Home Blog Page 6036

Tre rreziqet e luftës dhe “butoni” i Donald Trumpit

0

Shumëkush në Uashington, shpreson se përkimi i sulmeve në Siri dhe takimit të Donald Trumpit me presidentin kinez, Xi Jinping, mund të shërbejë, për t’i dërguar një mesazh Koresë së Veriut, Rusisë dhe Kinës, por edhe të tjerëve, se SHBA ka sërish një udhëheqës, i cili mund ta përdorë pa u menduar dy herë, forcën ushtarake, shkruan Gideon Rahman në një koment për Financial Times.

Por tradicionalistët e politikës së jashtme amerikane duhet të bëjnë kujdes kur brohorasin konvertimin e Trumpit. Sulmet në Siri mund të jenë një pikë kthese… në drejtimin e gabuar. Dhe rreziqet janë tre: Së pari, sulmi i Trumpit ndaj regjimit të Asadit demonstron luhatshmërinë e tij. Nëse ai mundet të gëlltisë brenda një ore, një vit retorikë mbi Sirinë, atëherë mund të ndryshojë mendje rrëmbimthi sërish, në ngjarjen tjetër tronditëse që mund të ndodhë.

Së dyti, ka një rrezik që presidenti, i cili është i fiksuar pas sondazheve, të vërejë që, pasi sulmon me raketa, popullariteti i tij rritet. Por përdorimi i forcës në vende të tjerë, si Korea e Veriut, mund të ketë shumë më tepër rrezik, se sa dërgimi i një rakete mbi një bazë ajrore siriane.

Dhe së treti, është rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. Ka shumë pak shenja që Trumpi ka menduar për hapat pas sulmit me raketa në Siri. Por rreziqet e përplasjeve ushtarake në Siri janë të dukshme, dhe shtrihen nga një reagim i mundshëm ushtarak i Rusisë, deri tek aksione nga xhihadistët e ISIS-it. / bota.al

Kjo është deklarata e Allegrit pas fitores së madhe kundër Barcelonës

0

Mjaft i lumtur dhe entuziast është dukur trajneri i Juventusit, massimiliano Allegri, pas ndeshjes që ekipi i tij fitoi me rezultatin e pastër 3-0, ndaj Barcelonës.
“Nuk duhet të frenojmë entuziazmin.

Të gjithë jemi koshientë që djemtë sot zhvilluan një ndeshje të madhe, si në mbrojtje , edhe në sulm. Por ky është vetëm hapi i parë, sepse në ‘Camp Nou’ do të jetë një sfidë tjetër”, tha trajneri i Juves.

Allegri vlerësoi edhe paraqitjen mjaft të mirë të Dybalës, por duke theksuar së merita ishte e të gjithë ekipit, që zhvilloi një ndeshje perfekte. Trajneri i Juventusit vlerëson si shumë të rëndësishme edhe ndeshjen tjetër, pavarësisht rezultatit të sotëm.

“Barcelona është një skuadër që nuk mund t’i zihet besë, ndaj duhet të luajmë edhe ndeshjen e kthimit, me të njëjtin përqëndrim dhe impenjim. Do të kërkojmë të bëjmë gol edhe në ‘Camp Nou’. Nuk më pëlqen të llogarit se sa shanse kemi për kualifikim, por thjesht dua të komplimentoj edhe një herë djemtë për paraqitjen e dhuruar sot”, tha Allegri pas ndeshjes.

Mourinho elozh për Rashford: Ai është duke fituar një përvojë të mahnitshme

0

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho këmbëngul se ai është i kënaqur me progresin e Marcus Rashford këtë sezon të garave.

Rashford ka bërë 40 paraqitje këtë sezon, pak më pak se Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimoviq.

“Ajo që është e qartë është së ai është duke luajtur në Premier League. Ai është duke fituar një përvojë të mahnitshme”, tha Mourinho.

“Ai është një djalë i mirë, një profesionist i mirë, unë besoj se ai është duke fituar një përvojë fantastike. Ne besojmë në Marcus”, theksoi strategu portugez.

12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

0

Nebih Berisha është dënuar sot nga Gjykata në Priztren për vrasjen e Zejnepe Berishës.

Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.
Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Gjatë fjalës përfundimtare të këtij procesi të zhvilluar të martën, Esat Gutaj, avokati i Nebih Berishës, kishte kërkuar që të mbrojturit të tij gjykata t’i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental, ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar./kallxo.com/

Modelja ruse lë në hije Kim Kardashian

0

Ajo është një modele ruse, e cila prej kohësh jeton në Los Angeles.

