Home Blog Page 6025

18-vjetori i eksodit të shqiptarëve. Pamjet që tmerruan botën (Video)

0

Sot shënohet 18-vjetori i eksodit të shqiptarëve, kur gjatë luftës në Kosovë 1998/99, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat e armikut të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

https://youtu.be/Ep7f1SWYEUg

NISMA në Prizren mesazh urimi për Pashkët

0

NISMA për Kosovën- dega në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët.

“Në këtë ditë të veçantë dhe të gëzuar siç janë Pashkët, NISMA për Kosovën- dega Prizren përzemërsisht ju uron besimtarëve shqiptarë të fesë katolike, pashkët, duke iu uruar shëndet dhe lumturi në shtepitë e tyre”, thuhet në urimin e NISMA-s. përcjellë PrizrenPress.

“Në këtë festë le të mbretëroj solidariteti, toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria mes shqiptareve, të të gjitha besimeve, kulturave dhe traditave tona”.

“Zoti i begatoftë shqiptarët me tërë bagatinë e vet. Për shumë mote Pashkët! URIME!” /PrizrenPress.com/

Kandidatët e mundshëm për kryetar të Dragashit

0

Zgjedhjet lokale po afrohen dhe partitë janë në kërkim të kandidatëve për kryetar të komunave.

Në komunën e Dragashit e cila aktualisht udhëhiqet nga Salim Jenuzi i PDK-së gara për kryetar të komunës pritët të jetë interesante për shkak të specifikave që ka kjo komunë.

Diferenca ndërmjet dy partive të mëdha, PDK dhe LDK është e vogël, ku bazuar në zgjedhjet e fundit lokale, dallimi ka qenë më pak se 200 vota.

Duke u bazuar në deklaratën publike të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit ku ka përjashtuar mundësinë e rikandidimit të personave që kanë aktakuza, atëherë duket se Jenuzi nuk ka fare gjase të jetë kandidat.

Salim Jenuzi (63 vjeçar),kryetar prej 3 mandatesh ne Dragash nuk pritet ti jepet mundësia për një mandat tjetër për shkak te konsumimit te skajshëm dhe edhe ashtu është duke u gjykuar nen akuze për keqpërdorim te detyrës  apo autoritetit zyrtar nga Gjykata ne Prizren.

Edhe Shaban Shabani(47 vjeçar) përflitet si kandidat i mundshëm qe kryesisht po tentojnë ta promovojnë garnitura aktuale ne pushtetin lokal për te ruajtur interesat dhe pushtetin personal por kjo kandidature po vlerësohet si e cenueshme  dhe jo fituese pasi prej dy mandatesh është kryesues i asamblesë dhe ka përgjegjësi për dështimet ne qeverisje pothuajse sa kryetari aktual i komunës. Ne këtë situate nuk do te arrinte ti mobilizonte strukturat e përçara dhe në anën tjetër do te ishte nen breshërinë e sulmeve nga opozita si bashkëfajtor për gjendjen aktuale.

I kontaktuar nga “IndeksOnline”,  Shaban Shabani ka thënë se dega ende nuk e ka diskutuar dhe për momentin nuk kemi ndonjë emër konkret dhe pritet që në ditët në vijim të diskutohet për kandidatin e mundshëm.

“Çështja e kandidaturave si çdo kund përmenden edhe emrat brenda shoqërisë, brenda popullatës, brenda njerëzve, brenda votuesve, qytetarëve që shfaqin ndonjë interesim për kandidatët e mundshëm. Me thënë të drejtën nuk mund të konfirmoj zyrtarisht asgjë sepse nuk është vendosur çështja e kandidaturës, sigurisht pritet në ditët në vazhdim të diskutohet dhe do të dilet me një emër. Përndryshe, për momentin është vetëm çështje individuale e personave që t`i zënë nëpër gojë emrat e mundshëm, por konkrete zyrtare nuk ka”, ka thënë Shabani.

Burimet e “IndeksOnline” brenda PDK-së ne qendër mësojnë se kandidat më i preferuar nga kryesia qendrore është Arben Muhameti (33 vjeçar) diplomat i karrierës, aktualisht Konsull i Kosovës ne Itali.

Ai ka qene pjese e strukturave te PDK-se para se te emërohet ne diplomaci. Është kalkuluar si kandidat i përshtatshëm për shkak te profilit te tij publik. Shihet si kandidat konsensual që do të bënte te mundur mobilizimin e strukturave aktuale dhe te pakënaqurve brenda degës se PDK. Gjithashtu mund te marr një pjese te konsiderueshme te votave te pavendosura te elektoratit te asaj treve.

