6.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6050

Opozita në Prizren lë pas pozitën me performancë në Kuvendin e Komunës

0

Opozita në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka shënuar një performancë shumë më të mirë gjatë vitit 2016 në këtë institucion krahasuar me përfaqësuesit e pozitës në nëntë shtylla të vlerësimit përmes “Fletënotimit” të realizuar prej Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Ndërkaq anëtarët e Kuvendit të Komunës me performancën më të mirë gjatë vitit që lamë pas del të jenë Drita Millaku nga LV-ja me 8.7 për qind, pasuar nga Mybera Mustafa nga LDK 7.2 për qind me dhe Arber Rexhaj nga LV-ja me 7.0 për qind.
Këto të dhëna u prezantuan sot nga përfaqësuesit e KDI-së, përmes një konference për media gjatë të cilës u shpalosën detajet e “Fletënotimit” për këtë komunë që përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të këtij kuvendi komunal dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion për periudhën janar-dhjetor 2016.
Me këtë rast Naim Cahani, nga KDI-ja, ka sqaruar se vlerësimi është realizuar për nëntë kategori si: propozimet për rend dite, pjesëmarrja në diskutime gjatë seancave, pjesëmarrja në diskutime në emër të grupit të anëtarëve, inicimi i çështjeve, amandamentimi i legjislacionit, inicimi i rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesa në seanca si dhe gjuha joparlamentare.
Në bazë të statistikave të nxjerra ka bërë të ditur se LDK-ja dhe LV-ja shënuan angazhimin më të madh në pothuajse të gjitha pikat e “Fletënotimit” në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.
“Gjatë vitit 2016, janë propozuar gjithsej 7 pika për rend dite. Trendi i diskutimeve vlerësohet me rezultatet më të larta nga PDK-ja me 21.7 për qind, LDK-ja dhe LV-ja me 20.1 për qind, përkatësisht 16.3 për qind të diskutimit të përgjithshëm”, ka thënë Cahani.
Kurse Ellza Alija nga KDI, bëri të ditur se nga vlerësimet del se në vitin 2016 janë iniciuar 439 çështje prej të cilave 58 për qind ishin nga fushat me interes për qytetarët e Prizrenit, ndërkaq 42 për qind e çështjeve të iniciuara lidhen me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit.
“Anëtarët e LDK-së prijnë me 23.7 për qind të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e LV-së dhe PDK-së me 19.8 për qind përkatësisht 18.5 për qind të çështjeve të ngritura”, ka theksuar Alija.
Sa i përket amandamentimeve gjatë vitit 2016, janë dhënë 32 propozime për amandamentim të legjislacionit. Nga këto, LV-ja me 62.5 për qind, AAK-ja me 12.5 për qind, BD-ja me 18.8 për qind, PDK-ja dhe LDK-ja me nga 3.1 për qind të amendamenteve.
Janë parashtruar 259 pyetje, shumica e të cilave lidheshin me interesin qytetarët dhe 31 për qind e tyre ishin çështje procedurale të institucionit. “Edhe në ketë pikë LV0ja shënon përqindjen më të madhe me 22.8 të pyetjeve të përgjithshme”, ka shtuar Alija.
Përmes këtij publikimi KDI-ja, synon që të informoj qytetarët në mënyrë të paanshme dhe objektive për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën janar-dhjetor 2016, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit. /PrizrenPress.com/

 

Rahoveci proteston sot për Ramush Haradinajn

0

AAK, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se sot në Rahovec do të mbahet marsh protestues për Ramush Haradinajn.

“Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, nesër (e shtunë), në orën 12:00, në Rahovec mbahet marshi protestues në mbështetje të Haradinajt”, thuhet në njoftimin e AAK-së drejtuar mediave. /PrizrenPress.com/

Përfshihet nga zjarri një veturë në Prizren

0

Një veturë është përfshirë në flakë gjatë mesnatës në rrugën e “Jonit”, në Prizren.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura Golf III”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjellë PrizrenPress. /PrizrenPress.com/

Dragash: Vjedh kabllo nga një fabrikë, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Dragash është arrestuar një person, pasi që i njëjti është vërejtur duke vjedhë kabllo në një fabrikë pronë e një shqiptari, shkruan PrizrenPress.

Sipas viktimës, siç njofton policia, i dyshuari kabllot i ka djegur për të nxjerrë bakrin me qëllim shitje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Policia bastisë një shtëpi në Suharekë dhe konfiskon armë

0

Me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, është bastisur shtëpia e një të dyshuarit në Suharekë, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.

Në raportin e Policisë nuk raportohet për të arrestuar, shkruan PrizrenPress

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Arrestohen hajnat në Prizren, vodhën gjësende me vlerë 800 euro

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar në Prizren, përkatësisht në rrugën “Aziz Kelmendi”, për shkak se të njëjtit kishin thyer një veturë dhe prej aty kanë vjedhur një kasetofon dhe pajisje zërimi në vlerë rreth 800 euro, shkruan PrizrenPress.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Një shekull i akademik Idriz Ajetit

0

Akademik Idriz Ajeti, studiuesi më i shquar në fushën e gjuhës mbush 100 vjet.

Është vlerësuar si një ndër veprimtarët më të mëdhenj në avancimin e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe njëkohësisht edhe ndërtues i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Akademik Ajeti është nderuar disa herë nga presidentët e Kosovës dhe ai i Shqipërisë për punën e tij në fushën e shkencës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shënon 27 janarin si datën e lindjes së tij./Rel

Misteri i guvës së Lepenicës

0

Misteri është tema e janarit për 160 qytete të botës, që organizojnë CreativeMornings. Kjo temë është zgjedhur nga CM Houston dhe në Tiranë, për këtë do të flasë lektori dhe artisti i njohur Shpend Bengu, sot, në Laboratorin e Grafikës Artistike dhe Multimedias te Universiteti Europian i Tiranës.

“Vetë ekzistenca jonë është një mister. Kalimi dhe transformimi ynë nga një substancë në tjetrën, në ekzistencën tonë të përkohshme, në realitete të ndryshme, për t’u kthyer sërish në pluhur kozmik është një mister më vete. I gjithë ky mister nis me një akt ngjizjeje. Gjatë 9 muajve në një univers likuid ne përjetojmë në memorien tonë të gjitha transformimet dhe eksperiencat e species sonë gjatë miliona viteve. Pas kalimit të përgjakshëm nga realiteti likuid në atë tokësor ekzistenca dhe memoria jonë në këtë realitet është shumë e shkurtër në krahasim me kohën që na është dashur për të ardhur deri këtu…”.

Në këtë sinops fillestar, Bengu shpjegon më tej se gjatë ekzistencës në realitetin tokësor, kemi kërkuar gjithnjë që të lëmë një shenjë në memorien tonë, si mesazh të kësaj ekzistence për pasardhësit tanë.

Të tilla janë dhe mesazhet e piktogrameve dhe petroglifeve të paraardhësve tanë prehistorikë në Shqipëri, të cilat ashtu si dhe në shumë vende të tjera të botës mbeten ende një mister.

“Zbulimi dhe shkodimi i këtyre mesazheve, do të hapte një faqe të re në historinë e memories dhe ekzistencës së njerëzimit në planetin Tokë”.

Artisti në këtë shpjegim i referohet guvës së Lepenicës, “e shkruar” me piktograme, që përbën një prej kryeveprave jo vetëm të Historisë dhe të Artit Shqiptar, por edhe atij Botëror.

Këto piktograme misterioze, sipas Bengut edhe pse të ndërthurura në Trashëgiminë Jomateriale shqiptare, mbeten ende të panjohura në Historinë dhe Artin e Popullit Shqiptar.

