24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 6015

Drejt zgjedhjeve të reja, me telashet e vjetra

0

Pavarësisht që sistemi aktual zgjedhor vazhdon të jetë lehtësisht i manipulueshëm, me shumë hapësira të përshtatshme të boshllëkut ligjor për trafikim, shitje dhe blerje të votës, edhe pse po kalojnë dy vjet të kësaj legjislature, nuk ka një vullnet politik të inicimit të reformës së thellë as nga pozita dhe as nga opozita. Derisa partitë politike në pushtet po qëndrojnë komode me fuqinë e numrave që kanë, opozita parlamentare po kërkon zgjedhje të reja të parakohshme, por në fokus nuk e ka edhe inicimin paraprak të reformës së thellë zgjedhore, për të pasur një sistem më të qëndrueshëm dhe të pamanipulueshëm zgjedhor. Për opozitën e ndarë në dy pole, blloku AAK-Nisma dhe lëvizja ‘VETËVENDOSJE’, shumë më me interes është shkapja e shtetit nga kjo klasë politike, që po merr vendime të dëmshme në interes të vendit sesa inicimi i reformës zgjedhore, një proces të cilin qëllimisht e kanë dështuar subjektet e mëdha politike LDK dhe PDK në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës. “Reforma për Ligjin zgjedhor është dashur të bëhet para 5 vjetëve, mirëpo PDK-ja dhe LDK-ja, edhe pse kanë pasur një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombë- tar për reformën zgjedhore, në kohën kur e bënë presidente Atifete Jahjagen, çështjen e reformës zgjedhore e dështuan, nuk e vazhduan për arsye që të dy subjekteve të mëdha politike u konvenon akoma anarkia zgjedhore”, theksoi deputet i Nismës, Zafir Berisha.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se reforma zgjedhore po mbetet në harresë nga të gjithë taborët politikë, sepse reforma e mirë- filltë që garanton përfaqësim të vërtetë të vullnetit qytetar në institucione, me vota të pastra të patrafikuara pothuajse nuk i konvenon as pozitës dhe as opozitës. Sipas prof. Kelmendit, çështja e sistemit zgjedhor në Kosovë është vendosur nga subjektet relevante politike asisoj, me qëllim që të krijohet një gjendje, e cila fillimisht mundëson udhëheqjen e çdo subjekti veç e veç politik, por edhe në raport me të tjerët, në mënyrë që të përzgjidhen njerëzit e përcaktuar nga vetë subjektet edhe në Parlament.

“Zgjedhja e një kandidati nuk është adekuate dhe e mundshme, sepse detyrimisht një votues duhet të votojë pesë veta në një listë zgjedhore. Me këtë lloj sistemi, me formën e tanishme caktohet tërësisht fitorja e subjektit politik dhe fitorja e këtij apo atij kandidati për deputet. Kjo është arsyeja kryesore pse subjektet politike nuk janë të interesuara për të shkuar në ndërtimin e një reforme të re zgjedhore, e ku një votues do të votonte vetëm një kandidat, apo që të shkohet më tutje në forcimin e demokracisë përfaqësuese, në krijimin e zonave zgjedhore”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Partitë hezitojnë të bëjnë ndryshime Sipas Kelmendit, vetë reformimi i sistemit zgjedhor në mënyrë indirekte do të ndikonte në reformimin dhe ristrukturimin kualitativ të partive politike, prandaj kjo qasje e re nuk u konvenon liderëve aktualë, që kanë marrë pozita autoritare nëpër parti dhe nuk duan ndryshime. “Reformimi i sistemit zgjedhor do të pamundësonte udhëheqjen e partive politike, që si deputetë të zgjidhen kandidatët që partia i imponon dhe i dëshiron. Kjo për faktin se me sistemin një votë – një kandidat nuk ka mundësi të manovrimi me grupe e grupacuione, apo me zona elektorale, nuk ka mundësi që kandidatët të jenë kandidatë në disa zona, veç në një zonë, e kësisoj edhe manovrimet dhe manipulimet do të mungonin dhe do të pamundësoheshin në maksimumin e mundshëm”, tha prof. Kelmendi. Mirëpo, e keqja dhe manipulimi do të vazhdojë, derisa subjektet politike nuk kanë vullnet ta ndërrojnë sistemin. “Me formën e tashme, fillimisht krijohet grupi. Ai votohet, sepse partia qëndron pas grupeve të veçanta, duke planifikuar prioritetet e grupeve dhe të kandidateve. Të tjerët janë vetëm për rregull të strukturës në Listën zgjedhore. Pikërisht kjo formë e manipulimit të partisë me deputetë, me reformë do të luftohet. Prandaj, edhe nuk po punohet në reformë”, ka pohuar njohësi i mirë i kësaj fushe prof. Muhamet Kelmendi/kosova sot/

