushtrisë edhe pa ndryshime të tilla. Ai e di se kjo gjë pëlqehet nga shumica e popullit. Për ta dëshmuar se tash e ka përnjëmend dhe se nuk po e përdor ushtrinë për populizëm, vetëm sa për t’i kënaqur shumicën qytetare, ai duhet ta bëjë të qartë një gjë: Nëse ligji nuk kalon në Kuvend, do të japë dorëheqje.

Nuk ka arsye e as logjikë institucionale që të mbetet në udhëheqje të shtetit një komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nëse përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nuk ia mbështesin projektligjin për ushtrinë.

Ka shembuj ku mund të mbështetet.

Ish- kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, dy vjet më parë kishte thënë se nëse e humb referendumin për reformën kushtetuese që e kishte vetiniciuar, përvoja e tij politike do të konsiderohej e dështuar dhe do të tërhiqej. Reforma nuk kaloi dhe ai e mbajti fjalën – dha dorëheqje! Me këtë akt, Renzi e dëshmoi se është i guximshëm, se është në gjendje ta humbë pozitën më të lartë në Qeveri për shkak të veprimit politik të tij, e para së gjithash tregoi se edhe në politikë ka pak moral!