“Prej shumë vitesh kam punuar për marrjen në konsideratë të rëndësisë së tyre, si dhe në promovimin e kësaj trashëgimie misterioze, e cila na lidh me popujt e tjerë të botës. Një nga piktogramet e kësaj guve e kam përdorur si logo përfaqësuese të punës sime”.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.

Në pasuritë e Vlorës përfshihen edhe disa shpella, siç është dhe shpella e shkruar e Lepenicës, është Grama me mbishkrimet historike, një ndër mrekullitë e fshehura të Vlorës.

Edhe pse ky objekt u bë i njohur për studiuesit dhe vizitorët vetëm pas viteve 1970, ai paraqet 19 figura antropomorfe njerëzish të stilizuara, 8 figura gjeometrike të çrregullta, ku në qendër të tij është edhe figura e një njeriu, që tregon një kult, një nderim ndaj njeriut, nga ku mendohet se kjo pikturë i përket fundit të mijëvjeçarit III p.e.s.

Vizatimet e realizuara me bojë minerali ngjyrë kafe dhe që datojnë në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit, flasin dhe tregojnë gjithashtu edhe për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.

“Shpella e Shkruar e Lepenicës”, në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.

Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar dhe realizuar disa studime mjaft personalitete të shkencës, si prof. Myzafer Korkuti, prof. Dhimitër Shuteriqi, dr. Shpend Bengu etj.

Sakaq, Shpella e Lepenicës, Shpella e Banuar e Velcës, Kodërvarret e Brusnjes, Qytetet Antike të Amantias dhe Olimpias, Kalaja Ilire e Cerjes dhe ajo Mesjetare e Vranishtit, flasin për vazhdimësinë e jetës në këto treva qysh në periudhat prehistorike. /Mapo/

Ftesa-EMAIL_MYSTERY-INSTAgram

Vallëzojnë për herë të parë lakuriq (Video)

0

Kompania e vallëzimit Sydney ka realizuar një vallëzim ku personazhet e tij ishin të gjithë lakuriq.

Si pjesë e Festivalit Sydney kjo ngjarje renditet si e para në botë që ka realizuar një kompani vallëzimi  ku ideja ishte që të valltarët të shfaqeshin nudo, njofton Klan Kosova.

Ky vallëzim u bë nga koreografi i frymëzuar nga Galeria e Arteve në New South të Wales, nga shou veror ‘’ Art from the Tate Collection’’, njofton Klan Kosova.

Me tiketat të cilat janë shitur, për specialen ‘’vetëm lakuriq’’ kanë shtuar dhe faturën  për vendin pasi janë shitur brenda një dite.

Shfaqja e koreografit të Rafael Bonachela është kujdesur për valltarët që ata do duhej të jenë mbi 18 vjeç.

3c8cd19f00000578-0-image-a-2_1485477762921

3c8cd19700000578-0-image-a-1_1485477757474

Zafir Berishës ia plaqkisin shtëpinë hajnat

0

Deputetit të partisë NISMA, Zafir Berisha i është plaqiktur shtëpia.

Ai për Arbresh.info ka thënë se persona të panjohur kanë bastisur shtëpinë e tij duke vjedhur disa bizhuteri të gruas.

“Kam qenë me familje jashtë shtëpisë dhe në orën 18:30 jam kthyer pashë derën e thyer. Kyr hymë Brenda pash se kishin plaqkitur shtëpinë dhe vërejtëm se kishin vjedhur disa bizhuteri të gruas dhe dy telefona të fëmijëve. Nuk kam qenë në shtëpi se ndryshe do të ishte muhabeti”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se ka lajmëruar policinë.

“Policia ishte këtu dhe unë nuk dyshoj në askënd”, shtoi ai.

Berisha për më tepër ka ironizuar me rastin duke shkruar në facebook një status duke thënë se edhe ai është Kosovë./Arbresh.info