Haxhi Avdyli: Kadri Veseli po përgatitet për grabitjen e votave në Prizren

Kryetari i LDK-së Haxhi Avdyli thotë  se PDK-ja po përgatitet që të ‘grabisë’ votën e qytetarëve me mashtrime të vjetra. Sipas tij, ky subjekt politik, deri më tash ka anashkaluar Prizrenin.

“Prizreni u anashkalua nga PDK-ja në këto vitet s ishin në pushtet. Premtimet e tyre ishin sa për të grabitur votën. E njëjta grabitje po tentohet të bëhet edhe sivjet”, tha Avdyli, shkruan PrizrenPress.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se nëse e fiton besimin e qytetarëve të Kosovës, dy ministri të Qeverisë së Kosovës, do t’i bartë në Prizren. Ai, ka premtuar se Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, do të transferohen nga Prishtina në Prizren.

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli tha se PDK-ja ka mundur të realizojë këto premtime.

“ Natyrshëm lind pyetja kush i ndalojë që t’i realizojnë këto premtime për gjithë ato vite në pushtet?”.

“Pse nuk u realizua asnjë investim serioz, e as nuk u funksionalizuar deri më tash Parku i Biznesit ?”, pyet Avdyli.

Avdyli tha se qytetarët e Prizrenit, sivjet nuk do të mashtrohen nga premtimet e PDK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit