Home Blog Page 6043

Lindita Halimi ka performuar ‘live’ në koncertin e Eurovizionit në Amsterdam (Video)

0

Lindita Halimi ka performuar live këngën e saj “World”, të cilën është duke u sfiduar në garën e madhe të Eurovizion.

Mbrëmë është mbajtur koncerti i Eurovizionit në Amsterdam, një koncert ky që i paraprinë ngjarjes kryesore që do të mbahet pas një muaji në Ukrainë, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert ka perfomruar live edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Lindita Halimi e cila me këngën “Wolrd” duket të ja ketë dalë me sukses paraqitjes së saj. Për më shumë, mund ta shikoni videon.

Fytyra e vërtetë e Hashim Thaçit!

0

Nga Faik KRASNIQI

Ideja e Presidentit Thaçi për ushtrinë, pa kordinim me partnerët strategjikë si SHBA-në dhe NATON-në, ishte më shumë çështje aventure dhe bajraktarizmi nga ana e tij. Tërheqja nga bërja e ushtrisë është një dështim i madh i këtij presidenti. President i zgjedhur mes molotovit, protestave dhe shtetrrethimit. Ai do të duhej të jap përgjegjësi për iniciativën e dështuar. Iniciativë dhe lojë shumë e rrezikshme, duke marrë parasysh se në çfarë mënyre tentonte ta krijonte ushtrinë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse gënjente opinionin se kjo iniciativë është në kordinim të plotë me SHBA-në dhe NATO-në. Prandaj, dorëheqja është e pakta që duhet të bënte, por duke e njohur ai nuk do të jap dorëheqje. Tekefundit nuk është hera e parë që na gënjen për gjëra madhore. Prej 2007 kur u zgjodh për herë të parë kryeministër na ka gënjyer. Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2010, na premtoi që brenda 18 muajve qytetarët e Kosovës do të fitojnë liberalizimin e vizave. Jemi në Prill të 2017 dhe një gjë e tillë akoma nuk ndodhi. Para disa viteve tha se Dick Martin do ta padis për shpifje. Një padi e tillë nuk ndodhi kurrë. Gjatë fushatës parazgjedhore të 2014, premtoi se do të krijojë 200 mijë vende të reja të punës. Jo vetëm që nuk u hapën këto vende të reja pune, por papunësia dhe varfëria u thelluan akoma më shumë. Vetëm të rikujtojmë fundin e vitit 2014 dhe fillimin e 2015, kur vendin drejt Perëndimit e lëshuan mbi 150 mijë qytetarë të Kosovës.

”Nëse nuk krijohet Ushtria, do të japë dorëheqje”. Nuk e kishte seriozisht themelimin e Ushtrisë, sepse e dinte që në atë formë nuk mund të krijohet. Pasi dështoi në krijimin e Ushtrisë dhe mosmbajtjes së fjalës për të dhënë dorëheqje, tha se po përgatitemi ta akuzojmë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Një gjë të tillë ka vite që e përsëritë. Por as kjo gjë nuk do të ndodh, sepse në 2010 u futë në bisedime me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm. Këto ishin vetëm disa nga premtimet e tij. Përrallat e tij që kalon nga një premtim në tjetrin dhe kurrë asnjërën nuk e realizon. Ky është Hashim Thaçi dhe fytyra e vërtetë e këtij njeriu. Njeriu më kontraverz në skenën politike.

Alarm te Bayerni para ndeshjes me Realin

0

Robert Lewandowski ka pësuar një lëndim në fitoren e djeshme të Bayern ndaj Borussia Dortmundit.

Sulmuesi polak është larguar në minutën e 72 pasi ndjeu dhembje në shpatullën e djathtë.

Ende nuk dihet nëse ishte një masë parandaluese, apo Lewa ka një lëndim, që do ta linte jashtë kundër Real Madridit të mërkurën, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan AS.

Lewandowski shënoi dy gola në fitoren 4:1 në ndeshjen ndaj Dortmundit.

Conte insiston se ende “nuk e ndjen erën e titullit”

0

Pavarësisht se Chelsea është shtatë pikë para Tottenhamit kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar, trajneri i ‘bluve’ Antonio Conte thotë se kanë edhe shumë punë në Premierligë.

Italiani insiston se ende “nuk e ndjen erën e titullit” dhe shton se duhet shkuar ndeshje pas ndeshje.

“Nuk e ndjej erën e fitores, sepse janë edhe shtatë ndeshje deri në fund. Ne nuk kemi kalendar të lehtë dhe e dimë këtë. Është e rëndësishme të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Conte pas fitores 3:1 ndaj Bournemuth.

Arrestohen 8 këngëtare shqiptare dhe “shefat” e tyre në një klub nate

0

Policia Kantonale e Cyrihut me rastin e një kontrollimi të bërë në një klub nate në Embrach ka arrestuar 10 persona, përfshirë këtu edhe menaxherin e klubit. Siç bën të ditur polizeinews.ch, bëhet fjalë për 9 shtetas të Shqipërisë, pa dokumente të rregullta qëndrimi në Zvicër dhe për menaxherin e klubit, shtetas të Serbisë.

Lokali njihet si klub shqiptar i muzikës ndërsa personi që e menaxhon atë është shqiptar por me shtetësi serbe, shkruan albinfo.ch.

Tetë femra të arrestuara me këtë rast janë këngëtare, kameriere dhe “dama animuese”, të moshave 19 deri 28 vjeçare, njofton policia.

Veç tyre është arrestuar edhe një shtetas tjetër i Shqipërisë, 28 vjeçar, i cili po ashtu po qëndronte ilegalisht në Zvicër.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për shkelje të Ligjit për të huajt dhe duhet të merren në pyetje nga prokuroria përgjegjëse.

Arrestimi i femrave, këngëtare dhe kameriere kryesisht nga Shqipëria, të cilat vijnë në klubet e natës në Zvicër, të udhëhequra të shumtën e rasteve nga menaxherë shqiptarë të Kosovës ose të Maqedonisë, është një dukuri që përsëritet shpesh.

Zakonisht bëhet fjalë për qëndrim dhe punë pa leje të tyre ose edhe për afarizëm ilegal të klubeve.

“Princi i vogël” është përkthyer në gjuhën e 300-të

0

Së fundi është përkthyer në dialektin arab Hassanja në rajonin e Saharasë së Marokut, nga e cila Exupery ishte frymëzuar.

Vepra e Antoine Saint-Exupery, “Princi i vogël”, i cili gjendet mes klasikëve botëror në literaturën e fëmijëve, është përkthyer në gjuhën e 300-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Fondacionit Saint-Exupery, së fundi është përkthyer në dialektin arab Hassanja në rajonin e Saharasë së Marokut, nga e cila Exupery ishte frymëzuar.

Libri “Princi i vogël” i Saint-Exupery, me 300 gjuhë të përkthyera u bë “përralla” që është përkthyer në më shumë.

Njëri nga BBC do të shitet

0

Treshja e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema (BBC) nuk janë duke funksionuar këtë edicion.

Paraqitjet jo të mira të tyre kanë shtyrë drejtuesit e Real Madridit që të vendosin shitjen e njërit prej tyre gjatë verës, shkruan Don Balon.

Reali beson se ka ardhur koha për të freskuar fazën e sulmit me lojtarë të rinj, ky dëshirat kryesore janë Pierre Emerick Aubameyang dhe Paulo Dybala.

Mediet arabe raportojnë vdekjen e Bashar Al-Assadit?

0

Mediet arabe referuar burimeve nga qeveria e Rusisë, kanë raportuar se diktatori i Sirisë Bashal al-Assad ka ndërruar jetë mbrëmë, si pasojë e një prite nga roja e tij.

“Bashar al-Assad është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra. Ai u transferua urgjentisht për në spitalin ne Damaskut por vdiq si pasojë e një ataku kardiak dhe hemorragjisë së madhe gjatë operacionit”, shkruan “Al Rasab”, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me vdekjen e Assad apo nëse ai është ende gjallë. /albeu.com/

Pesë rekomandime për libra nga Haruki Murakami

0

Shkrimtari japonez me famë botërore, Haruki Murakami është cilësuar si njëri ndër 100 njerëzit që kanë më së shumti ndikim në botë.

Shkrimtari e ka përdorur këtë ndikim për të mirë, duke iu rekomanduar disa libra që ju patjetër duhet t’i lexoni, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa nga titujt që Murakami i ka përmendur gjatë intervistave të tij.

The Castle, Franz Kafka

The Brothers Karamazov, Fyodor Dostoyesky

Image result for the brothers karamazov

The Catcher in the Rye, J.D. Salinger

The Great Gatsby, F. Scott Fitzgerald

Philip Marlowe Series, Raymond Chandler

The Big Sleep by Raymond Chandler

Shtetasit turq sot votojnë në Prizren

0

Shtetasit turq në Kosovë do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.

Sipas përgjegjësit të qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Orhan Vardar, të drejtë vote kanë 1275 shtetas turq, transmeton kp.

Votimet do të fillojnë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ku do të mund të votojnë për ose kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.