19.8 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Tre rreziqet e luftës dhe “butoni” i Donald Trumpit

Shumëkush në Uashington, shpreson se përkimi i sulmeve në Siri dhe takimit të Donald Trumpit me presidentin kinez, Xi Jinping, mund të shërbejë, për t’i dërguar një mesazh Koresë së Veriut, Rusisë dhe Kinës, por edhe të tjerëve, se SHBA ka sërish një udhëheqës, i cili mund ta përdorë pa u menduar dy herë, forcën ushtarake, shkruan Gideon Rahman në një koment për Financial Times.

Por tradicionalistët e politikës së jashtme amerikane duhet të bëjnë kujdes kur brohorasin konvertimin e Trumpit. Sulmet në Siri mund të jenë një pikë kthese… në drejtimin e gabuar. Dhe rreziqet janë tre: Së pari, sulmi i Trumpit ndaj regjimit të Asadit demonstron luhatshmërinë e tij. Nëse ai mundet të gëlltisë brenda një ore, një vit retorikë mbi Sirinë, atëherë mund të ndryshojë mendje rrëmbimthi sërish, në ngjarjen tjetër tronditëse që mund të ndodhë.

Së dyti, ka një rrezik që presidenti, i cili është i fiksuar pas sondazheve, të vërejë që, pasi sulmon me raketa, popullariteti i tij rritet. Por përdorimi i forcës në vende të tjerë, si Korea e Veriut, mund të ketë shumë më tepër rrezik, se sa dërgimi i një rakete mbi një bazë ajrore siriane.

Dhe së treti, është rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. Ka shumë pak shenja që Trumpi ka menduar për hapat pas sulmit me raketa në Siri. Por rreziqet e përplasjeve ushtarake në Siri janë të dukshme, dhe shtrihen nga një reagim i mundshëm ushtarak i Rusisë, deri tek aksione nga xhihadistët e ISIS-it. / bota.al

Më Shumë

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit