12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6042

Ymeri e konsideron brutale ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve në Mushtisht

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka dënuar intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj banorëve të Mushtishtit dhe të Gjakovës gjatë protestës së sotme, që u mbajt atje për t’ua pamundësuar serbëve të zhvendosur që ta vizitojnë kishën në këtë fshat.

“E dënoj fuqishëm intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj banorëve të Mushtishtit dhe të Gjakovës të organizuar në protestë. Banorët e Mushtishtit dhe të Gjakovës kanë plotësisht të drejtë në shqetësimet që po i ngrenë përmes protestës. Kriminelët e luftës të policisë e ushtrisë së Serbisë që vranë, masakruan, dhunuan e shkatërruan jetën e pasurinë e tyre nuk duhet të ecin të lirë nëpër rrugë. Ndërkohë që kthimi i serbëve të Kosovës për të jetuar në vendin e tyre nuk bën të instrumentalizohet nga Serbia për qëllimet e veta koloniale”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

“Serbët e Kosovës duhet të kthehen të jetojnë në vendlindjen e tyre, në pronën e tyre, në fshatin e qytetin e Kosovës ku kanë jetuar më parë. Kjo është e drejtë universale e mirënjohur ndërkombëtarisht që secili e gëzon pa dallim kombësie a feje. Këtu nuk ka dyshim. Por duhet të shihet se kur e kanë fituar këtë pronë dhe si. A është kjo pronësi rezultat i kolonizimit, apo është përfituar pa ndërhyrje koloniale”, ka shtuar Ymeri.

“Ne as nuk kemi pasur e as nuk kemi problem me serbët, por kemi pasur e kemi problem me Serbinë. Ky kthim i serbëve nuk bën të udhëhiqet nga Serbia, dhe nën kushtet e saj. Banorët e Mushtishtit janë të shqetësuar se kthimi i serbëve në pjesë të caktuara të fshatit ka për qëllim ndarjen e një pjese të Mushtishtit për ta zgjeruar kështu kufirin e ‘Zajednicës’. Ngjashëm me kërkesën për komunë të Prilluzhës. Serbia do t’i kthejë serbët aty ku i leverdis planeve koloniale të saj, për t’i shndërruar kështu të kthyerit në instrument politik që ia gërmon bazën Republikës së Kosovës. Serbët duhet të kthehen si qytetarë të barabartë e lojalë ndaj Republikës e jo si subjekte të strukturave paralele të ‘Zajednicës’”, e ka përfunduar postimin e tij kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Torturonte nënën e vet 101 vjeçe, arrestohet i biri

0

Dhuna në familje nuk kursen as gruan e moshuar që ka kapërcyer shekullin.

Policia e Bulqizës arrestoi dje në flagrancë, 55-vjeçarin Faik Alla, pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, H.A, 101 vjeçe.

Tashmë, dosja e tij i kaloi prokurorisë për akuzën “Dhunë në familje”.

Sipas policisë, Faik Alla, kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Ky nuk është rasti i vetëm të paktën gjatë muajit të fundit, ku policia është detyruar të shoqërojë familjarë të cilët dhunojnë të afërm të tyre.

2Pac është gjallë?! (Foto/Video)

0

Vijojnë teoritë e konspiracionit lidhur me vdekjen e reperit “2Pac”. Edhe pse është shpallur i vdekur që prej vitit 1996, gjithmonë kanë ekzistuar teori se Tupac Shakur është ende gjallë dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që fshihet në Kubë.

Shumica e pretendimeve të njerëzve të cilët kanë fotografuar atë, kanë rezultuar përpunime apo thjesht ngjashmëri, por një video e publikuar në “Youtube” ka pushtuar median online, e cila vërteton se Tupac është gjallë.

Videoja, e cila ka marrë mbi 1.3 milionë klikime, tregon një “selfie” të një burri, i cili në kokë mban një shami të ngjashme me atë të yllit botëror. Sipas fansave pretendohet se ai është 100% Tupac për shkak se ka të njëjtat vetulla dhe buzë.

Allegri lavdëron Khediran

0

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allgeri mendon se skuadra e tij duhet akoma të përmirësohet.

Këto komente tekniku italian i ka bërë pas fitores së mbrëmshme te Juventusit në udhëtim tek Lazio (0-1), transmeton KosovaPress.

“Ne nuk ishim të mirë, por luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Nuk mendoj se ne e dominuam lojën për 90-të minuta. Kundërshtarët tonë ishin mjaft të mirë, por ne e përmirësuam lojën në fund të pjesës së parë”, ka thënë Allegri.

Ai lavdëroi Sami Khediran, i cili shënoi golin e fitores për kampionët e Italisë. Allegri mendon se gjermani është një profesionist i madh.

“Është një profesionist i madh, si dhe një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha strategu italian.

