8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 6011

Përleshje me armë në Sllapuzhan të Suharekës

0

Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar janë përleshur mes veti në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy veturave të cilat ishin të parkuara para lokalit, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit të nevojshëm mjekësor të njëjtit janë liruar.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Verratti: Mbetem te PSG për të fituar Championsin

0

Marco Verratti dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në.

Kështu është shprehur mesfushori italian, duke i shuar zërat për largimin nga Parisi.

“Jam shumë i lumtur te PSG dhe ëndërra ime e madhe është që ta fitojë Ligën e Kampionëve me këtë skuadër”, deklaroi Verratti, përcjellë “lajmi.net”.

Italiani deklaroi që nuk ka shumë klube në Evropë, që kanë projekt si PSG. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

MASHT-i ka korrigjuar tekste që nuk do të kenë përdorim në shkolla

0

Jo vetëm që nuk do të kenë përdorim afatgjatë, por edhe korrigjimi i bërë nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, nuk ka arritur t’i evitojë mangësitë përmbajtesore në librat shkollorë.

Gjatë auditimit të procesit të rishikimit të teksteve shkollore, ZAP-i ka vërejtur se ndërhyrjet kanë qenë kryesisht teknike, shkruan sot Koha Ditore.Shkaku i ndryshimeve të pakta që janë bërë në tekste, si dhe fakti se përmirësimet e bëra në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore, vendimi i MASHT-it që të ribotojë të gjitha tekstet shkollore për vitin 2016-17 është cilësuar i nxituar nga ZAP-i.

Kostoja e ribotimit ka qenë afro 7 milionë euro.MASHT-i pas presionit publik vitin e kaluar ka themeluar një këshill për rishikimin e teksteve shkollore, por të cilat tekste nuk mund të përdoren, meqë në vitin shkollor 2017-2018, do të nisë zbatimi i kurrikulës së re.

Në raport thuhet se ka ende stoqe me tekste të vjetra dhe se nuk është analizuar se cilat tekste kanë pasur nevojë të ribotohen.

Thënie brilante mbi librat dhe leximin

0

“Asnjë njeri nuk është një ishull, çdo libër është një botë”. (Gabriele Zevin)

“Ndonjeherë besoj se parajsa është të lexuarit vazhdimisht, pa fund”. (Virginia Ulf)

Kush nuk lexon, në moshën  70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë:të vetën. Kush lexon, do të ketë jetuar 5 mijë vjet:ai qe kur kaini vrau Abelin, kur Renco u martua me Luçian, kur Leopardi admironte të pafundmen…pasi letërsia është pavdekësi me fytyrë nga e shkuara” (Umberto Eko)

“Një libër i mirëzgjedhur të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetëvetja” (Daniel Penak)

“Leximi i librave të mire, është një lloj bisede me shpirtrat më të mirë të shekujve të shkuar” (Kartezi)

“Kur mendoj për të gjithë librat që më mbeten ende për të lexuar, kam bindjen se jam ende i lumtur” (Zhyl Renar)

“Vetëm në libra mund të ndryshohet jeta. Vetëm aty mund të fshish gjithçka me një të rënë të lapsit. Të zhdukësh peshën e gjërave. Të fshish ligësitë meskine, dhe në fund të një fraze të gjendesh papritur në fund të botës” (Gregor Delakur)

“Nuk kam patur asnjëherë ndonjë dhimbje, që një orë leximi të mos ma ketë shëruar” (Sharl Monteskje)

“Librat kanë të njëjtën armiq si njeriu:zjarrin, lagështinë, kohën dhe vetë përmbajtjen e tyre” (Pol Valeri)

“Nuk ka libra moralë apo imoralë. Ka librat të shkruar mirë ose keq” (Oskar Uajlld)

“Librat më të mire, janë pikërisht ata që thonë atë që tashmë e dimë” (Xhorxh Oruell)

“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke” (Jorge Luis Borges)

“Të gjithë e dimë se ndoshta rrethanat në të cilat lexohet një libër, janë po aq të rëndësishme sa vetë libri” (Nik Hornbi)

Gjiganti italian pas Williams

0

Sulmuesi i talentuar, Inaki Williams po kalon muajt e fundit në Athletic Bilbao.

Reprezentuesi spanjoll pritet të largohet në verë nga klubi bask pasi pas tij janë vënë shumë skuadra të mëdha.

Së fundmi garës iu është bashkuar edhe gjiganti italian Juventus që po e dëshiron transferimin e Williams.

22-vjeçari shihet si njëri ndër sulmuesit me të ardhmen më të ndritur dhe ‘Zonja e Vjetër’ kërkon transferimin e tij.

Ai ka një klauzolë të lartë largimi prej 50 milionë eurove, ndërsa Juventus është e gatshme ta thyej atë.

Për sulmuesi këmbëshpejtë interesim të madh ka shfaqur edhe skuadra e madhe angleze Liverpool.

Përveç ‘The Reds’ dhe ‘Zonjës së Vjetër’, Williams është një dëshirë e madhe edhe e Borussia Dortmund që e shohin si pasardhës të Aubameyang.

Wenger në verë te gjiganti evropian

0

E ardhmja e Arsene Wenger te Arsenal është duke vazhduar të vihet në pikëpyetje.

Ish-ylli i The Gunners, Paul Merson ka thënë se francezi do të kthehet në vendin e tij të lindjes këtë verë – te Paris Saint-Germain.

Pas 20 vjetësh qëndrimi në krye të këtij klubi, thirrjet për ndryshim po rriten në veri të Londrës.

