Home Blog Page 6026

Qytetarët e Prizrenit ankohen se punët e njëjta po kryhen nga dy herë në qytet (Foto)

0

Prizreni njihet si një ndër qytetet më të vjetra të Kosovës dhe më i vizituari nga turistët.

Rrjedhimisht kjo ka bërë që edhe rrjeti i kanalizmit të jetë vjetruar dhe gypat duhet të ndërrohen.

E në kuadër të investimeve në infrastrukturë, në sheshin e Prizrenit kanë nisur punimet të ndërrimit të gypave të kanalizimeve.

Por, bizneset po ankohen se po dëmtohen vazhdimisht duke marrë parasysh se punimet në sezonin e pranverë/verë.

“Gjithmonë punimet kryhen në kohën më të keqe për ne. Ato zgjasin me muaj të tëra. Nuk kryhen punët me pesë gjashtë punëtorë. Për më e keqja që çdo vjet kryhet nga një punë edhe atë nga dy herë”, tha për Telegrafin një prej pronarëve të lokaleve në Shatërvan.

Kujtojmë se punimet kanë filluar tash mbi një muaj e gjysmë ndërsa nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese se kur do të përfundojnë ato. /Telegrafi/

Rama-Meta ftojnë PPE: Dialog pa kushte me opozitën

0

Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet. I pari ka qenë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi, transmeton tch.

Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit edhe pse kjo maxhorancë ka gati 90 vota në Parlament. Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demokratike dhe të ndershme dh epo kështu dhe procesi i integrimit europian dhe të gjihtë reformave të jetë i suksesshëm”, tha Meta.

Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë.

“Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, tha Meta.

Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.

Prizren: Kanos me sëpatë gruan dhe vjehrrin

0

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren është arrestuar një burrë.

Sipas raportit policor, ai ka kanosur me sëpatë gruan e tij dhe babanë e saj.

Me të marrë informacionin policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast ka konfiskuar sëpatën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ramadan Muja: Urime Pashkës !

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetaret e besimit katolik të komunës së Prizrenit, me rastin e Ditës së Pashkës.

“Kjo festë bashkë me urimet qe bartë brenda vetës, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”.

“Dita e Pashkës, uroj qe të na sjellë, shëndet dhe lumturi në familjet tona”./PrizrenPress.com/

Urimi i kryetarit të PDK-së në Prizren për Pashkët

0

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, ka uruar të gjithë besimtarët katolik Festën e Pashkëve.

“Le të jetë kjo festë, simbol i bashkimit, solidaritetit, humanizmit, tolerancës dhe paqes!”, thuhet në urimin e Krasniqit.

“Të vazhdojmë të punojmë e të përpiqemi të gjithë së bashku, për një të ardhme gjithnjë e më të mire për qytetarët e komunës së Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Messi ultimatum për Barcelonën

0

Mund të duket e pabesueshme por Lionel Messi do rinovojë kontratën me Barcelonën vetëm nëse klubi katalanas gjatë merkatios së verës të transferojnë pesë yje.

Sipas burimeve të revistës spanjolle “Don Balon”, Lionel Messi i ka idetë e qarta dhe ka vendosur këtë kusht për drejtuesit e Barcelonës.

Sipas Don Balon ‘ylli’ argjentinas ka kërkuar transferimin e lojtarëve:  Coutinho, Bellerin, Verratti, Bernardo Silva dhe Mbappe.

Kujtojmë që Messi ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, por deri tashmë ai ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Kompanitë e basteve zgjedhin fituesin e derbit Inter-Milan

0

E gjithë vëmendja futbollistike ditën e sotme do të përqëndrohet në Milano ku në orën 12:30 do të luhet derbi i “Madonnina-s”.

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët e ndeshjeve ku ajo që bie në sy Interi shihet si më favorit për të mposhtur Milanin.

