12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6056

Lajm i mirë për Lirinë e Prizrenit

0

Liria ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes me Prishtinën. Meriton Korenica, do të ketë të drejtë loje ndaj Prishtinës.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët përgjegjës për transferime nga Federatë e Futbollit, pasi për Korenicën ka ardhur fletë-lëshimi ndërkombëtarë (certifikata).

Korenica që po stërvitet me Lirinë që nga fillimi, e që ka treguar formë të mirë në këtë fazë përgatitore, ka ardhur nga Metalurgu, ku kishte qenë së fundi.

‘Pres me padurim të luaj dhe poqese më jepet rasti të dëshmojë vlerat. Liria ka ekip dhe loja jonë do të vije në shprehje nga ndeshja në ndeshje’, ka thënë ai /PrizrenPress.com/

Afrim Avdaj, takim me përfaqësues të projekteve të Qeverisë së Luksemburgut

0

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj, të martën ka pritur në takim përfaqësues të projektit të Qeverisë së Luksemburgut, ishe këshilltaren e deritanishme Dženeta Rami? dhe këshilltarin e ri Frederik Ruffe, zyra qendrore për ballkan.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e projekteve të deritanishme me fokus përmismin e kualitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe standardizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, bazuar në sistemin e informimit shëndetësor – SISH-it si standardë ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve shëndetësore.

Si dhe bashkëpunimin në të ardhmen në projektet e reja, të cilat do implementohen nga Qeveria e Luksemburgut.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka falënderuar përfaqësuesit e Qeverisë së Luksemburgut për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm në projektet e ardhshme./PrizrenPress,com/

Aurela, kaq seksi

0

Modelja bukuroshe shqiptare ka në ‘look’ të jashtëzakonshëm dhe atë e shfaq vazhdimisht.

Aurela Hoxha e cila po shijon pushimet para punës, ka postuar një foto me bikini në llogarinë e saj të IG-të.

Ajo në këtë foto shfaq linjat e mrekullueshme, duke iu dhënë fansave të vetë një pamje fantastike të trupit të saj.

Bukuroshja ka publikuar edhe një video në të cilën është xhiruar me kostum larjeje.

Aurela do të jetë pjesë e vazhdimit të tretë të filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.

Pritet rikthimi i Messit në Argjentinë

0

Trajneri i Argjentinës insiston se Leo Messi është shumë i përfshirë shpirtërisht me kombëtaren, tek e cila do të kthehet më 1 shtator, për ndeshjen kundër Uruguajit.

Edgardo Bauza, trajneri i ri i Argjentinës, tha të hënën në një intervistë për ESPN se Messi është i bindur në rikthimin tek “Albiceleste” si pasojë e njërës prej dëshirave më të mëdha që ka lojtari i Barcelonës, të fitojë një titull me kombëtaren.

“Messi dëshiron të fitojë një titull me Argjentinën. Unë kam qenë i përfshirë me kombëtaren këto ditë, shumë i përfshirë me rikthimin e Messit,” – tha trajneri i “Albiceleste”, i cili debuton zyrtarisht në ndeshjen kundër Uruguajit (më 1 shtator, në Mendoza), kualifikuese e vlefshme për “Botërorin 2018”. /Telesport.al

Nëntë vite pa legjendën Faruk Begolli

0

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, artistja Burbuqe Berisha, e cila tashmë drejton teatrin i cili mban emrin e aktorit “Faruk Begolli”, shprehu admirimin për figurën e artistit duke thënë se ai ishte më shumë se një artist.

Sot në 9-të vjetorin e vdekjes së aktorit dhe profesorit Faruk Begolli, ashtu si në çdo përvjetor ngjallen kujtimet e shumta për veprën e tij. Në këtë përvjetor nuk harroi të shkruajë edhe drejtoresha e teatrit i cili mbanë emrin “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha. Përmes një statusi në Facebook ajo shprehu admirimin për figurën e artistit duke thënë se ai ishte më shumë se një artist. Ai ishte ylli i filmit dhe i teatrit, i adhuruar nga miliona e miliona njerëz jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë.

“Në vitet e arta të karrierës së tij, ai e kishte braktisur Beogradin, vendin ku ishte krijuar nami dhe kulti i tij dhe, duke mos e kthyer më kokën prapa, ishte kthyer përfundimisht në Prishtinë. Këtu midis njerëzve të gjuhës e të gjakut të tij, me thjeshtësinë dhe pragmatizmin e një artisti dhe njeriu të madh, Faruku kishte punuar në edukimin artistik të njerëzve të rinj, shumë meritor për brezin e ri të aktorëve, regjisorëve dhe dramaturgëve në Kosovë”, shkruan Berisha, e cila në fund thotë që ndihet e nderuar që drejton një institucion me emrin e tij, teatrin “Faruk Begolli”.