Serbët kthehen prapa, nuk hyjnë në Mushtisht

0

Reporterët e KosovaPress nga Suhareka raportojnë se autobusët me serbë, të përcjellur nga Policia e Kosovës, sapo janë tërhequr nga qëndrimi në pritje për të hyrë në fshatin Mushtishtë.

Ata janë kthyer mbrapa në pamundësi për të rrezikuar që të futen në fshatë, për shkak se situata përbrenda fshatit është e tensionuar si pasojë e protestuesve që kanë bllokuar rrugën.

Edhe pse policia ka arrestuar disa persona dhe ka tentuar mbi dy herë që të shpërndajë turmën e protestuesve, ata nuk ia kanë dalë që ta lirojnë rrugën.

Hoti përkrah protestën në Mushtisht, kërkon të jetë paqësore

0

Një ministër në Qeverinë e Isa Mustafës po e përkrah protestën e sotme në Mushtisht të Suharekës. Mirëpo, ai ka kërkuar nga protestuesit të jenë paqësor.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se krimet që janë kryer ndaj shqiptarëve duhet të zbardhen derisa ka kërkuar protestë paqësore për t’u dalluar prej kryerësve të krimeve që kanë ndodhur në kohën e luftës.

“Në Mushtisht me të drejtë protestohet, por protesta duhet të jetë paqësore. Një protestë paqësore u dërgon mesazh të qartë miqve të Kosovës së pavarur se krimet sa më parë duhet të zbardhen, kryesit e krimeve të dënohen dhe të ketë kërkim falje. Një protestë paqësore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve”, ka theksuar ai.

I dashuruari në Shqipërinë

0

Jeta e tij duket e mërzitshme. Çdo ditë i njëjti itinerar. Izolim në Oxford, nëpër biblioteka dhe arkiva, më pas punë në zyrë dhe kaq. Por, ai nuk është një njeri i zakonshëm. Sir Noel Malcolm, akademik, kërkues shkencor, historian, e më heret gazetar. Në rininë e hershme gjithçka ka qenë ndryshe. Ai ka prekur shumë realitete, ka lindur eksplorues, ka patur një kuriozitet të veçantë për Ballkanin dhe gjuhët e tij.

“Fillova të udhëtoj shumë qëkur isha student. Ndërsa sa i përket shqipes, është pak e vështirë në disa pjesë dhe më e thjeshtë në të tjera. Por, më pëlqen ndjesia e kësaj gjuhe, ka fraza dhe idioma të bukura. Kam udhëtuar në disa pjesë të Shqipërisë, përfshi veriun, Thethin, Valbonën e disa të tjera. Pra, ka një kombinim i një interesi të zakonshëm njerëzor me atë akademik dhe historik. Të shkosh në vende të ndryshme dhe gjithmonë të mësosh më shumë rreth tyre”, thotë Malcolm.

Por, emri i tij është lidhur në mënyrë të veçantë me Kosovën.

“Karriera ime nisi në Universitetin e Kembrixhit. Aty bëra doktoraturën time dhe isha profesor për 7 vjet, por e gjeta pak frustruese mësimdhënien dhe administratën. Kështu që e lashë punën akademike dhe u bëra gazetar. Shkruaja komente dhe analiza politike, gjithashtu edhe për çështjen e jashtme për revistën “Spectator”. Isha redaktor i punëve të jashtme. Dhe kjo ndoshi pikërisht në kohën e fillimit të luftës së Ballkanit. Lufta e Millosheviçit në Jugosllavi. Dhe për hir të faktit që unë kam një interes të veçantë për Ballkanin dhe gjuhët. U bëra shumë aktiv në të. Dhe fillova të publikoja artikuj dhe të përfshija disa polemika kundër lobit serb në Londër. Nga kjo nisi idea e procesit të të shkruarit fillimisht për historinë e Bosnjës dhe më pas historinë e Kosovës. Por, ndërkohë isha vazhdimisht duke u thelluar në punën time akademike dhe të shkruaja libra historiko-filozofikë, që janë edhe kërkimet e mia më origjinale akademike.
Pas kësaj u ktheva në Universitetin e Oksfordit dhe kjo është puna ime aktuale, hulumtimet pedagogjike në Oksford”, tregon Malcolm.

Historianët thonë se me kërkimet e tyre duhet t’i shërbejnë kohës, së ardhmes dhe kombeve. Historia e kombit tonë ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tashmë kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Por, ç’ mendon Sir Noel Malcolm për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?

“Nuk jam një ekspert i së ardhmes, por mendoj që nëse ekziston dëshira e fortë e të dyja shteteve, është komplet legjitime. Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ektreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, përgjigjet Malcolm.

Ballkanasit etiketohen shpesh si njerëz shpërthyes, gjaknxehtë dhe me emocione të larta. Por, si jemi në fakt në syrin e zhveshur emocionalisht të një anglezi të ftohtë?

“Nuk mund të përgjithësoj, por në një përgjithësim të madh mund të them që shqiptarët janë mesdhetarë dhe në rast se ne kemi disa stereotipe si për italianët apo mesdhetarët e tjerë, disa prej tyre mund të jenë edhe për shqiptarët. Por, shqiptarët janë edhe ballkanas dhe si të tillë kanë kushte të vështira fizike ndonjëherë, veçanërisht në vendet malore, ku ju zhvilloni sjellje apo psikologji të tilla si të kujdeseni për veten dhe kjo mund të tingëllojë e çuditshme për dikë tjetër, që jeton në një fshat bregdetar dhe shkon për peshkim çdo ditë. Pra, nuk mund të bëj përcaktime apo përgjithësime psikologjike, por unë mendoj se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Disa karakteristika më bëjnë të ndiej se është një vend i ri. Që lëviz dhe avancon shumë shpejt. Por, gjithashtu e pëlqej sepse më jep një ndjesi të traditave të forta, që ne i kemi humbur në pjesën më të madhe të Evropës”, deklaron Malcolm.

Noel Malcom e ndien veten me fat, pavarësisht se bën një jetë të thjeshtë akademiku. Kjo është puna që i pëlqen, të ketë luksin e qetësisë në studimet e veta. Dhe kur dikush e do atë që bën, e ka të pamundur të ankohet: “E quaj veten me fat sepse puna ime në Oksford është e një rangu të veçantë, që jo shumë të tjerë e kanë. 100% kërkime. Nuk kam përgjegjësi për studentët. Kam disa studentë të doktoraturës herë pas here, por zyrtarisht puna ime është 100% kërkim. Ky është një privilegj fantastik për një historian. Nëse je vërtet i motivuar të shkosh në bibliotekë apo arkiva. Këtë bëj dhe nuk ankohem. Ka shumë pak punë të tilla në sistemin akademik. Por, në një shikim të jashtëm, jeta ime është shumë e mërzitshme, jam thjesht një akademik”.

Interesi i kërkimit i përket dy fushave. Fokusi special ka qenë filozofi Thomas Hobs dhe marrëdhëniet midis Evropës Perëndimore dhe botës islamiko-otomane. Përtej kësaj, interesi i tij në kërkime janë idetë. Por, a ka një qëllim përfundimtar puna e një historiani dhe kërkuesi?

“Nuk dua ta ekzagjeroj, por mendoj se kur fillova punën për Thomas Hobs, isha duke parë për një moment kyç në zhvillimin e mentalitetit modern, për shumë gjëra. Fenë, shkencën, politikën. Pra, kjo është shumë e rëndësishmë në sens historik dhe një pikë kthese në historinë e qytetërimit perëndimor. Për Ballkanin unë thjesht ndoqa interesin tim të veçantë dhe do shoh se ku do më çojë. Historia nuk mund të shkruhet për një qëllim politik, por thjesht për dokumentim. Por, nga ana tjetër është e vërtetë që unë e shkruajta historinë e Bosnjës sepse aty kishte një luftë dhe unë doja ta ndihmoja Bosnjën. Shkruajta historinë për Kosovën sepse kishte një luftë, jo ende, por pritej shumë shpejt, çdokush mund ta kuptonte dhe unë doja ta ndihmoja Kosovën”, shpjegon Malcolm.

Ai nuk lodhet kur flet për shqiptarët. Sir Noel Malcolm është anglezi tipik, strikt, me humor të hollë, vetëpërmbajtje dhe shumë i thjeshtë. Por, Sir Noel Malcolm kishte një thjeshtësi prej akademiku. / TCH

Zyrtare: Zaza në West Ham

0

Skuadra e West Hamit kanë njoftuar se ka nënshkruar me Sinone Zazan, të cilin e ka hutuar nga Juventus.

Por, ekipi nga Premierliga do të jetë i obliguar ta blej italianin në fund të sezonit, për 20 milionë euro, nëse bënë një numri të paspecifikuar të paraqitjeve Premierligë.

Dy aksidente në Prizren, tre persona të lënduar

0

Policia e Kosovës njoftoi se dje në Prizren ndodhën dy aksidente me motoçikletë, në të cilën përfshihen tre persona të lënduar, shkruan PrizrenPress.

Policia thekson se rreth orës 14 e 50 minuta, në rrugën “Bashkim Suka” një motoçikletë duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka goditur një veturë civile, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i motoçikletës. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë.

Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 16 e 50 minuta në fshatin Lubizhdë. Motoçikleta duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka goditur dy vetura, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri i motoçikletës. Të lënduarit ja dërguar në tretman mjekësorë. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Qëllohet me plumb një veturë

0

Një mashkull nga fshati Doberdelan i Suharekës është ankuar se vetura e tij e parkuar në oborrin e shtëpisë është goditur nga një plumb qorr, thuhet në raportin e PK-së, shkruan PrizrenPress.

Njësitë policore lidhur me rastin kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull k-shqiptar ku ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 6 gëzhoja të cal. 7.62 mm.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/