Emri i saj është Anastrasia Kvitkos, ndërsa duket se kjo 22 vjeçarere do të lërë në hije show grilin Kim Kradashian, kjo pasi format trupore të bukuroshes ruse po çmendin internetin, dhe si rezultat i aseteve dhe bukurisë së saj, ajo tashmë ka afër 6 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Kvitkos ndonëse ka një fizik të tillë, ka mohuar të ketë pasur kirurgji plastike por ka pranuar se format e saj ajo i ka arritur duke punuar në palestër.

Maqedonia po mbytet në plehun politik

0

Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka paralajmëruar se Maqedonia si shtet po vazhdon të mbytet në baltën dhe plehun politik që është duke e prodhuar gjatë viteve të ekzistencës së saj.

Ai ka bërë me dije se Maqedonia nuk e ka shfrytëzuar mundësinë që iu dha dhe tani është katandisur rrugës së dështimit të vet si shtet.

Për këtë situatë, ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” i ka bërë përgjegjës gjithë politikanët maqedonas dhe shqiptarë

Mehmeti nuk beson se kriza politike do të përshkallëzohet në krizë ndëretnike. Ai ka vlerësuar se përshkallëzimi i gjendjes është në interes të pushtetarëve por, sipas tij, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar këtë lojë dhe nuk do të bëhen pjesë e saj.

Mungesë

0

Shkruan: Skender Berisha

Me ditën shkrep një rreze
pastaj zbehet ngadalë
kur djeg kujtim i valë
nëpër palët e jetës

pik dhimbja në shpirtin e valë
endet një mall i afërt i largët
laget cep i syrit laget
përbrenda diçka kallet

një hap edhe një
lisat hepohen në fërfëllazë
lulet nuk i gjejmë

një lamtumirë e frikshme endet
ditë e natë e natë e ditë
diku vdekja ka zënë pritë

12 prill 2017,Prizren

Leskoveci ka mbetur shkret

0

Fshati Leskovec i komunës së Prizrenit tashmë ka marrë një emër të ri dhe ai quhet Arbri. Ilam Berisha nga ky fshat pohon se fshati shtrihet në pjesën jugore të Prizrenit, në një largësi rrugore prej 6 kilometrash. Maja më e lartë është mali “Cylen”, me një lartësi mbidetare 1300 m, ndërsa vetë katundi Arbëri diku lartësinë mbidetare duhet ta ketë përafërsisht 1000 metra. Besohet se katundi Arbëri të ketë gjurmë mjaft të lashta. Këtë e tregojnë edhe varrezat shumë të vjetra me gurë në formë të zgjatur, të mëdhenj e pa simbole. Lidhur me Leskovecin si vendbanim janë gjetur dokumente që dëshmojnë lashtësinë e këtij fshati. Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e shenjtorëve të manastirit Mihail e Gabriel, afër Prizrenit, të mbretit Dushan të vitit 1348, mandej në librin e kujtimeve të manastirit të Shën Trinës të Mushtishtit që ka filluar të mbahet prej vitit 1369. Si vendbanim është i regjistruar në Muhasebi Vilayet Rumeli defteri, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530, me emrin Leskofça, shkruan gazeta Kosova Sot.

Presionet serbe detyruan banorët të shpërngulen

Një pjesë e banorëve të katundit Leskovec, nga disa pohime, thuhet se kanë ardhur nga vendi i quajtur “Ara e Gjeqit”. Sipas disa pohimeve, arbneshët paskan qenë lagje periferike e Prizrenit dhe janë shpërngulur në vendin që do ta quajnë Arbnesh. Ka mendime se disa banorë të hershëm të Leskovecit janë shpërngulur nga një vendbanim i vjetër, nga një kodrinë e Hasit (në afërsi të Zymit), përballë lindjes së diellit që kishte relativisht në afërsi të një burimi të ujit që quhej dhe quhet edhe sot Laskavec. Sipas Nikollë Kërhanajt, disa banorë të katundit Arbëri origjinën e kanë nga ish-qyteti shqiptar Leskovci (tash qytet në Serbi), konkretisht nga qyteza Lebanja. Banorë të këtij katundi janë shpërngulur edhe jashtë Kosovës, si në Turqi, Junon (Greqi). “Mund të përmendim familjen e Yzyr Berishës, i cili nga presionet serbe është detyruar ta lëshojë Kosovën dhe është shpërngulur në Turqi, përkatësisht në qytetin Izmir. Kjo familje përbën një lagje të tërë shqiptarësh, të gjithë nga Leskoveci, përkatësisht Arbëria e sotshme. Shumë të rinj nga Leskoveci kanë qenë jeniçerë (ushtarë të Turqisë), si Salla Krasniqi, Hamëz Berisha, ndërsa disa edhe komandantë shumë të suksesshëm të ushtrisë turke, si Etem (Shala) Çaushi, Liman (Xhemaj) Çaushi, Rrahman (Krasniqi) Çaushi. Pas përfundimit të luftërave ruso-turke, këta komandantë turq, me origjinë shqiptarë nga Leskoveci, kthehen në vendlindje, tashmë me meritën e luftës si komandantë, dhe me gradat ushtarake të fituara në Turqi”, tregon Berisha.

