Home Blog Page 6021

Ndërron jetë veterani i arsimit në Malishevë, Fazli H. Thaçi

0

Pas një sëmundje, ka ndërruar jetë të martën para dite, mësuesi në pension Fazli H. Thaçi, nga Shkarashniku i Malishevës. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Blerimi, ish-drejtor i DKA-së në Malishevë. Veterani i arsimit, pensionisti, Fazli Hamëz Thaçi, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

I lindur më 24 prill 1942, në Shkarashnik, mësuesi Fazli, për më tepër se katër dekada, ka punuar si mësues-mësimdhëns, por edhe si drejtor në disa shkolla tetëvjeçare të komunës së Gllogocit e të Malishevës. Pas shkollimit fillor në Carrallukë të Malishevës, por edhe në Komoran, Fazliu, ka vazhduar shkollimin e mesëm në Normalet e Mësuesisë në Prishtinë e Gjakovë. Me themelimin e Komunës së Malishevës, në vitet e 60-ta, Thaçi ishte emëruar në detyrën e kryetarit të Rinisë. Po gjatë kësaj periudhe, krahas shkollimit në Normale, Fazliu ishte angazhuar edhe në kurset për zhdukjen e analfabetizmit, duke përfshirë gjininë femërore.

Pas përfundimit të Normales, ai e ka filluar punën si mësimdhënës në fshatin Arllat të ish-Gllogocit, tash Drenas, dhe më pas në vitin shkollor 1964/65 vazhdoi punën në shkollën tetëvjeçare në Carrallukë të Malishevës, ku punoi deri në pensionimin e tij në vitin 2007.

Gjatë punës së tij shumëvjeçare në këtë shkollë, ai kishte ushtruar edhe detyrën e drejtorit. Gjatë punës së tij 43-vjeçare në procesin arsimor-edukativ, u dallua me kontributin e tij si mësues i devotshëm për arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave të reja.

Për nder të veprës së mësuesit-veteran Fazli Thaçi, në ambientët e SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë, të martën pas dite u mbajt akademi përkujtimore.
Duke e vlerësuar kontributin e tash të ndjerit, Fazli Thaçi, ish-kolegët e tij mësimdhënës nga SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë, të martën kanë thënë se ai ishte një mësues i dashur dhe i afërt me nxënësit, bashkëpuntor i mirë me kolegët dhe prindërit.

“Ne mësimdhënësit e quanim mësues i mësuesve, këshillat e tij të vazhdueshme na shërbenin si motiv në punën tonë arsimore-edukative”, janë shprehur disa nga kolegët e tij.

Nga puna e tij shumëvjeçare dolën breza të tërë të arsimur në të gjitha profilet.

Përveç punës së tij arsimore, Fazliu ishte shumë i angazhuar edhe në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Po sot, e martë, në orën 17:00, u bë ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Shkarashnik.

Pas vetes, mësuesi veteran, Fazli Thaçi, la një familje të madhe me djem, vajza nipa dhe mbesa.

Kujtojmë se 20 ditë më parë, ndërroi jetë mësuesi, veterani ndër më të moshuarit në komunën e Malishevës, Hazir Morina nga Drenoci.

Jusuf Bytyçi

Didier Chabert, ambasadori i vetëm që vizitoi të dënuarin Ramadan Muja

0

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert është i vetmi ambasador në Kosovë, që ka vizituar kryetarin e dënuar të Prizrenit, Ramadan Mujën.
Chabert dhe Muja, në takimin e përbashkët, kanë biseduar për tema të ndryshme, por që lidhen me interesin e përgjithëshëm të Prizrenit.

“Jam shumë i kënaqur me shumësinë e e temave që kemi biseduar së bashku me kryetarin Muja”, tha Chabert.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, nga viti që është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk është vizituar nga

personalitetet e shteteve të huaja, shkruan PrizrenPress.

“Biseduam për strukturën nacionale dhe fetare në Prizren dhe në fshatrave, për zhvillimin e kulturës multietnike, të arsimit në tri gjuhë”, tha kryetari Muja,

Ai tregoi se ambasadori është interesuar për kthimin e serbëve në Prizren./PrizrenPress.com/

Përkujtohet Ismajl Kryeziu

0

Dëshmori Ismajl Kryeziu, është përkujtuar në 18-vjetorin e rënies.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, e vlerësoi lartë sakrificën e dëshmorit.

“Me pietet kujtojmë jetën dhe veprën e tij”, tha Muja.

Ish – bashkëluftëtari dhe kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi, tha se dëshmori Kryziu deri në ditën e rënies tërë jetën ia kushtojë vendit.

“Një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare”

“Vrasja e tij, na forcoi më shumë drejt idealit çlirimtar”, theksoi ai.

Ndërkaq babai i dëshmorit, Isuf Kryeziu, tha se me krenari e kujton birin e tij.

Ai u shpreh kritik me gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova”

Ismajl Kryeziu ishte zhdukur më 18 prill 1999. Ai, pati ra në një pritë të forcave sërbe.

Dëshmori Ismail Kryeziu ishte veprimtar i shquar i lëvizjeve të ndryshme që vepruan për çlirimin e trojeve shqiptare.
Gjatë viteve 1988-90, ishte i angazhuar në organizimin e protestave qytetare kundër okupimit të Kosovës nga pushtuesi serb.

Ai ishte veprimtar i KMDLNJ-së, një ndër themeluesit e brigadës 125 të UÇK-së, dhe koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut./TVPZ/

Nënshkruhet Kontrata e re Kolektive e Arsimit në Kosovë

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), kanë nënshkruar sot Kontratën e re Kolektive të Arsimit në Kosovë.

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, kjo Kontratë përcakton një partneritet strategjik të MAShT me Sindikatën në të gjitha dimensionet në sektorin e arsimit dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të MAShT që të rregullojë pozitën e mësimdhënësve.
“Kjo Kontratë parasheh obligimet e shtetit të Kosovës, obligimet e të gjitha komunave të Kosovës që të kujdesen që mësimdhënësit të kenë një pozitë adekuate materiale, që ata të stimulohen për të ngritur cilësinë, sepse rruga për ta ngritur cilësinë në arsim shkon përmes mësimdhënësve të përgatitur”, tha Ministri, ndërsa foli edhe për bazën ligjore që po përgatitet dhe po vazhdon të përmirësohet në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim, por edhe avancimin e pozitës së mësimdhënësve.

Ministri Bajrami, po ashtu theksoi se, me Kontratën e re është promovuar edhe një rol aktiv i Sindikatës në politikbërje. “Kontrata ofron një kornizë të gjerë të bashkëpunimit, jo vetëm në misionin klasik të Sindikatës që e ka çdo shtet, por edhe në një rol të ri përtej misionit, pra bëhet partner për stimulimin e mësimdhënësve, për ngritjen në karrierë, për zhvillim profesional dhe për vlerësim të performancës”, tha ministri Bajrami, ndërsa në këtë drejtim theksoi edhe faktin se Sindikata tash e tutje, ndër të tjera, do të monitorojë procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, në mënyrë që të minimizohet ndikimi politik në këtë proces.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, z. Rrahman Jasharaj, theksoi se e veçanta e Kontratës së re në krahasim me kontratën e kaluar është se tani, përveç arsimit parauniversitar, e mbulon edhe arsimin universitar. “Ministri Bajrami dhe MAShT do të na ketë në krah në angazhimet për ngritjen e cilësisë, krahas angazhimeve për ngritjen e mirëqenies së arsimtarëve”, tha ai.

Kontrata e re Kolektive e arsimit në Kosovë përcakton të drejta të posaçme dhe obligimet e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, të drejtat dhe obligimet e punëdhënësit, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve nënshkruese.

Për teleferikun në Kalanë e Prizrenit do të vendosin ekspertët

0

Shkuarja në Kalanë e Prizrenit do të jetë më e lehtë nëse ekspertët thonë se vendosja e një teleferiku nuk do të dëmtojë trashëgiminë kulturore në këtë monument.

Kështu i ka thënë televizionit publik Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

Aliu, në Ditën Botërore të Trashëgimisë së Monumenteve Kulturore ka thënë se Ministria e Kulturës vazhdon të mbetet institucioni kryesor që po synon përmbushjen e objektivave por edhe promovimin e vlerave kulturore të Kosovës.

Ajo ka thënë se janë 4 lokalitete që vazhdojnë të mbesin në qendër të investimeve, njëkohësisht janë edhe lokalitetet më të vizituara nga turistët.

Sipas Aliut, këto janë Parku Arekologjik Ulpiana, Kalaja e Novobërdës, Lokaliteti i Brusnikut dhe Kalaja e Prizrenit. Kjo e fundit, sipas Aliut, pritet të jetë e hapur zyrtarisht për vizitorë, pasi atje po rregullohen shtigjet.

E pyetur për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit, Aliu ka thënë se teleferiku është një projekt që është iniciuar nga komuna e Prizrenit dhe është shumë i nevojshëm.

“Janë komisionet në përbërje të profesionistëve që do të vendosin për vendosjen apo jo të teleferikut”, ka thënë Aliu.

Ajo ka thënë se Ulpiana vazhdon të mbetet një nga lokalitetet më të vizituara. Sipas saj, është aktualisht në realizim një projekt për infrastrukturën areko-turistike në Ulpianë. “Këtë vit po vazhdon faza e dytë e punimeve”, ka thënë Aliu.

Nga muaji qershor, sipas saj, vizitat në Ulpianë do të jenë me pagesë.

Ndërkohë në një lidhje nga Ferizaj, po për Ditën Botërore të Trashëgimisë së Monumenteve Kulturore, Ilir Bytyqi, përgjegjës në sektorin e trashëgimisë kulturore në Ferizaj ka folur për punën që kanë bërë atje më mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ai ka thënë se Ferizaj është një vend me lokalitete që nga periudha e Neolitit e deri në mesjetën e vonë.

“Mund të them se kemi një numër prej 24 monumenteve që kohët e fundit kanë pasur mundësinë të restaurohen falë UNDP-së dhe Komunës së Ferizajit” ka thënë Bytyqi.

Derisa, Drejtoresha e Departamentit të Kulturës Vjollca Aliu ka apeluar për kujdes në promovim dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Krasniqi në formë jetësore

0

Haxhi Krasniqi e ka mbyllur fazën e vështirë të përgatitjeve, para meçit jetësor që do ta ketë më 22 prill ndaj Arthur Abrahamit, shkruan zeri.info.

Boksieri kosovar thotë se është i gatshëm për këtë përballje, të cilën e sheh si mundësi ideale për t’iu afruar titullit të kampionit botëror.

 

Image

“Ishte hapi i fundit i rëndësishëm për një mundësi për titull botëror. Katër muajt e fundit ishin të vështirë dhe intensivë. Më shumë nuk mund të bëja, jam në formë dhe i gatshëm”, theksoi 30-vjeçari. /Zëri/

Liria e Prizrenit s’po rehatohet

0

Liria assesi nuk po mund të bëhet rehat me trajner. Ndryshimet e shpeshta në krye të shtabit teknik po vazhdojnë ta karakterizojnë klubin verdhezi, të cilit nuk po i ecën mirë as gara kampionale.

Pas ndryshimeve të kaluara Lirinë nuk ka arritur ta rehatojë as Agron Beseni, i cili më nuk është kryetrajner.

Ai është zhvendosur në pozitën e ndihmëstrajnerit, duke ia liruar vendin Bekim Bakajt, shkruan zeri.info.

Ky i fundit deri më tani ka qenë ndihmëstrajner, përkatësisht bashkëpunëtor i Besenit.

Bakaj ka debutuar me humbje, pasi ekipi i tij në fundjavë u mposht nga Besa (1:0).

Liria deri më tani i ka shënuar vetëm 7 fitore e 5 barazime, ndërsa i ka pësuar 14 humbje.

Prizrenasit kanë tubuar vetëm 26 pikë, duke rrezikuar mbetjen në Superligë.

Ata kanë vetëm tri pikë më shumë sesa Ferizaj dhe katër më tepër sesa Drita, ekipe këto që gjenden në zonën e barazhit dhe që imponojnë përballje me skuadra të Ligës së Parë në kërkim të statusit të anëtarit të Superligës për edicionin e ardhshëm. /Zëri/

Tri vjet nga vdekja e Marquez-it

0

Data 17 prill shënoi përvjetorin e tretë të vdekjes së shkrimtarit të mirënjohur kolumbian Gabriel García Márquez.

Gabriel García Márquez, i cili fitoi çmimin Nobel për letërsi, në vitin 1982, shkruante letërsi me nuanca të natyrës latino-amerikane, mirëpo ai pati një ndikim universal. Ai konsiderohet ndër bartësit më potentë të zhanrit letrar, të njohur si realizmi magjik, në të cilin gërshetohen realja dhe fantastikja. Këtë stil nuk e shpiku ai, mirëpo e përdori me aq mjeshtëri sa arriti të ndikojë tek shkrimtarët më të mëdhenj në gjithë botën, përfshirë këtu Salman Rushdie-n e Britanisë.
Në Bogota të Kolumbisë, Garcia Marquez, filloi të studionte për një karrierë në jurisprudencë. Kjo aspiratë nuk ishte jetëgjatë, sepse ai u tërhoq nga universiteti ende pa diplomuar, me qëllim të ndjekjes së ëndrrës së tij të vërtetë.

Ai filloi karrierën si gazetar, por ishte një gazetar më ndryshe, sepse nuk i pëlqente të incizonte zërin. Për Paris Review ai kishte thënë që gazetarët duhet të bisedojnë gjatë me dikë, pa e incizuar. Në fund, ata duhet të shkruajnë vetëm përshtypjet e tyre, jo fjalitë e sakta. Kjo qasje jo-konvencionale nuk ishte dhe aq premtuese për të.

Edhe pse i shprehur kundër autoritarizmit, ai përkrahte të majtën dhe ishte mik i ngushtë me diktatorin kuban Fidel Castro. Ai madje punoi për të, sipas Huffington Post, në agjencinë e lajmeve qeveritare Prensa Latina në vitin 1960. E prandaj, nuk hynte dot në ShBA. Një vizë për në ShBA i ishte mohuar për tri dekada me radhë. Kjo sepse ai përkrahte haptazi atë që ShBA-të luftonin haptazi – qeveritë majtiste. Këtë ndalesë vize e anuloi presidenti Clinton në vitin 1990, sipas New York Times.

Marquez qëndroi me të njëjtën grua, më shumë se një gjysmë shekulli. Ai u martua me Mercedes Bracha në vitin 1958. Ishte me të deri në vdekje. Është pikërisht ajo që po planifikon të botojë veprën e tij të pabotuar, Do të takohemi në gusht, sipas The Australian.

Ai shiti më shumë kopje të veprës së tij nga të gjithë, përpos Biblës, sepse vetëm Bibla ka shitur më shumë kopje në gjuhën spanjolle se Gabriel Garcia Marquez. Vetëm romani i tij “Njëqind vjet vetmi”, është shitur mbi 50 milionë kopje, i përkthyer në 25 gjuhë.

Për ta nderuar shkrimtarin e famshëm Kolumbia vendosi fotografinë e tij në bankënotën e 50 pesove në Kolumbi.

Kapen hajnat në një qendër tregtare në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë kapur duke vjedhur gjëra të ndryshme në një qendër tregtare në Prizren.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Suharekë: 370 nxënës të pavlerësuar – shkaku i braktisjes së shkollës

0

Braktisja e shkollës nga nxënësit është theksuar si shqetësim i rëndësishëm nga autoritetet komunale të Suharekës përgjegjëse për sektorin e arsimit.

Në bazë të të dhënave zyrtare del se 370 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar janë të pa vlerësuar me nota gjatë vitit aktual shkollor.

Drejtoria Komunale e Arsimit e Suharekës ka shpalosur brengën në kuadër të raportimit për punën e bërë në periudhën janar-dhjetor 2016. Po ashtu ka bërë të ditur se ka obliguar shkollat që të themelonin ekipet për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar.