EKSKLUZIVE: Zgjedhjet e reja më 28 maj ose 4 qershor

Kosovarët pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit të ardhshëm, ose fillimin e 30 ditëshit pasues.

Klan Kosova mëson se 28 maji ose 4 qershori janë datat kur qytetarët besohet se do të mësyjnë kutitë elektorale për të shfaqur preferencat e tyre politike.

Këtij zhvillimi të madh për vendin i paraprinë një tjetër ngjarje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me prishjen e koalicionit aktual qeverisës.

Burime të televizionit thonë që krytari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa i japin fund bashkëpunimit të tyre më 25 prill. Një ditë më parë, pra më 24 prill, çështja e demarkacionit pritet të jetë në rend dite, në punimet e Kuvendin të Republikës së Kosovës, pasi kështu do të vendosë Kryesia, gjatë kësaj jave, njofton Klan Kosova.

Rezultati i votimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, nuk e paracakton fatin e koalicionit, i cili, siç bën me dije burimi i Klanit, prishet menjëherë, një ditë më pas. Kjo nënkupton edhe shpërndarjen e menjëhershme të parlamentit.

Sapo të bëhet zyrtare prishja e koalicionit, cështja e caktimit të datës për zgjedhjet e parakohshme i kalon presidentit. Ky, sipas dispozitave, cakton datën e zgjedhjeve të reja, e cila, në opsionin më të largët duhet të jetë 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

E llogaritë matematikore thonë që në rast se koalicioni prishet me 25 prill, atëherë, zgjedhjet, më së voni, duhet të mbahen deri të dielën e 4 qershorit, pasi çfarëdo date tjetër e mëvonshme, është jashtë kornizave kushtetuese për votime të parakohshme nacionale.

E datë më e preferuar se kjo, siç i është thënë Klanit, është 28 maji.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit