9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6044

Prizren: Shtyhet seanca ndaj ish-gjyqtares Shemsije Sheholli

0

Rigjykimi i paraparë të fillonte të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-gjyqtares dhe tani avokates, Shemsije Sheholli, u shty për një datë tjetër, për shkak të mungesës së vet të akuzuarës.

E akuzuara Sheholli ka njoftuar gjykatën se është e sëmurë edhe nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, në këto rrethana, ka shtyrë shqyrtimin për 9 mars 2017, me fillim në ora 09:30.

Me datën 12.09.2013, Prokuroria e Shtetit, ka ngritur aktakuzë ndaj Shemsije Shehollit, të cilën e akuzon se në cilësinë e gjyqtares në ish Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën zyrtare të saj.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka aprovuar kërkesën e paditësve Jetullah, Sherife dhe Naim Krasniqi, me të cilën ka vërtetuar se ata janë pronar të një prone, në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”, pa ftuar në shqyrtimin gjyqësor, palën paditëse.

Sipas aktakuzës, Sheholli i ka caktuar palës së paditur, përfaqësues të përkohshëm, pa u munduar që të sigurohet se i njëjti nuk  jeton në Kosovë, por se është mjaftuar me deklaratën e paditësve se i padituri, Ustun Sylejman, është shpërngulur në Turqi.

Poashtu, Sheholli, akuzohet se nuk ka zbatuar ligjet pozitive që të shpallë në gazetën zyrtare, vendimin mbi caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, me çka i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në kontest, trashëgimtarëve ligjor të të paditurit Ustun, mbesat dhe nipat e tij, Zineta, Ifeta dhe Eroll Nikoqeviq dhe Emil Popoviq.

Me 27 maj 2016, e akuzuara Shemsije Sheholli, është shpallur fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe është dënuar me 3 muaj burgim efektiv.

Ndaj këtij aktgjykimi, palët e dëmtuara dhe prokurori i rastit, kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ku kanë kërkuar që të rritet lartësia e dënimit.

Poashtu edhe mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, ka bërë ankesë ku ka kërkuar që të prishet aktgjykimi dhe rasti të kthehet në shkallën e parë për rivendosje.

Me 5 dhjetor 2016, Gjykata e Apelit, ka marrë aktvendim me të cilin ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në shkallën e parë, për rivendosje.

Sipas aktvendimit të Apelit, gjykata e shkallës së  parë nuk ka arritur që të vërtetojë në tërësi gjendjen faktike, pasi që nuk ka administruar si provë, lëndën kontestuese për të cilën bëhet fjalë në aktakuzë, ku do të vërtetoheshin nëse janë të sakta pretendimet e palës akuzuese apo asaj mbrojtëse.

Lënda penale në këtë rast, në korrik të këtij viti, arrin afatin e vjetërsimit./betimiperdrejtesi/

Mungesa e dimensionit gjeopolitik dhe gjeostrategjik

0

Haxhi Ferati

Politikave të mëdha shtetërore dhe kombëtare, si në Kosovë dhe Shqipëri , ashtu edhe atyre shqiptare në Maqedoni dhe gjithë gjeohapësirën shqiptare, ju mungon dimensioni gjeopolitik e gjeostrategjik.

Politikat dhe politikanët, politikëbërësit dhe pushtetarët, pa kontekstin gjeopolitik, e humbin rrugën në oborr, duke u sjell rreth vetvetes, duke u bërë kështu plotësisht të paafta dhe, pa fuqi ndikimi në rrethin e afërt dhe të largët.

Fakti se në Kosovë dhe Shqipëri nuk është ngritur as edhe një institucion – Institut – qendër studimi apo ekspertiza gjeopolitike-qeveritare, gjysmë qeveritare apo joqeveritare, është dëshmi se sa seriozisht këto shtete munden me qene si faktor ndikimi ne rajon e më gjerë.

Asnjë shtet i mirëfilltë nuk do t’i lejonte vetës komoditet që të shtrijë politikat e veta shtetërore e kombëtare pa studim serioz, se në çfarë drejtimi do të lëvizin dhe se çfarë do të jetë fuqia e ndikimit të tyre për interes shtetëror e kombëtar.

Përkundrazi vendet e rajonit i kanë të ngritur mekanizmat për studime , analiza dhe ekspertiza gjeopolitike dhe me shumë vëmendje i bashkërendojnë politikat e mëdha të tyre shtetërore e kombëtare të ngritura dhe udhëhequra mbi bazën e parametrave nga: studimet , analizat dhe ekspertizat gjeopolitike e gjeostrategjike që dalin nga këto mekanizma gjeopolitik.

Është dhe duhet të jetë tepër alarmuese fakti se , sot, kur bota sot, është lëkundur dhe po lëkundet seriozisht nga përplasjet gjeopolitike dhe, kur po pritet <<rikonfigurim global gjeopolitik>>, ne po bëjmë sehir duke mos ditur si te sillemi dhe si ta shtojmë fuqinë e ndikimit si një gjeografi politike unike e gjeohapësirës shqiptare, në mënyrë që të fitonim kështu pozicione të favorshme gjeopolitike e gjeostrategjike. Mos të harrojmë se me këtë shtrirje të politikave ne gjeo-hapësirën shqiptare jo që po i hutojmë ndërkombëtarët por edhe me gjasë jemi duke e humbur edhe rrugën në oborrin tone, duke e hutuar vetë popullin tonë për perspektivën tonë gjeopolitike e gjeostrategjike.

S’do mend se fuqia e ndikimit të gjeografisë politike të gjeohapësirës shqiptare, si rezultat I shtrirjes se politikave të dakordueshme konform rrjedhave dhe proceseve rajonale e globale është dhe do të jetë bazë e fortë për pozitë gjeopolitike e gjeostrategjike të fuqishme , për t’u bërë kështu partner i denjë i rirreshtimeve të reja gjeopolitike rajonale e globale.

Prandaj, pyetje e madhe për pushtetarët politikanët dhe politikëbërësit shqiptar në gjithë gjeohapësirën shqiptare .

A po dinë dhe a dëshirojnë të dinë me mendue dhe veprue gjeopolitikisht ?

Mundësitë janë të mëdha, por vetëm duhet vullnet dhe përkushtim për të dashur dhe vepruar gjeopolitikisht, në të kundërtën do të na denoj historia, sepse rirreshtimet gjeopolitike ndodhin rralle (në 50 apo 100 vite), andaj, nëse vonohesh kostoja është e shtrenjte duke e vulosur fatin për një kohë të gjatë.

Arbër Rexhaj: PDK-ja dhe LDK-ja janë në panik nga rritja e Vetëvendosjes në Prizren

0

Zyrtari i VV-së në Prizren Arbër Rexhaj, thotë se PDK-ja dhe LDK-ja, janë në panik nga rritja e Vetëvendosjes.

“ Rrita jonë në prag të zgjedhjeve lokale ka futur panik në partitë rivale PDK por edhe LDK”, tha Rexhaj për TVPZ.

Ai ka folur edhe për aktivitetet e VV-së me hapjen e pikave të reja në shumicën e vendbanimeve të Komunës.

Rexhaj, ka thënë më tej se, aktivistët e LVV-së po kërcënohen dhe po shantazhohen në vendet e tyre të punës.

Ai ka kërkuar që një gjë e tillë të ndërpritet,” sepse do të marrim masa për denoncimin e rasteve në organet kompetente”.

“VV ka qenë në pritje të përzgjedhjes së një kandidati të përbashkët të opozitës për kryetar të komunës në zgjedhje, mirëpo disa parti tashmë kanë përzgjedhur kandidatët e tyre, dhe edhe ne do të bëjmë një përzgjedhje të tillë nga 6 kandidatët aktual të cilët do t’i nënshtrohen procesit të votimit të brendshëm”.

Numri i vogël i gjyqtarëve sfidon punën e Gjykatës në Prizren

0

Mungesa e gjyqtarëve, por edhe e bashkëpunëtorëve profesionalë vazhdon që të jetë sfidë për punën dhe efikasitetin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtues të këtij institucioni kanë vlerësuar se autoritetet përkatëse duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje, në mënyrë që lëndët gjyqësore të kryhen brenda afateve të arsyeshme kohore dhe kështu të evitohen shkeljet e drejtave të qytetarëve.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka pohuar se ka mangësi te resurset njerëzore, gjë që reflektohet edhe në punën e kësaj gjykate.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyr është bërë me urdhër të Gjykatës.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të burgimit.

Komunikata e Policisë

Fshati Konjush, Prizren 02.02.2017 -13:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje te dënimit në burgun e Prizrenit.

Rr. “Ëiliam Ëalker”, Prizren 02.02.2017-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Rr. “Joni”, Prizren 02.02.2017-15:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

50 aksidente për 24 orë në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente.

Prej tyre, 1 ka qenë me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 34 pa lëndime në njerëz.

Tutje gjatë kësaj periudhe, policia rrugore ka shqiptuar 940 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit.

Në 24 orë, policia ka arrestuar 29 persona, 10 i ka dërguar në mbajtje dhe 13 në vuajtje të dënimit.

Bashkësia e Zhurit: Ramadan Muja, filloi fushatën me të dënuarin për keqpërdorime

0

Bashkësia Lokale e Zhurit është injoruar nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.

Në takimin e sotëm të zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, Muja injoroi përfaqësuesit e Bashkësisë, duke ftuar ish-kryetarin që është antarë i PDK-së.
“Me këtë qëllim Ramadan Muja në Shtëpinë e Bardhë filloi fushatën për zgjedhjet lokale të këtij viti”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Lokale në Zhur..

“Në vend se të ftohet kryesia legjitime e zgjedhur me votat e qytetarëve të Zhurit, përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit ftojnë ish -kryetarin që të merr pjese në takimin e datës 02.02.2017 të mbajtur në zyrët e Shtëpisë së Bardhe, në mes të përfaqësuesve të Komunës, dhe Ministrisë së Kulturës në lidhje me projektin e stadiumit që do të ndërtohet në Zhur”.

“Athua për kryetarin e Komunës z. Ramadan Muja është normale ftesa që iu bë kryetarit të një subjekti politik, personit i cili është i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Ndoshta mos ftesa e strukturës legale të udhëheqjes së fshatit, nga ana e komunës është rezultat i kërkesave tona në lidhje me Shtëpinë e Kulturës, e cila ka filluar të ndërtohet para 9 viteve, dhe ende nuk është në funksion, e për të cilën kanë filluar edhe hetimet nga organet e drejtësisë.
Z.Muja iu bëjmë me dije se Bashkësia Lokale ne Zhur nuk është subjekt politik, nuk përfaqësohet nga subjektet politike dhe askush nuk ka të drejtë ta politizoj Bashkësinë Lokale”.

“Bashkësia lokale e mirëpret çdo investim pa hile që bëhet në të mire të zhurjanve, andaj çdo veprim qëllimkeq ne si Bashkësi Lokale dhe si banorë të Zhurit do ta ndalojmë në të gjitha format|/ PrizrenPress.com/

Arrestohen tre të dyshuar për prostitucion në Prizren

0

Policia e Kosovës në përpjekjet e saj për luftimin dhe reduktimin e dukurive negative dhe veprave tjera të kundërligjshme, ka ndërmarr një operacion me që rast ka arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në Prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Personat e dyshuar, të arrestuar në Prishtinë të involvuar në këto vepra janë:

N. C. (viti i lindjes 1936) mashkull/sh/k
R. G. (viti i lindjes 1962) mashkull/sh/k dhe
S. K. (viti i lindjes 1974) femër/sh/k.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prizren, dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt, thotë PK, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar”, thotë PK.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe realizimin e detyrave dhe autorizimeve në funksion të zbatimit të ligjit.

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

0

Sot në Malishevë, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Malishevës, është mbajtur një marsh protestues, kundër arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, gjeneralit Ramush Haradinaj. Në këtë marsh, u kërkua lirimi i Ramush Haradinajt, pasi lufta e tij dhe e UÇK-së, ka qenë luftë e pastër dhe çlirimtare, luftë e cila është dëshmuar shumë herë. Në këtë marsh, u kërkua nga institucionet vendit që ta ndërpresin dialogun me shtetin serb, deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës dhe heqjen e akuzave ndaj çlirimtarëve.

Në këtë marshim, që filloi nga hyrja e Malishevës, e deri në qendër të qytetit në “Sheshin e Dëshmorëve”, morën pjesë mijëra qytetarë të Komunës së Malishevës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, strukturat komunale të Malishevës, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Malishevë dhe veteran të luftës së UÇK-së.

Në fjalimin e tij, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, tha se “liria jonë, nuk ka kuptim, kur neve na burgosen çlirimtarët”. “Ne i bëjmë thirrje shtetit mik të Francës, që ta liroj Ramush Haradinajn, dhe të mos bien në kurthet e shtetit serb”. Mazreku, gjithashtu foli edhe për figurën e Ramush Haradinajt dhe angazhimin e tij ushtarak dhe politik.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “NISMA për Kosovën”, Enver Hoti, tha se “Ramush Haradinaj, është vet liria”. “Shprehim indinjatën tonë për arrestimin e Ramush Haradinajt, ndaj të cilit përfundimisht në vitin 2012, në Hagë, është vërtetuar se lufta e tij dhe e UÇK-së, ka qenë çlirimtare dhe e pastër. Ne ju bëjmë thirrje Francës dhe INTERPOL-it, që të mos bien në kurthet e mashtrimeve serbe”, tha mes tjerash deputeti Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, pasi i falënderoj qytetarët e Malishevës, për mbështetjen e dhënë, tha se “Ramushi, Fatmir Limaj, Lahi Ibrahimaj dhe të tjerët, e kanë dëshmuar pastërtinë e luftës dhe se ata vet, janë të pafajshëm”. “Deri kur kështu do të ndiqen ata që vunë gurëthemelin e shtetit të Kosovës. Nuk guxon askush të luaj me luftëtarët e lirisë, siç është njeriu që dha gjithçka për lirinë e vendit. Andaj, ne i themi Francës, që të mos bie pre e urdhrave serbe”, tha Lekaj, i cili në fund tha se “Kosova është e varfër pa Ramushin, pasi Ramushi është vet Kosova”.

Përfaqësuesi i degës së AAK-së në Malishevë, Bashkim Krasniqi, bëri thirrje për lirimin e Ramush Haradinajt dhe për ngritjen e akuzave për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai më pas, tha se “Ramush Haradinaj, dy herë e ka mbrojtur luftën e UÇK-së në gjykatën ndërkombëtare, por kjo i pengon Serbisë, sepse pushka e Ramushit, ishte zjarr për ta”.

Edhe Sinan Gegaj, i cili foli në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Malishevë, kërkoi lirimin e Ramush Haradinajt, pasi lufta e UÇK-së dhe e vet Ramushit, ka qenë e pastër dhe e cila është dëshmuar nga vet këto shtete, siç është edhe Franca. Gegaj, pasi kërkoi, lirimin e Ramush Haradinajt, “kërkoi nga institucionet e vendit, që të ndërpritet dialogu më shtetin serb, deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe heqjen e të gjitha akuzave ndaj çlirimtarëve”./PrizrenPresss.com/

Rrahje në Prizren

0

Tre persona janë rrahur mes vete në Prizren.

Policia e Kosovës njofton, se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/