Shumë familje kanë marrë vendim që të rikthehen në fshat

Dikur fshati Leskovec, tani Arbëri, sipas Naser Berishës, ishte fshati më i zhvilluar në këtë pjesë të Vërrinit. Zhvillimi i këtij fshati, sipas tij, ishte i përqendruar në zhvillimin e blegtorisë. Tufat e deleve, pastaj dhive të këtij fshati, thuhet se ishin të njohura në gjithë komunën e Prizrenit e më gjerë. Por, ajo që banorët e këtushëm i dallonte ishte kultivimi i dredhëzave dhe qershive me të cilat Berisha shpjegon se njiheshin këta banorë edhe përtej Kosovës. Shumë banorë të këtij fshati kishin marrë herët edhe rrugën e kurbetit. Pas viteve 1960 nga Leskoveci banorët filluan ta lëshojnë fshatin, duke tentuar të zbresin ose në Prizren, ose të shkojnë edhe më tej. Berisha thotë se kur kishte filluar regjimi serb të rriste presionin ndaj popullatës shqiptare, Xhemshit Krasniqi, Naser Berisha, Mujë Berisha, Ilam Berisha, Elbasan Shoshaj, e shumë të tjerë, u bënë prijës të luftës së UÇK-së. Gjatë luftës atje fshati u dëmtua tej mase, sepse Serbia gjatë kohës së luftës mësoi rëndësinë e këtij fshati dhe pothuajse 90 për qind të shtëpive të këtij fshati i dogji. Në këtë fshat tashmë kanë mbetur vetëm 15 familje. Përgjegjësi i këtij fshati, Hajredin Berisha, shpjegon se deri para dy vitesh këtu ishte lemeri, por falë investimeve nga komuna e Prizrenit arritën të rikthejnë shpresën se edhe këtu do të rikthehet jeta. Kurse Shkodran Berisha,veprimtar i këtij fshati, flet me admirim për guximin e luftëtarëve të lirisë së fshatit. Ai thotë se gëzon fakti se janë 50 familje që kanë marrë vendim të rikthehen atje në Leskovec, ku presin të merren me blegtori e 12 familje kanë vendosur të kthehen në fshat nga vendet perëndimore.

(Kosova Sot)

JoJo Babie shkakton termet në rrjet

0

JoJo Babie është një ndër modelet e njohur nga Los Anxhelosi, e cila po thyen rrjetet me format e saj bombastike.
Sikurse është mësuar së fundmi, JoJo po është duke pushuar në Kaliforni. Modelja bukuroshe di si të bëjë për vetë ndjekësit e saj.

Por kjo duket e ka qenë edhe një mundësi e mirë për të shkrepur disa fotografi, të cilat pa dyshim ju lënë pa fjalë.

Prizren: Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Zejnepe Berishës

0

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit të martën përfundoi shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit Nebih Berisha, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Zejnepes, dhe lëndimin e vajzës së tij para një viti e gjysmë në shtëpinë e tij në Suharekë.

Nga seanca e kaluar, prokurori i rastit Mehdi Sefa qëndroi pranë aktakuzës dhe kërkoi dënimin e të akuzuarit

Ndërsa të martën në fjalën e tij të fundit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit t’ i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.

“Unë si alternativë kam dhënë edhe një propozim tjetër nëse gjykata nuk e aprovon këtë mendim timin, për të cilën jam i bindur se i mbrojturi im duhet të trajtohet me këtë masë, atëherë kam kërku si rrethana lehtësuese. Mund të dënohet më butë, të zbutet, t’i shqiptohet një dënim edhe më i butë, për shkak se i njëjti edhe më tutje duhet të trajtohet nga institucionet sepse është në gjendje emocionale dhe shëndetësore jo të mirë”, tha avokati Gutaj.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berishën dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti mnë Suharekë./kallxo.com/