14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6054

Gjykata Themelore e Prizrenit kërkon lokacion për ndërtim të një objekti modern

0

Drejtues të Gjykatës Themelore në Prizren janë ankuar se objekti i këtij institucioni gjyqësor nuk i përmbush as për së afërmi kushtet për veprimtari në përputhje me standardet e kohës.

Mungesa e hapësirave të mjaftueshme sipas tyre është një sfidë shtesë për Gjykatën e Prizrenit, sidomos për faktin se stafi mbështetës punon në kushte të vështira, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë arsye në Këshillin Gjyqësor të Kosovës është dorëzuar kërkesa për ndërtimin e një objekti të ri për këtë gjykatë.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KGJK-ja që kjo çështje të trajtohet dhe të gjejë një zgjidhe. “Kërkesën e kemi paraqitur në Këshillin Gjyqësor, që të na mundësohet gjetja e një lokacioni dhe ndërtimi i një objekti të ri modern të gjykatës me standardet që kërkon koha”, ka thënë Hoxha, duke përmendur si referencë ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë si dhe projektet përkatëse në Ferizaj dhe në Gjakovë. Ai ka shfaqur shpresën se do të ketë mirëkuptim për këtë kërkesë, meqë Gjykata Themelore e Prizrenit s’ka hapësira të nevojshme pune.

Objekti i Gjykatës Themelore të Prizrenit qe rinovuar më 2010 me mbështetjen e USAID-it.

Pak ditë më parë KD-ja ka raportuar se 30 mijë lëndë të pakryera i kanë mbetur Gjykatës Themelore në Prizren në fund të vitit 2016. Drejtuesit e kësaj gjykate kanë theksuar se angazhimi i tyre ka qenë në nivel, porse ka sfida për uljen e numrit të lëndëve të mbetura.

Arrestohen dy persona në Prizren që po kërkoheshin nga policia

0

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, janë arrestuar dy persona që ishin duke u kërkuar, dhe të njëjtët janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga ta u arrestua në rrugën “Mbreti Pleurat” në Prizren dhe tjetri në rrugën “Fetah Gega”, gjatë orëve të para të ditës së djeshme. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një baba i dhunshëm në Prizren

0

Një baba i dhunshëm është arrestuar dje në Prizren nga Policia e Kosovës. Sipas Policisë, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij, shkruan PrizrenPress.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Tentuan t’i sulmojnë në dyqan me mjete të forta, arrestohen

0

Në Prizren, dje janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtit me mjete të forta kanë tentuar t’i sulmojnë brenda në një lokal dy të tjerë.

Sipas Policisë, gjatë intervenimit njëri nga të dyshuarit ka tentuar që me mjet të prehtë ta sulmojë zyrtarin policor, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren

0

Dje në Prizren një baba e ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, më 14 janar të këtij viti, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan PrizrenPress.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur, nga data e lart-cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Shpresa në këtë vend ka vdekur!

0

Shkruan: Faik Krasniqi

Problemi i varfërisë është një ndër problemet më të mëdha në vendin tonë. Në kilometrazhin e gjatë të sfidave dhe problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova, është edhe fenomeni i varfërisë. Që nga pas lufta e deri më sot, ka pasur ngritje të vazhdueshme të varfërisë, megjithatë termi varfëri ka qenë termë i cili e preokupon shoqërinë tonë. Sipas Raportit të Bankës Botërore ”Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomik” shkalla e papunësisë në Kosovës sillet rreth 46 %, ose më mirë të them rreth gjysma e popullsisë janë të papunë, e sidomos të rinjtë që janë rreth 70 për qind të papunë prej tyre. Pavarësisht faktit që statistikat çdo herë mund të pësojnë ndryshime, në rënie dhe ngritje të papunësisë, termi varfëri dhe papunësi ekziston në fjalorin e përditshëm dhe është pjesë e shoqërisë tonë e cila si duket nuk po e gjen assesi derën që të paktën të zbutet ky fenomen. Kjo gjendje po ashtu pasqyron faktin se Kosova është më e varfra jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Dëshmia më e madhe e varfërisë në Kosovë, e tregon ikja masive e vitit të kaluar, ku Kosovën e braktisën mbi 100 mijë qytetarë të saj drejt shteteve të BE-së, për shkak të varfërisë dhe papunësisë së madhe që po mbretëron në Kosovë, dhe për një jetë më të mirë në Evropë. Dhe çfarë është më e keqja, për shumicën e popullatës është vrarë shpresa për një të ardhme të mirë në Kosovë, ku padyshim fajtorë janë kjo klasë politike sidomos ato në pushtet, të cilët duke vjedhur e plaçkitur çdo gjë, pasuruan vetveten dhe varfëruan popullatën, e një pjesë të tyre e zhytën në varfëri të skajshme. Prandaj, është pak e pritshme që institucionet tona që e sollën varfërinë ekstreme në Kosovë, të punojnë në atë drejtim që sadopak ta zbusin atë. Siç duket që nga paslufta, misioni i tyre paska qenë ky: popullin ta gjunjëzojmë dhe ta varfërojmë skajshmërisht. Për 17 vite ia arritën një gjëje të tillë. Çfarë është akoma edhe më tragjike, varfëria po thellohet dita-ditës edhe më shumë, dhe ka rrezik që të bëhemi si shumë shtete afrikane me nga 70-80 përqind të popullatës të varfër. Madje, në shumë statistika dhe hulumtime të Bankës Botërore dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, edhe jemi duke u krahasuar me shumë shtete afrikane dhe aziatike, sidomos sa i përket korrupsionit, papunësisë dhe varfërisë. Kjo tregon që ky vend ka probleme shumë të mëdha, dhe shpresa në këtë vend ka vdekur!

Kujt ia ka frikën Jakup Krasniqi?

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se ua ka frikën tre lloj njerëzve.

Postimi i plotë Jakup Krasniqit:

Ua kam frikën tre lloje njerëzve!

1. Njerëzve qe gjithë interesin e shtetit e qesin në anekënd për interesa personale!
2. Njerëzve që në vend që të marrin vendime të mëdha për vendin, flasin fjalë të mëdha patriotike, për t’i mbuluar të pa bërat që mund të ndodhin?! Dhe
3. Njerëzve më të kaluar të dyshimtë?!
Natyrisht frikën nuk e kam për fatin tim!

Institucioneve u bëhet thirrje për krijimin e ushtrisë (Dokument)

0

Njohës të sigurisë, politologë, ekonomisë, gjuhëtarë e shqiptarë të profesioneve të ndryshme nga vendet më të njohura të botës, u kanë bërë thirrje institucioneve që sa më parë ta formojnë ushtrinë, raporton Zeri.info.

Ata me anë të një shkrese të përbashkët, kanë kërkuar që: “Duke u thirrur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë thirrje për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në këtë shkresë.

Sipas tyre, kjo kërkesë është bërë me qëllim që ushtria t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Ndërkaq, personat që kanë nënshkruar këtë thirrje janë nga vendet më të njohura të Evropës e botës, përfshirë këtu: Gjermaninë, Suedinë, SHBA etj.

Kërkesa u është drejtuar Presidentit, kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrit të FSK-së dhe Deputetëve të Kuvendit.

kerkesanenshkrimetdrejtuar

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, kosovarëve: Bëjini armët gati për çdo rast

0

Ish-ushtari i luftës së Kosovës në radhët e UÇK-së, britaniku Jon Harrison, pas tensionimeve më të reja Kosovë – Serbi, ka bërë apel për pastrimin e armëve dhe mbushjen e tyre me municion.

Ai ka shkruar në Facebook se është koha t’i pastrojnë armët.

Ky është postimin i plotë Harrison:

Zotërinj, shokë vëllezër. Është koha t’i pastroni armët dhe t’i keni të gatshëm me municion. Për çdo rast.

(Ky është postimi i tij anglisht:”Gentlemen, comrades brothers. Time to clean your weapons and ready ammo. Just in case”).

Thënie brilante mbi librat dhe leximin

0

“Asnjë njeri nuk është një ishull, çdo libër është një botë”. (Gabriele Zevin)

“Ndonjeherë besoj se parajsa është të lexuarit vazhdimisht, pa fund”. (Virginia Ulf)

“Kush nuk lexon, në moshën  70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë:të vetën. Kush lexon, do të ketë jetuar 5 mijë vjet:ai qe kur kaini vrau Abelin, kur Renco u martua me Luçian, kur Leopardi admironte të pafundmen…pasi letërsia është pavdekësi me fytyrë nga e shkuara” (Umberto Eko)

“Një libër i mirëzgjedhur të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetëvetja” (Daniel Penak)

“Leximi i librave të mire, është një lloj bisede me shpirtrat më të mirë të shekujve të shkuar” (Kartezi)

“Kur mendoj për të gjithë librat që më mbeten ende për të lexuar, kam bindjen se jam ende i lumtur” (Zhyl Renar)

“Vetëm në libra mund të ndryshohet jeta. Vetëm aty mund të fshish gjithçka me një të rënë të lapsit. Të zhdukësh peshën e gjërave. Të fshish ligësitë meskine, dhe në fund të një fraze të gjendesh papritur në fund të botës” (Gregor Delakur)

“Nuk kam patur asnjëherë ndonjë dhimbje, që një orë leximi të mos ma ketë shëruar” (Sharl Monteskje)

“Librat kanë të njëjtën armiq si njeriu:zjarrin, lagështinë, kohën dhe vetë përmbajtjen e tyre” (Pol Valeri)

“Nuk ka libra moralë apo imoralë. Ka librat të shkruar mirë ose keq” (Oskar Uajlld)

“Librat më të mire, janë pikërisht ata që thonë atë që tashmë e dimë” (Xhorxh Oruell)

“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke” (Jorge Luis Borges)

“Të gjithë e dimë se ndoshta rrethanat në të cilat lexohet një libër, janë po aq të rëndësishme sa vetë libri” (Nik Hornbi)