10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 6035

Arrestohen dy hajna në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim edhe me dy të dyshuar të tjerë, të cilët gjenden në arrati duke vepruar si grup kanë kryer disa vjedhje.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 8,000 euro dhe 4 telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prizreni, qyteti i mundësive për të rinjtë

0

Qyteti i Prizrenit është një nga qendrat kryesore të Kosovës dhe si qytet me vlera historike dhe kulturore, si dhe me mundësi shkollimi edhe në nivelin universitar, ofron mjaft mundësi për jetën e përditshme të të rinjve, vlerësojnë disa të rinj të këtij qyteti.

Në rubrikën e përjavshme për të rinjtë “VOX” të Radios Evropa e Lirë, ata thonë se i vlerësojnë mundësitë që i jep ky qytet për të rinjtë, por megjithatë, sipas tyre, perspektiva për ta në këtë qytet është e luhatshme.

Kaltrina Krasniqi, nxënëse e Shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, thotë se qyteti i Prizrenit ofron mjaft për të rinjtë.

“Qyteti i Prizrenit është një qendër e mirë kulturore. Sidomos, jeta e natës, për mendimin tim është mjaft e mirë dhe ka çka ofron. Por, edhe ditën, normalisht. Sidomos rinia në Prizren është mjaft e madhe. Ka të punësuar, sepse ka mjaft hotele dhe ka mjaft lokale, mirëpo nuk është punë shumë stabile. Ka perspektivë, mirëpo, mendoj që ndoshta ka nevojë pak më shumë, sidomos për punësim dhe gjëra të tjera”, thotë Kaltrina.

Shenoll Qylangji, student i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit, shpreh mendimin se jeta e të rinjve në Prizren është e ngjashme me të bashkëmoshatarëve në qendrat tjera.

“Qyteti i Prizrenit ofron shkollimin së pari, por edhe punësimin e të rinjve. Është qendër turistike. E kemi mjaft të zhvilluar turizmin. Mund të gjejnë punë, nëse janë të interesuar, por është problem, sepse numri është i madh e ndoshta qyteti i vogël. Dikush punon, e dikush në shtëpi”, shprehet Shenolli.

Mendim të përafërt për atë që ofron Prizreni për të rinjtë, ka edhe Xhemajl Çoçaj, nxënës i shkollës së mesme:

“ E ke shkollimin, jetën e natës, të gjitha. Është mesatar, normalisht, si gjithkund në Kosovë. Nuk ka diçka që është më e shtrenjtë në Prizren se sa diku tjetër. Unë jam edhe në punë. Pse të mos punoj? Kam kohë për të punuar dhe për të mësuar”.

Alba Fejza, thotë se studion Menaxhmentin Ndërkombëtar në Universitetin e Prizrenit. Ajo vlerëson se të rinjtë në këtë universitet kanë ligjërues mjaft të mirë.

“Në Universitetin e Prizrenit kemi shumë profesorë që vërtetë janë të shquar dhe kanë bërë vendin për të qenë aty. Ka vend ku mund të gjej punë, por unë kam synime tjera, të dal jashtë Kosovës, të vazhdoj për master. Mendoj se mund të shkoj në Angli. Kam synim që patjetër të kthehem në Kosovë dhe të kontribuoj për Kosovën”, shprehet Alba.

Enver Bytyci, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit, thotë se qyteti i Prizrenit u ofron mjaft të rinjve, por, sipas tij, punësimi pas përfundimit të studimeve nuk është i sigurt:

“Qyteti i Prizrenit për të rinjtë ofron shumë gjëra, duke filluar që nga shkollimi. Për punësim është puna pak më keq, por megjithatë ka përmirësime. Kështu që, nuk është keq, por mund të jetë edhe më mirë. Po të ishte punësimi më në nivel, do të ishte gjithçka në rregull”.

Edita Hoxhaj, nxënëse e Shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, thotë se qyteti i Prizrenit është qytet turistik, që bart vlera historike dhe kulturore. Si i tillë, tërheq mjaft vizitorë dhe rrjedhimisht edhe mundësi për punë për të rinjtë, ndonëse sipas saj, mundësitë e tilla nuk janë krejt të sigurta.

“Ofron gjithçka, qoftë për t’u vizituar nga të tjerët, por edhe ka punë. Ka këtu plot kafiteri, ku ne të rinjtë mund ta kalojmë kohën. E kemi edhe kalanë që është shumë e bukur për t’u vizituar edhe nga të tjerët dhe shumë vizitorë, gjatë stinës së verës por edhe gjatë stinëve të tjera, vijnë këtu për ta vizituar. Nuk janë mundësitë më të mirat, por me këto që i kemi, po përpiqemi ta bëjmë një zgjidhje”, thotë Edita.

Të rinjtë në Prizren shprehin mendimin se ky qytet, për shkak të trashëgimisë së tij historike dhe kulturore, popullsisë shumetnike, por edhe vetë pamjes së qytetit, vazhdon të jetë qyteti më i bukur në Kosovë./REL/

 

Ramadan Muja punëson motrën e rektorit të UPZ-së, Ramë Vataj

0

Kastriote Vataj, është punësuar në Administratën e Komunës së Prizrenit. Ajo është motra e rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ka konfirmuar punësimin e Kastriotes.

“Po, është punësuar”, tha shkurt Berisha, për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, kuvendarja e Vetëvendosjes, Drita Millaku tha se punësimi i Kastriotes, tregon më së miri nepotizmin e Komunës dhe Universitetit të Prizrenit.

“Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, prej themelimit të saj, e deri më sot, më së paku ka qenë i sudentëve. Ai ka shërbyer si industri për punësimin e militantëve partiak të Kadri Veselit”, tha Millaku.

Ajo thotë se motra e rektorit Ramë Vataj nuk i ka plotësuar kriteret e punësimit.
“Me bekimin e kryetarit Ramadan Muja, dhe me aprovimin e shefit të Personalit, Isa Gashi, duke mos përmbushë as minimalisht kërkesat e konkursit në punë është pranuar motra e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” Kastriote Vataj”.

“Në Prizren, nepotizmi mbi baza familjare dhe partiake të Klanit ”Pronto” të Kadri Veselit, po i zhytë edhe më tutje institucionet tona në denigrim”, tha Millaku./PrizrenPress.com/

Pesë vjet nga tragjedia e Restelicës

0

Sot bëhen pesë vite nga tragjedia e Restelicës, ku si pasojë e rënies së një orteku, humbën jetën 10 banorë të këtij fshati.
Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila jeton në Itali tek disa të afërt të saj.

Prizren, burri sulmon fizikisht gruan

0

Dje në Prizren, një femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt,  njofton policia.

Arrestohet hajnat e marketit në Prizren

0

Dy hajna të një marketi janë arrestuar në Prizren.

Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa raste tjera të vjedhjeve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Kërcënohet kryetari i Gjykatës në Suharekë

0

Kryetari i Gjykatës në Suharekë, është kërcënuar përmes rrjetit social.

Policia ende nuk arrestuar të dyshuarin.

Kadri Veseli përcakton kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të përcaktojë kandidatin e subjektit të tij politik, për kryetar të Prizrenit.

Emri pritet të publikohet shumë shpejtë.

“Po e presim kryetarin Veseli, që të na tregojë se cili është i preferuari i tij për kryetar të ardhshëm të Prizrenit”, tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i PDK-ë në Prizren.

Kryesia e PDK-së në Prizren, ndërkaq ka filluar të diskutojë për zgjedhjet lokale, që do të mbahen sivjet.

Anëtarët e kësaj kryesie, kanë marrë vendim që të gjitha nëndegët t’i sjellin emrat e tyre për kandidat të kryetarit të Prizrenit.

Emrat nuk janë sjellë.

Burimet e “PrizrenPrss”-it bëjnë të ditur se nëndegët po hezitojnë të propozojnë emra, pasi që në fund po vendos lideri i partisë.

“Krejt po hezitojnë të dërgojnë emra, sepse asgjë nuk po varet prej tyre”, tregon burimi brenda PDK-së.

Në gusht të vitit të kaluar nga nëndegët e PDK-së ishte kërkuar që në reformatimin e Qeverisë së Mujës të sjellin emrat për drejtorë të rinj. Mirëpo, emrat e propozuara kishin përfunduar në “shportë të bërllokut”.

“Asnjë drejtor i ri nuk është zgjedhur sipas propozimeve të nëndegëve. Emrat e tyre janë sjellë direkt nga kryetari Kadri Veseli”.

“Lakmi i disa emrave është më shumë se “fontan dëshirash”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), për tre mandate ka qeverisur Prizrenin.

Për shkak të përfshirjes në keqpërdorime të disa drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit, Kadri Veseli, u detyrua që të bëjë ndryshime.

“Veseli nga viti i kaluar ka filluar të kujdeset për Prizrenin, prandaj është hipokrizi ne të mendojmë për kandidatin, sepse ai vendoset nga Kryetari”./PrizrenPress.com/

Kuvendi i Prizrenit i bindet Qeverisë

0

Kuvendi i Komunës së Prizrenit më në fund i është bindur Qeverisë së Kosovës dhe në seancën e fundit ka marrë vendim për shfuqizimin e aktit të miratuar në muajin shtator të vitit të kaluar mbi bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale

Organi më i lartë vendimmarrës lokal në muajin dhjetor pati refuzuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e këtij vendimi, me arsyetimin se kërkesa e nivelit qendror ka ardhur jashtë afatit ligjor dhe se nuk mbështetej në nenet në fuqi të Kushtetutës. Por, zyrtarët e lartë të pushtetit lokal tashti kanë theksuar se kanë marrë garanci nga Ekzekutivi i shtetit se këto prona do t’ju barten komunave.

Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka pohuar se bashkë me nënkryetarin e komunës, Lulzim Kabashi dhe drejtorin e Urbanizmit, Visar Islamaj kanë zhvilluar takime me Zyrën e Kryeministrit, ku edhe është bërë e ditur se “pronat e ish-APJ-së me vendim të Qeverisë së Kosovës do të barten në pronësi të komunave”.

“Meqë do të ketë edhe vendim të Qeverisë për këtë çështje kërkohet shfuqizimi i vendimit të KK-së së Prizrenit, sepse s’ka kuptim që të ketë dy vendime për të njëjtën gjë”, ka thënë Gashi, duke shtuar se autoritetet lokale dhe Ekzekutivi qendror do të nënshkruajnë një marrëveshje për këto prona./koha.net/

Koalicioni PDK-LDK nuk prishet as sivjet

0

Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka cilësuar si shumë të pafuqishëm dhe joseriozë zërat e tillë, që, sipas tij, janë zëra të pakënaqësive individuale, kurse koalicioni është stabil dhe si i tillë do të vazhdojë edhe tutje, deri në fund të mandatit kushtetues

Kohët e fundit kanë filluar të shtohen zërat publikë, deputetë brenda Grupit parlamentar të PDK-së, që po sillen në mënyrë shumë kritike në raport me punën e Qeverisë, me kërkesa të hapura për prishjen e koalicionit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja të parakohshme.

Këto përplasje brenda koalicionit po konsiderohen si një fillim i çarjeve serioze, megjithatë është fare pak e pritshme që ta rrezikojnë Qeverinë me defunksionalizim të plotë dhe shpërbërje për ta çuar vendin në zgjedhje të shpejta. Vetë kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i ka cilësuar si shumë të pafuqishëm dhe joseriozë zërat e tillë, që, sipas tij, janë zëra të pakënaqësive individuale, kurse koalicioni është stabil dhe si i tillë do të vazhdojë edhe tutje, deri në fund të mandatit kushtetues. “Unë nuk kisha dashur të flas për këto gjëra, nuk do të kisha dashur të merrem me këto qëndrime individuale, por nuk është realisht diçka që unë dua ta komentoj”, tha Zenun Pajaziti për “Kosova Sot”.

Të nënshtruar ndaj shefave

Edhe zëra kundërshtarë brenda PDK-së nuk janë shumë optimistë se mund të ndikojnë që zëri i tyre kundërshtues të merret seriozisht nga liderët e të dy partive politike, por ata theksojnë se me siguri edhe liderët do të detyrohen të dëgjojnë zërin e shtuar në kundërshtim të kësaj lidhjeje politike jo edhe aq serioze e jofunksionale. “Unë mund të flas për qëndrimin tim rreth koalicionit, i cili është i qartë: Jam për prishje të këtij koalicioni si të pasuksesshëm dhe jofunksional. Disponimi i anë- tarëve të tjerë mund të jetë, por shpesh është qëndrim ashtu siç thotë shefi!”, tha deputeti Shukri Buja për “Kosova Sot”. Edhe kundërshtari tjetër i këtij koalicioni, Shaip Muja, tha se beson që me kalimin e kohës zërat kritikë me kërkesa për prishjen e koalicionit do të shtohen, sepse dështimet janë evidente dhe mospajtimet me këto dështime janë në rritje. Mirëpo, sikur në PDK, edhe në taborin tjetër të koalicionit, në LDK, nuk tremben fare nga kërkesat dhe presioni i individëve të tillë, të pakënaqur, çfarë në realitet ka pasur dhe ka edhe brenda LDK-së/kosova sot/