9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6060

Gentian Çoçoli: Të ndryshosh jetën nëpërmjet poezisë

0

Ne poezitë e Gentianit gjallon në çdo varg vendlindja e tij. Na jepet i gjalle mjedisi, fjala, dhe flladi i gjithçkaje që e bën jetë qytetin. E thashë në fillim, për një të huaj ai është një qytet disi surealist, ndërsa ata që e kanë vendlindje, ia fal surealizmin e tij. Gentiani kështu ka fituar sigurinë e asaj çka ai shkruan dhe ka marrë rrugën e përhershme drejt tij.

Nga Ledia Dushi

Gent Çoçolin e kam njohur gjithnjë edhe prej poezisë së tij edhe prej përkthimeve. Poet, përkthyes e njohës, sugjerues i nyjeve më komplekse të fillit të heshtur që i përshkon sendet, nga miti e deri tek tingulli.

Çoçoli është autor i tre vëllimeve me poezi të cilat shtrihen nga “Qytetërime të përkohshme” (1995), “Perimetri i hirit” (2001) dhe “Dheu njerëzor” (2006) duke sugjeruar nga dëshpërimi efemer i moshës dhe trupit të njomë deri te vetëdijësimi i thellë i cili e plotëson gjuhën deri sa ta shndërrojë atë në send.

Gjithashtu, me prirjen e tij prej njeriu që nuk resht kurrë së udhëtuari drejt dijes e drejt përkorjes, Çoçoli në vitin 1996 e deri tani që flasim, ka ideuar dhe bërë të mundur revistën Aleph, një ngrehinë aq e strukturuar sa mundi të ofronte tërë këtë kohë, me ndihmën e autorëve dhe përkthyesve më të mire në vend, letërsinë si dhe mendimin letrar e filozofik më të zgjedhur ndër kohë.

Gentian Çoçoli është poeti – përkthyes i cili e ndërton poezinë e tij në mbretërine e imazhit ku lodron mrekullueshëm dhe të cilin nuk arrij ta shquaj më mes krijimit e përkthimit…

“Mbi det pllakëza kripe / josh e ngjiz vetmia, / mbi atë syprinë të dlirë / mban ditar thellësia” .

( Filoktet: kurrë në ship – Dheu njerëzor )

Këto vargje më kujtojnë thënien e G. Durozoit : “Poetët surrealistë nuk bëjnë poezi, por i jetojnë ato”.

Gentian Çoçoli, duke tentuar thellësitë e vetvetes, arrin në çarjen që sjell përplasja e ëndrrës me zgjimin. Ndoshta kjo ishte edhe gjendja e bashkëkohësve të mi, të tunduar prej ëndrrës europiane, e cila i thërriste nevojës për zgjim. Zgjimi dhe ëndrra krijojnë plane paralele, të cilat kanë të njëjtin burim, diku në shtresat e thella të inkoshiencës.

“Falë atij shtegu lart, kuq prej baltës / dukur si fashë avioni në qiell pasditje /

atij shtegu që rrjedh një kah me gjakun tend / ia dole të mbërrish deri kësaj ane”. ( Kojnè – Perimetri i hirit )

Duket kjartë se poeti synon që lirinë e tij ta shfaqë duke zbuluar lirine e tjetrit. Mendoj se surealizmi erdhi si pamundësi e ndërtimit të asaj që njihet si zhvillim i botës perëndimore dhe jo si produkt që dikur solli ky zhvillim. Por duke tentuar thellësitë e vetvetes, gjejmë aty qytetarin e vendit tonë tek i cili ngatërrohet realja me fiksionin, ku notojnë lirshëm ëndrra gllabëruese që humbin në zjarre luksoze. Bretoni thoshte: “Të gjitha kanë prirjen të na bindin se me të vërtetë ekziston një pikë e caktuar e mendjes në të cilën jeta dhe vdekja, realja dhe imagjinarja, e kaluara dhe e ardhmja, e njohura dhe e panjohura, sublimja dhe e ulëta, nuk interpretohen më si të kundërta”. (“Surrealizmi dhe piktura”, 1927, Andre Breton)

“Na shtyn mosha të zbresim gjer këtu poshtë ku jeton përroi”,

kësisoj duhet të kemi menduar në ato ditë të vona vere,

ku me gjymtyrët tona kaq të gjalla, që rrëmbenin hapësirë

nga të katër anët derisa çdo gjë na bëhej të qe një zgjatim kërcinjsh –

me ato gjethe varur anash – apo trupi e bërrylash,

drunj frutorë, shkurre edhe mëngë rrëkesh

që nuk dije në binin apo ngjiteshin përroit – ( Na shtyn mosha të zbresim- Dheu njerëzor )

Duket sikur Gjirokastra është për Gentianin, ajo çka ishin bulevardet pariziane për surealistët francezë: vendi ku ndodh e mund të prodhohet mrekullia.

“ Të ndryshosh jetën, nëpërmjet poezisë”, ashtu si për surealistët është lajtmotivi i tij.

Duket se artistët shkatërrojnë logjikën; ata krijojnë një logjikë tjetër dhe transmetojnë ëndrra-të vërteta. Por jo. “Arti i së ardhmes nuk do të jetë as ëndërr as realitet, ndoshta diçka ndërmjet të dyjave, diçka që nuk e ka gjetur ende emrin në histori”. ( Anastasios Drivas poet surealist grek )

“Kjo plagë që hesht,

klith e ther përthellë,

mih e rrëmih vetveten

si kopshti bën në vjeshtë.”( Filoktet: kurrë në ship )

Tek Gentiani poezia vjen si emocion, kështu ndien se ka nevojë për të thënë diçka. Ajo që thotë është diçka vizuale e cila nganjëherë i ngjan fotografisë.

Realiteti i ndërtuar nga trysnia sociale dhe morali konvencional është “një plagë” që “klith e ther përthellë”, një varg i mrekullueshëm ku “th”-ja e shtyn pafundësisht teposhë dhe rrit njëkohësisht dhëmbjen, “mih e rrëmih vetveten”, dallojmë lehte se e padukshmja është brenda së dukshmes, “si kopshti bën në vjeshtë” dhe tani e ndiejme se, “realiteti i ndrydhur, që është bota e ëndrrave, ndoshta është vetja jonë, ndoshta ai është vetë realiteti”.

“Ato tarraca . . . Tarraca që bëjnë gargarë me muzgjet.

Ne sipri tyre, gojëhapur si përgjues puhish,

pëshpërinim te njeri- tjetri një pëshpërimë të madhe,

sesi me ngjyrën e trupit tonë ikte e ngjyrte puhinë,” ( Zogu i Këmbës, Për Violën – Perimetri i hirit )

Këtu imazhi krijon një formë dekorative që shprehet përmes subkoshiencës njerëzore që e sjell në mënyrë spontane, pa censurë, komunikon lirshëm me të tjerët. Ashtu, si “tarraca që bëjnë gargarë me muzgjet”, dhe ata që e lexojnë këtë poezi, pëshpërijnë tek njëri-tjetri dhe me ngjyrën e trupit të tyre ngjyrosin puhinë.

Gentiani e ndien se në poezi duhet të zërë vend e zakonshmja, e cila sigurisht është e rëndësishme, por që ajo të vijë pranë nesh, lexuesve, duhet t`i lihet rrugë e lirë imagjinatës; si fusha ku ne mund të ecim lirshëm e do të na çlirojë nga racionaliteti i rrejshëm që na e sjell diku traditat e diku struktura kufizuese.

Ne poezitë e Gentianit gjallon në çdo varg vendlindja e tij. Na jepet i gjalle mjedisi, fjala, dhe flladi i gjithçkaje që e ben jetë qytetin. E thashë në fillim, për një të huaj ai është një qytet disi surealist, ndërsa ata që e kanë vendlindje, ia fal surealizmin e tij. Gentiani kështu ka fituar sigurinë e asaj çka ai shkruan dhe ka marrë rrugën e përhershme drejt tij.

“ Keshtu të kthehem unë te shpia,

detar i dheut, por zë ky zë nga brenda,

thotë: “Në do kthehesh ti dikur,

ti do kthehesh veç në gjuhë.”

( Filoktet: kurrë në ship )

Për ta kallëzuar kushtin njerëzor, sipas meje, një argument i rëndësishëm i poezisë së Çoçolit, ai zhvillon temën e kujtesës (si kujtim i së shkuarës, fëmijërisë apo diçkaje të humbur përgjithnjë…) dhe të dashurisë (si peizazh i dhënë e i veshur ashtu siç është). Për të shprehur gjendjet shpirtrore dhe për të nxitur emocione të thella pa i shfaqur ato në mënyrë të drejtpërdrejtë, përdor objektet, elemente të natyrës (peizazhin, kafshët, bimët, ujërat) si dhe sende të thjeshta të përditshmërisë (mure, oborre, shtëpi). Gjithashtu, Çoçoli na sugjeron mitin si një pikënisje për një fare perspektive kulturore apo historike. Përdorimi i mitit prej tij nuk nënkupton ndonjë taktikë aluzive apo metaforike, por si një përpjekje për të bashkëlidhur idetë dhe tropet e tij me universalen.

Çoçoli na flet nëpërmjet objekteve, objekte të cilat duken se shprehin angështinë e të jetuarit, vetminë, dashurinë, të cilët janë korrelativët e mendimeve dhe emocioneve të tija.

Gjithashtu kujtesa është temë qenësore, e cila e mundëson deri sa e bën gjuhë fëmijërinë e largët, thuajse e shndërron atë dhe e aktualizon duke e shtrirë, aq sa ta bëjë të duket si të ishte koha vetë.

Mundesh me plot gojën të thuash se Gentian Çoçoli është poet i gjuhës shqipe. E theksoj në këtë mënyrë sepse Çoçoli gërmon në gjuhë, siç gërmohet në terren. Nuk bëhet fjalë për retorikë, por për një marrëdhënie të fortë mes natyrës dhe fjalës, mes fjalës dhe jetës, ku objektet, tingujt, vetë ekzistenca, shkrihen me tokën, konkretja gjeneron abstrakten dhe nga abstraktja kalon tek historikja, tek bota vetë.

Poezia e Çoçolit është klasike.E ç’ka mund të jetë një vepër klasike? Calvino na ofron një përgjigje që edhe i vjen shtatit rastit konkret: Klasike është një vepër që nuk mehet kurrë së thëni atë që ka për të thënë.

Çka thoshte CIA për politikën paqësore të Rugovës në vitet e ’90-ta

0

Shërbimi sekret amerikan, CIA, ditë më parë ka publikuar dokumente të përmbledhura në rreth 13 milionë faqe, të cilat më parë kishin qenë të klasifikuara si “Top Sekrete”.

Në mesin e këtyre dokumenteve ka edhe të atilla që flasin për shqiptarët në Ballkan në përgjithësi, por edhe për luftën paqësore e më pas edhe të armatosur të shqiptarëve të Kosovës.

Në një dokument të titulluar “Përhapja e një Konflikti Ballkanik vështirë se do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, i përpiluar pak kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë, flitet për aspiratat e Kosovës për shkëputje nga regjimi i liderit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Në dokumentin 5 faqësh të datës 21 dhjetor të vitit 1995, të cilin e ka zbuluar Koha.net, thuhet se marrëveshja e Dejtonit i ka nxitur shqiptarët e Kosovës që të depërtojnë në vëmendjen ndërkombëtare, por theksohet se përpjekjet e tyre vështirë se do të ndryshojnë “status-quon” në Kosovë brenda një periudhe afatshkurtër.

Dokumenti, i përpiluar nga DCI Task-Forca Ballkanike e Inteligjencës, shqiptarët e Kosovës “kanë marrë zemër nga marrëveshja e Dejtonit” pasi të njëjtën e shohin si model për zgjidhjen e konfliktit në vend. Dokumenti më tej thekson se bashkë me presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili gjithashtu e ka shfrytëzuar marrëveshjen e Dejtonit si pretekst për ta sjellë fatin e Kosovës para vëmendjes ndërkombëtare, ata i kanë shpeshtuar kërkesat e tyre publike për të arritur përfundimisht pavarësinë për provincën përmes dialogut.

“Nëse Beogradit i lejohet riintegrimi në komunitetin ndërkombëtar pa kushte për të përmirësuar gjendjen në Kosovë, shqiptarët aktivistë të Kosovës mund të bëhen vazhdimisht e më ndikues dhe mund të përdorin masa drastike për të fituar vëmendjen ndërkombëtare, sipas të gjitha gjasave duke përshpejtuar dhunën në provincë”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që deri pak ditë më parë konsiderohej si “Top Sekret” nga CIA, raporton Koha.net.

