MASHT-i ka korrigjuar tekste që nuk do të kenë përdorim në shkolla

Jo vetëm që nuk do të kenë përdorim afatgjatë, por edhe korrigjimi i bërë nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, nuk ka arritur t’i evitojë mangësitë përmbajtesore në librat shkollorë.

Gjatë auditimit të procesit të rishikimit të teksteve shkollore, ZAP-i ka vërejtur se ndërhyrjet kanë qenë kryesisht teknike, shkruan sot Koha Ditore.Shkaku i ndryshimeve të pakta që janë bërë në tekste, si dhe fakti se përmirësimet e bëra në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore, vendimi i MASHT-it që të ribotojë të gjitha tekstet shkollore për vitin 2016-17 është cilësuar i nxituar nga ZAP-i.

Kostoja e ribotimit ka qenë afro 7 milionë euro.MASHT-i pas presionit publik vitin e kaluar ka themeluar një këshill për rishikimin e teksteve shkollore, por të cilat tekste nuk mund të përdoren, meqë në vitin shkollor 2017-2018, do të nisë zbatimi i kurrikulës së re.

Në raport thuhet se ka ende stoqe me tekste të vjetra dhe se nuk është analizuar se cilat tekste kanë pasur nevojë të ribotohen.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit