11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 6058

Presidentja e Speciales nis punën zyrtarisht

0

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së.

Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë. Këtë për gazetën “Zëri” e ka konfirmuar zëdhënësja Avis Benes.

Ajo i ka thënë gazetës se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët.

“Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët (gjë e cila natyrisht do të jetë e mundur pasi që ata të caktohen)”, ka thënë Benes. /Zëri/

101 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

0

Sot bëhen 101 vjet që nga vrasja e pabesë e Isa Boletinit. I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.

Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.

Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt.

Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu.

Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”

Virusi i korrupsionit e nepotizmit nuk përjashton asnjë parti

0

Sado që në deklarimet e tyre për konsum medial pozita dhe opozita angazhohen fals kundër krimit dhe korrupsionit, familjarizimit dhe nepotizmit në institucione, deri më tani asnjëherë nuk kanë arritur që të ndërtojnë një platformë të përbashkët veprimi, ta harmonizojnë një deklaratë konsensuale apo ta miratojnë në Kuvend një rezolutë në funksion të interesit shtetëror, për t’u shkëputur politika detyrimisht nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, nga nepotizmi, militantizmi, mitomania dhe për t’u hapur rrugën njerëzve meritorë në institucionet e shtetit.

Deri më tani praktika ka treguar se secila parti që vjen në pushtet e përdor atë për të punësuar njerëzit e politikës, me qindra e mijëra, kështu ndodhi me PDK-në, LDK-në, që erdhi sërish në pushtet në martesën e re politike PDK-LDK, e kështu ndodhi edhe me ‘Vetëvendosjen’, e cila punësoi militantet e vet në Prishtinë, të vetmen komunë që qeveris. Sipas analistëve politikë, kjo formë e ruajtjes së lidhjes politike me klientelat dhe nepotizmin në jetën institucionale tregon se të gjitha partitë në pushtet dhe në opozitë janë të infektuara dhe bashkëjetojnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, në të gjitha pushtetet dhe në të gjitha nivelet.

“Ky fakt tregon vetëdijen tonë të ulët kombëtare, nivelin e ulët të vlerave tona morale. Është pasojë e mungesës së besimit në zemrat tona. Feja është në sipërfaqe e jo në brendi të shpirtit tonë. Si t’i besojnë njerëzit njëri- tjetrit apo partitë politike njëra-tjetrës, nëse nuk i besojnë Zotit, që është personifikim i të gjitha të mirave hyjnore e njerëzore. Mungesa e besimit në Perëndi rezulton mungesën e besimit reciprok te njerëzit në një shoqëri, e kjo pamundëson çfarëdo konsensusi e natyrisht edhe atë kombëtar”, theksoi profesor universitar Nexhmedin Spahiu

Badallaj: Partitë që vetë kritikojnë, adaptojnë të njëjtat standarde të punësimeve

Politikologu Arsim Haziri, duke analizuar këtë gjendje, thotë se Kosova thuajse përfaqëson rast “sui generis”, pasi si politika, ashtu edhe një pjesë e shoqërisë, të vetmen rrugë drejt mbijetesës e shohin politikën.

“Shoqëria konsideron se i vetmi mjet, nga i cili mund të nxjerrin mbijetesë financiare është mbështetja e një subjekti politik. Në këtë frymë shkon edhe orientimi politik, ata pavarësisht mjeteve që përdorin, shtypjen që realizojnë, e vetmja ambicie e tyre është mbetja me çdo kusht në politikë”, shprehet Haziri. Sipas analistit Albrim Badallaj, ky virus i lidhjes së politikës me krimin dhe korrupsionin e ka gjenezën e kontinuitetit që nga konsolidimi i ri politik në periudhën e re të pasluftës për të vazhduar edhe sot e tutje, për çka një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe qytetari.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe të pasluftës, ka munguar vullneti politik te klasa udhëheqëse politike, por edhe tek qytetarët, që të shpëtojmë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Shpeshherë me apo pa dëshirë edhe vetë populli është bërë pjesë e hallkës së korrupsionit, duke filluar nga institucionet lokale e deri tek ato qeveritare. Për këtë flasin edhe shumë raporte dhe hulumtime edhe të organizatave të huaja, të cilat e paraqesin Kosovën në fillim të ranglistës së Evropës për korrupsion”, është shprehur ai. “Ne jemi dëshmitarë se si edhe partitë, që vetë kritikojnë dhe akuzojnë, kanë adaptuar standarde të tilla të punësimeve apo edhe i kanë tejkaluar pritshmërinë se do të veprojnë asisoj. Mbi të gjitha është vetëdija e ulët ajo që po prodhon kësi lloj situatash, por edhe gjendja e renduar ekonomike e sociale”, theksoi Albrim Badallaj për “Kosova Sot”.

Shpirti i Kasembegut “fluturon” nëpër shtëpitë prizrenase

0

Njëri ndër mitet apo legjendat më të dhimbshme është ajo për burimin e Kasembegut në Prizren. Kur Prizreni e kishte këtë burim, ky burim në formë jazi shkonte tek secila familje dhe aty i freskonte familjet e vjetra të Prizrenit. Qytetarët kishin besime të ndryshme për këtë krua, saqë e mendonin si diçka të shenjtë. Prandaj, ai burim ka “shëtitur” tek qindra e qindra shtëpi të qytetit historik.

Nehale Paçarrizi, e familjes së Ymer Paçarrizit, një dijetari të këtij qyteti, tregon se si ende ata besojnë se shpirti i Kasembegut frymon nëpër shumë shtëpi të këtij qyteti dhe besojnë se shpirti i tij dhe amaneti i tij ende frymon në burimet e këtij qyteti. “Shpirti i të madhërishmit Kasembeg ende thuhet se jeton dhe shërbimet e abdesit i kryen duke fshirë duart e fytyrën me peshqir, të cilin e lëmë të terur dhe e gjejmë të lagur. Të gjithë ne mendojmë se shpirti i Kasembegut frymon në shpirtin tonë”, shprehet ajo dhe fillon të pëshpëritë lutjen tek Zoti, shkruan gazeta Kosova Sot.

“Shpirti i Kasembegut merrte abdes në secilën nga këto familje”

Paçarrizi shprehet për “Kosova Sot” se të gjitha shtëpitë ku prekte ky burim, konsiderohej se prekeshin nga të shenjtët.

“Potoku i Kasembegut” kalonte nëpër oborret tona dhe ky ishte një “potok” fati. Këtë e provonte secila familje. Kjo legjendë kishte të bënte me faktin se në mbrëmje peshqirin e terur e linim tek potoku bashkë me nallanet, kur zgjoheshin në mëngjes e shihnim të lagur, shprehet ajo. Mendon se shpirti i Kasembegut merrte abdes në secilën nga këto familje. “Edhe sot e kësaj dite i besoj dhe pse potoku është zhdukur, unë gjatë verës e vendos peshqirin dhe nallanet aty tek kroi. Aty e shoh se në mëngjes ka marrë abdes shpirti i Kasembegut”, thekson ajo, duke shtuar se kujdeset edhe për shpirtrat e tyre. Edhe Zylfi Fusha shpjegon për rëndësinë e këtij burimi, duke shtuar se kjo legjendë e pasuron shpirtin e secilit prizrenas të moshuar.

Rrjedha e ujit për pastërtinë shpirtërore

Profesor Sylejman Randobrava shprehet se kjo është një gjetje e dashurisë së vërtetë. “Janë të shumtë ata që besojnë se kjo është çështje kimie, ashtu si të tjerë që thonë se çdo gjë është çështje fati. Pikërisht te fati bazohet “legjenda e fillit të kuq”, një besëtytni mjaft e përhapur dikur në këtë qytet, por edhe tani ajo ka mbetur vetëm si një besëtytni. Thuhet se secili prej nesh lind me një fill të kuq të padukshëm të lidhur te gishti i vogël i dorës së majtë, i cili na lidh pazgjithshmërisht me shpirtin tonë binjak, me të cilin herët ose vonë do të takohemi”, shprehet ai. Në këtë lidhje thekson se nuk ka rëndësi koha, rrethanat dhe distancat, pasi filli i kuq është i gjatë dhe nuk këputet kurrë. “Kjo legjendë rindërtohet bazuar në një rrëfim të lashtë të këtij qyteti. Dikur kur kërkohej nisja e shtëpisë. Këtu thuhet se e kishte takuar në shkallët e një tempulli një të moshuar, i cili lexonte një libër në një gjuhë, që nuk kuptohej, por që ishte i shqetësuar për problemet e njerëzve, sidomos për martesat. I moshuari i kishte thënë të riut se shpirti i tij binjak ishte vetëm 3 vjeçe dhe duhet të priste 14 vjet para se ta takonte dhe ta bënte të tijën. Kureshtari vendoste që ta takonte vajzën që i tha i moshuari. Një ditë kur shkoi në treg mbeti i zhgënjyer, pasi vogëlushja ishte e varfër dhe e vetmja zgjidhje për të shmangur martesën me të, ishte që ta vriste. Kështu që dërgoi shërbëtorin e tij që ta vriste. I porosituri mendonte se e kishte kryer misionin pasi e kishte goditur mes syve. Për 14 vjet me radhë, kur nuk arriti të gjente nuse të përshtatshme për të, deri kur në qytetin e afërm. E reja ishte e bukur, e mbajtur, por kishte një shenjë në ballë, të cilën e mbulonte”, kjo është njëra nga ato legjenda, tregon Randobrava. Ndërsa Zylfi Fusha pohon se kjo legjendë është njëra ndër legjendat e pastërtisë, që paraqet rrjedhën e ujit e bashkë me të edhe pastërtinë shpirtërore që dikur u besonin prizrenasit.

(Kosova Sot) 

Image

Historia e fajdeve që shkaktoi gjakderdhje në Prizren

0

Më 11 janar të këtij viti, dy persona të armatosur me armë zjarri dhe sëpatë, lanë të plagosur Ibrahim Kazazin, një ditë para se ai të dëshmonte në Gjykatë rreth një rasti të fajdeve.

Plagosja e tij ngërthen në vete një histori të gjatë fajdeve që është përcjell me vrasje e kanosje me armë. E gjithë kjo histori është pjesë e dosjes së lëndës nga Prokuroria e Gjykata ku të akuzuar janë dhjetë persona, e të cilën e ka siguruar Kallxo.com.

I plagosuri në Prizren, ka dhënë një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, një ditë pas plagosjes i dëmtuari Ibrahim Kazaz dëshmoi për tmerrin që kishte përjetuar nga personat të cilët e kishin sulmuar me sëpatë e revole në pronën e tij.

Kazazi nuk ka dhënë shumë detaje për shumën e parave që kishte marrë nga të pandehurit që nga viti 2010. Por, ai tha se gjithçka kishte nisur me 2 mijë euro.

“Herën e parë i kam marrë 2 mijë euro dhe për 2 mijë euro i kam kthyer gati 85 mijë euro. Dhe kur e panë që jam kah i kthej paret edhe shpinë kanë dashur me ma marrë”, rrëfeu ai.

Kazazi ishte sulmuar në lokalin e tij me sëpatë e armë zjarri. Policia, arriti të arrestoi dy persona të dyshimtë për kryerjen e vrasjes në tentativë ndaj Ibrahim Kazazit, ndërsa Gjykata e Prizrenit më 16 janar, u caktoi nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve.

Dosja e Fajdeve

KALLXO.com ka arritur të sigurojë dosjen e lëndës nga prokuroria dhe gjykata, ku të akuzuar janë dhjetë persona: Pal Morina, Engjëll Thaqi, Albert Kala, Nue Karica, Bernard Përlazri, Leonard Përlazri, Fadil Selimi, Fatmir Selimi, Gjon Kuzhnini dhe Eduard Morina.

Historia e fajdeve për Ibrahim Kazazin filloi në vitin 2010 kur fillimisht mori 2 mijë euro. Në aktakuzë thuhet se i pandehuri i Pal Morina, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Ibrahim Kazaz, në vitin 2010 i jep borxh shumën prej 2 mijë euro për ta mjekuar të bijën e tij. Prokuroria thotë se në muajin shtator 2013, Pal Morina, nga i ati i të dëmtuarit Ibrahim, Sefedin Kazazi, kërkon dhe merr shumën prej 6 mijë e 800 euro, në të cilën shumë llogaritet borxhi kryesor dhe kamata.

Në aktakuzën e prokurorisë shpjegohet edhe një rast kur familja Kazaz është obliguar të pranojë një borxh prej 150 mijë euro, përkundër faktit që ata nuk i kishin marrë asnjëherë ato mjete.

Të pandehur në këtë rast janë Engjëll Thaqi dhe Albert Kala, të cilët sipas prokurorisë në bashkëkryerje kryejnë veprën penale të detyrimit, ngase duke përdorur kanosjen serioze detyrojnë të dëmtuarit Ibrahim e Sefedin Kazaz që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, ata (Engjëll Thaci dhe Albert Kala) më datë 25 prill 2014 kanë shkuar në shtëpinë e të dëmtuarve duke ju kërcënuar atyre që të pranojnë se kinse më datat 12, 20 dhe 25 shkurt 2014 të dëmtuarit (Ibrahim e Sefedin Kazaz) kanë marrë nga të pandehurit tre herë nga 50 mijë euro.

Të dyshuarit në këtë rast i detyrojnë babë e bir që të nënshkruajnë një marrëveshje të shkruar në gjuhën shqipe, përmbajtjen e së cilës i dëmtuari Sefedin nuk e ka kuptuar ngase nuk flet gjuhën shqipe, por vetëm atë turke.

Përmes kësaj marrëveshje ata detyrohen që më datë 25 prill 2014 nëse nuk i paguajnë 150 mijë euro, do t’i bartin shtëpinë në emër të bashkë të pandehurve, pasi shtëpia të lirohet nga hipoteka.

Prokuroria thotë se gjatë muajit qershor- korrik, i pandehuri Engjëll Thaqi ka shkuar rreth 40 herë në shtëpinë e të dëmtuarve duke i kërcënuar me pistoletë. Ndërsa i pandehuri Albert Kala kishte shkuar më se 20 herë në shtëpinë e të dëmtuarve për t’i kërcënuar, por nuk kishte qenë i armatosur. Të dëmtuarit janë kërcënuar që ta shesin shtëpinë, në të kundërtën do t’ i vrasin tërë familjen, si dhe djalin e vogël të cilin e kishin në djep.

Si rezultat i tronditjeve të thella, të dëmtuarit kanë paraqitur rastin në Policinë Regjionale të Prizrenit. Policia e Kosovës me datë 16 korrik 2014 kishte arrestuar Thaqi, të pandehurin e parë, dhe iështë caktuar masa e paraburgimit. Ndërsa i pandehuri i dytë, Albert Kala ende gjendet në arrati.

I pandehuri Engjëll Thaqi, pos veprës së detyrimit, ngarkohet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Kamatë mujore e fajdeve

Historia e fajdeve në familjen Kazazi nuk mbyllet me obligimin për 150 mijë euro. Prokuroria thotë se janë edhe disa raste të tjera fajdeve që janë përcjell me kanosje në mes të familjes Kazazi, përkatësisht Ibrahim Kazaz.

Prokuroria thotë se i pandehuri Nue Karica, në vitin 2013, i ka dhënë borxh të dëmtuarit Ibrahim Kazaz 2 mijë e 500 euro me kamatë mujore prej 20 për qind. I pandehuri Karica në muajin mars të vitit 2014 arrin t’i marrë 6 mijë e 700 euro nga babai i të dëmtuarit, Sefedini në emër të 2 mijë e 500 eurove.

I pandehuri, Bernard Përlazri, po ashtu gjatë muajit tetor 2013, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të Ibrahim Kazazit, ia jep 5 mijë euro me kamatë mujore prej 20 për qind, ashtu që në muajin shkurt 2014, shkon në shtëpinë e babait të tij, Sefedinit dhe merr shumën prej 7 mijë euro.

I pandehuri Bernard Përlazri, sipas Prokurorisë, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Berat Memaj nga fshati Lutogllavë i Prizrenit, më 10 dhjetor 2012, në një kafiteri afër “Qafës së Kishës” i jep 1 mijë e 150 euro. Ai harton një procesverbal se kinse i dëmtuari i ka marrë nga i pandehuri 4 mijë euro, ndërsa pas katër muajve e detyron të dëmtuarin që t’ ia paguaj shumën prej 4 mijë e 400 euro.

I pandehuri Bernard Përlazri, pos veprës së fajdeve, akuzohet nga prokuroria edhe për armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com, edhe m

Historia e fajdeve në familjen Kazazi vazhdon edhe më tutje. Në vitin 2014, duke u gjendur në gjendje të vështirë financiare në muajin shkurt, Ibrahim Kazaz i paraqitet Leonard Përlazrit, i cili ishte së bashku me të pandehurin tjetër Gjon Kuzhnini duke qëndruar në lagjen “Bazhderhane” në afërsi të qebaptores “Hyska”, të cilit ia kërkon 2 mijë e 800 euro.

Aty paraqitet i pandehuri Bernard Përlazri, i cili e fton të pandehurin Gjon Kuzhnini, i jep 2 mijë e 800 eurot të dëmtuarit Ibrahim Kazaz, për të cilat ky i fundit është obliguar të paguaj fajde prej 20 për qind në muaj.

Sipas Prokurorisë, babai i Ibrahimit, Sefedin Kazazi kishte vazhduar të paguajë fajde. Të pandehurit, një muaj pasi i kishin dhënë të hollat, nga babai i të dëmtuarit, Sefedin Kazazi, i kërkojnë dhe i marrin 5 mijë euro.

Detyrimi për të paguar 10 mijë e 800 euro për një veturë

Prokuroria shpjegon edhe një rast kur familja Kazaz është detyruar të paguajë 10 mijë e 800 euro për një Renaul 12-vjecar. Në muajin korrik 2014, sipas prokurorisë, të pandehurit Fadil e Fatmir Selimi, që të dy nga Prizreni, shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarve. Njëri nga personat kishte edhe armë duke i kanosur seriozisht familjes Kazaz për shkak të borxhit për shitjen e një automjeti të tipit “Renault” i prodhuar në vitin 2002, të cilin i dëmtuari e kishte blerë nga i pandehuri Fatmir Selimi.

Në emër të borxhit dhe kamatës ata i kërkojnë 13 mijë euro, ndërsa nga frika se do t’ i vrasin të birin e tij Ibrahimin, i dëmtuari Sefedin Kazazi, të pandehurve Fadil e Fatmir Selimi, u paguan 10 mijë e 800 euro.

I pandehuri i dhjetë dhe i fundit në këtë rast është Eduard Morina, i biri i të akuzuarit të parë Pal Morina, të cilit i dëmtuari Ibrahim Kazaz i kishte marrë dy mijë euro për mjekimin e vajzës.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, i pandehuri Eduard, e detyron të dëmtuarin Ibrahim Kazaz, që në emër të fajdes, për të hollat të cilat i kishte marrë borxh nga babai i tij, t’ ia paguan 4 mijë e 800 euro.

Ky rast është duke u gjykuar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mirëpo pas tentim vrasjes së të dëmtuarit Ibrahim Kazaz seanca gjyqësor është ndërprerë për të vazhduar në muajin mars 2017.

Ibrahim Kazaz, në intervistën ekskluzive të dhënë për KALLXO.com, kur u pyet se sa është i rrezikuar qyteti i Prizrenit nga fajdet, në gjendje të rëndë shëndetësore të marra nga plagët e shkaktuara nga sulmuesit për shkak të pa mundësimit të dëshmisë së tij në gjykatë, ai tha se më së miri për këtë situatë flet gjendja e tij e rënduar financiare dhe shëndetësore. /Kallxo.com/

Propozimi i Akademikut Qosja, nuk është dëshirë, është shqetësim

0

Shkruan: Jakup Krasniqi

Është e vërtetë se propozimi i Akademik Rexhep Qosjes, nuk mund të pranohet e as të refuzohet apriori. Propozimi kërkon analiza më të thella e më përmbajtjesore. Pra, propozimi kërkon një analizë më të gjithanshme që duhet të bëhet nga studimi i disa fushave shoqërore e ekonomike. Natyrisht edhe duke i analizuar gjithanëshmërisht rrethanat gjeopolitike dhe ato të sigurisë në përgjithësi dhe në veçanti sigurinë kombëtare. Për ketë të fundit nuk jemi duke u kujdesur seriozisht e më përgjegjësi edhe pse në rrethanat e reja në nivel botëror, do të duhej ta shtronim me më shumë përgjegjësi e seriozitet sigurinë kombëtare.

Nuk ka asnjë dyshim, se kufijtë ishin e janë edhe çështja e Fuqive të Mëdha, që sot i themi çështje ndërkombëtare. Por sido që t’i quajmë, një është më se e sigurt, pa lëvizur kombet dhe pa bërë lëvizje shumë te guximshme e të fuqishme, nuk ka kufij të kombeve shtete. Kështu ishte më të gjitha kombet e Evropës Juglindore, kur u shkëputen nga Perandoria Osmane. Ketë se paku e kanë konfirmuar dy pavarësitë shqiptare, pa angazhimin e kombit tonë, nuk do të ndodhte as 28 Nëntori 1912 e as 17 Shkurti 2008. Këtu nuk mund të mohohen as mbështetjet e shteteve te fuqishme të kohëve përkatëse.

