25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Vetëvendosje ! në Prizren: Urime 7 Marsi !

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.

“Të nderuar mësimdhënës të Komunës së Prizrenit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, ju urojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh që dhatë e që vazhdoni ta jepni në shkollat tona, në këtë ditë të shënuar urojmë që këtë punë ta përcillni me fisnikëri edhe më tek brezat e ardhshëm”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

“Ju në kohët më të vështira ishit jo thjesht profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishit patriotë, luftëtarë dhe njerëzit më të emancipuar të shqiptarizmës, ishit idealistë, humanistë dhe artistë të fushave të ndryshme, edhe kur populli hapi dyert e shtëpive të tyre për shkollën shqipe”.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje gjithë atyre arsimtarëve të ndërgjegjshëm, që vijojnë punën e tyre, edhe pse nën hijen e një pushteti të padenjë, që të organizohen së bashku me nxënësit e studentët në përpjekjen për ta ringritur arsimin në nivelin e nevojshëm, për ta rikthyer atë në shërbim të dijes”.

“ Kjo përpjekje s’duhet të reshtë kurrë, e sot kjo është një çështje që i përket gjithë atyre që angazhohen si qytetarë për mirëqenien e përbashkët, që është e pamundur pa kulturën e përbashkët”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë. Të martën njëri prej banorëve të...

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Lajmet e Fundit