Mësohet se Arben Muhameti deri tani nuk ka shpreh ndonjë entuziazëm apo gadishmëri për ti hyre garës për zgjedhjet e sivjetme lokale.

Nga dega e LDK-se në këtë komune si duket për momentin kandidat i vetëm është z. Selim Kryeziu, kryetar i degës.

Z. Kryeziu me profesion profesor i letërsisë, i kontaktuar nga “IndeksOnline” ka thënë se është kandidati kryesor për kryetar komune nga kjo parti, ku edhe pse nuk ka kundërkandidat ai është shprehur i gatshëm që të ketë një kundërshtar brenda LDK-së.

“Unë e kam hapur këtë temë në mbledhjen e fundit të degës dhe kam kërkuar që kushdo që është i interesuar mund ta paraqes kandidaturën, mirëpo deri më tani të paktën zyrtarisht nuk është deklaruar askush si kundërkandidat”, ka thënë Selim Kryeziu.

Nga dega e AAK-se mësohet se kandidat do te jete Selami Saiti, ku ka qenë në garë edhe në zgjedhjet e vitit 2013. IndeksOnline nuk ka arritur të kontaktoj me të gjatë gjithë ditës. Ende nuk dihet nëse do te ketë edhe mbështetjen e “Nismas”.

Nga radhët e AKR-së, në zgjedhjet e fundit kjo parti nuk ka pasur kandidat për kryetarë, ndërsa “IndeksOnline” nuk ka arritur të kontaktoj me kryetarin e degës, Zaim Hajredini.

Edhe minoriteti goran zakonisht konkurrojnë me dy subjektet e tyre, CDU dhe VAKAT ku në asamblenë komunale përfaqësohen me 7 delegat./Indeksonline/

“Për një jetë të mirë”. Këshilla nga Mark Tueini

0

Mund ta njihni Mark Tueinin nga disa prej librave të tij popullorë, si Aventurat e Hakëlberri Finit apo Aventurat e Tom Sojerit. Ai ishte shkrimtar, por edhe humorist, satirist dhe lektor. Tueini njihet mirë për shumë prej thënieve të tij shpesh herë të mbushura me humor. Ja disa prej këshillave që ai ka lënë.

1. Miratoje vetveten

“Një njeri nuk mund të ndihet rehat nëse pa miratimin e vetes së tij”

Nëse nuk miraton veten tënde, apo sjelljen dhe veprimet e tu, atëherë me siguri do të vish vërdallë gjithë ditën me një ndjesi parehatie. Nëse, nga ana tjetër, e miraton veten tënde, atëherë do të kesh prirjen të jesh i relaksuar si dhe të fitosh lirinë e brendshme për të bërë më shumë prej atyre gjërave që i do me të vërtetë.
Tani, kjo gjë ka potencialin të shndërrohet në një pengesë të madhe sa i përket zhvillimit personal. Mund të kesh gjithë mjetet e nevojshëm për t’u rritur personalisht, por në një farë mënyre ndien një si rezistencë të brendshme. Nuk shkon dot atje kudo.

Ato që ndesh mund të jenë barrierat e suksesit. Ti ngre barriera në mendjen tënde, për gjëra që mund ose nuk mund t’i meritosh. Apo barriera që të tregojnë se cfarë je i aftë të bësh. Ato mund të të thonë se në të vërtetë nuk je lloji i personit që mund të bësh atë gjë për të cilën po përpiqesh. Ose, edhe nëse bën ndonjë farë përparimi në drejtimin ku je nisur, mund të fillosh të sabotosh vetveten. Për ta mbajtur veten në një vend që është i njohur për ty.

Kështu që, ke nevojë t’i japësh miratimin vetvetes dhe të lejosh që të jesh personi që dëhsiron të jesh. Mos kërko miratim nga të tjerët. Vetëm nga vetja jote. Për ta shembur atë barrierë të brendshme apo për të hequr dorë nga ajo tendencë sabotuese. Nuk është e lehtë kjo dhe mund të kërkojë kohë.

2. Limitet e tua mund t’i kesh vetëm në mendje

“Mosha është një cështje e mendjes mbi rëndësinë. Nëse nuk e vret mendjen, atëherë nuk ka rëndësi”

Shumë kufizime i kemi thjeshtë në mendjen tonë. Për shembull, mendojmë që njerëzit nuk do të miratojnë sepse jemi shumë të gjatë, shumë të moshuar apo shumë qerosë. Por këto janë gjëra që kryesisht kanë rëndësi atëherë kur ti MENDON se kanë rëndësi. Sepse nis të shqetësohesh për atë që njerëzit mund të mendojnë. Dhe njerëzit shfrytëzojnë pikërisht këtë gjë dhe mund të reagojnë në mënyra negative. Ose ti mund të interpretosh cdo gjë që ata bëjnë si një reagim negativ, për arsye se ke kaq shumë frikë prej një reagimi negativ, apo sepse je kaq hsumë i fokusuar brenda vetes. Ndërkohë që, nëse ti nuk e vret shumë mendjen, edhe njerëzit do të kenë prirjen të mos e vrasin kaq shumë mendjen. Dhe nëse nuk e vret mendjen, nuk do të lejosh këtë pjesë të vetes tënde të shndërrohet në një pengesë në jetën tënde.

3. Celu dhe argëtohu

“Humori është bekimi më i madh i njerëzimit”
“Asgjë nuk mund t’i rezistojë sulmit të të qeshurës”

Humori dhe e qeshura janë mjete të jmrekullueshëm. Ato mund ta shndërrojnë cdo situatë serioze në dicka për të qeshur. Ato mund ta përmirësojnë gjendjen shpirtërore pothuajse kudo. Dhe një gjendje shpirtërore më e mirë është zakonisht një hapësirë më e mirë për të punuar, për arsye se tashmë trupi dhe mendja jote nuk janë të mbushur me emocione negativë. Kur je më i celur dhe i relaksuar, atëherë zgjidhja për një situatë është shpesh herë më e lehtë për t’u gjetur dhe zbatuar.

4. Largoje zemërimin

“Zemërimi është një acid që i bën më shumë dëm enës ku ndodhet se sa cdo gjëje mbi të cilën derdhet”

Në pjesën më të madhe të kohës, zemërimi është i pakuptimtë. Mund të bëjë që situatat të dalin jashtë kontrolli. Dhe nga një këndvështrim egoist, ai është shpesh herë më i dëmshëm për të zemëruarin se sa për personin me të cilin ky është i zemëruar. Kështu që, edhe pse ndihesh i zemëruar me dikë për ditë të tëra, kupto që më shumë po dëmton veten tënde. Personi tjetër mund të mos jetë as i vetëdijshëm që ti je i zemëruar me të. Kështu që, ose fol me personin dhe zgjidhe konfliktin, ose hiq dorë nga zemërimi sa më shpejtë të jetë e mundur.

5. Cliroje veten nga pretendimet

“Mos hajde vërdallë duke thënë që bota të ka borxh të jetuarit. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ka qenë aty para se ti të lindje”

Kur je i vogël, nëna dhe babai mund të të japin shumë gjëra. Ndërkohë që rritesh, mund të ndihesh sikur bota e ka për detyrë të të japë atë që ti dëshiron, apo që të ka borxh diçka. Ky lloj mendimi mund të shkaktojë shumë zhgënjim dhe zemërim në jetën tënde. Sepse bota mund të mos të ta japë atë që ti pret prej saj. Nga ana tjetër, mund të jetë në të njëjtën kohë diçka çliruese. Sepse mund të kuptosh që je ti që duhet t’i japësh formë jetës tënde, drejt asaj që dëshiron. Nuk je më fëmijë, që pret prindërt apo botën t’i japë diçka. Tashmë je në vendin e shoferit. Dhe mund të shkosh, pak a shumë, ku të duash.

6. Nëse merr një udhë të ndryshme, përgatitu për reagimet.

“Një njeri që ka një ide të re, është një i fiksuar, deri kur ideja rezulton e suksesshme”

Mendoj se kjo gjë ka shumë lidhje me vetëpërmirësimin. Nëse fillon të ndryshosh, apo të bësh diçka të ndryshme nga ajo që bën zakonisht, njerëzit mund të kenë reagime të ndryshëm. Disa mund të jenë të lumtur për ty. Të tjerë bëhen indiferentë. Të tjerët mund të jenë të çuditur, dhe reagojnë në mënyra negative apo shkurajuese. Shumë prej reagimeve me shumë gjasa nuk kanë të bëjnë me ty, por me personat që i shprehin këta mendime dhe për jetët e tyre. Mënyra si ata ndihen për veten shprehet në fjalët që përdorin dhe gjykimet që bëjnë.

