9.5 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6011

Zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse do koalicioni qeverisës

0

Zgjedhjet e parakohshme nuk do ta zgjidhin krizën në Kosovë. Kështu ka vlerësuar në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe zëvendësministër në Ministrinë për Kthime dhe Komunitete.

Zeka është shprehur se zgjedhjet e parakohshme nuk mund t’u japin fund problemeve.

“Zgjedhjet e parakohshme, që s’mund të prodhojnë ndonjë risi qeverisëse, nuk mendoj se i japin zgjidhje problemeve”, ka vlerësuar ai.

Zeka ka thënë se situata në vend është e tensionuar në mënyrë artificiale si rezultat i aktivitetit destruktiv të partive opozitare lidhur me marrëveshjet për demarkacionin dhe atë për krijimin e asociacionit të komunave serbe. Sipas tij, duke i përdorur këto dy marrëveshje, opozita është duke ngritur kauza të rrejshme dhe është duke e përdorur demagogjinë e “interesit të shtetit”, direkt kundër shtetit. Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisë PDK – LDK.

Zeka është shprehur se PDK-ja e ka kryer detyrën e saj përballë situatave të krijuara gjatë këtij mandati qeverisës. Por, sipas tij, duke mos qenë drejtuese e koalicionit, ajo sigurisht se ka pasur kufizime në implementimin e premtimeve. Zeka ka folur edhe për qeverisjen e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK) në Gjilan. Ai ka thënë se qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen komunale dhe se kjo qeverisje e ka katandisur Gjilanin.

Zeka ka theksuar se PDK-ja pret zgjedhje të parakohshme në Gjilan, ku synon ta rikthejë pushtetin. Zeka, i cili është zëvendësministër në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë punë që komuniteteve t’u krijohen kushte sa më të mira për jetesë. /Epoka e re/

BIK-u, partner i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit

0

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani, ka thënë se BIK-u është një partner i fuqishëm i Qeverisë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit që mund të shpie në terrorizëm.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se gjendja e vështirë ekonomike, arsimimi jo i duhur dhe mosnjohja e mjaftueshme e mësimeve islame kanë ndikuar që disa të rinj nga Kosova t’u bashkohen luftërave të pakuptimta në Siri dhe Irak.

Sinani ka bërë me dije se BIK-u në vazhdimësi ka punuar në drejtim të vetëdijesimit të qytetarëve, veçmas të të rinjve, për të mos iu bashkuar këtyre luftërave. Mirëpo, sipas tij, në kohën e internetit disa gjëra nuk mund të kontrollohen.

Në këtë intervistë Sinani ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë qendrore në lagjen “Dardania”. Ai ka thënë se nuk janë duke kuptuar pse po ndodh tërë kjo neglizhencë nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes së punës.

Sinani ka bërë me dije se nga Kosova këtë vit për ta kryer haxhin kanë udhëtuar 860 besimtarë. /Epoka e re/

‘Peshqit e mëdhenj’ bien në ‘grepin’ e Speciales

0

Fillimi i kompletimit të Task Forcës hetuese të BE-së për Kosovën, Gjykatës Speciale dhe emërimi i kreut të kësaj Task Force javën e kaluar, ka sjellë edhe paralajmërimin për mundësinë e ngritjes së aktakuzave të para për të dyshuarit potencialë gjatë këtij viti.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, ekspertët e drejtësisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, krijimin e kësaj situate të re e shohin edhe si një rrezik për tronditje serioze të skenës politike, për faktin se ka paralajmërime që nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, kësaj radhe nuk do të shpëtojnë “peshqit e mëdhenj” të politikës. Kapja e “peshqve të mëdhenj” po shihet si argumenti më i fuqishëm, i cili krijon terren edhe për hapje të rrugës për integrime evropiane për Kosovën. Ndryshe, pa u futur në burg njerëzit e fortë të politikës dhe të biznesit oligarkik, të cilët po e mbajnë këtë vend peng, dera drejt Evropës mbetet e mbyllur. Ky kusht tepër i rëndësishëm iu bë i qartë të enjten edhe Shqipërisë nga BE-ja, prandaj e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani thotë se emërimi i kreut të Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së në kryeprokuror të Gjykatës Speciale tashmë i ka hapur shtigjet e fillimit të procesit për ngritjen e aktakuzave të para ndaj ish- të dyshuarve nga radhët e UÇK-së. Pohimin nga ana e tij, se aktakuzat e para do të vijnë më së largu deri në fund të vitit e konsideron si tendencë për t’ua bërë të qartë personave në fjalë se drejtësia është në prag të derës dhe se është çasti fundit i tyre për t’u distancuar nga raportet dhe pozitat politike që ata ushtrojnë në institucionet publike.

