Home Blog Page 6044

ShBA-Kore e Veriut: A ka rrezik për luftë bërthamore?

0

Reagimi i Edward Luttwak, këshilltar i qeverisë amerikane:

Rreziku më i madh do të vinte nëse do të prisnim ende. Eshtë situata aktuale e rrezikshme, veprimi është më pak i rrezikshëm. Në dhjetë vitet e fundit, diplomacia amerikane ka humbur kohë, duke i kërkuar Kinës që të kontrollojë Korenë e Veriut. Por Pekini ka preferuar që të ndjekë interesat e veta ekonomike, duke fituar një miliardë nga tregtia e qymyrit me Korenë e Veriut, dhe nuk ka ushtruar asnjë presion real për të frenuar përshkallëzimin ushtarak koreano-verior.

Tani presidenti Trump, në prag edhe të takimit me presidentin kinez, Xi JInping, ka qenë i qartë: ose Kina të frenojë atë udhëheqës të çmendur, Kim Jong-un, ose të hiqet mënjanë dhe të lërë SHBA të veprojë. Dhe nëse Pekini nuk do të bashkëpunojë, duhet të presë masa, të cilat do ta penalizojnë rëndë ekonominë kineze. /bota.al

Sulmi në Suedi, policia e Norvegjisë do të mbajë armë

0

Policia në qytetet e mëdha të Norvegjisë dhe në aeroportin në Oslo do të mbajë armë deri në urdhrin e ardhshëm. Masa është ndërmarrë pas sulmit në Stokholm.

Deri më tani policia në Norvegji nuk ka mbajtur armë.

Pas sulmit në Suedi, edhe Finlanda vendosi që ta rrisë praninë e patrullave policore.

Sulmohen fizikisht policët në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se zyrtarë të saj janë sulmuar fizikisht nga një person, përderisa ishin në kryerje të detyrës në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Boshnjak pasi që, i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin ditor të policisë, përcjellë PrizrenPress.

“Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri zyrtar policor është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm”.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

“Zjarri i Dashurisë” rikthen Trix (Video)

0

Rok grupi i mirënjohur Trix i është kthyer skenës muzikore me këngën më të re “Zjarri i Dashurisë”.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur solisti i grupit Veli Sahiti ndërsa orkestrimin Avdulla Dugolli.

“Zjarri i Dashurisë” vjen me videoklip, të punuar nga ProSm.

Adele thyen rekordin 40 vjeçar

0

Billboard raporton se albumi “21” i Adele-s ka thyer tashmë rekordin për të qëndruar më gjatë në listën e albumeve më të pëlqyera në Billboard 200.

Albumi i saj është konsideruar si më i dëgjuari dhe kjo është një dhuratë shumë e veçantë për ditëlindjen e këngëtares britanike.

“Tapestry” i Carole King ka qenë në këtë listë që në 1971-shin dhe qëndroi 6 vjet. Nga ana tjetër, Adele ka qenë në listë që në 2011-n kur publikoi albumin e saj dhe nuk ka humbur asnjë javë, madje çdo javë ka rritje dëgjueshmërie

PSG do asin e Arsenal

0

Paris Saint-Germain ka nisur negociatat me përfaqësuesit e sulmuesit të Arsenal, Alexis Sanchez.

Përfaqësues të gjigantit francez besohet të jenë takuar disa herë me agjentin e kilianit për të arritur akord.

Sanchez është i pakënaqur me situatën në Emirates Stadium dhe është në kërkim të një skuadre tjetër.

Zbulohen fanellat e reja të Juventusit (Foto)

0

Janë zbuluar fanellat e reja të Juventusit që besohet të jenë për sezonin 2017/2018

Ky është viti i tretë që fanellat e Juventusit punohen nga kompania e veshmbathjeve sportive, Adidas.

Fanellat e mundshme të Juves për sezonin e ardhshëm janë publikuar nga faqja “Footy Headlines” të cilat do të kenë edhe logon e re.

Më poshtë keni tri fanellat e mundshme të Juventusit për sezonin e ardhshëm, ato vendase, të dytat mysafire dhe të tretat për Ligën e Kampionëve.

Kadare – bashkëbisedim i hapur me lexues

0

Jeta dhe shkrimi, fuqia e fjalës dhe e artit, veprat dhe ecejaket mes Tiranës dhe Parisit.

Ismail Kadare, njëri ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës shqiptare, është pjesë e rrëfimeve të shumta në të cilat pasqyrohen edhe ndryshimet dhe zhvillimet brenda kombit shqiptar.

Lexuesit kosovarë do ta kenë mundësinë e veçantë që të bashkëbisedojnë me Ismail Kadarenë, të shtunën, më 8 prill 2017, prej orës 11:00, në teatrin e Klan Kosovës (ish Fabrika e Amortizatorëve), në Prishtinë.

Hyrja është e lirë.

78 vjetori i lindjes së ikonës Vaçe Zela

0

Artistja e madhe ndërroi jetë në Zvicër në moshën 75 vjeçare, më 6 shkurt 2014, duke mbetur përgjithmonë e gjallë në zemrat e shqiptarëve.

Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të vitit 1939, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do ta përfshinin në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë.

Në Paris, e krahasuar me këngëtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndërsa në Itali me të madhen Mina, teksa poeti, Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes, një pjesë të lirisë së munguar.

Do të këndonte që e vogël në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj, ku u zbulua si talent për të qenë pas kësaj pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në Radio dhe më vonë në Radio- Televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë. Po ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, në të cilin ka interpretuar shumë këngë, pjesë e muzikës së filmave.

Për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri-pas tjetrit çmime të shumta. Këngët “Çelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ëndrra ime”, “Lemza”, “Nënave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Të lumtur të dua” e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë.

Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta. “Artiste e Merituar” në ’73-in, “Artiste e Popullit” në ’77-ën, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare nderi e Lushnjes”, po në qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi “Nderi i Kombit”, ndërsa u shpall edhe “Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit.

Çmime të tjera ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Ajo ka marrë “Diskun e Artë” nga Amerika, për kontribut në shoqëri në vitin ’97, është zgjedhur gruaja e vitit ’97-98 në Kembrixh të Anglisë, “Mikrofoni i Artë”, nga Ministria e Kulturës e Kosovës, “Çmimi i karrierës” e shumë të tjera. Ndërsa Institutit Biografik Amerikan, e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë.

Viti 1991 do të shënonte ngjitjen e fundit në skenë për të, pikërisht në Zvicër, në një koncert për shqiptarët që jetonin atje.

Prej kohësh Vaçe Zela, për shkak të sëmundjes së saj mungoi fizikisht në aktivitetin muzikor, teksa mbeti “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ndonëse e larguar prej vitesh në Zvicër, e lumturonte fakti që njerëzit e kujtonin , që nuk i kishin harruar këngët e bukura që ajo i përcillte nga skena e festivaleve, shkruan javanews.

Vaçe Zela jetoi me bashkëshortin e saj, Pjetër Rodiqi dhe vajzën, Irmen ne Zvicër derisa ndërroi jete më 6 shkurt të vitit 2014 .

Por rikthimi në Shqipëri, mbeti dëshira më e madhe për Vaçen.

E kujt si kishte rënë në sy ballkoni me lule në qendër të Tiranës, pranë Sheshit “Avni Rustemi” në Tiranë. Sepse ajo nuk ishte vetëm këngëtare, por edhe “gruaja e luleve”. Për to kujdesej motra e saj, sigurisht me shpresën se një ditë ajo do t’i prekte sërish .

Artistja e madhe ndërroi jetë në Zvicër në moshën 75 vjeçare më 6 shkurt 2014, rreth orës 01:20 duke u gdhirë një e enjte. Ikja e saj ngjalli trishtim tek shqiptaret . Karafila të bardhë mori Vaçja, ditën e nderimit të saj për në banesën e fundit. Me duartrokitje dhe me lot në sy, u përcoll trupi pajetë i këngëtares së madhe shqiptare në banesën e fundit e shoqëruar nga tingujt e këngës së Whitney Houston, “I always love you”.

Prizren: Lirohen nga paraburgimi Tunë e Gjon Kqira

0

Tunë e Gjon Kqira, të akuzuarit e përfshirë në një grup që sipas prokurorisë jepnin para me fajde, janë liruar nga paraburgimi.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prizren ua zëvendësoi këtë masë me atë të arrestit shtëpiak.

Lirimin nga paraburgimi avokati Azem Vllasi dhe mbrojtësit tjerë e kërkuan për të gjithë të paraburgosurit e këtij procesi, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga prokurorja.

Në seancën e sotme të gjykimit ku përveç Tunë e Gjon Kqirës të akuzuar janë edhe Kastriot, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj e Zef Oroshi nga prokurorja Merita Bina-Rugova ishin propozuar shtatë dëshmitarë.

Dëshmitari Nexhmedin Ahmetaj tha se për shërimin e motrës ia kishte marrë Gjekson Kqirës 300 euro, por nuk kishte paguar më shumë para edhe pse tregoi se borxhin e kishte vonuar.

“Pas 30 minutave mi ka pru paret- 300 euro. Unë ja kam vonu diku 6 muaj. Kur e kam thirrë me ia kthy borxhin, desha t’ia jap edhe 50 euro më shumë si shpërblim, Xheksoni nuk i pranoi duke thënë se ‘E di hallin si e ke pasë me motrën, nuk ka nevojë”, tha dëshmitari Ahmetaj.

Prokurorja e ballafaqoi këtë dëshmitar me deklaratën e tij të dhënë në polici dhe me disa sms kërcënues, por ai sms-të nuk i pranoi si të vërtetë, duke thënë se ishin shaka që kishin ndodhur në mënyrë miqësore.

Dëshmitarja Fatmire Xhibo tha se e akuzuara Zyrafete Hukolli ia kishte ofruar 4000 euro me interes 300 euro në muaj.

“E akuzuara mi ka ofru 4000 euro dhe më ka thanë, sa i merr kredi bankës me interes t’i jap unë. Që në fillim më tha që paratë janë me interes-300 euro në muaj. Pasi pagova 3-4 muaj, një herë 700, 300 dhe 500, pastaj nuk kisha më. Pas disa muajsh mi ka kërkuar 10.000 euro por unë nuk i kisha”, tha Xhibo.

Ajo tregoi në gjykatë se nga kjo situatë e kishte nxjerrë Gjon Kqira që sipas dëshmitares kishte ardhur më 10 mijë euro pa interes.

Xhibo deklaroi se nuk ishte kërcënuar nga Gjon Kqira, por prokurorja Merita Bina-Rugova e ballafaqoi dëshmitaren me një sms në të cilën Gjon Kqira i kishte shkruar fjalët “Më së shumti 3-4 dit duhet mi ja kthy njerit. Mos e leni mas 12 të natës”.

Dëshmitarja Fitore Berisha tregoi se babai i saj ia kishte kërkuar Benson Buzës 2500 deri në 3000 euro, ndërsa i akuzuari tha se ia kishte marrë makinën në emër të borxhit.

“Të gjitha veturat tona kanë qëndru ma shumë te Bensoni sesa tek ne, për shkak të kamatës”, shtoi dëshmitarja Berisha.

Dëshmuan edhe Ndrec Çollaku, Leonard Tushi dhe Kristë Prenaj nipi i të akuzuarve Marjan, Tunë e Gjon Kqiraj, ndërsa trupi gjykues nuk e lejoi dëshminë e Shaban Miftarit, pasi ajo u kundërshtua nga avokatët Azem Vlasi e Ramë Dreshaj.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre. /Kallxo.com/