Gjithashtu nuk ka asnjë dyshim se shumica e kufijve te shteteve kombe janë formuar edhe mbi bazën e dëshirave të kombeve, veçse dëshirat duhet të përcillen edhe me forcën reale të kombeve. Askund në Evropë, ku jetojmë edhe ne, kufijtë nuk janë bërë krejt paqësisht e as lehtë e lehtë! Shkurt, kufijtë askund në Botë nuk janë rezultat i dëshirave të kombeve dhe as rezultat i mirësive të të mëdhenjve, të atyre që ju japin legjitimitet kufijve të shteteve në shkallë botërore!

Propozimi i Akademikut tonë, nuk është bërë duke pasur për bazë dëshirën e tij, por nga shqetësimi i tij. Unë besoj që dëshirat e tija do të prodhonin diçka tjetër, e kurrsesi propozimin për ndërrimin e kufijve nuk është ndonjë dëshirë E MADHE KOMBËTARE! Pra, propozimin duhet parë, si dëshirë për mbylljen e konfliktit që e kanë prodhuar bisedimet e Brukselit e veçanërisht kërkesa për formimin e Bashkësisë se Komunave serbe, që ka dalë nga ajo marrëveshje. Por, as marrëveshjet tjera të arritura atje (në Bruksel), nuk janë për ndonjë lavd?!

Propozimin duhet parë, si kërkesë e vërejtje që mos të shkohet drejt degradimeve (humbjeve) të reja?! Që mos të shkohet tutje me paqartësi e pasiguri të reja!

“Faji” i vetëm i Akademikut tonë është, pse ai ende nuk po e sheh që politika shqiptare, ka prioritete të tjera meskine dhe nuk e ka prioritet, sigurinë e zhvillimin në nivel kombëtar?!

Burim Shala: Bashkëluftëtarët e dëshmorëve punësuan fëmijët e spiunëve

0

Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së (SHIL ) në Prizren, Burim Shala, ka akuzuar bashkëluftëtarët e tij, se nuk kanë bërë asgjë për fëmijët e dëshmorëve.

Ai thotë se fëmijët e dëshmorëve janë të vetmit që nuk janë punësuar, pas përfundimit të luftës.

“Disa bashkëluftëtarë tanë që sot janë në politik kanë punësuar fëmijët e spiunëve, vëllezërit e motrat e tyre, kurse kanë harruar fëmijët e dëshmorëve”, tha Shala,shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, fëmijët e dëshmorëve janë lënë anash, “sepse dëshmorët janë harruar”.

“Fëmijët e bashkëluftëtarëve tanë që sot janë dëshmorë i kemi lënë në lëmosh dhe kemi dëshirë të vinë të luten tek ne, për ndonjë vend pune”,
“Nuk ka ma turp se ti thuash dikujt ky është djali ose vajza e dëshmorit që ti e ke pasur kinse shok në luftë dhe po këta fëmijë janë ende të pa punë”, shprehet Shala./PrizrenPress.com/

Aksident në Rahovec, ndeshet me automjetin e KFOR-it

0

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Sipas Policisë, shoferi duke lëvizur me veturë dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin e KFOR-it.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe dy persona që gjendeshin me të në veturë, një mashkull dhe një femër, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Konfiskohet monedha e falsifikuar, blenë barna në Suharekë

0

Është raportuar për falsifikim i parasë në Suharekë.

Viktima femër ka raportuar se i dyshuari i pa njohur kaa blerë barna në barnatore dhe ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon n procedurë të rregullt.

Zafir Berisha: Skenarët e Hashim Thaçit, të rrezikshme për Kosovën

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se skenarët e Presidentit Hashim Thaçi, janë të rrezikshme për Kosovën. Sipas tij, qytetarët e Kosovës, nuk duhet të qëndrojnë indiferent ndaj këtyre skenarëve.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Cili është skenari radhë i H.TH pas ati të 25 korrik 2011 i cili justifikoi fillimin e bisedimeve nënshtruese me Serbin?

Muri, treni etj, jan veprime e radhës të Serbis në raport me Kosovën të cilat mendoj se avansoin ,,projektin,, për coptimin e vendit ton, ku padyshim Hasha i Burojes është akter i k,tyre skenarve…

Se Kosova është në një rrugë pa kry, kjo sdo komentë.

Por shtrohet pytja a duhet ne të qëndrojm indiferentë ndaj këtyre të zezave që po i vije Kosovës nga Hashimi e Isa…?

Natyrisht se jo, prandai duhet të mobilizohemi që t,i ndalim skenarët e rrezikshëm për Kosovë dhe rajonin që vin nga zyrtarë të papërgjegjëshëm në institucione.
Zafa