Home Blog Page 6015

DASH: Të gjitha partitë në Shqipëri në zgjedhje

0

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Shannon, thuhet në deklaratë, theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky është reagimi më i fortë deri tani që vjen nga administrata Trump. / Top Channel

Një polic i vrarë në sulmin në Paris, Shteti Islamik merr përgjegjësinë

0

Autoritetet e rendit në Paris thanë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat në bulevardin Champs-Elysees.

Një sulmues po ashtu u vra nga policia, mbrëmjen e së enjtes.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se është i bindur se sulmi “është i lidhur me terrorizmin”.

Grupi militant Shteti Islamik tha se një prej “luftëtarëve” të tij ka kryer sulmin, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton REL.

“Ekzekutuesi i sulmit në zonën Champs-Elysees, në qendër të Parisit, është Abu Jusuf al-Beljiki dhe ai është një luftëtar i Shtetit Islamik”, tha agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me grupin ekstremist.

Prokurori i Parisit, Francois Molins, më vonë tha se “identiteti i sulmuesit është i njohur dhe është verifikuar”.

“Nuk do ta zbuloj atë, sepse hetimet dhe bastisjet tashmë janë duke u zhvilluar”, tha Molins.

Pamjet televizive tregojnë makina të policisë dhe helikopterë mbi bulevardin Champs-Elysees.

Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të shmangin zonën ku ndodhi sulmi, ndërsa nisën hetimet anti-terrorizëm.

Autoritetet po ashtu thanë se kanë nisur kërkimet në shtëpinë e sulmuesit të vrarë në lindje të Parisit, i cili ishte i njohur për shërbimet e sigurisë.

“Oficerët u sulmuan qëllimisht”, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, për kanalin e lajmeve BFMTV.

Mijëra trupa dhe policë të armatosur janë vendosur nëpër pikat kryesore turistike, si bulevardi Champs Elysees dhe caqet e tjera potenciale si ndërtesat qeveritare dhe lokacionet fetare.

Trump: “Duket si një tjetër sulm terrorist”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi dhe tha se është “e tmerrshme” ajo që po ndodh në botë.

“Para së gjithash, ngushëllime për popullin e Francës. Po ndodh sërish. Është një gjë e tmerrshme. Është një gjë shumë e tmerrshme ajo çfarë po ndodh në botë sot. Duket si një tjetër sulm terrorist. Çfarë mund të thuash? Thjesht, nuk përfundon kurrë. Duhet të jemi të fortë, duhet të jemi vigjilentë dhe e kam thënë këtë për kohë të gjatë”, tha Trump.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të sulmeve terroriste në territorin e saj, të cilat, qysh në vitin 2015, kanë lënë të vrarë mbi 230 njerëz.

Të shtënat, të enjten mbrëma, ndodhën në të njëjtën ditë kur kandidatët për president të Francës bënë apelet e fundit te votuesit.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet të dielën.

Këta janë kandidatët për Topin e Artë

0

Portali spanjoll, Fichajes.net ka analizuar aktuale rreth luftës për Topin e Artë 2017

Sipas Fichajes.net, Cristiano Ronaldo mbetet sërish pretendent kryesor për ta fituar Topin e Artë 2017

“Historia e titujve për Topin e Artë tregojnë se gara kolektive dhe golat ndikojnë në çmimin”, shkruan sichajes.net, përcjell Express.

Sipas Fichajes.net, eliminimi i Barcelonës në garat evropiane në mënyrë drastike zvogëlon mundësitë e Leo Messi, Neymar dhe Luis Suárez në triumfin për Topin e Artë.

Kështu, kandidat kryesor për ta fituar këtë çmim do të jenë: Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Paulo Dybala dhe Kylian Mbappé.

Ja kur hidhet shorti i Europa League

0

Ajaxi, Manchester Unitedi, Celta Vigo dhe Lyoni janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League.

Shorti i Europa League do të hidhet të premten (sot) nga ora 12:00, menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve.

Sot, hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

0

Shorti i gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës

Real Madrid, Juventus, Atletico Madrid e Monaco janë katër skuadrat gjysmëfinaliste Ligën e Kampionëve.

UEFA ka bërë të ditur orarin për shortin e fazës së ardhshme të garës.

Çiftet do të caktohen të sot nga ora 12:00.

