Home Blog Page 6059

Limaj: Më përpara na njeh Serbia, se që dorëhiqet Thaçi

0

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka bindjen se më përpara e pranon Serbia pavarësinë e Kosovës se sa që dorëhiqet Thaçi nga posti aktual.

I ftuar sonte në një emision të RTV21, ai tha se në Kosovë dy gjëra janë të vështira: Me dashur vendin dhe me punuar drejt.

Limaj tha se punëtori është ai që e do vendin, por në Kosovë tha se punëtorin e bëjnë budalla, derisa tha se edhe me deshtë vendin është vështirë.

I pyetur se a më shpejtë ndodhë që ta pranojë Serbia Kosovën apo që presidenti Thaçi të dorëhiqet nga posti, Limaj tha se mundet me ndodhë edhe kjo, që më parë të pranojë Serbia Kosovën sesa Thaçi të dorëhiqet. “Dorëheqja- kjo nuk ka shansa”, tha më tutje Limaj.

Aleksandar Vuçiq president i Serbisë

0

Agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke u thirrur në rezultatet preliminre, ka njoftuar se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Edhe agjencia e lajmeve italiane ANSA, duke u thirrur në të dhënat prelimianare të Ispos, ka dhënë lajmin për fitoren e Vuçiqit, raporton agjencia serbe “Tanjug”, transmeton Telegrafi.

Sipas organizatës për monitorimin e zgjedhjeve CESID, Vuçiq ka fituar më shumë se 50% të votave.

Aktualisht, pas 77% të votave të numëruara, Vuçiq ka 55.9% të votave. CESID thotë se deri në fund të numërimit kjo përqindje do të zvogëlohet, por jo aq sa të bie nën 50%.

I dyti është Sasha Jankoviq, ish-Avokati i Popullit, me 15.4%, kurse i treti Luka Maksimoviq – “Beli Preletaçeviq” (kandidati sarkastik) me 9.4%, ndërsa i katërti Vuk Jeremiq me 5.8%. /Telegrafi/

Doktor Frankeshtjani, doktor Saliu dhe doktor Haxhi Avdyli

0

Driton Gashi

Kam një përshtypje se pas doktor Frankeshtajnit dhe doktor Sali Berishës, askund në botë s’mund të gjesh dot një doktor të mirë.

Doktor Frankeshtajni bënte eksperimente me qenie njerëzore. Ai kryente operacione të guximshme me njerëz duke ia ndërruar trurin e kokën e dikujt që ende e kishte të gjallë por që trupi e zemra i kishin vdekur me trupin e zemrën e dikujt tjetër që ende i kishte të gjallë. Ai vepronte kështu dhe anasjelltas me kësilloj kombinimesh. Njëherë i kishte shkuar mendja t’ia ndërronte edhe kokën e një qeni me atë të njeriu. Merreni me mend sa larg ka shkuar doktor Frankeshtajni. Por e mira e gjithë kësaj është që Frankeshtajni asnjëherë nuk i fut politikës.

Kurse doktori ynë i dashur doktor Sali Berisha asnjëherë nuk e ushtroi profesionin e doktorit. Ai u bë politikan dhe operoi me gjithë Shqipërinë, – duke e bërë atë copë copë përplot njëzetë vite. Nuk la krim pa kryer e gjë të zezë pa bërë! Dhe bëri mirë që nuk e ushtroi profesionin e doktorit, sepse do të ia kishte kaluar edhe doktor Frankeshtajnit. Sepse doktor Saliut sigurisht do i shkonte mendja t’ia ndërronte kokën e një gomari me atë të njeriu, sepse kështu i ka konsideruar shqiptarët gjatë gjithë kësaj kohe.

Por le të jetë si të jetë, siç duket ky është profesioni i doktorit. Dhe nuk i vë në faj sepse ata e kanë mendjen vetëm tek operacionet dhe eksperimentet. Ata në fakt kryejnë vetëm një shkollë të vetme, shkollën e pandjeshmërisë njerëzore. Doktorët nuk kanë dhembshuri. Një doktor asnjëherë nuk mëson si të jetë doktor por si të jetë i pandjeshëm. Ndërsa të jesh doktor tashmë është vetëm një çështje teknike. Një çështje e cila shndërrohet pastaj në pasuri përmes pacientëve të sëmurë e të varfër skajmërisht por që duke vazhduar e i zhvatur paskajsmërisht ata.

Kurse ne në Prizen kemi një doktor që pretendon të bëhet kryetar qyteti në zgjedhjet e ardhshme. Ky është doktor Haxhi Avdyli i cili është edhe politikan.
Ai ushtron të dy profesionet. Edhe atë të politikanit dhe atë të doktorit. Kështu ai do që t’ia kalojë edhe doktor Frankeshtajnit edhe doktor Saliut.
Por doktor Haxhi Avdyli shkon edhe më larg se këta të dy. Ai do që të jetë edhe kryetar komune edhe doktor spitali edhe ta vazhdojë të punojë në ordinancën e tij private. Kam dëgjuar se ai ka dashuri të madhe për klinikën e tij private.

Sidoqoftë, doktor Haxhi Avdyli ka kohë për gjithçka. Një tip i intelektual indiferent (i pandjeshëm) që vetëm LDK di të nxjerr në pah. Një tip paqësor që s’di gjë për paqen por që kishte ditur të i kundërvihej shefit të tij vetëm njëherë. Kjo ishte siç duket ishte arritja më e madhe politike e tij. Kjo ishte karriera e tij, e cila në mendimin përfundon po aty, sepse sot nuk bën zë ndaj shefit të tij. Sepse sot doktori ynë i Prizrenit është rehabilituar. Siç duket është është nën ndikimin e anestezionit dhe një anesteziologu më të madh se vet ai, – Isa Mustafës.

Ky doktor dje i quajti aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mashtrues, monist, stalinist e çdo gjë tjetër me pretekstin kinse e kanë fyer. Kush të ka fyer ty doktor?

Na thuaj së paku një emër?
Këto shpikje e iluzione vijnë si shkak i iluzionit tënd që ke për kryetar të Prizrenit. Por ti mund të jesh kryetar Prizreni vetëm atëherë nëse Saliu ka vendosur t‘i kthehet profesionit të doktorit apo nëse Frankeshtajni ka vendosur të futet në politikë. Dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë.

Nuk ka për të ndodhur kurrë sepse këtë nuk do ta lejojë aktivisti politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE!  Nuk ka për të ndodhur kurrë që ti të operosh me komunën siç operon sot me njerëz në spital e në klinikë private.  Të siguroj, nëse ti bëhesh kryetar komune në Prizren, unë pas katër vitesh do të jem kundërkandidat i Donald Trumpit në Amerikë.  Derisa ti do ta humbësh Prizrenin unë do ta fitoj Amerikën.  Sespe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta fitojë Prizrenin dhe gjithë Kosovën. Dhe vetëm përmes nesh Kosova bëhet Amerikë.

Basha mesazh për Ramën: Vetëm qeveria teknike ta shpëton kokën

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Ramës që tha se PD po shkon drejt vetëvrasjes me mospjesmarrjen në zgjedhje. Basha tha se Rama duhet t’i thërrasë mendjes sa nuk është vonë, pasi qeveria teknike është formula e vetme që i shpëton kokën atij dhe krimit që ai përfaqëson.

“Sot me 2 Prill 2017, 44 ditë pas nis dhe beteja për lirinë e votës, shqiptarët nuk janë të ndarë por janë të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Ne jemi të bashkuar kombëtarisht, atdhetarisht dhe demokratisht për të mbrojtur me çdo kusht dhe çmim vlerat e bashkëjetesës demokratike.

Vendimi i marre kategorikisht është se ne do shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin. Për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri e palidhur me krimi. Ai duket të largohet si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike është formula që i shpëton kokën atij dhe krimit që përfaqëson. Kjo është një zgjidhje paqësore dhe demokratike”, tha Basha.

Bim Bima i mllefosur, kjo është arsyeja! (Foto)

0

Bim Bima është shfaqur më serioz se kurrë më parë. Përmes një fotojë të publikuar në Instagram, ai ka shfaqur mllefin e tij për muzikën rap e cila po bëhet tani, shkruan Indeksonline.

“Ku o hip hopi rapi ku met!”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotoje të publikuar nga Bima. /Indeksonline/

Zidane ka një mesazh për Iscon

0

Mesfushori spanjoll Isco, ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit prej 3:0 ndaj Alavesit ku edhe shënoi gol, transmeton Gazeta Express.

Me këtë paraqitje ka mbetur i kënaqur edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili ka thënë se dëshiron që 24 vjeçari të vazhdojë kontratën me Realin, pas zërave se do të largohet gjatë verës.

“Dua që Isco ta vazhdojë kontratën. Ai është shumë i rëndësishëm dhe është duke bërë mirë. E vetmja gjë që ai dëshiron është të luajë këtu”, deklaroi Zidane kur u pyet për të ardhmen e spanjollit.

Dylan pranon çmimin Nobel

0

Pas shumë muajve përplot kontradiktë dhe pasiguri, Bob Dylan më në fund këtë të shtunë e ka pranuar çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016, në një ceremoni gazmore dhe të mbushur me shampanjë, njofton Akademia Suedeze.

Akademia, që e jep këtë çmim tejet të dëshiruar, i dha fund spekulimeve se nëse 75 vjeçari do ta shfrytëzonte një ndalesë në koncertin e tij në Stokholm, në mënyrë që ta pranojë medaljen e artë dhe diplomën që iu dhanë tetorin e vitit të kaluar, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Diploma dhe medalja iu dhuruan Dylanit në një ceremoni private në Stokholm, ku të pranishëm ishin 12 anëtarë të akademisë, tha Sara Danius, sekretarja e përhershme e akademisë në një postim në blog.

“Disponimi ishte i lartë. Pati shampanjë”, tregoi ajo.

Dylan ka kohë deri më 10 Qershor që ta japë ligjëratën tradicionale të Nobelit – i vetmi kusht ky që kërkohet në mënyrë që t’i ndahet shuma prej 837 mijë eurove nga kjo akademi.

Shpëtoni librin. Është pllaka jonë e Rosetta-s

0

Nga James Bradburne

Nuk është aspak e pazakontë që ndryshimet teknologjike dhe ato në tendencat kulturore, të sjellin zhdukjen e objekteve që një herë e një kohë kishin një identitet dhe funksion të saktë, në përditshmërinë tonë. Lista e instrumentave të lënë pas e të bërë të panevojshëm nga progresi teknologjik është e gjatë: këndmatësi, astrolab-ët, riga llogaritëse – deri edhe skedari rrotullues – të gjithë instrumenta, funksionet e të cilëve sot krhyen me efiçencë më të lartë, nëpërmjet teknologjive të reja.

Po libri, a është edhe libri i destinuar që të zhduket? E ardhmja e librit duket e varur në një fije shumë të hollë. Nga njëra anë, libri që të gjithë ne e njohim – dorëshkrimi – mishëronte në kohën e vet një revolucion teknologjik që, duke lënë mënjanë miliona rrotulla papirusi, kishte dorëzuar në honet e harresës të gjithë ata tekste që kishin mundur të kryenin kalimin, nga ruli tek kodi. Në botën e sotme, libri gjendet përballë presioneve të reja, duke qenë se informacionet përcillen më shpejt në formë digjitale në internet, duke kaluar nëpër motorrë kërkimi si Google, që me shpejtësi është duke u transformuar në një prej shteteve transkombëtare më të rëndësishme të planetit. Kjo mund të jetë në realitet një gjë e mirë; në fund të fundit, është shumë më e thjeshtë të vendosësh Fletët e Verdha në rrjet, se sa t’i marrësh në shtëpi, në formën e letrës së shtypur. Ebook, Kindle e madje edhe pdf-të e shkarkuara në kompjuter sot, ofrojnë një sistem të rehatshëm dhe përmbajtje për të patur qasje në informacione, në letërsi, e madje edhe në dije.

Nga ana tjetër, libri i shtypur zotëron cilësi që mund ta shpëtojnë. Mbi të gjitha, libri është “i fuqishëm” nuk është gjë tjetër veçse shkrimi i dukshëm në një sfond kontrasti, i cili, ashtu si e ka demonstruar pllaka e Rossetta-s, mund të gjendet edhe pas disa mijëvjeçarësh, nëse do të mbijetojnë fjalorët korrespondues. Teknologjia digjitale, e lindur prej konvergjencës rastësore të matematikës, teknologjisë industriale dhe silicit me kosto të ulët – është e datueshme në një moment të caktuar historik – nuk ofron asnjë garanci për t’u rigjetur në të ardhmen, nëse do të ndodhte edhe ndërprerja më e vogël në transmetimin e dijes për më shumë se tre breza, gjë që leximi i historisë na e konfirmon si gjë që mund të ndodhë.

Së dyti, librat janë objekte fizike, me peshë, qëndrueshmëri dhe aromë. Kjo do të thotë që të gjithë librat plaken, duke marrë me vete gjurmët e kalimit nga një dorë në tjetrën. Identiteti i një libri është unik, edhe pse flasim për një ekzemplar të vetëm, mes miliona kopjeve të shtypura. E vështirë të besojmë se do ua lëmë tabletët tanë të dashur si trashëgimi nipërve. E ardhmja e librit nuk është e garantuar, por libri është shumë i rëndësishëm për t’u dënuar me harresë. / La Lettura – bota.al

Historia rrëqethëse e Zamirës, pas 7 vitesh sheh vajzën

0

Zamira ka 7 vite që është ndarë nga burri por ka 7 vite pa parë 3 fëmijët e saj. Pas disa ditësh ajo do kryejë një ndërhyrje të vështirë, ndaj sot ka ardhur me shpresën se do t’i shohë me mesazhin nëpërmjet programit “E diela shqiptare”.

Ajo rrefeu se si bashkeshorti i saj emigronte per shume vite jashte Shqiperise, dhe kur vinte degjonte fjale per ceshtje nderi, derisa nje dite kur u kthye vendosi te ndahej, dhe pak kohe pas kesaj ai krijoi nje familje te re.

“Zemra ime asnje sekonde nuk eshte larguar mendja nga femijet e mi”, tha Zamira, e cila tha se deshironte qe thjesht ti perqafonte nje here si per here te fundit, pasi ne date 16 do kryeje nje nderhyrje kirurgjikale dhe mjeket dyshojne per te, mbase dhe nuk do ja dale…

Gruaja ne rrefimin e saj rreqethes ka gjetur forcen edhe per te falenderuar gruan e dyte te ish-bashkeshortit e cila eshte kujdesur per femijet e saj kleto 7 vjet.

Perballja e vajzes me nenen ka qene nje goditje tjeter per Zamiren, pasi vajza e ka refuzuar.

Kjo është një zonjë që dikur ka qenë nëna ime. Ne jemi lënduar shumë prej saj. Nuk më ka kërcënuar asnjë. Edhe për të ardhur këtu vendimin e kam marrë vet, as babai nuk më ka penguar.

[nena dhe vajza] [perballja nene vajze]

Nena: Më njohe sapo më pe, une nuk te njoha. Ke emocione?
Vajza:Shumë
Nena: Do të më përqafosh?
Vajza: Nuk mundem
Nena: Cfarë të pengon
Vajza: Është dicka që s’dua ta them në sy të të gjithëve.
Nena: Atëherë mund të flasim bashkë
Vajza: Jo nuk dua të flas, se ti e di vetë një rast që unë të kam parë dhe ti më ke parë, dhe nuk ke folur fare. mund të kem qenë 10 vjec.
Nena: Unë aq të kam lënë mami, ti aq ke qenë.
Vajza: Nga gjithë kjo unë kam marrë një mesazh, që fëmijës sim unë do i rri gjithnjë pranë, le të përmbyset bota, unë fëmijës tim do i rri gjithmonë pranë.

(Kosova Sot)

nena dhe vajzaperballja nene vajze

Fatmir Limaj thotë se ka qenë problematik si fëmijë (Video)

0

I ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21 deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj i cili ka treguar më shumë për jetën e tij.
Ecja ose dalja në natyre është një nga kënaqësite e tij ndërsa noti ka qenë hobi i tij.

Ai ka thënë se si fëmijë ka qenë i llastuar dhe ka bërë shumë sherre.

Sa i përket gabimeve ai ka thënë se të gjithë gabojnë dhe se njerëzit jane të lindur mëkatar por ai tha se nuk beson që ka bërë ndonje gabim që mund të jëtë pengi i shpirtit.

Në pjesën e kuzhinës ai thotë se nuk dinë të gatuaj dhe nuk ka tentuar asnjëherë

Nga muzika Limaj pëlqen rokun dhe folklorin ai ka vequar grupet si Gjurmët, Minatorin, Trix, Ilirët dhe të tjerë.