“Mënyra që e aplikon e bën atë të ketë reputacion në gjithë botën. Ai njeh çdo futboll në glob”.

“Mendoj se nëse PSG nuk e fiton Champions League dhe mënyrën me të cilën po luan Monaco ata vështirë e kanë ta fitojnë edhe kampionatin”.

“Kështu, mendoj se Wenger do të jetë menaxher i PSG sezonin e ri”, ka thënë Merson.

VV në Prizren, takim mobilizues me qytetarë të fshatit Arbanas

0

Sot Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren, organizoi tubim me qytetarë në fshatin Arbanas.

Në këtë tubim morën pjesë Arbër Rexhaj, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Prizren dhe Drita Millaku, asambliste.

Arbër Rexhaj foli për situatën aktuale politike. Ai ndër të tjera tha se Lëvizja Vetëvendosje po mobilizohet gjithandej komunës sonë për parandalimin e demarkacionit me Malin e Zi në protestat e ardhshme kundërshtuese.

“Na kanë mbështetur për muri në të gjitha dimensionet e jetës shoqërore, prandaj na duhet Vetëvendosje, jo si subjekt por si alternativë çlirimtare”, tha Rexhaj.

Drita Millaku tha se angazhimi ynë gjithandej në Prizren do të rezultojë me fitore të Lëvizjes Vetëvendosje!

“Puna jonë e përditshme në dobi të qytetarëve do të reflektojë dhe se më nuk kemi rrugë tjetër, ose rrudhjen e territorit ose alternativën tonë përbashkuese për një ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, tha ajo. /PrizrenPress.com/

Image may contain: one or more people and outdoorImage may contain: 1 person, tree, table and outdoor

400 mijë vizitorë çdo vit në kompleksin e familjes Jashari

0

Objekte të shumta të përditshmërisë që nga kamioni lodër i Blerim Jasharit deri të arma e Komandantit Adem Jashari janë ekspozuar në muzeun e Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Prekazi, fshat në Komunën e Skënderajt bëhet adresë e mijëra vizitorëve nga e gjithë bota shqiptare në ditët e para të marsit. Ata vijnë të shohin dhe dëgjojnë historinë e betejës dhe sakrificës së këtij fshati për liri, shkruan kallxo.com

59 viktima përfshirë, gra dhe fëmijë ranë në betejën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 kur forcat serbe e rrethuan fshatin Prekaz duke pasur në shënjestër familjen e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Sot, 18 vite pas, shtëpitë e shkatërruara nga plumbat dhe artileritë e ushtrisë serbe vizitohen çdo vit nga rreth 400 mijë njerëz.

Sipas ciceronit të muzeut i cili është hapur vitin e kaluar, Ilaz Halimi, ka vizitorë nga e gjithë bota që interesohen për historinë e kësaj familje.

“Muzeu është muze lokal, kryesisht i Jasharajve dhe janë gjëra personale të familjes Jashari dhe pjesëtarëve të tjerë të lagjes Jasharaj si vegla pune, enë të ndryshme ushqimi, kemi armë, fotografi të dëshmorëve. Kemi vizitorë nga gjithë Evropa, Amerika e Veriut, nga Azia dhe rrallë edhe nga Afrika”, përshkruan Halimi.

Në këtë kompleks ku gjenden varrezat e dëshmorëve dhe shtëpitë e Jasharajve gjenden akoma eksponate që sipas ciceronit mbeten të mblidhen në të ardhmen në një muze më të madh.

Nëse vizitoni këtë kompleks, ciceroni do t’ju tregojë edhe për historinë e vajzës të vetme që mbijetoi në këtë beteje, Besarta Jashari, e cila u fsheh në maxhe (vend për ruajtjen e miellit), e cila është e ekspozuar në muze.

“Besarta ka qenë në një maxhe dhe kur futen forcat serbe më 7 mars pasi përfundon beteja, futet grupi i parë dhe Besarta shtrihet si e vdekur, kur futet grupi i dytë për mi tërhek kufomat e gjen Besartën të gjallë, e kapin për dore dhe e kanë afruar të secila kufomë… Kur e pyesin për Adem Jasharin se kush është ky ajo i gënjen , i thotë se është daja”, tregon Halimi.

Megjithë madhështinë dhe historinë që e bart ky kompleks ai ka filluar të shkatërrohet në mungesë të konservimit që pritet të bëhet me ndarje të buxhetit nga Qeveria e Kosovës./kallxo.com/

“Buzëqesh” Zidane, rikuperon yllin e skuadrës ndaj Napolit

0

Lajme fantastike nga Spanja për Zinedine Zidane. Cristiano Ronaldo është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për transfertën ndaj Napolit në Champions League.

Sulmuesi portugez është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, teksa do të jetë nga minuta e parë në “Sao Paolo”, raporton Albeu.

Në këtë mënyrë për Hysajn me shumë do të jetë edhe më e vështirë përmbysja e rezultatin me dy gola avantazh.

City është përmirësuar, në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më i fortë

0

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në prag të përballjes me Sunderlandin, thotë se skuadra e tij është përmirësuar në muajit e fundit.

Tekniku spanjoll, i cili në sezonin e parë në krye të ‘qytetarëve’, mendon se City sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më i fortë.

“Nuk e di, por unë jam goxha i sigurt se ne tani jemi më të mirë, sepse ne jemi së bashku për shtatë ose tetë, dhe unë mendoj se sezonin e ardhshëm ne do të jemi edhe më të mirë”.

“Që nga fillimi kam qenë i lumtur që punojë më ta, sepse këta lojtarë dhanë gjithçka. Këta janë djem të mirë dhe japin më të mirën”, ka theksuar Guardiola.