Lubinja e Epërme, fshati i bukurisë së rrallë

0

Fshati Lubinjë e Epërme e komunës së Prizrenit ka një pamje magjepsëse. Njerëzit e quajnë me epitete të ndryshme, si fshati i intelektualëve apo si fshati i ustallarëve. Ky fshat shquhet për ajër të pastër dhe njerëzit kanë një dashuri të madhe për të jetuar aty.

“Po nuk jetove në Lubinjë atëherë shko në Evropë”, thonë banorët e këtushëm. Sipas tyre, vetëm ndonjë fshat në Evropë mund ta zëvendësojë këtë fshat që shquhet për bukuri të rrallë. Refik Kasi shprehet për gazetën se ky fshat ka një traditë karakteristike për ritin e synetisë. Shton se banorët një herë në pesë vjet, sidomos kurbetçinjtë organizojnë një herë në pesë vjet ritin e synetisë për djemtë e vegjël të këtij fshati.

“Ky rit organizohet nga i gjithë fshati Lubinjë e Epërme dhe ajo e Poshtme. Mblidhen tupanë e surle dhe kjo dasmë e përbashkët bëhet si një traditë e lashtë”, tregon ai.

Mjedrat kualitative

Refik Kasi nga Lubinja tregon se tashmë në këtë fshat janë 3300 banorë dhe shumica e kësaj ane fshatin e njohin si fshat të intelektualëve. Ai shton se këtë fshat e dallon kultivimi i mjedrës kualitative dhe me këtë merren 200 banorë të sigurojnë paga mesatare nga kultivimi i mjedrës.”Janë mbi 60 familje që tashmë kultivojnë mjedrën”, shprehet Kasi. Ai thotë se dikur ky fshat ishte fshat i mjeshtërve të njohur të kësaj ane dhe në gjithë Kosovën, sepse ishin zanatlinj të punimit me gurë. Në Evropë, sipas tij, jetojnë diku mbi 1200 banorë, prandaj edhe ky fshat është mjaft i pasur. Kurse deputetja Emilia Rexhepi për “Kosova Sot” tregon se fshati Lubinjë e Epërme dallohet për intelektualë të mëdhenj dhe thotë se ky fshat meriton statusin e komunës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Simboli i qiellit në fytyrën e nuseve

Në mesin e shumë traditave, sipas Emelia Rexhepit, është edhe tradita e përgatitjes së nuses që fillon me lyerjen e fytyrës me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vijat me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol i qiellit.

“Tre rrathët e artë që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet linjave të arta. Pikturimi i fytyrës së nuseve është traditë e lashtë e trashëguar deri në ditët e sotme në fshatin Lubinjë e Poshtme të Rajonit të Luginës së Lumëbardhit. Sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes pasi që vetëm një grua 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja, sipas traditave të tyre”, tregon ajo.

“Këto linja simbolizojnë rrugët të cilat njeriu i kalon gjatë jetës së vet. Rrathët e brendshëm të kuq janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur”, tregon Emilia Rexhepi. Ajo tregon se tradita e mjeshtërve të gurit është më e njohura për këtë fshat. Sipas saj, mjeshtrit e Lubinjës kanë ndërtuar me gurë shumë vende në Kosovë. Ajo lavdëron gratë që dinë të mbledhin sidomos qumështin e nga qumështi pastaj bëjnë prodhime të shëndetshme.

(Kosova Sot)

Përurime për efekte elektorale

0

Një mori përurimesh dhe gurthemelesh janë bërë këtë muaj në komunën e Prizrenit. Por, tri subjektet opozitare, LDK-ja, VV-ja dhe Nisma për Kosovën, thonë se ato po bëhen për efekte elektorale. Haxhi Avdyli, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, u shpreh se ka projekte të mëdha që zvarriten me vite, kurse inaugurohen të reja.

“Kjo tregon se Komuna e Prizrenit punon në stihi dhe veç për fushatë e më pak për interesin e qytetarëve. Projektet madhore, si shkolla, shtëpi kulturë, e transitet kanë mbetur në gjysmë për shkak të papërgjegjësisë së Komunës e në anën tjetër bëhen shtrime rrugicash e trotuaresh sa për qëllime elektorale”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Projekte të papërfunduara

Pronari i restorantit familjar, Besim Shkreli, është shprehur për gazetën se në këtë sezon po u shkaktojnë dëme bizneseve të tyre, lokaleve që po e bëjnë për të mirën e tyre dhe kërkojmë ndjesë edhe nga qytetarët që po pengohen të lëvizin lirshëm në shesh”, tha Ajmeti për gazetën. Artan Abrashi, nga VV-ja, Qendra në Prizren, mendon se pushtetit të zhytur nga skandale nuk i mbetet asgjë tjetër veçse t’i mbulojë ato me nisje të projekteve të reja. Sipas tij, projekte të nisura, jo projekte të përfunduara. Kryetari i Degës së Nismës për Kosovën, Dega në Prizren, Zafir Berisha, shprehet se projektet e proklamura janë në vazhdën e tentimit për të mashtruar qytetarin e Prizrenit.

Pushteti mohon akuzat

Ymer Berisha, shef i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, për “Kosova Sot” pohon se emërtimet buxhetore të planifikuara për realizim në secilin vit janë votuar në Kuvendin e komunës edhe nga kuvendar të LDK-së, ndaj lidershipi i kësaj partie është mirë që të konsultohet me kuvendarët e subjektit të tij para se të pretendojnë të bëjnë lajm të paqëndrueshëm politikisht e publikisht.

“Komuna vazhdon të ruajë kujdesin maksimal për të gjithë dhe sigurisht se do jetësojmë edhe shumë projekte të reja për qytetarët e Komunës sonë”, pohon ai./Kosova Sot/

Quni e Baxhaku i thonë JO Mustafës për Demarkacionin! Përplasen ashpër Agim Veliu e Hatim Baxhaku!

0

Demarkacioni ka përplasur sot ashpër deputetin e LDK-së Hatim Baxhaku me nënkryetarin e kësaj partie, Agim Veliu. Madje në një moment, ka eskaluar debati ndërmjet tyre.E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në takimin e sotëm të zhvilluar ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetarit Agim Veliu dhe anëtarit të Kryesisë, Arban Abrashi me Kryesinë e Degës së kësaj partie në Prizren.Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic burime jo zyrtare.

Sipas këtyre burimeve, takimi ka zgjatur për rreth tri orë, gjegjësisht nga ora 16 deri në ora 19.

“Ky takim është përcjellur me një debat të ashpër për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Deputetët e LDK-së nga Prizreni, Hatim Baxhaku e Anton Quni kanë mbrojtur para Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së qëndrimin kundër versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi”, ka bërë të ditur ky burim.

Në një moment sipas këtij burimi, ka eskaluar situata ndërmjet Agim Veliut e Hatim Baxhakut.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, mësohet që Veliut në një moment t’i ketë thënë Baxhakut që mos votimi i demarkacionit është tradhti dhe dëmtim jo vetëm personal, por edhe i partisë.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hatim Baxhakut, i cili e kishte goditur ashpër Veliun.

“Ju me qëndrimin pro këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi, jeni duke e shkatërruar LDK-në dhe jeni duke e dëmtuar raportin tonë me votuesit dhe njerëzit e LDK-së”, tregon ky burim jozyrtar i Gazetës Blic.Madje, sipas këtij burimi, në një moment Baxhaku ia kthen Veliut se kjo gjuhë është e papranueshme dhe se nuk flitet kështu.

Në anën tjetër, Anton Quni e ka kundërshtuar ashpër edhe arsyetimin e kryeministrit Isa Mustafa për votimin e versionit aktual të demarkacionit.Quni, sipas burimeve të Gazetës Blic ka theksuar se kjo nuk është mënyra e duhur për parashtrimin e kësaj çështjeje.Sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë takim kryesia e LDK-së në Prizren patën pakënaqësi me zëvendësministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ankesat kishin të bënin me atë që këta nuk kanë punuar fare, dhe se nuk e meritojnë të jenë në ato pozita.

Në anën tjetër, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur vullnet për ta mbështetur degën e partisë në Prizren.Ndërkaq, zyrtarisht Gazeta Blic nuk ka arritur që ta kontaktoj asnjë nga zyrtarët e LDK-së të pranishëm në këtë takim.Ndryshe, kryeministri i vendit, disa herë ka paralajmëruar deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.Madje, ai i ka kërcënuar edhe me përjashtim nga partia.Në anën tjetër, PDK e Kadri Veselit ka paralajmëruar se nëse nuk kalon demarkacioni, zgjedhjet janë të pashmangshme.Si datë e mundshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare është përmendur fundi i majit, ose fillimi i qershorit.

Super-seksi

0

Chrissy Teigen është ndër modelet më të pëlqyera të “Sports Illustrated” dhe arsyeja për këtë është se duket mahnitëse.
Linja atraktive, lëkurë të lëmuar, shikim joshës – janë vetëm disa prej karakteristikave të bukurisë së saj.

Për këtë arsye, edhe në vitin 2017 modelja e ka zbukuruar revistën e famshme Sports Illustrated.

Fotografitë janë realizuar nga në ishullin Sumba, ndërsa kostumet e larjes janë dizajnuar nga Ola Vida.

Ndryshe, Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend me të cilin ka një vajzë njëvjeçare.

Evropa e bashkuar e së nesërmes

0

Shkruan: Noëlle Lenoir

Faktori kryesor që minon BE-në nuk është ekonomik, por është politik

P residenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tronditur aleancën transatlantike që prej kohësh dukej e palëkundshme. Në një intervistë të dhënë në janar, ai e cilësoi NATO-n si “të dobët” dhe BE-në si një “mjet për Gjermaninë”. BE-ja së shpejti do të bjerë në kolaps, parashikoi ai, me një numër vendesh që do të ndjekin pas Britaninë. SHBA-ja, sugjeron ai, do të jetë dakord me këtë skenar. Me Trump-in, bota po mësohet tashmë me deklarata tronditëse dhe tërheqje të paturpshme. Por, qëndrimi i tij ndaj Evropës është me të vërtetë shqetësues. Nga mbështetja e tij entuziaste për Brexit te shprehja e mosbesimit ndaj kancelares Angela Merkel, udhëheqëses së vendit më të rëndë- sishëm në Evropë, të gjitha këto duket se kanë për synim të dobësojnë BE-në në një moment kritik në histori. Trump nuk është i vetëm në administratën e tij që do të kënaqet nga shpërbërja e BE-së: strategu kryesor i tij, Stephen Bannon, përqafon partitë etnike-nacionaliste – të tilla si Fronti Nacional i Marine Le Pen në Francë, – e cila kërkon ta shkatërrojë BE-në. Ai që raportohet se është preferenca e Trump-it për postin e ambasadorit në BE, Ted Malloch, i ka thënë një televizioni grek se beson që Greqia duhej të kishte dalë nga eurozona katër vjet më parë.

Populistët dalin në skenë

Por, edhe më shqetësues sesa dyshimet që ka administrata e SHBA-së, është rritja e mosbesimit të vetë udhëheqësve të BE-së. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, për shembull, nxiton të flasë publikisht rreth përçarjeve të thella mes vendeve anëtare mbi Brexit dhe pyetjeve të tilla nëse “hungarezët dhe polakët duan të njëjtat gjëra si gjermanët e francezët”. Në nivel kombëtar, mungesa e vullnetit politik ka sjellë një gatishmëri për përdorimin e referendumeve, të tilla si plebishitet në Francë dhe Holandë mbi traktatin që themelonte Kushtetutën e Evropës më 2005, votës në Holandë mbi Marrëveshjen e asociimit mes BE-së dhe Ukrainës prillin e kaluar dhe referendumin Brexit tri muaj më vonë. Në çdo rast, votuesit thanë “jo” – rezultate për të cilat mund të konsiderohen fajtorë veçanërisht udhëheqësit kombëtarë, si ata të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë vesin t’ia hedhin fajin BE-së për çdo problem të brendshëm. Në të vërtetë, mendjengushtësia e udhëheqësve të Evropës është një arsye e madhe se pse BE-ja po dështon të ruajë mbështetjen e gjerë në publik. Mungesa e vizionit historik mes gjeneratës aktuale të udhëheqësve politikë minon ndjenjën e qëllimeve të përbashkëta, për të cilën qytetarët e BE-së kanë nevojë në mënyrë që të besojnë se i përkasin të njëjtës shoqëri, pavarësisht identiteteve të tyre të ndryshme kombëtare. Kur identiteti kombëtar është i vetmi identitet i disponueshëm, populistët e krahut të djathtë mund të fitojnë mbështetje duke e mbrojtur atë kundër Evropës së “huaj”. Që të jemi të qartë, shumë pretendojnë se pakënaqësitë popullore me BE-në, e për rrjedhojë, ngritja e populizmit të ekstremit të djathtë është një reagim ndaj mungesës së reformave strukturore në eurozonë. Por, ka pasur edhe progres në drejtim të trajtimit të dobësive të Eurozonës. Krijimi i një bashkimi bankar dhe themelimi i “Semestrit Evropian” që synon të fuqizojë koordinimin buxhetor nëpër të gjithë Bashkimin, janë që të dyja hapa në drejtimin e duhur. Por, për shkak se BE-ja nuk është një shtet-komb, zgjidhje të tilla mund të negociohen – një problem ky jo i lehtë për t’u zgjidhur, në kohën kur qytetarët po nxiten kundër bashkimit. Në çdo rast, duket pa gjasa që ngritja e populizmit të ekstremit të djathtë në Evropë vjen me të vërtetë nga dobësitë e Evropës, duke marrë parasysh se ajo lidhet ngushtë me ngritjen e Trump në SHBA. Ajo që kanë të përbashkët SHBA dhe BE, politikisht, është përdorimi i pretendimeve false dhe taktikave të frikësimit për t’i cytur qytetarët të tërhiqen brenda vetes.

BE-ja ka qenë gjithmonë në thelb një projekt politik

Në Francë më 2005, forcat anti-BE pretenduan se ratifikimi i traktatit kushtetues mund të sjellë anulimin e të drejtave për abort si dhe detyrimin e Francës për ndërhyrje ushtarake në Irak. Më 2014, Juncker i tha David Cameron, në atë kohë kryeministër i Britanisë, i cili më vonë nisi referendumin Brexit, që të mos i portretizonte më evropianolindorët si kriminelë. Gjatë fushatës Brexit, Boris Johnson argumentoi se Brexit do të sjellë 350 milionë funte më shumë për javë për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë. Shkurt, faktori kryesor që minon BE-në nuk është ekonomik, por është politik. Në fund të fundit, megjithëse tregu i përbashkët është arritja më e madhe e Evropës, BE-ja ka qenë gjithmonë në thelb një projekt politik. Kjo është arsyeja se pse e ardhmja e Evropës qëndron në ristrukturimin e Eurozonës si një entitet politik, bazuar në bashkëpunim më tërësor. Siç e pati deklaruar në vitin 1950 ministri i Jashtëm i Francës Robert Schuman, “është në thelb solidariteti” themeli i ndërtimit të Evropës. Në një farë mase, armiqësia e Trump-it ndaj Evropës, pa përmendur rritjen e gjuhës luftënxitëse nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mundet në fund ta ndihmojë BE-në, duke demonstruar se anëtarët e saj kanë nevojë shumë për njëri-tjetrin, veçanërisht për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë. Edhe para se Trump të fillonte të denigronte NATO-n, Komisioni Evropian pati publikuar një strategji botërore, në të cilën theksonte se NATO nuk mund të jetë më e vetme përgjegjëse për garantimin e sigurisë së Evropës. Një “mbrojtje më e besueshme evropiane” është e nevojshme. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian ka premtuar Fondin Evropian të Mbrojtjes, i cili mund të fuqizojë kërkimin e përbashkët për mbrojtjen dhe t’i lejojë vendet pjesë- marrëse të reduktojnë kostot përmes blerjes së përbashkët të aseteve ushtarake. Përpjekja nga Franca dhe Gjermania për të themeluar një “seli qendrore të përbashkët dhe të përhershme për forcat ushtarake të BE-së” me detyrë për të mbikëqyrur operacionet e trupave evropiane nëpër botë, është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur. Një politikë e përbashkët sigurie do të jetë me rëndësi thelbësore për të trajtuar sfidat e tjera të mëdha të BE-së, si kriza e migrimit. Vendet evropiane duhet të punojnë bashkërisht për të shkatërruar operacionet e trafikut të qenieve njerëzore dhe për të imponuar sanksione të rënda penale për organizuesit e tyre. Përpjekjet për të kontrolluar migrimin duhet të ndërmerren paralelisht me luftën kundër terrorizmit islamik, për shkak se publiku – në mënyrë të drejtë apo të gabuar – ka mbërritur në pikën kur beson se të dyja çështjet janë të lidhura. Le Pen, anti-BE dhe anti-imigrantë mund të mos jetë në vetvete kandidatja e vetme presidenciale në Francë që i trajton këto shqetësime. Pavarësisht se çfarë thotë Trump nuk është e pashmangshme që Brexit të shkatërrojë Evropën. Përkundrazi, për shumë qytetarë të Evropës – nga Irlanda në Greqi, e madje edhe Hungari dhe Poloni – Brexit qe në vetvete një zile zgjimi. Votuesit evropianë do të testohen edhe një herë në gatishmërinë e tyre për të ruajtur BE-në në zgjedhjet e ardhshme në Holandë, Francë dhe Gjermani. Zgjidhja e tyre është mes një Evrope të pasigurt dhe të prirë nga lufta e së djeshmes, dhe Evropës me besim dhe të bashkuar të së nesërmes.