Dhe nuk është problem. Mendoj se ka shumë gjasa që ata nuk do të reagojnë aq negativisht sa ti e imagjinon. Ose ndoshta, shumë shpejt ata do të kthehen të fokusohen tek sfidat e tyre. Kështu që, ajo që njerëzit mund të thonë dhe mendojnë, si dhe lejimi i këtyre që të të sprapsë, mund të jenë thjeshtë fantazi dhe barriera që ti vetë i ndërton në mendjen tënde. Mund të zbulosh se, kur më në fund e kapërcen atë pragun e brendshëm që vetë e ke krijuar, atëherë njerëzit që ke përreth nuk do të të qortojnë apo të rendin me “cfurk” në dorë pas teje. Me shumë gjasë, thjeshtë do të të pranojnë.

7. Ruaje fokusin të qëndrueshëm në atë që dëshiron

“Largoji mendimet prej telasheve të tua… përmes veshëve, përmes thembrave, apo çfarëdolloj gjëje tjetër që mundesh”

Ajo mbi të cilën ti e fokuson mendjen përcakton se si do të shkojnë gjërat. Mund të fokusohesh në problemet e tu dhe të zhytesh në vuajtje dhe një mentalitet viktime. Ose mund të fokusohesh në anën pozitive të një situate, në atë që mund të mësosh prej një situate, apo thjeshtë ta fokusosh mendjen në diçka krejt tjetër.

Mund të jetë normale të “zhytesh” në probleme dhe të notosh në një det negativiteti. Por kjo është një zgjedhje. Si dhe një zakon i të menduarit. Mundesh që ta kesh refleks të zhytesh në probleme, në vend që ta rifokusosh mendjen në diçka më të dobishme. Por mund të zhvillosh edhe zakonin e të mësuarit që të marrësh gjithnjë e më shumë kontrollin se ku e vendos fokusin.

8. Mos u fokuso aq shumë për ta bërë veten të ndihesh mirë

“Mënyra më e mirë për të ngritur humorin tënd është të përpiqesh të ngresh humorin e dikujt tjetër”

Mund të jetë një këshillë jo shumë e besueshme. Por, një prej mënyrave më të mira që të ndihesh mirë me vetveten është të bësh dikë tjetër të ndihet mirë, apo ta ndihmosh në një farë mënyre. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i parë gjërat, për të krijuar një spirale pozitiviteti dhe shkëmbimi vlerash mes njerëzve. Ti ndihmon dikë dhe të dy ndiheni mirë. Personi që ndihmove ndihet i prirur të të ndihmojë më vonë, përderisa njerëzit kanë prirjen të jenë reciprokë. E kështu të dy ndiheni më mirë dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Këto ndjenja pozitive janë ngjitëse tek të tjerët e kështu mund të përfundosh duke i bërë dhe ata të ndihen më mirë. E kështu ndihma që more mund të të frymëzojë të shkosh e të ndihmosh dikë tjetër. Kështu spiralja e pozitivitetit vazhdon.

9. Bëj atë që do të bësh

“Pas 20 vjetësh do të jesh më i zhgënjyer me gjërat që nuk ke bërë, se sa prej gjërave që ke bërë. Kështu që, “hiqe litarin”. Lundro larg prej portit të sigurtë. Kap erën për velat e anijes tënde. Eksploro. Endërro. Zbulo”.

Këshillë e mrekullueshme. Dhe kësaj vërtetë që nuk ke shumë për t’i shtuar. Ndoshta duhet shkruajtur dhe mbajtur si kujtesë e përditshme… për atë që je në gjendje të bësh në jetën tënde. /PositivityBlog/ Bota.al

Në Prizren arrestohen tre vëllezër dhe “avokati” i tyre

0

Pasditen e djeshme Policia e Stacionit policor “Veriu” në Prizren kishin pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Lagjen Petrovë të Prizrenit një qytetar ishte kanosur me armë.

Përmes një njoftimi për media, policia bën të ditur se pas pranimit të informacionit, hetues policorë dhe njësite patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e tre të dyshuarve (vëllezër) dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 5 fishekë; dy karikatorë dhe një çantë për armë.

“Gjatë intervistave me të dyshuarit, tek hetuesit policorë  ka lindur  dyshimi se në shtëpinë e të dyshuarve mund të ketë edhe armë tjera dhe me pëlqim të prokurorit, sot është kryer një bastisje me pajisje detektor dhe si përfundim, në një korridor është vërejtur mur i dyfishtë në të cilin ishin fshehur një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike dhe 111 fishekë të kalibrit 7.62mm. Armët e sukuetruara dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim, përcjellë PrizrenPress.

