6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6033

Selimi në Prizren:Rruga e Qeverisë është Beogradi, e Vetëvendosjes, Kosova

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Rexhep Selimi, tha se Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë për të ardhmen.

“Kosova ka dy rrugë, ose me këtë qeveri drejtë Beogradit, ose me VETEVENDOSJE! drejt shtrirjes se sovranitetit të plotë të Kosovës, pa ‘Zajednicë’ dhe demarkacion të padrejtë me Malin e Zi”, tha Selimi, gjatë një takimi në fshatin Malësi e Vrrinit në Prizren.

Ai, në këtë takim ka folur, për situatën politike në Kosovë. Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e rëndë, shkruan PrezrenPress.

Selimi në këtë takim është shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Adem Shabanaj, dhe kuvendarët e Prizrenit, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.

Rexhaj dhe Millaku thanë se Vetëvendosje! po shtrihet gjithandej komunën e Prizrenit.

“Kjo do të prodhojë rezultate drejt fitores”, thanë Rexhaj dhe Millaku /PrizrenPress.com/

Amerika mbështet transformimin e FSK-së në FAK

0

Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli priti në takim një delegacion nga Departamenti amerikan i Shtetit ne krye me Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FSK) si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere të vendit tonë.

Me këtë rast, minstri Haki Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe të gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë.

Ndërkaq, Matthew Palmer nga ana e tij shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës.

Kanal e gropa midis qytetit të Suharekës

0

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, sidomos në qendër të qytetit, ka disa gropa të cilat po paraqesin problem për shoferët, aq më tepër ka probleme kur ka edhe reshje shiu.

Poashtu problematike paraqitet gjendja  tash e sa kohë edhe tek parkingu pranë ndertesave të banimit, ku banorët po ankohen kalimi me automjete po paraqet vështirësi.

TherandaPost ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emërgjencë me Nexhat Ramadanin i cili ka thënë se :”Ështe punë e bërë nga një kompani private, të cilët janë pajisur me leje nga Urbanizmi. Ata duhet ta kthejnë në gjendjen e mëparshme./therandapost.com/

Letër e hapur për mosnjohjen e diplomave të Universitetit

0

Prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku

Të dashur studentë! Ju që diplomuat (letra e juaj “diplomat që” ) nuk njohën nga MAShT-i.
Pse! Vazhdimisht ka folur, por zëri im ishte i pafuqishëm për të ju mbështetur dhe zgjedhur problemin.
Arsyet!? Këtë obligim ligjor do të duhej ta kishin kryer ata që drejtuan dhe drejtojnë institucionin.

Letrën po e shkruaj për dy arsye:
1. Si profesor i grupit të parë në Fakultet e Edukimit në Prizren.
2. Moralisht ka obligim për t’i sqaruar dhe mbështetur si një qytetar, por edhe për ta zgjedhur krizën në rrugën profesionale dhe ligjore. Dëshmorët rrugëtuan gjatë për liri dhe lira duhet mbrojtur, ruajtur dhe gëzuar. Çdo vit kemi pranuar studentë, fëmijë të dëshmorëve, të cilëve ju kemi lehtësuar regjistrimin e tyre, por nuk i kemi treguar dhe informuar për gjendjen ligjore të institucionit.

Të gjithë studentët padallim gjuhe, race dhe gjinie do të duhej të ishin të lumtur në shkollimin e tyre. Pas diplomimit do të duhej garuar për t’i siguronim punë dhe njohje të pakontestueshme të diplomave. MAShT-i duhet ta gjen modelin për njohjen e diplomave të tyre, por paraprakisht edhe duhet t’i kërkon llogari nga ata që e krijuan këtë mosbesim dhe shqetësim.

Ky rast ka zbehur dhe do të ulë raportet me gjitha universitetet “kombëtare dhe ndërkombëtare”, prandaj kërkohet urgjentisht të ndërhyn shteti për ruajtjen e vlerave universitare.

Gjendja reale për mosnjohjen e diplomave të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit është kjo:
Ish Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Ramë Buja ka lëshuar një shkresë zyrtare, e cila (ekziston në MAShT dhe në UPZ) ka përmbajtje të tillë, lejon “transferimin” e programeve të Fakultetit të Edukimit të UP-së, nga Prishtina në atë të UPZ-së në Prizren. Ministria nuk akrediton.

Përgjegjësia juridike dhe morale është në:
1. Ish rektori i UPZ-së z.Mazllum Baraliun;
2. Ish u.d. rektori i UPZ-së z. Zahadin Shemsedinin;
3. Rektori i tanishëm i UPZ-së z. Ramë Vataj;
4. Koordinatori dhe dekani i Fakultetit të Edukimit në Prizren z. Ismet Temaj.
Këta janë përgjegjësit dhe nënshkruesit e diplomave!
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka ra pre e kërkesave për regjistrim të studentëve, të cilat kërkesa kanë qenë të pamenduara drejt dhe pa bazë ligjore.

Inspektorati i MAShT-it duhet ndëshkuar për mos profesionalizëm e tyre.
Sot, z. Arsim Bajrami nuk është fajtor për lajthitjen që ju është bërë nga institucioni dhe drejtuesit e UPZ-së.
Këtu janë të dëmtuar rreth shtatë mijë studentë. Të gjitha gjeneratat dhe programet e vitit 2010 deri në vitin 2015 të Fakultetit të Edukimit nuk kishin dhe nuk kanë akreditim. Kjo mund të vërtetohet në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Rruga për ta zgjidhur problemin:

1. Rektori dhe dekani aktual i UPZ-së, z. Vataj moralisht duhet të japin dorëheqje, sepse ka treguar përformancë të dobët, por edhe kanë dëmtuar reputacionin e vlerave prodhuese “të dijës” në shtetit e Kosovës, në këtë rast të Universitetit të Prizrenit.
2. Të gjithë rektorëve të UPZ-së duhet t’i kërkohet llogari ligjore.
3. MAShT-i publikisht duhet t’i kërkon falje UP-së, për një lëshim dhe problem ligjor të tillë, i cili është duke u faturuar në adresë të tyre, pra në atë UP-së, i cili problem nuk ka të bëjë asgjë më UP-në.

4. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet të formon një komision në përbërje nga përfaqësuesit e universiteteve të UP-së dhe UPZ-së, të Agjencionit të Akreditimit dhe nga MASHT-i, të cilët do t’i verifikojnë të gjitha regjistrimet dhe diplomimet e viteve 2010 – 2015, pastaj të dalin me një raport dhe udhëzim administrativ të përbashkët për t’i njohur diplomat e Fakultetit të Edukimit në Prizren dhe “Prishtinë”.

Për këtë problem është diskutuar gjatë në Senatin e UPZ-së, por zëri im dhe i disa senatorëve ka qenë i qartë, kritik, shqetësues, por as rektorët, rektori apo dekani aktual nuk e kanë vlerësuar mendimin tonë, apo pasjen e programeve të paakredituara.

Këshilli drejtues i UPZ-së duhet të jetë më aktiv dhe duhet të vepron konkretisht në zgjedhjen e problemit në fjalë.
Sinqerisht e pranoj pjesën e gabimit tim, si ish mësimdhënës dhe qytetar i Republikës së Kosovës, nëse nuk do të veprohet konkretisht për njohjen e diplomave të Fakultetit të Edukimit në Prizren, unë së shpejti do të jap dorëheqje morale si anëtar i Senati të UPZ-së.

Probleme dhe shqetësime të ngjashme apo më të thella kanë edhe fakultetet e tjera në UPZ dhe në veçanti Fakulteti i Filologjisë, i cili nuk ka Këshill të Fakultetit të zgjedhur dhe drejtohet nga një u.d dekan jolegjitim.

Arrestohen tre persona në Rahovec

0

Tre persona janë arrestuar në Rahovec. I arrestuari i parë dyshohet për grabitje. Ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, dy të tjerët janë arrestuar me urdhër të Gjykatës.

Pas arrestimit, ata janë dërguar në burgun e Dubravës./PrizrenPress.com/

Zojzi i Prizrenit, përkrah fuqishëm Lëvizjen Vetëvendosje

0

Banorët e fshatit Zojz të Prizrenit, kanë premtuar se në zgjedhjet e ardhshme do të përkrahin fuqishëm Lëvizjen Vetëvendosje!

Këtë premtim ata e kanë dhënë mbrëmë para anëtarëve të nivelit qendrorë, Rexhep Selimi dhe Dukagjin Gorani, dhe atyre të Prizrenit, Artan Abrashi dhe Arbër rexhaj.

“Nga Zojzi doli një mesazh nga të pranishmit, që VETËVENDOSJE do të përkrahet fuqishëm në dy palë zgjedhje, ato parlamentare dhe ato lokale”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit, Bedri Bytyçi

0

Në shqyrtimin gjyqësor ndaj katër të akuzuarve për tjetërsim të pronës komunale, gjykata ka administruar disa prova të propozuara nga ana e mbrojtjes. Gjatë kësaj procedure, çështjen penale ndaj të akuzuarve e ka cilësuar si të paqëndrueshme avokati Florin Vërtopi, i cili në këtë rast e mbron të pandehurin, Bedri Bytyqin. Sipas tij, në këtë rast ende nuk ka palë të dëmtuar, i cili është një ndër elementet kryesore për ngritjen e një aktakuze. Vërtopi tha se nuk ka palë të dëmtuar pa vendosur Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me padinë ndaj vendimit të Komunës së Prizrenit,  e ushtruar nga i akuzuari tjetër Faton Hoxha.

Gjatë kësaj seance të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, mbrojtësit kanë propozuar që të administrohen vendimet e lëshuara nga të akuzuarit Bedri Bytyqi si Drejtor i Inspektoratit, dhe Bashkim Krasniqit, si Inspektor i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit, për rrëzimin e objektit të bashkë-akuzuarit, Faton Hoxha.

Sipas mbrojtjes, çështja e konkluzioneve të lëshuara nga Komuna e Prizrenit, për rrënimin e objektit në fjalë, ende nuk ka arritur fuqinë e ekzekutimit, pasi që të njëjtat janë goditur me ankesa dhe për këtë çështje është bërë edhe një padi në Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prandaj, avokati Florin Vërtopi ka thënë se nëse Departamenti Administrativ, vendos që për pronën në fjalë, i akuzuari Faton Hoxha, të paguajë vlerën e saj, atëherë në këtë rast nuk do të ketë palë të dëmtuar e si rrjedhojë edhe çështje penale.

Kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, ka aprovuar kërkesat e mbrojtjes për administrimin e vendimeve në fjalë, duke ndërprerë shqyrtimin gjyqësor, i cili u caktua për datën 15 shkurt 2017, duke filluar nga ora 10:00.

Në seancën e radhës, pritet që të akuzuarit të fillojnë mbrojtjen e tyre dhe të jepen fjalët përfundimtare nga palët në procedurë.

Aktakuza e përfaqësuar nga prokurori Metush Biraj, i ngarkon të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës, Bashkim Krasniqi, në cilësinë e inspektorit komunal për ndërtim, nuk ka vepruar për rrëzimin e objektit afarist-banesor të të pandehurit Faton Hoxha, të ndërtuar pa leje në pronë komunale.

I akuzuari tjetër Bedri Bytyqi akuzohet se duke qenë drejtor i Inspektoratit, megjithëse ka nënshkruar aktvendimin për rrënim të objektit, nuk ka vepruar për të realizuar atë, duke i mundësuar Faton Hoxhës që të vazhdojë ndërtimin.

Ndërsa i akuzuari, Ilaz Susuri akuzohet se ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën ku është ndërtuar objekti, ku të njëjtën, pa fletë-poseduese, ia ka shitur të pandehurit Faton Hoxha për 35 mijë euro.

Poashtu i akuzuari Faton Hoxha akuzohet se pa kontratë të vërtetuar dhe pa dokumentacionin përkatës ka blerë pronën në fjalë nga i pandehuri, Ilaz Susuri dhe më pas ka ndërtuar objekt afarist në atë pronë./betimiperdrejtesi/

Kallëzim penal ndaj Ramë Vatës!

0

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ish ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, ka mbajtur një fjalim në të cilin ka paraqitur fakte dhe të dhëna lidhur me disa shkelje të cilat po bëhen në rregullore dhe udhëzime administrative të arsimit.

Ai ka treguar gjithashtu se i ka bërë një kallëzim penal ndaj Universitetit të Prizrenit, pra ndaj rektorit të këtij Universiteti, Ramë Vata, njofton Klan Kosova.
Advertisement

Përveç kësaj, Osmani ka folur edhe për rezultatet e testit PISA, dhe përgjegjësitë e akterëve për ketë test ndërkombëtar.Komisioni ka thënë se do i merr parasysh rekomandimet e ish ministrit Osmani dhe disa nga të dhënat që më parë nuk i posedonin.

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Prizren

0

Pas një pune intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar me mbiemër Rama i cili në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër që tanimë ndodhet në paraburgim, kishin kryer shumë vjedhje të rënda e ndër to edhe ajo në rrugën “Sezai Surroi” e datës 25 janar në market “Lindi”.

Pas arrestimit, njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë ballafaqimit me provat e sekuestruara, i njëjti ka treguar edhe për gjashtë raste tjera të vjedhjeve.

Gjësendet e vjedhura i kishte shitur një i dyshuar i tretë në ketë rast i cili është marrë në pyetje në cilësi të personit të dyshuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Rama është vendos masa e arrestit.

Disa nga gjësendet e vjedhura që janë gjetur nga policia i janë kthyer pronarit./PrizrenPress.com/

Kuvendi i Prizrenit miraton plotësimndryshimet e Rregullores së transparencës

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, kanë miratuar vendimin për plotësimndryshimet e Rregullores së transparencës, por njëherësh kanë kërkuar zbatimin e këtij akti, meqë kanë konsideruar se transparenca e Ekzekutivit lokal nuk ka qenë në nivel deri tashti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndonëse shefi i Zyrës së informimit, Ymer Berisha, ka vlerësuar se Komuna e Prizrenit është model për transparencën, një gjë e tillë është kundërshtuar nga këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj i cili ka theksuar se kjo komunë është model për të keq në këtë aspekt.