Begolli ka qenë një nga aktorët e mirënjohur në ish Jugosllavisë duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe më gjerë. Begolli ishte dhe mbetet gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale.
Në anën tjetër, institucionet kulturore nuk kanë paralajmëruar asnjë organizim për të nderuar figurën e Begollit. / KultPlus.com

Adem Grabovci humb betejën e parë gjyqësore me Insajderin

0

Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kërkesën e Adem Grabovcit për masë të përkohshme – ndalimin e publikimit të përgjimeve, me arsyetimin se nuk ka kurrfarë shkelje ligjore dhe se paditësi – Adem Grabovci, nuk ka ofruar asnjë provë se Insajderi ka shkelur privatësinë, apo të drejtat tjera kushtetuese.

Adem Grabovci ka dështuar në përpjekjet e tij për të ndalur publikimin e përgjimeve të tij nga Insajderi. Bllokimin është munduar ta bëjë edhe nëpërmjet Gjykatës.

Por, Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kërkesën e tij për masë të përkohshme, me arsyetimin se nuk ka kurrfarë shkelje ligjore dhe se paditësi – Adem Grabovci, nuk ka ofruar asnjë provë se Insajderi ka shkelur privatësinë, apo të drejtat tjera kushtetuese.

“Refuzohet propozimi i propozuesit të sigurimit Adem Grabovci nga Prishtina për caktimin e masës së sigurimit përmes të cilit ka kërkuar që kundërshtarëve të sigurimit ‘Insajder’ sh.p.k me seli në Prishtinë Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri nga Prishtina, të urdhërohet që të mos publikojnë bisedat telefonike të incizuara në mes propozuesit të sigurimit dhe palëve të treta deri në përfundimin e kësaj procedure kontestimore”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 12 gusht 2016.

Kërkesa për masë të sigurisë është bërë pak ditë pas nisjes së një serie shkrimesh dhe publikimesh të përgjimeve nga Insajderi.

Publikimi i përgjimeve ka nisur nga 1 gushti i këtij viti dhe është duke vazhduar. Me këto përgjime është dëshmuar fuqia e Adem Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”. Shef e quan edhe Kadri Veselin, të cilit i thotë: “Ti i merr vendimet, une i zbatoj”. /Insajderi/

Gjuan me armë qenin, arrestohet një person në Hoçë të Qytetit

0

Një preson nga fshati Hoçë e Qyteti është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka gjuajtur me armë në qenin e komshiut.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, tetë fishekë dhe një gëzhojë kalibër i panjohur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Prizren: Filloi “Java e leximit” (Foto)

0

Në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka filluar aktiviteti “Java e leximit”. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Amerikane.

Fëmijët gjatë këtij aktiviteti do të kenë mundësi që përmes lojërave, të mësojnë lëndë të ndryshme si: matematikën, angëlishetn, informatikën etj.

/PrizrenPress.com/

femijet 2

Robert Berisha: Shtatzënia e Norës nuk ishte planifikuar

0

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë bashkë prej vitesh. Lidhja e tyre ka nisur rreth nëntë vite më parë, shkruan “Kosovarja”.

Ata kanë pasur një lidhje të gjatë, më pas u fejuan e martuan dhe më në fund pas tetë vitesh ndodhi shtatzënia e Nores.

Lajmi se Nora është shtatzëne e kishte gëzuar shumë Robertin, i cili e kishte falënderuar Zotin për këtë gjë, shkruan “Kosovarja”.

Ai ka thënë se shtatëzania ishte e pa planifikuar./Kosovarja/

Nënshkruhet memorandumi për Qendrën Historike të Prizrenit

0

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit.

Në një njoftim për media, thuhet se Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike në Prizren është një domosdoshmëri që del edhe nga Ligji për Qendrën Historike, dhe është një dokument që e përcakton organizimin dhe menaxhimin e qendrës historike, pas një procesi që parasheh një sërë aktivitetesh prej analizës së gjendjes dhe hulumtimeve të ndryshme, deri në punëtori, konsultime publike dhe instrumenteve tjera që e cysin pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të interesit dhe qytetarëve në planifikimin e kësaj zone.

“Plani synon ta ofrojë një analizë të detajuar të gjendjes aktuale, që e përfshin shqyrtimin dhe konsolidimin e planeve ekzistuese relevante dhe njohurive ekzistente për Qendrën Historike, matjen e situatës socio-ekonomike dhe demografike, analizën e kornizës ligjore, skanimin e gjendjes fizike, si dhe hulumtimin e aspekteve tjera të rëndësisë, drejt zhvillimit të njësisë menaxhuese të zonës dhe hartimit të planit të veprimit që përfshin komponentë si konservimi, komunikimi vizuel, planet ekonomike dhe turistike, programe edukative dhe aspekte tjera strategjike që do të identifikohen përgjatë procesit”, thuhet në njoftim