12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6048

Alaba mbetet tek Bayern

0

Është raportuar se Real Madrid ka përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.

Por është klubi gjerman që është përgjigjur menjëherë ndaj Los Blancos për austriakun.

Kështu ata kanë refuzuar ofertën e Kampionit të Evropës, edhe pse ajo në vete barte vlerën prej 50 milionë euro.

Mavraj drejt Serie A

0

Mërgim Mavraj është objektivi i madh i Sampdorias për mbrojtjen.

Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qëndërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollistik, 2016-2017.

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar italiane Tuttomercatoweb, është pikërisht Mavraj dëshira e madhe e presidentit të Sampdorias në merkato.

30-vjecari i kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Koln, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane, mund ti shtyjë drejtuesit e Koln ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero.

Ish lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollistët kryesorë të Shqipërisë në Euro 2016-të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biasi në të treja ndeshjet e grupit A.

Faqja e specializuar mbi transferimet e futbollistëve transfermarkt.de, e vlerëson aktualisht kartonin e 30-vjecarit me shumën e 1,75 milionë eurove.

Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh ashtu edhe në rang kombëtaresh, është nja nga arsyet kryesore që ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohen për lojtarin shqiptar.

Lamtumirë Hart

0

E ardhmja e Joe Hart është larg Manchester Cityt. Reprezentuesi anglez gjatë këtij muaji pritet të gjej një skuadër të re. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Manchester City, Txiki Begiristain.

Hart tashmë ka mbetur portieri i tretë i Cityt pas ardhjes së Claudio Bravos nga Barcelona.

“Unë mendoj se ne jemi duke bërë përpjekje për ta gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë”, ka thënë Begiristain.

“Tani ne kemi një javë dhe ne kemi për të bërë Hartin të lumtur duke ia gjetur një skuadër të re, ku ai do te ketë një shans të vërtetë për të luajtur rregullisht. Pra, ne do të përpiqemi për të ndihmuar atë, sepse ai e meriton një përgjigje të mirë nga ne”, ka theksuar ai.

Hart ka qenë i pa konkurrencë te City, por me ardhjen e Guardiolas anglezi përfundoi në bankinë. Kështu, spanjolli deri më tani ka preferuar portierin e dytë, Willy Caballero para Hartit.

Grupi britanik i kushtojnë këngë Rita Orës (Video)

0

Grupi i ri britanik i kushton këngë artistes me prejardhje shqiptare!

Grupi nga Glasgow i Britanisë, “Catholic Action” kanë publikuar një këngë dedikuar artistes Rita Ora.

E pikërisht “Rita Ora” është edhe titulli i këngës, e cila është prezantuar në radion BBCRadio1, përcjellë lajmi.net.

Edhe Ritës nuk i ka ikur pa e parë e pa e shpërndarë këtë këngë, duke thënë se është kënga më e mirë që ka dëgjuar ndonjëherë.

Sekreti i Bojken Lakos

0

Bojken Lako ka gati projektin e tij të ri.

Kështu së paku bën të ditur rokeri shqiptar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook

“SEKRET është kënga ime e re e cila do të jetë gati për tu shkarkuar nga portale të ndryshme dixhitale në 14 Shtator , nga 360M records”, shkruan Bojkeni në Facebook.

Vlen të theksohet se sezonin e kaluar ai ishte anëtar i jurisë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.

Shpërthim në Turqi, 9 të vdekur dhe 64 të lënduar

0

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer nga një veturë jashtë ndërtesës së policisë në Cizre, në jug lindje të Turqisë, ndërsa raportohet për nëntë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.

Shumë njerëz i ka kapluar paniku nga frika se mund të vriteshin apo të plagoseshin, raportojnë mediat.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar.

“Shota” shkëlqen në festivalin e Burgasit

0

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” po merr pjesë në festivalin prestigjioz të folklorit në Burgas të Bullgarisë.

Trupa e këtij asnambli është paraqitur të enjten, para publikut bullgar duke prezantuar traditën kulturore shqiptare përmes këngëve dhe valleve.

Drejtori Artistik Ylber Asllanaj ka bërë të ditur se Ansambli “Shota”, është mirëpritur nga publiku.

“Ansambli mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi”, ka theksuar Asllanaj në facebook, teksa ka publikuar një video nga paraqitja e valltarëve në kuadër të festivalit veror.

Asllanaj ka theksuar se paraqitja dinjitoze në këtë aktivitet është edhe një dëshmi se përfaqësuesit e ansamblit janë ambasadorët kulturorë të Kosovës./KultPlus.com

AKKV "SH O T A" -Në Teatrin Veror, në Burgas të Bullgarisë , ansambli "SHOTA"mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi .Ishte kjo edhe një dëshmi se kultura dhe tradita jonë janë ambasadorët më të mirë Kosovës.?????????????????

Gepostet von Ylber Asllanaj am Donnerstag, 25. August 2016

Parku i Butrintit, me 3700 vizitorë në ditë

0

Trashëgimia kulturore është nga më të frekuentuarat gjatë stinës së verës. Sipas një vrojtimi të bërë nga Ministria e Kulturës vetëm në parkun Kombëtar të Butrintit ka rreth 3700 vizitorë në një ditë. Rreth 28.000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar Butrintin në muajin korrik. Monumentet e reja që janë shtuar për vizitorët mund të përmendet mozaiku i dyshemesë së apodyterium-it/dhomës së veshjes të termes romake pranë Teatrit dhe gjysma e mozaikut të Baptisterit të Butrintit. Vizitorë ka pasur dhe në qytetin e Durrësit. Amfiteatri Romak i Durrësit, Muzeu Arkeologjik shënojnë 12, 453 vizitorë për periudhën janar-korrik 2016.

Çfarë mund të vizitohet tjetër në Durrës? Banesa Aleksandër Moisiu në qytetin e Durrësit, ndërtuar në shekullin XIX, shfaq një interes të madh për vizitorët, pasi është banesa e vetme e tipit me çardak në qytet. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës Aleksandër Mosiu, aktori i madh me famë ndërkombëtare. Në këtë monument gjithashtu ndodhet dhe Muzeu i Kulturës Popullore. Fluks vizitorësh ka pasur dhe në Berat, falë mirëmenaxhimi të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre. Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën Janar – Qershor 2016 muzetë e QKMB-së u vizituan nga 11, 359 vizitorë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më parë. Vihet re një fluks në rritje edhe në Kalanë e Gjirokastrës . 26,504 është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar qytetin e gurtë në periudhën janar-31 korrik 2016. Promovimi në rritje i trashëgimisë kulturore, shoqëruar me aktivitete kulturore kanë shtuar edhe interesin për këtë qytet. Nuk kanë munguar as vizitat në muze apo parqe arkeologjike. Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore gjatë 7-mujorit (janar – korrik) 2016 janë vizituar nga 249,260 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 70,994 në muzetë kombëtarë, 106,857 në parqet arkeologjike dhe 71,409 në monumente të kulturës. /Gazeta Shqip/

Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

0

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se për shkak të bashkëvendësve të tij do të votojë më 1 shtator kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje. Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim, kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar, për çështjen e demarkacionit, në vilën e “Elkos”-it në Rugovë.

“Ne nuk jemi angazhuar mjaftueshëm për ta bindur opinionin ndërkombëtar që kufiri i ynë i vërtetë, natyral, strategjik, gjeografik dhe shpirtëror duhet të jetë në Çakorr”, ka thënë Kelmendi. /Epoka e re/

Sot hidhet shorti për Europa League

0

Shorti i Europa Leagues për fazën e grupeve do të hidhet sot në Monaco

Tashmë dihen 48 skuadrat që do të garojnë këtë edicion në fazën e grupeve të Europa Leagues

Shorti që përcakton skuadrat në dymbëdhjetë grupe do të hidhet sot me fillim nga ora 13:00 dhe do të mbahet në Monaco.