32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6010

Kimi zhvishet për ‘GQ’ (Foto)

0

Kim Kardashian është zhveshur për kopertinën e revistës ‘GQ’.

35-vjeçarja, e cila lindi fëmijën e saj të dytë në dhjetorin e kaluar, ka pozuar krejtësisht nudo, duke u mbuluar vetëm me një xhaketë lëkure.

Kimi ka pozuar edhe brenda një makine klasike, me një kostum pas trupi dhe me çizme.

Një foto tjetër na e tregon më të famshmen e Kardashianëve me një pardesy kafe dhe poshtë vetëm me reçipeta, duke “harruar” mbathjet.

Kim Kardashian-GQ

Arrihet marrëveshjes me BE-në për EULEX-in

0

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, i cili është aprovuar deri në vitin 2018.

Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit qeveritarë ka sqaruar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga Mogerini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.

Marrëveshja mes BE-së dhe Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it përfshin letërkëmbimin mes Presiodentit Thaçi dhe Federica Mogherinit.

Thaçi letrën e tij Mogherinit ia dërgoi më 9 qershor.

Përveç marrëveshjes për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, qeveria shqyrtoi edhe projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjeve që preken nga vazhdimi i mandatit të EULEX-it.

Këtë projektligj e paraqiti para ministrave zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Më pas edhe këto plotësim-ndryshime u miratuan unanimisht.

Mustafa tha se këto dy projektligje, ai për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe plotësim-ndryshimit të ligjeve në lidhje me këtë mandat, i shkojnë Kuvendit, i cili sot do të mbajë mbledhje.

Dje për shkak se EULEX-i nuk kishte mandat janë shtyrë dy seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Minorenja shqiptare që bënte seks me pagesë: Fabiola, shoqja e dhomës m’i gjente klientët

0

Shoqja që e mori në shtëpi ishte ajo që e nxiti të shkonte me para. Së paku kështu ka deklaruar minorenia F.G. Në deklarimet e dhëna për llogari të hetimit, minorenja ka pohuar se pak ditë pasi kishte nisur punë në lokalin në Yzberisht, e pandehura Fabiola e ka prezantuar me një djalë, duke i thënë që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Refuzimi i saj se “nuk shkoj me lekë” ka marrë përgjigjen e Fabiolës “shko se të duhen lekët”.

Sipas deklarimit të saj, edhe pse ka shkuar deri në dhomën e hotelit, ajo ka refuzuar të kryente marrëdhënie dhe për këtë fakt Fabiola i ka bërtitur kur ka dalë nga aty.

Të nesërmen e ditës tjetër kur minorenja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, ishte në një lokal bashkë me të pandehurën Fabiola dhe A.D. Në atë moment te tavolina e tyre është afruar e pandehura Silvi.

Sipas vendimit, ajo i ka thënë të pandehurës Fabiola se për çdo klient që do të gjenin për F.G., do të merrnin nga 3.000 lekë secila.

“Rreth orës 19:30 të po asaj dite, F.G. ka shkuar me autoveturën e Silvit te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe aty afrohet një personklient që e kishte gjetur Silvi. Në kohën që u takua me klientin Silvi i merr lekët, nga të cilat i jep 7.000 lekë F.G. dhe një prezervativ.

Shtetasja F. ka shkuar bashkë me klientin te një banesë që ndodhet në katin e dytë të një pallati te rruga ‘5 Maji’”,- thuhej në vendim. Disa ditë më vonë, e pandehura Silvi i ka gjetur një tjetër klient të miturës.

Paratë klientit ia ka marrë e pandehura Silvi, nga të cilat 7 mijë ia ka dhënë të dëmtuarës, ndërsa marrëdhënia është konsumuar në një hotel në Vaqarr./Panorama/

Banorët e shtrojnë vetë rrugën

0

Banorët e lagjes “5 Maj” në Elbasan i janë kthyer investimeve publike me parat e tyre. Pas kërkesave të herpashershme në bashki për asfaltimin e rrugës, janë detyruar të grumbullojnë një sasi të konsiderueshme parash për të paguar fadromat dhe makinat për transportin e zhavorrit.

Duke ndjekur shëmbullin e banorëve të Godoleshit, të cilët pak kohë më parë hapën vetë rrugën, ata kanë marrë kazmat e lopatat për të sistemuar rrugën ku kalojnë çdo ditë.

Banorët thonë se presin që pas zhavorrit bashkia të vijë ta asfaltojë këtë rrugë që shërben për më shumë se 500 familje.

Haliti për tragjedinë në Prizren: Nëse dikush është përgjegjës, duhet të japë dorëheqje

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka qenë i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ku mes tjerash ka folur edhe për tragjedinë e ndodhur në Prizren, ku vajza tre vjeçare Xheneta Gashi ka vdekur si pasojë e shembjes së shtëpisë në Qendrën Historike të këtij qyteti.

“Kosova ka ligjet e veta dhe i ka kompetencat e ndara për secilin dikaster dhe personin përgjegjës në atë dikaster”.

“Nëse konform ligjit një person është përgjegjës për një tragjedi si ajo e Prizrenit, duhet të japë dorëheqje”.

“Nuk është aspak tragjedi nëse dikush që është përgjegjës për gabime institucionale të japë dorëheqje”.

Ai ka thënë se “në Kosovë gabimet janë tejkaluar ashtu, pa bujë të madhe dhe askush s’ka dhënë dorëheqje”.

“Përgjegjësia për rrëzimin e murit dhe për humbjen e jetës së 3 vjeçares, është e dikujt”.

Berisha: Pushteti, opozita dhe shoqëria civile fajtorë për numrin e vogël të protestuesve

0

Kuvendari Shani Berisha e ka gjetur fajtorët që ka ndikuar në numrin e vogël të protestës në Prizren. Ai thotë se fajtori kryesor që ka ndikuar në rënien e vullnetit të qytetarëve përveç qeverisjes së keqe janë, edhe partitë opozitare si dhe shoqëria civile.

“Aq sa janë fajtorë ata që sot qeverisin komunën tonë, po aq janë fajtorë edhe subjekte politike opozitare, dhe subjektet tjera aktive jo politike-shoqëria civile”, thotë Berisha.

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot në qytetin e Prizrenit, me kërkesën për përgjegjësi për vdekjen e vajzës së vogël Xheneta Gashi para pak ditësh në Qendrën Historike të Prizrenit.

Në këtë protestë folën personalitete të ndryshme nga shoqëria civile, të cilët kërkuan ojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kujtim Shalës, ministër i Kulturës, dhe Ferid Aganit, Ministër i Ambientit.

Pse blloku opozitar mund të jetë fajtor për këtë gjendje të qytetarit Prizrenas?

“Në Prizren janë 8 parti politike opozitare,60% e votuesve. Këto parti opozitare deri më tani në Kuvendin Komunal në të shumtën e rasteve janë acarua në mes vete sesa me bllokun qeveritar”, shprehet Berisha, transmeton PrizrenPress.

“Partitë opozitare në Prizren, vazhdojnë të udhëhiqen nga lidershipi të cilët fjalën ndryshim pozitiv e kanë sa për reklamë “.

“Ndryshimin politik pozitiv e shohin sipas kutit të tyre, e jo sipas politikës reale”.

“Derisa opozita prizrenase vazhdon të jetë e robëruar në gjykime dhe vizione, partitë qeverisëse në Prizren, do të vazhdojnë me punën e tyre dhe ndoshta edhe fitoret nuk do t’i mungojnë” ./PrizrenPress.com/

Led Zeppelin para Gjyqit

0

Anëtarët e Led Zeppelin dalin para Gjyqit, pasi akuzohen për vjedhjen e Kryeveprës së tyre “Stairway to Heaven”.

Ka më shumë se 4 dekada që është hedhur në treg, është dëgjuar me miliona herë nga miliona fansa, përmes kasetave fillimisht, CD më vonë dhe platformave sociale së fundmi.

“Stairway to Heaven”, njëra prej hiteve muzikore më të dëgjuara dhe ndër kryeveprat e Led Zeppelin, ka dërguar në gjykata kitaristin Jimmy Page dhe këngëtarin Robert Plant.

Që të dy ata janë paditur nga një përfaqësues i një anëtari të bandës Spirit, që thotë se Led Zeppelin kanë vjedhur “Stairway to Heaven” nga kënga e tyre “Taurus”.

Stairway to Heaven është realizuar në vitin 1971, ndërsa Taurus në vitin 1967.

Seanca e parë gjyqësore nisi me jurinë duke dëgjuar disa performanca të të dy këngëve, ndërkohë që për përfaqësuesin e Spirit, gjithçka është e qartë, Led Zepelin kanë vjedhur.

“Page dhe Plant janë që të dy artistë të shkëlqyer, muzikantë të shkëlqyer, por morën muzikën dhe veprën e një tjetri dhe u përpoqën ta bëjnë të tyren”, tha avokati Francis Malofiy, që përfaqëson një anëtar të bandës Spirit, që ka vdekur në vitin 1996.

Avokati i Led Zeppelin u mbrojt duke thënë se kënga është krijuar në Uells pa marrë asnjë notë nga Taurus, madje pa qenë në dijeni të kësaj kënge.

“Nuk ka asnjë provë që ata kanë dëgjuar Taurus, deri një dekadë pasi kishin krijuar Stairway to Heaven”, deklaroi për llogari të bandës së famshme muzikore, avokati Robert Anderson.

Ka vdekur Dana Giacchetto

0

Dana Giacchetto, brokeri që ka frymëzuar personazhin e luajtur nga Leonardo Di Caprio në filmin “Wolf of Wall Street” (Ujku i Uoll Stritit) është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Upper West Side në New York.

Lajmin e bën të dfitur “New York Daily News” sipas të cilës, Giacchetto vdiq pas një fund-jave plot me vese të këqija dhe abuzimit me alkolin dhe drogën.

Ai ishte 53 vjeç dhe tërhoqi vëmendje në vitet ‘90 për miqësinë e tij me Leonardo Di Caprio.

Më pas ishte bërë këshilltar financiar për yje si Winona Ryder, Matt Damon, Ben Affleck, Cameron Diaz dhe Kate Moss.

Në vitin 2000 u arrestua për një shmangie gjigande taksash me një vlerë prej 9 milionë dollarësh dhe u dënua me katër vjet burg.

Në vitin 2014 u arrestua sërish për vjedhjen e një karte krediti, me të cilën kishte blerë alkool, ushqim dhe një biletë avioni.

Zbardhet vrasja në Tropojë, policia shpall në kërkim autorët

0

Më datë 14.06.2016, rreth orës 22:45, është marrë njoftim nga salla e komandimit Tropojë, se në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnice, kishte ndodhur vrasje me armë zjarri.

Menjëhere forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.

Specialitët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendngjarje, për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale .

Nga veprimet e deri tanishme ka rezultuar se në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnicë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit (vëllezër):

1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).

2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).

3.Kastriot Niklekaj, 28 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve :

1.Ardit Mrishaj, 26 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë.

2.F.Q., 29 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë.

Ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ardit Mrishaj dhe ka mbetur i plagosur shtetasi F.Q.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim ( vëllezërit) si autorë të dyshuar, konkretisht shtetasit:

1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).

2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).

Gjithashtu është shoqëruar njëri nga vëllezërit si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje, konkretisht shtetasi, Kastriot Niklekaj si dhe disa shtetas të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit.

Vazhdojnë veprimet hetimore dhe operative intensive për kapjen e shtetasve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për vepren penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79-të i Kodit Penal.

Shtatorja e Ukshin Hotit ngrihet në Prizren

0

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, shumë shpejt do të bëhet me shtatoren e veprimtarit dhe intelektualit Ukshin Hoti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Universiteti i Prizrenit, ku thuhet se sot do të bëhet vënia e gurthemelit të shtatores së tij për nder të ditëlindjes së tij të 73-ë.

“Ceremonia e përurimit do të zhvillohet më datën 17.06.2016, në orën 11:00, në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren”, thuhet në njoftim.

Ukshin Hoti, ka lindur më 17 qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare në Kosovë gjatë viteve të ‘80-a dhe ‘90-a.

Rrëfimi i Maki Begolli, i mbijetuari i masakrës së Dubravës

Ukshin Hoti, ishte arrestuar disa herë për shkak të aktivitetit të tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb, por herën e fundit arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteteve armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas dënohet 5 vjet burg.

Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes nga qelia e burgut, Hoti zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të dhe njerëzit që e kanë parë të gjallë kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët kanë treguar se Ukshini, ishte liruar nga burgu ditën e diel, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve.