11.2 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6041

BE i kupton plagët e luftës, por jo edhe banorët e Mushtishtit

0

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth incidentit në Mushtisht, duke thënë se i respekton plagët e luftës, porse “respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”.

“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësim rreth incidentit sot në Mushtisht dhe lavdëron Policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëme materiale. Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, shkruan Zyra e BE-së në Kosovë.

Edhe një shtëpi e vjetër rrënohet në Qendrën Historike të Prizrenit (Foto)

0

Një shtëpi e vjetër, afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendrën Historike të Prizrenit, që në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin 1929 si vit ndërtimi, është rrënuar të dielën.

Organizata “EC Ma Ndryshe” thotë se ky rrënim ndodhi pavarësisht apelit që ky objekt i vjetër të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese, Për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore në këtë zonë të mbrojtur.

“Kështu, në Prizren po vazhdon praktika e rrënimeve të shtëpive të vjetra dhe e degradimit të trashëgimisë ndërtimore, pavarësisht nga deklarimet e zyrtarëve institucionalë se do të ketë kujdes të shtuar dhe investime në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. /PrizrenPress.com/

Eda Zari, një album me muzikë bizantine kushtuar Fan Nolit

0

Kambanat e një kishe bien 8 herë para se zëri i saj të dëgjohet të këndojë shqip: “Kurrë nukë merret vesh, as prej engjëjsh, as prej nesh, ajo që po ngjan me ty, Nën’ e Virgjër, Shën Mari.” (Kremtore e Kishës Orthodokse, përkthyer në shqip nga Theofan S. Noli, Boston, Massachusets, 1947, fq. 584.) I njëjti zë shpjegon në gjuhën angleze: “…vjen nga gjendje të ndryshme të mendjes. Nuk është rreth nesh, muzikantëve, është vetëm rreth muzikës. Është një udhëtim në rrugë, përmes muzikës. Për vite të tëra kam qenë e interesuar të bëja një album me motive bizantine. Mendova se do të ishte me interes të bëja një udhëtim muzikor, pas në të shkuarën (në histori). Mendoj se ka qenë një mbrëmje vere e vitit 2012, kur ndjeva thellë brenda meje muzikën bizantine. Isha ulur në kopshtin e pasmë të Shën Klementit, në kodrën përballë liqenit të Ohrit. Po dëgjoja një murg. Një këngë mistike, shumë religjioze. E ndjej shumë familjare, për shkak se baza ime është muzika tradicionale”.

“Entropy – ku bizanti takon xhazin”, ky është albumi më i ri i këngëtares, që prezantohet në edazari.com. Imazhe të Manastirit të Zvërnecit shihen në video si edhe kori “Jan Kukuzeli”. Eda Zari në bashkëpunim me Ibrahim Maalouf, në videon prezantuese të realizmit të albumit tregojnë shumëçka.
“Jo shumë kohë pasi kisha vendosur të bëja këtë album, një mik shumë i miri i imi më kërkoi ta vizitoja atë në Arkivin Qendror të Shtetit. Ai më prezantoi dhe më tregoi një thesar, dorëshkrime të muzikës bizantine e postbizantine, që datonin në shekullin e 12. Ishte surprizë e madhe për mua. Më tej nisa të ndiqja gjurmë të tjera bizantine në vendin tim, që qenë izoluar për rreth 50 vite”, thotë Eda Zari.

Albumi i Eda Zarit me Ibrahim Maalouf, që lançohet në muajin tetor të këtij viti, është realizuar me bashkëpunimin e Florian Weber, Hayden Chisholm, Dietmar Fuhr, Korit Bizantin “Shën Jan Kukuzeli”, Rhani Krija, shkruan dritare.net.

ALBUMI
“Historia e njohur e prostitutës që i lau këmbët Jezusit dhe ia fshiu me flokët e saj, vjen në forma të ndryshme tek psalmet e Kishës Ortodokse. Ky është një nga psalmet e kënduara të Mërkurën e Shenjtë, kur përkujtohet ajo që bëri prostituta”. Shpjegimin e ndjek zëri i Zarit në interpretim të kësaj pjese.
Ajo shënon se ky është një album ambicioz, i pari i këtij lloji në konceptimin muzikor, i përbërë nga psalme të përzgjedhura prej pjesësh të ndryshme të ceremonive fetare bizantine, të sjella e të interpretuara në stilin e xhazit.

“Muzika xhaz dhe ajo bizantine formojnë së bashku një binom që përcjell frymën emocionale të teksteve të shenjta. Në këtë peizazh muzikor, Eda Zari dhe artistët e saj të zgjedhur me kujdes guxojnë të risjellin muzikën e përdorur nga liturgjia. Në formën e tyre origjinale, himnet janë shkruar me ‘simbolet’ 1.500-vjeçare muzikore bizantine që gjenden edhe koleksionin (bizantin e postbizantin) të dorëshkrimeve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, Shqipëri)”, shkruhet në prezantimin e albumit.

Po aty, vërehet se përmes kadencave pianistike dhe kolorit të zërit, secili psalm arrin dinamika të ndryshme variacionesh dhe zëri, duke zbuluar kështu një gjuhë të re të pasur.

Psalmet do t’i prezantohen një publiku që vlerëson jo vetëm traditën, por edhe këngën në religjionin bizantin ose në formën e xhazit. Në çdo rast, Zari nuk ka vendosur të qëndrojë vetëm në sferën e traditës liturgjike.
“Tingujt kolektivë në këto psalme janë shumë më të rëndësishëm se vetë kënga, siç është isoja magjike e polifonisë shqiptare. ISO-ja është afirmim i unanimitetit, e ngjashme me mesazhin artistik në këtë album”.

Melodia shkëput veten nga e kaluara dhe kap momentin për të krijuar meloditë e tanishme, ku gjuha është udhëzuesi shpirtëror, që përcjell mesazhin e shenjtë (një pjesë e rëndësishme e këtij repertori ka të bëjë me Fjalën Hyjnore, përkthyer në shqip nga Shkëlqesia e tij, Theofan S. Noli).
“Pavarësisht nga kjo, çdo kulturë muzikë fetare, ashtu si ajo bizantine, fillon te muzika popullore. Muzika i ndihmon njerëzit të shprehin sfidat, gëzimet dhe vajet e jetës. Bashkë me fjalët, muzika na ndihmon të lartësojmë besimin tonë ndaj të shenjtës. Kjo gosti melodish e teksti është sjellë tek ne nga muzikantë të jashtëzakonshëm. Ata vijnë në këtë projekt nga prejardhje multikulturore dhe çdo performancë është ekzekutuar në emër të muzikës dhe ndershmërisë artistike. Të gjithë ata meritojnë vlerësimin tonë”, thuhet në prezantimin e albumit.

Albumi “Entropy” është homazhi që Zari u bën artistëve sirianë, armenë, libanezë dhe gjithë muzikantëve të flokut, të cilët në kohë të trazuara po përpiqen të ruajnë kulturën dhe trashëgiminë e tyre.

Duke uruar e besuar fort se madje edhe përmes muzikës, ne mund të ndalim luftën në Siri dhe në të gjithë botën.
Ky album i kushtohet peshkopit Bishop Theofan Stilian Noli (1882 – 1965). Ai ishte një personalitet shumë i talentuar, i dalluar kryesisht për përkthimet e tij letrare dhe liturgjike. Përkthimet e shërbimeve liturgjike për të krishterët ortodoksë shqiptarë janë themeli i mendimit liturgjik, teologjik dhe diskursit në gjuhën shqipe. Emri i tij do të mbahet mend gjatë për këtë.

Olimbi Velaj, ftohet në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

0

Më 2-4 shtator 2016, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë. Ideator është poeti dhe miniaturisti i njohur Fahredin Shehu. Në këtë aktivitet, që synon të jetë i përvitshëm, do të marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës.

Festivali do të mbledhë më shumë se 20 poetë evropianë, nga Gjermania, Zvicra, Belgjika, Britania e Madhe, Norvegjia, Turqia, por edhe nga Izraeli, Japonia e Australia. Nga Kosova pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Besa Hoxha Beqiri, Sali Bashota dhe Donika Dabishevci, ndërsa nga Shqipëria është ftuar poetja Olimbi Velaj. E pyetur për festivalin ajo shprehet me superlativa, duke theksuar se në Kosovë është vlerësuar edhe më parë dhe se përzgjedhja është shenjë e seriozitetit të Festivalit. Velaj ka një lidhje të veçantë me Kosovën edhe për shkak të angazhimit të saj si gazetare dhe më pas si lektore në Prishtinë, por ajo është ftuar atje disa herë në festivale lokale dhe ndërkombëtare, gjithashtu është vlerësuar me çmim dhe i janë botuar disa cikle poetike në antologji dhe në shtypin e kulturës. Velaj shprehet se shpesh atë që nuk e bëjnë dot institucionet e bëjnë individët dhe rasti i këtij festivali e ilustron këtë më së miri.

Bëhet fjalë për pjesëmarrje të poetëve mjaft të afirmuar dhe siç shprehet organizatori i festivalit, Fahredin Shehu: “Rahoveci do të jetë pikë reference për shumë poetë të përzgjedhur të klasit botëror, përfaqësues nga më të spikaturit të vendit të tyre të origjinës”. Shehu tregon se falë punës së përkushtuar të stafit të festivalit, pritet që suksesi sivjet të rikonfirmohet dhe të njohë progres. I ideuar si festivali i verës, përveçse festival i poezisë, ky aktivitet që po kthehet në traditë, synon njëherësh edhe që të promovojë rajonin e njohur të verërave në Kosovë.

Duke qenë vetë poet dhe pjesëmarrës në mjaft festivale ndërkombëtare, Shehu mendoi ta kthente vendlindjen e tij në një vend mikpritjeje për poetë nga e gjithë bota. Që në edicionin e parë festivali shërbeu njëherësh edhe si promovues i Kosovës në botë, duke qenë se një pjesë e madhe e poetëve të ftuar botuan përshtypjet e tyre në gazetat dhe revistat e vendeve nga vinin.

Festivali është konceptuar edhe si një forum diskutimesh ku poetët do të shprehen për rolin e tyre në shoqëri dhe për raportin e poezisë me shoqërinë, duke sjellë secili përvojën e vet. Gjithashtu gjatë netëve të leximeve janë programuar edhe promovime të poetëve të veçantë, të përkthyer së fundi në shqip. Organizatori i festivalit, njëherësh një njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze, ka sjellë në shqip gjatë viteve të fundit disa nga poetët më cilësorë botërorë. Në edicionin e 2016-ës spikat promovimi i poetit norvegjez Knut Odegard nën përkthimin e Fahredin Shehut. Në axhendën e festivalit është edhe promovimi i opusit letrar të Agim Vincës.

Festivali e ka kthyer qytetin e vogël të Rahovecit në një destinacion tërheqës dhe gjatë netëve të leximeve të poezive auditori nuk është vetëm vendas, por nga qytete dhe rajone të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë. Lexues të vëmendshëm, dashamirës të poezisë, por edhe amatorë të saj mblidhen në fillim të shtatorit në qytetin e njohur për verërat, por tani edhe më të njohur për poezinë.
Tashmë axhendës kulturore të Kosovës i është shtuar edhe ky festival, i cili po kthehet në një destinacion të lakmuar edhe për të rinjtë e apasionuar pas poezisë dhe performimit të saj.

Festivali do të hapet pasditen e 2 shtatorit në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec më ceremoninë solemne që do të nisë në orën 16:00, ndërsa më 3 shtator në Parkun e Qytetit, do të mbahet maratona poetike, e cila fillon në orën 20:00. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe disa sponsorë të tjerë.

Thaçi: Serbët kanë të drejtë të kthehen në Mushtisht

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “janë të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht” duke shtuar se duhet “të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta”.

“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht”, është shprehur Thaçi, i cili ka shtuar se “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen “në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre”.
“Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha ai. “Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja”.

Thaçi u shpreh se “drejtësia do të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime në të kaluarën, meqë drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike”.

Nexhmi Krasniqi: Protestuesit në Mushtisht u vetëlënduan

0

Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se protesta ka përfunduar, kurse katër pjesëtarë të policisë kanë mbetur të lënduar, si dhe disa qytetarë.

“Qytetarë ka të lënduar, por jo (të lënduar) nga Policia, por nga hedhja e pakontrolluar e gurëve nga protestuesit, sepse Policia e ka përfunduar punën në mënyrë profesionale. Policia e Kosovës ka hapur rrugën, por ata (serbët) në mënyrë vullnetare janë kthyer.Edhe pse klerikët i kanë përfunduar ceremonitë e festës. Nuk ka pasur asnjë problem, mirëpo pelegrinët që kanë ardhur nga Serbia në mënyrë vullnetare, janë kthyer”, ka thënë Krasniqi.

Korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

0

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë përfshirë gati të gjitha institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Kosovës, dhe për më keq, edhe sistemin e drejtësisë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Këto dukuri të cilësuara si dy pengesat më të mëdha në drejtim të zhvillimit të Kosovës, nuk po arrihet as të luftohen.

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovës ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar. Ata kishin kërkuar nga institucionet që t’i luftojnë këto dukuri.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë në Kosovë, sipas përfaqësuesve ndërkombëtarë, ishte vlerësuar si rruga e vetme për të sjellë mirëqenie për qytetarët e këtij vendi.

Arton Demëhasaj, drejtor në Organizatën për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se derisa në Kosovë ka prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, si dhe politikanë me afera korruptive, nuk mund të pritet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sa i përket luftimit të korrupsionit bëhet shumë pak, për shkak se as brenda vetë sistemit nuk ka filluar të luftohet korrupsioni, e aq më pak të pritet prej sistemit që të luftohet kjo dukuri jashtë saj. Rastet e fundit po tregojnë se korrupsioni ka qenë i lartë në të gjitha sferat, e në anën tjetër nuk kemi raste që janë hetuar apo gjykuar”, thotë Demëhasaj.

Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të “Transparency International”, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Por, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitë konkrete për dënime të, siç thuhet, “niveleve të larta të përfshira në korrupsion”, janë bërë pjesë të kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mosmarrja e hapave të fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përveç tjerash, sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës “Fol”, Petrit Zogaj, po rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Në tetë vjetët, e fundit kur kemi shtetin e pavarur, kemi një situatë kur ditën punohet me ligj, natën punohet me ligj të mafias ose ligje që janë anti -shtet, anti-institucione dhe anti-shoqëri. Kjo e bën të pamundur që të kemi respektim të ligjeve derisa ka njerëz që janë kundër atyre dhe i pengojnë në çdo variant që ligji të zbatohet”, shprehet Zogaj.

Përderisa kemi këtë situatë, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk arrihet të luftohet, sipas Zogajt, niveli i këtyre dy dukurive do të rritet në përmasa shkatërruese për shtetin e Kosovës.

“Ne kemi krijuar një nivel të tolerancës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili nga një pjesë e shoqërisë, nuk kundërshtohet, sepse në një nivel apo në një tjetër, do të jetë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duhet të jesh i korruptuar për të korruptuar një politikan për ta marrë një vend të korruptuar dhe nga një pjesë tjetër e pazëshme, e cila e ka humbur besimin që aktiviteti i saj apo tij mund të përmirësojë sistemin politik institucional dhe shtetëror”, thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar largimin nga postet publike të të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive.

Ata shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e “ashpër” dhe angazhimi në këtë drejtim, është marrë seriozisht.

Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e ka paralajmëruar edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, por ai kërkon përkrahje edhe nga institucionet tjera.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, tha se i vetëm nuk mundet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Sundimi i ligjit duhet të realizohet përmes të gjitha institucioneve, si atyre legjislative, ekzekutive dhe atyre gjyqësore. Dhe, nuk duhet të lihet i vetëm kryeprokurori; i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Unë i kam paralajmëruar disa raste dhe tashmë ato raste janë në duart e gjykatave dhe kemi aktgjykime dënuese. Kemi tri raste që kanë përfunduar në gjykatë, sa i përket rastit të krimit të organizuar, por kemi edhe aktakuza, të cilat tani i kemi dërguar në gjykata”, deklaroi Lumezi./rel/

Veseli: Zhvillimet në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës.

“Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyre që duan ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë’, ka thënë Veseli, në një reagim pas protestës së sotme të banorëve të Mushtishtit, transmeton Telegrafi.

“Plagët e luftës të Mushtishtit, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të rënda që kërkojnë drejtësi të vërtetë, por në çdo rast duhet të bëhet dallimi i domosdoshëm në mes atyre që kanë bërë krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës. Përgjegjësia gjithmonë është individuale e institucionale, por jo kolektive”.

“E drejta e praktimit të besimit fetar, liria e lëvizjes, e drejta e kthimit në pronën legjitime, për secilin qytetar, pa dallim përkatësie, janë të drejta themelore në Republikën e Kosovës dhe është obligim ligjor garantimi i tyre”, ka thënë Veseli.

Këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika

0

U bënë disa vite që Zajmina Vasjari ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore dhe është përpjekur të sjellë një frymë të re në muzikë, edhe pse fillimisht u bë e njohur nga spektaklet e bukurisë.

Por pas shumë viteve investim në muzikë, në një treg që ende nuk e ka gjetur veten, Zajmina, në prag të 30-­vjetorit të saj, ka vendosur të tërhiqet dhe të krijojë baza më të forta për të ardhmen. Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka përuruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh.

Edhe eksperimenti me biznesin nuk është i pari për Zajminën, duke marrë parasysh që disa vite më parë hapi një dyqan veshjesh nusërie dhe më vonë edhe një tjetër me shitjet e produkteve shërbim taksi, megjithatë gjithçka këtë herë do të jetë ndryshe, meqenëse vetë Zajmina do të ketë përkushtimin maksimal.

Në një kohë kur të gjitha koleget e saj këngëtare, verën e kanë pasur të ngjeshur me koncerte të shumta muzikore brenda dhe jashtë vendit, siç shkruan “Panorama Plus”, Zajmina të gjithë këtë periudhë e ka kaluar në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit, madje ajo ka nisur edhe një fushatë intensive, duke ftuar mikeshat e saj më të ngushta të reklamojnë fustanet e saj me anë të fotove të ndryshme në rrjetet sociale. Mes tyre, edhe emra si Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Françeska Jaçe, Kristin Prengaj etj.

Studimi shokues, nëse bëni këtë veprim gjatë seksit, do të vdisni

0

Një studim i Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein”, në Nju Jork ka dalë në përfundimin se nëse bëni seksit oral gjatë marrëdhënies seksuale sjell rritjen e rrezikut të kancerit në fyt.

Gjysmë milionë pacientë në vit preken nga tumori sepse abuzojnë me seksin oral dhe një numër i konsiderueshëm i tyre vdesin prej komplikimeve që sjell ky lloj seksi, sqaron ky studim.

Sëmundja e kancerit në fyt, gjithashtu prek më së shumti duhanpirësit dhe ata që konsumojnë shumë alkool.

Vitet e fundit janë shtuar rastet e virusit papilloma, sëmundje kjo që prek zonat e lagështa të trupit si anusi, fyti dhe mitra. Këto sëmundje shumë shpejt transformohen në qeliza kancerogjene.