Jennifer Lopez: E urreja trupin tim!

0

Format e saj janë zilia e femrave në mbarë botën, por Jennifer Lopez ka zbuluar në një intervistë të fundit se e urrente trupin e saj dhe donte të kishte fizikun e femrave të tjera.

“Mendoja se nuk isha elegante sa duhej. Doja të kisha format trupore të të tjerave dhe e urreja fizikun tim”, tha JLo për revistën britanike “Dare”.

Por, që nga ajo kohë, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka mësuar të dashurojë veten dhe i fton edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Të ndihesh e bukur është një sjellje dhe të gjithë duhet të kërkojmë të bukurën te vetja. Nuk duhet të krahasohemi kurrë me të tjerët”, theksoi Jennifer Lopez.

Lopez14a Jennifer Lopez-te pasmet J.Lopez10-6 JenniferLopez-I loh ya Papi

Sigurohet Qendra Historike në Prizren (Video)

0

Dy javë pasi humbi jetën vogëlushja tre vjeçare Xheneta Gashi, autoritetet tashmë kanë filluar të ndërmarrin masa që dicka e tillë mos të përsëritet më.

Ministria e Kulturës ka ndarë 50 mijë euro për të parandaluar shembjen e objekteve të vjetra në Prizren, njofton Klan Kosova.

Megjithatë për prizrenasit këto mjete janë të vonuara dhe të pamjaftueshme.

Festa e Muzikës shënohet në Kosovë

0

Festa e Muzikës e cila rëndom mbahet në mbarë botën, tashmë kjo festë po shënohet edhe në Kosovë, madje është një festë që ka marrë rrugën për tu bërë një festë tradicionale. Ky edicion do të ketë muzikë të larmishme dhe promovim të artistëve të rijnë në veçanti.

Projekti vjen si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me Ambasadën Franceze, Culture for All, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Filarmoninë e Kosovës. Të pranishëm në konferencën e mbajtur në mëngjesin e së hënës ishin të gjithë përfaqësuesit nga institucionet përkatëse të cilët shpalosën këtë bashkëpunim dhe programin i cili do të prezantohet gjatë ditës së nesërme.

Konferencën e hapi drejtoresha e kulturës, Saranda Bogujevci e cila tha që ‘Festa e Muzikës’ ka filluar të bëhet traditë në kryeqytet dhe që ky është viti i tretë që organizohet në një formë më të gjerë.

“Ky festival është duke u bërë tradicional në Prishtinë. Njëra prej arsyeve që ka filluar të organizohet festa e muzikës është që të promovohen te rinjtë dhe muzika e tyre” tha fillimisht Bogujevci.

Ndërsa ambasadorja franceze, Lise Moutoumalaya, u shpreh të ndjehet shumë e lumtur që me një bashkëpunim të ndërsjellë kanë arritur të organizojnë këtë festë.

“Festa e Muzikës është themeluar 35-së vite më parë, është ngjarje speciale, sepse flitet vetëm për muzikën dhe të gjithë provojnë të bëjnë muzikë. Kjo festë festohet në tërë botën dhe jam shumë e lumtur që Kosova është pjesë e kësaj ngjarje mbarëbotërore” tha ndër të tjera Moutoumalaya.

‘Festa e Muzikës’ vjen me një program të ngjeshur gjatë tërë ditës së 21 qershorit. Ky program do të fillojë nga ora 10:00, ku do të ketë performancë nga një grup i fëmijëve nga Aleanca Franceze, gjithashtu do të performojë edhe kori i fëmijëve në krye më këngëtaren Rina Bilurdagu. Programi vazhdon tutje në orën 11:00 deri në orën 14:30 me bende të reja të cilat do të provojnë muzikën e tyre. Nga ora 17:00 do të jetë performanca “Piteri dhe Ujku” e cila vjen nga Filarmonia e Kosovës. Pas një pauze, programi vazhdon me ‘Kampionati Sintor’ i cili do të sjellë artistë shumë të njohur francez dhe ky projekt vjen i bashkëfinancuar nga Aleanca Franceze dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërsa, Dominique Thiange nga ‘Culture for All’ të cilët në bashkëpunim me Filarmoninë do të sjellin shfaqjen “Piteri dhe Ujku” tha që është shumë e lumtur për këtë bashkëpunim dhe sidomos për fatin e madh që kanë një dirigjente me nam si Nathalie Marin.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari foli më gjerësisht për këtë vepër të cilën e vlerësoi si shumë interesante dhe të veçantë dhe tregoi që krahas muzikës vepra do të shoqërohet edhe nga narratorja, Dardana Mehmeti.

”“Piteri dhe Ujku” është një përrallë muzikore që është një vepër për orkestër simfonike dhe në Kosovë vjen premierë në 80-të vjetorin e krijimit të saj. Qëllimi i këtij aktiviteti muzikor dhe kësaj vepre muzikore është kultivimi i shijes muzikore për fëmijë dhe për të rinjtë. Kjo është menduar që përmes përrallës, fëmijëve të ju ofrohet muzika klasike” tha Jashari.

Në këtë edicion të festës së muzikës do të marrë pjesë edhe “Kampionati Sintor” për të cilin projekt foli kompozitori dhe pianisti, Liburn Jupolli, përfaqësues nga shoqata KSMT.

“Ne si shoqatë relativisht e re kemi organizuar projektin “Kampionati Sintor”, ne kemi filluar me këtë ide duke dashur të kemi një platformë ku t’i lidhim muzicientë të moshave të ndryshme, pa dallim nga zhanret muzikore. “Kampionati Sintor” është emër simbol i gjithë muzikës që është bërë me instrumentin muzikor, sint që nga vitet e 30-ta. Për këtë festë ne do të sjellim dy muzicientë shumë të mirë nga Parisi” pohoi Jupolli.

Krejt për fund drejtoresha e kulturës, Saranda Bogujevci, bëri thirrje për të gjithë që t’i bashkëngjiten sa më shumë këtij aktiviteti i cili do të sjellë shumë muzikë si nga vendi ashtu edhe nga bota. “Festa e Muzikës” do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 10:00 e për të vazhduar gjatë tërë ditës. /KultPlus.com

Haxhi Avdyli: Fatin e Nexhat Çoçajt, do të ketë edhe Ramadan Muja

0

Kryetari i LDK-së në Prizreni Haxhi Avdyli shpreson se fatin e drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçajt, do të ketë edhe kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

“Tani është koha vërtetimit të dënimit të Ramadan Mujës dhe ikjes së tij në menyrë që ky qytet të merr frymë lirshëm nga pushtetarët e korruptuar”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, Prizreni është katandisur nga qeverisja e PDK-së.

“Dënimi dhe ikja nga pozitat udhëheqëse të pushtetarëve të korruptuar është fitore e drejtësisë, dhe shtetit ligjor”.

“Korrupsioni, afera të keqpërdorimit e keqqeverisjes ishin sinonimi i pushtetit komunal. Ky dënim vërtetoi denoncimet drejta të shumë njerëzve të vullnetit te mirë”/PrizrenPress.com/

Çoçaj paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit

0

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Unë siç kam thënë çdo herë se kam besim në drejtësi, do ta shfrytëzoj të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit me bindjen shumë të plotë se nuk kam bërë asnjë shkelje dhe besoj, përsëri po e them që me ankesën time të paraqitur të realitetit çfarë edhe në të vërtetë ka qenë”, tha Çoçaj./Kallxo.com/

Jacqui, modelja që po rrezikon jetën për të qenë seksi

0

Të bëj selfie është njësoj si të marr frymë. Kështu e shpjegon fiksimin e saj pas selfieve modelja Jacqui Ryland, e cila rrëfen se nuk mund të rrijë asnjë moment pa bërë fotografi.

“Bëj pothuajse 100 selfie në ditë në kërkim të fotografive perfekte”, shprehet ajo për Daily Mail.

Por obsesioni pas selfie-ve bëri që ajo të fiskohej edhe pas trupit të saj. Në një intervistë për Channel 5, 29-vjeçarja Jacqui Ryland nga Worcester, nënë e 3 fëmijëvea ka treguar se përdor hormone HGH(Human Growth Hormone), për të mbajtur trupin në formë.

Ky lloj hormoni është një lloj droge i klasit C, por pavarësisht rreziqeve që mund të sjellë, Ryland thotë se nuk bën dot pa të.

“Një efekt anësor i kësaj droge është zmadhimi i zemrës, çka mund të jetë e rrezikshme. Ose kur në trup ka një qelizë kancerogjene, ato do të shumohen shumë shpejt”, thotë ajo duke shtuar se kur nuk e ka marrë atë ka shtuar peshë, është ndjerë e lodhur dhe më pak pozitive.

Ryland ka rrëfyer se vendosi të përdor këtë lloj substance kur pa se në palestër nuk po arrinte rezultatet që dëshironte.

Ndërsa kur bëhet fjalë për kirurgjinë plastike, ajo shprehet totalisht kundër. Në fakt në moshën 17-vjeçare modelja thotë se ka bërë gjoksin operacion, por për pak rrezikoi jetën kur botoksi i shpërtheu.

“Nëse në moshën 17 vjeçare do ta dija atë që di tani, nuk do ta kisha bërë atë operacion”, është shprehur ajo.

Në fund, modelja seksi ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë që vajzat e e saj të ndiqnin të njëjtin shembull, por pranon se tashmë ajo nuk mund të heq dorë nga zakoni i saj i vjetër.

Zafir Berisha komenton dënimin e Nexhat Çoçajt

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka komentuar dënimin me burg të drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj.

“Pak janë 3 vjet burg”, thotë ai.

“Ndoshta për taksat e qytetarëve që i ka keqpërdor, mirëpo është dashtë edhe 10 vjet burg për njollosje të komandat “Petritit” dhe vlerave të UCK-së”.

“Të gjithë ata që kanë përfituar dhe përfitojnë në emër të luftës së lavdishme të UCK-së do t’i pret dënimi herët a vonë”. /PrizrenPress.com/

Nexhat Çoçaj dënohet me 3 vjet burgim

0

Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në akuzat për keqpërdorim.
Me vendim të gjykatës, Çoçaj është dënuar me tre vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj ndërsa i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.

Çoçaj që akuzohet se keqpërdori parfatë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Rmezi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012./Kallxo.com/

Plaku nga Himara puthi në buzë të miturën, dënohet 3 vjet e 4 muaj burgim

0

Përfundon në burg 72-vjeçari, Marko Guma, i cili u filmua në janar të këtij viti duke ngacmuar seksualisht një të mitur në supermarket.

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e tij pasi Gjykata e ka shpallur fajtor për veprën penale “Veprime të turpshme me të mitur”, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

“Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e policisë së Vlorës në banesën e tij në Himarë, pasi më datë 14.01.2016, në ambientet e “Market – Prifti” Himarë, ky shtetas ka kryer veprime të turpshme kundrejt shtetases së mitur M.Th., 12 vjeç, banuese në Himarë, vepër penale kjo për të cilën Guma është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg” informon policia.

Gjithçka ka ndodhur ndërsa e mitura kishte shkuar për të blerë diçka në supermarket.

Ndërsa ka qenë pranë një rafti i është afruar i moshuari dhe pasi e ka kapur nga dora ka kryer veprime të turpshme me të miturën, e cila ka mbetur e shtangur.

Pasi ka nxjerrë diçka nga xhepi, që duken si para dhe ja ka dhënë vajzës, 72-vjeçari e ka puthur për herë të dytë, e më pas e mitura e shokuar largohet.

E gjithë skena ishte parë përmes kamerave të sigurisë nga shitësja e marketit, e cila ka nisur të debatojë me të moshuarin dhe ka njoftuar policinë që bëri më pas arrestimin e tij.

Guma ishte lënë në “arrest shtëpie”.