Sipas kompanisë “Bet 365”, fitorja e Interit kuotohet 2.10, barazimi 3.50, ndërsa fitorja e Milanit 3.40, transmeton SYRI.net.

Por do të jetë fusha e blertë ajo e cila do ta vendosë skuadrën triumfuese.

Ky duel do të ndiqet gjerësisht edhe në kontinentin e Azisë ndërsa në total priten që të jenë rreth 862 milionë telespektatorë nga mbarë bota. / SYRI.net /

Rusia po shkërmoqet dhe Putin po dobësohet

0

Në pamje të parë, veprimet e Rusisë, që nisën me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, sinjalizuan ringritjen e një fuqie në sistemin gjeo-politik ndërkombëtar.

Rritja e shpenzimeve ushtarake, prania në Lindjen e Mesme dhe avancimi i diplomacisë përtej parashikimeve shërbyen për t’i treguar botës influencën e Rusisë në arenën botërore.

Megjitatë, prapa aktivitetit ushtarak të pas-Luftës së Ftohtë dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, probleme të shumta kanë pllakosur Rusinë, duke u kthyer në një plagë për avancimin e saj.

Problemet demografike kanë goditur ndjeshëm vendin që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa luhatja e çmimeve dhe sanksionet ndërkombëtare kanë tkurrur ekonominë dhe trendin e shpenzimeve ushtarake.

Përballë këtij realiteti të hidhur, iluzioni i rebelimit të Rusisë kundrejt Perëndimit mund të konsiderohet real deri këtu, shkruan “NewsWeek” në edicionin e saj online.

Gjithashtu, rritja e pranisë së NATO-s në vendet baltike për t’i mbrojtur ato nga Rusia ishte një përgjigje proporcionale ndaj epërsisë së Moskës.

Rusia nuk përbën për Europën një kërcënim ekzistencial më të lartë seç përbënte dikur Bashkimi Sovjetik dhe rrjedhimisht nuk duhet të trajtohet si e tillë, vijon analiza.

Koha gjithashtu nuk është në anën e presidentit Vladimir Putin dhe atij s’i mbetet gjë tjetër veçse të injorojë problemet social-ekonomike që kanë përfshirë shoqërinë ruse.

Ndërtimi i nëndetëseve dhe armëve bërthamore nuk do ta rinovojnë ekonominë ruse dhe mund të çojnë drejt rrënimit atë progres që ishte bërë në afirmimin e pranisë së Rusisë në arenën botërore.

13 arsye pse duhet të bëni seks çdo ditë

0

Mbron lëkurën dhe trurin, stimulon prodhimin e molekulave hormoneve që mbrojnë organizmin tonë, ndihmon të ruajë linjat dhe redukton rrezikun e sëmundjeve dhe të kancerit.

Janë vetëm disa nga përfitimet që vijnë nga një aktivitet i shëndetshëm dhe i rregullt seksual, të provuara dhe verifikuara a nga studime të shumta shkencore.

1.Super-truri

Organizmi shton fluksin e gjakut drejt pjesëve të ndryshme të trurit. Sipas disa studimeve efekti i i tij i përfitimit, është më i mirë se zgjidhja e fjalëkryqit dhe i puzzle-s.

2.Ju mban të rinj

Aktiviteti seksual stimulon prodhimin e Dheas, një hormon i prodhuar nga gjendra e veshkave që ndihmon të mbajë trupin të ri.

3.Lehtëson gjatë ciklit

Një studim i Universitetit amerikan të Columbias dhe Stanford, ka treguar që seksi sjell një lehtësim te gratë në periudhën e ciklit menstrual. Shtrëngimet muskulore të provokuara nga organizmi, stimulojnë fibrat e mitrës. Me pak fjalë: sa më shumë marrëdhënie, periudha më të rregullta.

4.Qetëson dhimbjet kronike

Çlirimi i hormoneve gjatë seksit, lidhet me lehtësimin e dhimbjeve. Një studim i “Southern Illinois University”, ka treguar që gjatë aktit seksual, dhimbja kronike nga pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë dhe dhimbjen e kokës, nis të reduktohet ndjeshëm.

5.Mbron lëkurën

Një kërkim i “Ëashington Institute of Dermatologic Laser Surgery”, pohon që një aktivitet i rregullt seksual, stimulon qarkullimin e gjakut dhe neutralizon efektet e dëmshme të stresit ne epidermë.

6.Aktivizon mbrojtjen

Një studim i Universitetit të Indianës në SHBA, ka treguar përfitimet e të bërit seks në mëngjes: stimulon sistemin imunitar, duke garantuar mbrojtje nga agjentët patogjenë gjatë gjithë ditës. Më mirë se një kafe.

7.Presioni nën kontroll

Mbajtja në “stërvitje” e organeve seksuale, ndihmon për të ruajtur në mënyrë konstante presionin e gjakut.

8.Meshkujt më besnikë

Seksi stimulon prodhimin e oksitocinës, hormoni i ashtuquajtur i dashurisë, që arrin në nivele jashtëzakonisht të larta te meshkujt. Që do të thotë: sa më shumë seks, aq më besnikë meshkujt.

9.Lufton kancerin në prostatë

Një aktivitet i shëndetshëm seksual dhe ejakulacion nga ana e meshkujve, ul ndjeshëm rrezikun e formimit të kancerit në prostatë. Një studim ka treguar që subjektet që kanë pasur të paktën 20 partnerë seksualë në jetën e tyre, kanë 28% të mundësi më pak për t’u prekur.

10.Stop të ftohtit

Të bësh seks, parandalon të ftohtët dhe simptomat e gripit. Kjo, sepse ngrihet niveli i hemoglobinës A, një molekulë-mburojë që mbron në mënyrë efikase nga infeksionet.

11.Gjithnjë në formë

Aktiviteti seksual është një ushtrim i shkëlqyer fizik, sepse konsumon rreth 4 kalori në minutë për meshkujt dhe 3 për gratë.

12.Më të forta e të sigurta

Një studim amerikan ka zbuluar që rreth 4 orë pas orgazmës, një grua fiton më shumë siguri në vetvete dhe një empati të madhe drejt së ardhmes.

13.Mbron zemrën

Sipas studimeve të ndryshme, për meshkujt që bëjnë seks në mënyrë të rregullt, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve dhe shqetësimeve kardiovaskulare, reduktohet në 45%.

LDK në Prizren: Ramadan Muja punësoi djalin e vëllait

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka punësuar djalin e vëllait, Hektor Bislim Muja.
Hektori është punësuar në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit.
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka reaguar për këtë punësim, duke vlerësuar familjarë.

“Punësimet familjare, pa kriter dhe ofendimi i qytetarëve prizrenas me konkurse sa për sy e faqe nuk kanë të ndalur nga kjo qeverisje lokale, tashmë e kapitulluar”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.
Nga reagimi jonë i fundit lidhur me Elhame Berishën, që duke qenë drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, pranohet edhe në konkursin e hapur për Zyrtar për Biblioteka, tashmë sheshazi ka dal në pah se kjo pozitë është mbajtur peng ngase paska qenë e rezervuar për nipin (djalin e vëllait) të Ramadan Mujës, Hektor Bislim Muja”.
“Lidhur me këtë rast Dega e LDK-së në Prizren ndjenë keqardhje për fatin e qytetit dhe qytetarëve prizrenas që pandershmërisht tash e 8 vite udhëhiqen nga një grup njerëzish që para së gjithash kanë vetëm interesin personal e familjarë, njëherit u bëjmë thirrje edhe organeve të hetuesisë që të merren më seriozisht me këtë rast dhe shumë raste tjera si kjo, në të kundërtën ato do të mbesin si të mirëqena”./PrizrenPress.com/