“Vizita e tij në rajon do të ketë mesazh të qartë për ata të cilët për vite me radhë u fshehën nga drejtësia me pozita shtetërore, duke shfrytëzuar imunitetin politik karshi ndjekjes penale nga ana e organeve të drejtësisë. Pohimet se Gjykata në fjalë do të ballafaqohet me probleme të shumta janë thjesht tentativë për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga ngjarjet aktuale politike, pasi e njëjta tashmë ka të ndarë buxhetin e saj, selinë dhe prokurorët/gjykatësit ndërkombëtarë që do të mundësojnë kushte të favorshme për gjykim të drejtë dhe të pandikuar nga aktorë politikë vendorë”, spikati Ramadani për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti Jeton Kelmendi u shpreh: “Çështja e Gjykatës Speciale është bërë një problem shume serioz, jo për faktin se do të jetë e dhimbshme kur të mund të akuzohen figura të larta në skenën politike të Kosovës, porse këta njerëz, që sot janë në maje të piramidës shtetërore, po bëjnë çdo gjë për ta shpëtuar lëkurën e tyre. Mendoj se që nga presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli e më poshtë, shumë nga personat kyçë të politikës kosovare po dridhen nga frika për arrestimet e mundshme nga kjo Gjykatë, të cilën e krijuan vetë”. /Kosova Sot/

Mësimdhënësit refuzojnë t’i nënshtrohen testit

0

Shumica e mësimdhënësve kosovarë janë deklaruar kundër nënshtrimit të testit përmes të cilit do të vlerësohet performanca e tyre

Ata që vlerësojnë dijen e të tjerëve po refuzojnë t’i nënshtrohen vlerësimit të njohurive të tyre. Mbi 23 mijë mësimdhënës kanë plotësuar formularët duke u deklaruar në shumicë se janë kundër mbajtjes së testit ku do të vlerësoheshin njohuritë dhe aftësitë e tyre. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka konfirmuar të premten se formularët e shpërndarë nga kjo Sindikatë në fillim të javës tashmë janë mbledhur dhe se të dhënat e para dëshmojnë se mësimdhënësit janë në shumicë kundër këtij testi.

SBASHK-u ka mbledhur opinionin e mësimdhënësve pas deklarimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, se në tetor të këtij viti për herë të parë në Kosovë mbi 23 mijë mësimdhënës do të hyjnë në test të performancës, në bazë të të cilit, sipas ministrit, do të vërtetohej se kush është i denjë për këtë pozitë e kush jo. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë një raportimi para Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës pati deklaruar se nuk është i kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë.

“Çka po tregon sistemi arsimor në Kosovë, po tregon se problemi kryesor në cilësinë e arsimit nuk janë nxënësit, por mësimdhënësit e papërgatitur…,”, pati thënë Bajrami.

Por kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se përfaqësuesit e Sindikatës nëpër komuna kanë raportuar se shumica e mësimdhënësve kanë plotësuar formularët ku janë deklaruar kundër mbajtjes së testit. Jasharaj ka thënë për “Zërin” se të dhënat nga terreni tashmë janë një dëshmi se mësimdhënësit refuzojnë t’i nënshtrohen testit të paralajmëruar nga ministri se do të mbahet sivjet. /Zeri/

Zyrtare: Gazmend Sinani te KB Bashkimi

0

KB Bashkimi ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me basketbollistin kosovar Gazmend Sinani.

Ai edicionin e kaluar kishte luajtur te Prishtina, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Sinani pas kalimit në KB Bashkimi ka thënë se është shumë i lumtur dhe se do të jap maksimumin.

Nga 500 euro në muaj për Bogujevcin

0

Bogujevci do të mbështetet financiarisht me nga 500 euro në muaj

Në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i ka ndarë vendimin për mbështetje të përhershme financiare ish-boksierit MehmetBogujevci, i cili do të përfitojë nga 500 euro në muaj.

Sportisti Bogujevci si fitues i Medaljes së Argjendtë në Kampionatin Botëror të organizuar më 1978-tën në Beograd, është shpallur si kandidati përfitues i mbështetjes së përhershme financiare, e cila do të realizohet çdo muaj të vitit kalendarik në mënyrë retroaktive nga data 1 korrik 2016.

Vendimi është marrë nga Ministri Shala, pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të bashkëngjitur,që ka ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Ministri Shala e ka uruar ish-boksierin MehmetBogujevci për përkrahjen që do ta merr nga ana e MKRS-së. Ai u shpreh se kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave të sportistëve që kanë lënë gjurmë me sukseset e tyre dhe është një inkurajim për sportistët e rinj që të ngritin cilësinë e tyre drejt sukseseve të mëdha.

Ndërkaq, Bogujevci, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka ofruar MKRS-ja. Ai tha se kjo është një mirënjohje e kontributit që ai dhe gjenerata e tij kanë dhënë për boksin dhe për sportin në përgjithësi.

Fatmir Limaj tregon pse nuk proteston me Vetëvendosjen

0

Kreu i Nisma për Kosovës Fatmir Limaj ka deklaruar se cila ka qenë arsyeja e mos bashkëngjitjes në protesta me Vetëvendosjen.

Limaj i ftuar në ‘Argument Plus’, ka thënë se opinioni publik ka qenë mjaft i informuar me problemet e Kosovës dhe se është protestuar më herët.

Ai ka thënë se Nisma dhe AAK ka bërë protesta masive më herët dhe se është dhënë mesazhi i duhur.

“ Protesta ka një arsye. Ato organizuar për të sensibilizuar opinionin për një temë të caktuar.

Protesta kemi bërë edhe në të kaluarën, kemi pas masive bile protestë. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme dhe këto do të tregoheshin me vota të qytetarëve. Opinioni ka qenë mjaft i njoftuar me problemet për demarkacionin dhe kështu janë organizuar edhe protesta”, ka thënë Limaj /ZËRI

Gjyqtari Carolan jep dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese

0

Gjyqtari Robert Carolan nuk është më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se Carolan i ka dorëzuar Presidentit, Hashim Thaçi, njoftimin për dorëheqjen e tij, të premten.

“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, gjyqtari Carolan i ka dorëzuar Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, njoftimin për dorëheqjen e tij, të premten, më 9 shtator 2016, një kopje e së cilës i është dorëzuar edhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, si dhe Sekretarisë së Gjykatës:, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Justin Timberlake i rikthehet modës

0

Justin Timberlake është rikthyer fuqishëm ne botën e showbiz. Thuajse një vit pasi u bë baba, ai realizoi super hitin “Cant stop the feeling”, por duket se nuk ndalet me aq.

Nuk dihet nëse është frymëzuar nga suksesi që po korr Kanye West së fundmi me linjën e tij të modës Jeezy, por e vërteta është se Justin Timberlake e ka nxjerrë ne treg me herët sesa reperi firmën e tij të rrobave “William Rast”.

Por prej 4 vitesh duket se artisti e kishte lënë pas dore koleksionin e tij.

Tashme Justin Timberlake përpara nisjes së javës së modës në New York i ka dhënë një stil krejtësisht të ri “William Rast”. Rikthimit të tij revista “People” i ka vënë pikërisht titullin e këngës legjendare të Timberlake : Sexyback.

Sëbashku me shokun e fëmijërisë Trace Ayala, dyshja është munduar të sjellë aromën e veshjeve të qytetit të tyre të lindjes Memphis.

Këmisha me kuadrata, xhinse dhe çizme kauboj simbolizojnë jugun e Teneses. Sigurisht në koleksion nuk mungon as kapelja që identifikon Justin Timberlake.

“Ithaca” bashkon dy yje të Hollywoodit

0

Kanë kaluar 18-të vjet që kur aktorja Meg Rayan dhe aktori Tom Hanks, janë paraqitur bashkë në projektin filmik “You’ve got mail”, dhe tani, ata janë sërish ekip.

Kësaj radhe për filmin “Ithaca” me regji të aktores Ryan.

“Tom na bëri një nder të madh që erdhi të luajë në film. Të gjithë ishin shumë të gëzuar që ai ishte me ne”, ka thënë aktorja Meg Rayan pëp CNN, transmeton Klan Kosova.

Ryan dhe Hanks, gjatë karrierës së tyre kanë luajtur bashkë edhe në tre filma të tjerë si: “Joe Versus the Volcano” më 1990, “Sleepless in Seattle” ën vitin 1993 dhe atë të vitit 1998 “You’ve Got Mail.”

Ryan që e ka bërë regjinë e filmit, po ashtu luan krah Hanks. Ky film flet për një djalosh 14 vjeçar, i cili u dërgon telegrame familjeve, më të dashurit e të cilëve luftojnë në Luftën e Dytë Botërore.

https://youtu.be/qcuL9PB8RlA