Tutje, policia njofton se para se të intervistoheshin të dyshuarit, hetuesit kanë kërkuar edhe prezencën e avokatëve mbrojtës. Pas arritjes së tyre, njëri nga hetuesit  ka kërkuar nga  njëri avokat të prezantohej dhe të tregonte licencën.

Pasi i njëjti e kishte treguar emrin dhe mbiemrin nuk e kishte deklaruar licencën dhe ky fakt e kishte vë në dyshime  hetuesin i cili kishte hetuar më tej dhe kishte gjetur se avokati i paraqitur nuk kishte licencë nga Oda e Avokatëve dhe e kishte deklaruar emrin dhe mbiemrin e vëllait të tij binjak që ishte avokat i licencuar.

Lidhur me këtë rast, policia, në konsultim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin për Prezantim të rrejshëm. /PrizrenPress.com/

Tatu, simbole punk-u, rocker-i, masonerish dhe familje aristokratike

0

Është një ushtrim jo thjesht gjimnastikor të ngrihesh në mëngjes dhe të vendosësh unazat e ndryshme të anëtarësisë, apo të prejardhjes së pretenduar disa brezore nga familje të ndryshme aristokratike.

 

 

Është përkujtim i përditshëm i përkatësisë së njëkohshme në disa prej këtyre familjeve, njëlloj peshe e rëndë në shpatulla që të urdhëron një kod të caktuar sjelljeje.

 

Nuk jam francez, jam viking, thotë Jarl Ale de Basseville, ndërsa bisedon për origjinën e vet.

 

Në trupin e tij bashkëjetojnë me unazat, dhe tatu të ndryshme, kryqe, vëthë, jelekë lëkure dhe një puro e vogël e pandashme. /Konica.al

 

 

 

 

Geti dhe Marina do të martohen këtë verë

0

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë padiskutim ndër personazhet më të ndjekur nga publiku.

Ata bën të ditur lidhjen e tyre dy vite më parë, ndërsa më pas u shpërngulën për të bashkëjetuar në Tiranë, qyteti ku Getoari ka blerë edhe shtëpinë e tij të re.

Këtë vit, ata duket se kanë menduar të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Kështu të paktën bëjnë me dije disa burime të emisionit “Prive”, sipas të cilave thuhet se çifti ka ndërmend të bëjë dasmë në verën e këtij viti.

Dosja K

0

Ismail Kadare ka kërkuar të hapet dosja e tij.

“Unë kërkoj të hapet dosja ime e kohës së komunizmit”, ka deklaruar autori shqiptar për AFP.

Autoritetet shqiptare së fundmi kanë pasur qasje në Dosjet e Sigurimit Shtetëror të kohës së Enver Hoxhës, ndërsa në debat është përfshirë edhe autori i cili gjithmonë është akuzuar se po fsheh diçka në këto dosje.

“Megjithatë, kërkesa ime nuk është aprovuar”.

“Ajo dosje gjithmonë ka shkaktuar tensione, për arsye tanimë të ditura”, është shprehur ai.

Ai ka pohuar se hapja e dosjeve të Sigurimit do të ishte edhe mënyrë e mirë që Shqipëria të mund të ndryshonte faqen e zhvillimit të tanishëm.

Ragip Begaj duke shuar zjarrin

0

Një zjarr që është nisur mbrëmë në malet afër Damanekut të Malishevas, e që ka zgjatur deri në pasditen e sotme, ka djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe, por falë angazhimit të pashoq të ekipeve të zjarrfikësve të Malishevas, është arritur të lokalizohet dhe shuhet zjarri.

Sipas një njoftimi, zjarri është konfirmuar nga ekipet komunale të emergjencave, ku thuhet se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e zjarrfikësve në Malishevë, me të gjitha kapacitetet e saj.

Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh që kapluar këto male.

“Sipas të dhënave të para, mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, mirëpo raportin që janë duke përgatitur ekipet tona, do ta saktësojnë dëmin e krijuar”, ka thënë Telaku.

Zjarri është konfirmuar edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sejdi Paçarizi, ka konfirmuar këtë zjarr të madh në këto pyje.

“Në vendngjarje kemi qenë bashkë edhe me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh”, ka thënë Paçarizi. /Telegrafi/

Shpërthim i fuqishëm, dhjetëra persona të vdekur

0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme vendin ku qëndrojnë autobusët e evakuimit në Alepo të Sirisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare janë dhjetëra presona të vdekur si pasojë e këtij sulmi tragjik të ndodhur në Alepo të Sirisë.

Televizioni sirian ka bërë të ditur se janë shumë njerëz të vdekur, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.