Liria e Prizrenit s’po rehatohet

Liria assesi nuk po mund të bëhet rehat me trajner. Ndryshimet e shpeshta në krye të shtabit teknik po vazhdojnë ta karakterizojnë klubin verdhezi, të cilit nuk po i ecën mirë as gara kampionale.

Pas ndryshimeve të kaluara Lirinë nuk ka arritur ta rehatojë as Agron Beseni, i cili më nuk është kryetrajner.

Ai është zhvendosur në pozitën e ndihmëstrajnerit, duke ia liruar vendin Bekim Bakajt, shkruan zeri.info.

Ky i fundit deri më tani ka qenë ndihmëstrajner, përkatësisht bashkëpunëtor i Besenit.

Bakaj ka debutuar me humbje, pasi ekipi i tij në fundjavë u mposht nga Besa (1:0).

Liria deri më tani i ka shënuar vetëm 7 fitore e 5 barazime, ndërsa i ka pësuar 14 humbje.

Prizrenasit kanë tubuar vetëm 26 pikë, duke rrezikuar mbetjen në Superligë.

Ata kanë vetëm tri pikë më shumë sesa Ferizaj dhe katër më tepër sesa Drita, ekipe këto që gjenden në zonën e barazhit dhe që imponojnë përballje me skuadra të Ligës së Parë në kërkim të statusit të anëtarit të Superligës për edicionin e ardhshëm. /Zëri/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit