Home Blog Page 6045

Thaçi zmbrapset për ushtrinë, i kërkohet dorëheqja

0

Presidenti Hashim Thaçi është zmbrapsur nga iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit, duke kërkuar tashmë që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë nga ai të dorëhiqet, ashtu siç kishte premtuar, shkruan sot, gazeta Zeri.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka tërhequr edhe zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak.

Madje Thaçi i ka dërguar dje letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për Transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend. Ai tashmë është dorëzuar që ushtrinë ta bëjë nëpërmjet ligjit, por një gjë e tillë duhet bërë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç rekomandojnë aleatët ndërkombëtarë.

Në letrën e Thaçit dërguar Veselit, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, mes tjerash thuhet se shtetet anëtare të NATO-s dhe të SHBA-ja ende besojnë se institucionet e Republikës së Kosovës munden dhe duhet ta themelojnë FAK-un nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. “Për të arritur këtë qëllim, tani së fundmi partnerët strategjikë kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre që t’i ndihmojnë institucionet tona në një përpjekje tjetër serioze gjithëpërfshirëse, për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, në veçanti të komunitetit serb për transformimin e FSK-së në FAK nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Veselit, duke shtuar se “gjithashtu përfaqësuesit politikë të komunitetit serb pas një periudhe të gjatë të bojkotit tani i janë kthyer punës në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”.

I pari i vendit insiston se iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së është krejtësisht ligjore dhe legjitime, kushtetuese dhe në funksion të forcimit dhe të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës. /Zëri/

Humb dy krahët në punë, shteti e lë në mëshirë të fatit

0

Petrit Disha banues në Çermë të Lushnjës, tregon se në vitin 2007 i ka ndodhur një fatkeqësi. Pasi ra në kabinën e tensionit të lartë humbi dy krahët.

Petriti rrëfen se prej 10 vjetësh trajtohet me KEMP, me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk i japin kujdestarinë. Bashkëshortja, Hajrie Disha thotë se ka lënë punën dhe i shërben bashkëshortit.

Emisioni “STOP” u interesua në KMCAP-in e Lushnjës dhe kreu Fatmir Muça u përgjigj se Petriti e ka fituar edhe kujdestarinë. Por sipas tij, ligji është jo human, pasi njeh vetëm 7 ose 10 mijë lekë të vjetra për përkujdesjen.

“Unë quhem Petrit Disha dhe jam nga fshati Çermë i Lushnjës. Në vitin 2007 më ndodhi fatkeqësia. Mu fikën dritat, shkova në kabinë për t’i rregulluar, por rashë në kontakt me korentin dhe më zuri të dyja krahët.”

Ju trajtoheni me KEMP?

“Po, me një pension koperative, me vlerë 80 mijë lekë të vjetra. Më ndihmojnë nga komuna dhe me 40 mijë lekë të vjetra. 20 mijë lekë. U detyrova të largoja djalin nga shkolla. S’kishim mundësi ekonomike që gruaja të rrinte pranë meje. Tani kërkoj të më ndihmojnë, në këtë gjendje nuk jetoj dot.”

Bashkëshortja e tij, Hajria thotë se Petriti nuk merr pension për kujdestarinë sepse ai ka nevojë për një njeri që ta ndihmojë për çdo lloj kërkese që mund të ketë.

“I drejtohem KEMP -it të Lushnjës dhe shtetit që të më ndihmojnë!”

Gazetarët e emisionit “STOP”, së bashku me Hajrien i drejtohen KMCAP-it të Lushnjës, ku bisedojnë me kreun e tij, Fatmir Muçën.

Drejtori – Tek invalidët e punës, këtu në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ky është ligji: 15% të pagës bazë. Duhet t’i bjerë rreth 5, 6 a 7 mijë lekë të vjetra.

Gazetarja – 6, 7 mijë lekë për shërbimin që i bën zonja?

Drejtori – Po, kaq!  Kështu e ka ligji!

Gazetarja – Po është qesharake kjo!

Drejtori – Po qesharake e di ligji, se kush mund ta bëjë.

Gazetarja – Ligjin e bën Maliqi.

Drejtori – Po jo, po s’ka. Jo,jo… është punë finance a e kupton? Tani, në këtë zyrë… merret ky vendim!

Gazetarja – Zotit Petrit Disha, nuk është se i vlen shumë njohja e përkujdesjes, përderisa merrka 7 apo 10 mijë lekë.

Drejtori – Po, bravo!

Gazetarja – Nuk është se i luan ndonjë rol të madh.

Drejtori – Po, po nuk është ndonjë gjë! Po sa penalizohen në rang republike? Ma do mendja që numri duhet të jetë goxha, sepse më thonë që për Lushnjen nuk ka ditë (që nuk ankohen). Ja, dy i kisha sot: një me kancer të mitrës, një kancer të zorrës së trashë.

Gazetarja – Që përjashtohen nga ligji?

Drejtori – Po. Mirëpo, po s’mori dhe ky i uruari me kancer, kujt do t’i japësh? Të vijë gruaja tani, të thotë: “Jam me kancer gjiri!”, e ti them unë që: “Ke pesë vitet e fundit, një vit punë?”. “Jo!”: thotë ajo. Nuk fiton gjë! E kupton ti, si del tek dera ajo? Që mua më shikon sikur jam nazist, mua?

Në bazë të atyre që u thanë nga Fatmir Muça, Hajria thotë se nuk e kishte kuptuar që në pensionin prej 80 mijë lekësh të vjetra përfshihej dhe kujdestaria. Ajo shprehet shumë e zhgënjyer, pasi për 16 orë që i shërben bashkëshortit, shteti e paguan me rreth 200 lekë të vjetra në ditë. /klan

Amvisa pozon nudo në pishinë, fansat e saj ‘çmenden’ (Foto)

0

Joanna Krupa ditëlindjen e saj të 38-ë e kaloi në pishinë nën rrezet e diellit

E vendosur të thyej rutinën e saj, Joanna vendosi që të bëjë foto nudo pranë pishinës, duke bërë që shumë fansa të saj në Instagram të çmenden pasi ti shohin këto foto.

Amvisa nga Polonia shihet në disa foto mjaft të nxehta dhe për këtë arsye kuptohet pse ajo ka kaq shumë fansa në rrjetet sociale. Megjithatë, ka pasur edhe fansa të tillë që e kanë kritikuar për mënyrën se si ajo i ka bërë këto foto.

ImageImage

Aktorja e parë shqiptare që u zhvesh para kamerave (Video)

0

Konsiderohet si aktorja që bëri revolucion në aktrimin e femrës shqiptare në ekran.

Kështu së paku është quajtur guximi i Drita Krasniqit, e cila në vitet e 80’ta kur ende knë ekzistuar stereotipet e forta shqiptare kishte arritur që pa u frikësuar të zhvishet para një kamere filmike dhe të bëjë skena nudo në filmin ‘Gjurmët e bardha’.

Drita, në një intervistë për emisionin Express Rozë, rrëfen se atë kohë kishte më pak paragjykime se sa mund të kishte një aktore sot.

Për të dëgjuar më shumë detaje nga jeta e saj, mund të klikoni në videon e mëposhtme.

Nora Istrefi e thith me stil (Foto)

0

Ndër vite kemi parë shumë foto të Nora Istrefit. Foto ku ajo është dukur bukur, ka shkëlqyer, por edhe ku ka pasur ngecje, për çka është kritikuar, shkruan Kosovarja.

Epo, askush nuk është perfekt dhe askush nuk mund t’ia qëlloj gjithmonë. Ne, nuk po ndalemi tek ndonjë dështim i këngëtares, por tek një foto e saj më e hershme, ku ajo shihet tek e thith një cigare me shumë stil, shkruan Kosovarja.

Thuhet se Nora nuk e pi vërtet cigaren./Kosovarja/

Kriza politike, Meta: Me rëndësi të gjendet zgjidhje në ditët që vijnë

0

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë, për krizën poltike, që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit” ka qënë ky mesazhi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, nga Skrapari ku mori pjesë në projektin për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nga qyteti i Skraparit apeloi për dialog mes palëve politike që vendi sipas tij të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale. Meta tha se është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë, për t’i dhënë fund krizës poltike.

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale. Të gjithë duam paqen sociale në familjen tonë, në vendin tonë, sepse pa këtë nuk ka as siguri, as arsimim më të mirë, as ekonomi më të mirë, as punë më të sigurta dhe padyshim nuk ka një perspektivë në këtë vend”, ka thënë Meta, shkruan Ora News.

Në Skrapar, ku u prezantua projekti për rehabilitimin e rrjetit të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, ishte dhe ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i cili pramtoi investime infrastrukturore për zonën.

Dervishaj tha se investimet filluan me ujësjellsin dhe shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës Përmet-Skrapar.

Citate për jetën e përditshme

0

Ndonjëherë shpresojmë shumë, por duhet vetëdijësuar rëndësinë e dhënies.

  1. “Sot nuk ke jetuar nëse nuk ke bërë diçka për personin i cili nuk ka mundësi të ta kthejë” – John Bunyan
  1. “Jeta është tepër e shkurtë që një ditë të zgjoheni të penduar.

Për këtë, dashuroni njerëzit që ndaj jush sillen me respekt.

 Falini ata që nuk e bëjnë këtë dhe besoni se gjithçka në jetë ndodhë me arsye.

Nëse ju ofrohet mundësi e dytë, kape me dy duar.

Nëse ndryshon jetën tënde, epo le të bëhet!

Askush nuk ka thënë se jeta është e lehtë, kanë thënë vetëm, se i a vlenë! – Harvey MacKay

Ka shumë fjalë, por porosia është e thjeshtë: jeto me mushkëri të plota.

  1. Letër e Korintasve

Dashuria është e durueshme, dashuria kryen shërbim, ajo nuk xhelozon, ajo nuk bën asnjë të keqe, nuk kërkon përfitime, nuk zemërohet, ajo nuk i gëzohet padrejtësisë, por e gjenë gëzimin e saj në të vërtetën. Ajo falë gjithçka, beson gjithçka, ajo duron gjithçka.

  1. “Nëse nuk e thuani të vërtetën për vete, nuk mund ta thoni as për njerëzit e tjerë” – Virginia Woolf

Nëse nuk jeni i sinqertë me veten, mos përhapni gënjeshtra për të tjerët. Kjo është hipokrizi.

  1. “Njerëzit harrojnë çka keni thënë, harrojnë edhe atë që keni bërë, por kurrë nuk harrojnë se si janë ndjerë për shkakun tuaj” – Maya Angelou

Niveli emocional i lidhjes me njerëzit është më me rëndësi. Vetëm një buzëqeshje ndaj dikujt, për atë person mund të vlejë gjithçka dhe t’i ndryshojë rrjedhën e ditës.

  1. “Më mirë të urrejnë për atë që je se sa të duan për atë që nuk je” – André Gide

Nganjëherë duam aq shumë t’i kënaqim të tjerët sa që e humbim identitetin personal. Nëse nuk i pëlqen njerëzve ashtu siç je, s’ka gjë.

  1. “Më parë duhet të mësojmë ta duam veten, me të gjitha të mirat dhe të metat. Nëse nuk mund ta duam veten, nuk mund t’i duam plotësisht as të tjerët” – John Lennon

Duhet ta duam çdo pjesë tonën.

  1. “Bëhu ndryshimi që dëshiron ta shikosh në botë” – Mahatma Gandhi

Hapi i parë është që ti të ndërmarrësh diçka për të ndryshuar diçka.

  1. “Është e vërtetë – të gjithë do të ju lëndojnë, por duhet t’i gjeni ata për të cilët vërtetë vlenë të vuani – Bob Marley

Duam të mendojmë më të mirën për njerëzit e afërm, por do të na zhgënjejnë në këtë apo atë mënyrë sepse janë njerëz. Duhet dalluar ata për të cilët vlenë të mundoheni dhe ata për të cilët nuk vlenë.

  1. “Fatin mund ta gjejmë madje edhe në kohërat më të zymta, nëse vetëm një person kujtohet ta ndezë dritën” – Steve Kloves (i njohur si Albus Dumbledore)

Çdo gjë e keqe që ndodhë sigurisht sjell diçka të mirë nëse e përzgjedh ta shohësh kështu. Lumturia është përzgjedhje, kurse pozitiviteti virtyt./femra.net/

Bashkimi me fitore, kërcen në vend të dytë

0

Bashkimi ka arritur të shënojë fitore në kuadër të xhiros XXV të Superligës, duke e mposhtur Yllin në një ndeshje tejet interesante dhe thuajse të baraspeshuar, 98-91. Bashkimi 10 minutëshin e parë e nisi më mirë, duke e përfundar atë 28-22. Më pas, Ylli morri iniciativën dhe mbylli çerekun e dytë 24-27. Ndërsa në fund të çerekut të tretë, Ylli uli në minimum epërsinë e Bashkimit, duke i mposhtur me 19-21, në total, 71-70.

Dhjetëminutëshi i fundit shkoi në luftë të madhe, por pa ndonjë mbrojtje të theksuar, ku skuadrat shënonin vazhdimisht, derisa në fund më i saktë doli Bashkimi, për të përfundar ndeshjen 98-91, (27-21 Ç4).

PERFORMANCAT

Marko Popovic me 21, Justin Black me 20 dhe Gazmend Sinani me 16 pikë kanë qenë basketbollistët më efikas të Bashkimit sonte. Ata kanë qenë edhe lojtarët e vetëm që kanë shënuar pikë dyshifrore në ndeshjen ku trajneri i portokallezinjëve, Dragan Radovic, i ka dhënë mundësi të gjithë basketbollistëve në dispozicion. Në anën tjetër, te Ylli, njeriu kosh ka qenë Kevin Brown që shënoi 41 pikë, derisa ka shënuar 7 prej 16 tentimeve për tre pikë, në ndeshjen që nuk pushoi fare. 25 pikë shënoi Trae Anderson, duke dhuruar edhe 10 asistime për shokët e skuadrës, ndërsa Ergin Grosha shënoi 17 pikë të tjera.

BILANCI

Me këtë fitore, Bashkimi ka kërcyer në vend të dytë të klasifikimit duke shënuar fitoren e 19 të stinorit, krahas 4 humbjeve që i ka. Ylli, me këtë humbje ka humbur të gjitha gjasat për PlayOff, ndërsa i mbetet të luftojë për pozitën e pestë përfundimtare në klasifikim, ndërsa tash ka bilanc 10- 15.

Liria kërkon fitore, Drenica me tifozë vjen në Prizren

0

Liria pret Drenicën në xhiron e XXV të Superligës në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, ndërsa për vendasit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi që bardhezinjtë nuk kanë ×tuar ndeshje që prej nisjes së stinorit pranveror kur ×tuan ndaj Hajvalisë.

Trajneri Agron Beseni duhet të motivojë ekipin që nuk ka kaluar një seri të mirë të ndeshjeve gjatë muajit mars, ndërsa në anën tjetër Drenica e relaksuar me pikët e ×tuara së fundi, ka paralajmëruar se ka siguruar edhe një autobus për tifozët e saj në rrugëtim drejt Prizrenit./borozani/

Limaj: Zafir Berisha do ta çlirojë Prizrenin nga bandat

0

Kryetari i “Nismës”,Fatmir Limaj, është i bindur se kryetari i ardhshëm i Prizrenit, do të jetë Zafir Berisha.

Ai tha se ky qytet , ka nevojë të çlirohet nga bandat, që janë aktualisht në pushtet.

“Vetëm Zafa mundet me çlirua këtë qytet nga këto banda”, tha Limaj, në përvjetorin e 3-të në “Nismës” në Prizren, shkruan PrizrenPress.

“S’ka asnjë dilemë që Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit”.

Limaj ka ftuar të gjithë qytetarët, që të rreshtohen në ekipin e fitores.

“Boll ju kanë mashtrua”, tha ai.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët e Prizrenit, që të mobilizohen për të sjellë ndryshimin në vend.

“Qytetarët duhet t’i thonë jo mashtrimit”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/