Në pjesën tjetër të raportit përmenden edhe raportimet e diplomatëve të cilët kanë thënë se “shqiptarët e Kosovës – nëntëdhjetë për qind të popullatës së Kosovës dhe të shtypur nga ushtria dhe policia serbe – e shohin marrëveshjen e Dejtonit si model për zgjidhje politike e cila do t’ia rikthente provincës autonominë dhe do të shtronte rrugën për pavarësi eventuale”.

Shqiptarët e Kosovës thuhet të kenë qenë të zhgënjyer me përjashtimin e tyre nga bisedimet e Dejtonit edhe përkundër garancive të SHBA-ve se Kosova do të adresohet në një zgjidhje gjenerale të paqes.

“Si rrjedhojë, ata i kanë shtuar përpjekjet e tyre në takimet e tyre të fundit me zyrtarë amerikanë për të nxitur ndërmjetësimin amerikan në Kosovë”, thekson raporti, raporton Koha.net.

Një pjesë interesante në këtë raport është edhe ajo kur flet për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe veprimet e saj në kuadër të pavarësimit eventual të Kosovës.

“Pas Dejtonit, presidenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vendosi të ndërronte politikën e saj kundër mbajtjes së demonstratave publike brenda Kosovës dhe aprovoi një tubim për në muajin dhjetor për shkak se rezistenca pasive ndaj shtypjes serbe nuk kishte arritur rezultate”, thotë dokumenti i Inteligjencës amerikane.

“Këshilltarja për Punë të Jashtme e LDK-së, [Edita] Tahiri, në fund të muajit nëntor u kishte thënë diplomatëve amerikanë se bisedimet për Dejtonin kanë qenë një periudhë e tensioneve të mëdha psikologjike për lidershipin teksa prisnin rezultatin e marrëveshjes. Për më tepër, “Kryeministri” shqiptar i Kosovës, [Bujar] Bukoshi u ka thënë zyrtarëve amerikanë se Dejtoni ka qenë një çast vendimtar dhe se “para Dejtonit është sikur para Krishtit”. Tani, pengesa kryesore është si të fillohet dialogu i ndërmjetësuar ndërkombëtarisht me Beogradin. Ndonëse lideri i shqiptarëve të Kosovës, [Ibrahim] Rugova ishte i kënaqur për mos-heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Beogradit në marrëveshje, Tahiri ka kërkuar me ngulm që Rugova të përfshihet në bisedimet pasuese”, potencohet në raportin 5 faqësh të CIA-s.

Në raport bëhet e qartë se SHBA-të kanë qenë të vetëdijshme për politikën shtypëse e agresore të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe për pozitën e dobët të shqiptarëve të Kosovës kundrejt forcave policore e ushtarake serbe.

“Liderët aktivistë shqiptarë të Kosovës në nëntor kanë vlerësuar se edhe përkundër frustrimit në rritje në raport me mungesën e progresit në arritjen e koncesioneve nga Beogradi, ikja e rinisë shqiptare të Kosovës si rezultat i politikave represive të Millosheviqit e ka bërë të pamundur ngritjen e shqiptarëve të Kosovës kundër serbëve….”, thuhet ndër të tjera në raport.

Agjencia Amerikane e Inteligjencës ka pranuar disa raportime të pakonfirmuara që thonë se “Rugova ka lejuar kontakte të nivelit të ulët me Beogradin”.

“Raportohet se Rugova beson se një qasje hap-pas-hapi – duke filluar me bisedime joformale – do ta përgatis më së miri publikun shqiptar të Kosovës që së paku përkohësisht të pranojnë një formë të një autonomie të limituar… Bukoshi u ka thënë zyrtarëve amerikanë në dhjetor se Rugova mund të pranojë nisjen e dialogut për normalizim të jetës në provincë dhe më pas, mundësisht, të nis bisedime të ndara për statusin e ardhshëm të provincës”, potencon raporti i CIA-s.

Në këtë raport, që mban datën 21 dhjetor, 1995, përmendet edhe ndikimi i Tiranës zyrtare në rajon.

“Presidenti shqiptar, Berisha, do të luajë rol kyç duke provuar të balancojë përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e vështirë të pakicave të mëdha të shqiptarëve etnik në Serbi dhe Maqedoni me përpjekje për të arritur stabilitet rajonal. Megjithatë, Tirana ka ngritur zërin për kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për një përqendrim ndërkombëtar në Kosovë, duke u thënë diplomatëve amerikanë në fillim të dhjetorit se dështimi për të adresuar problemin e Kosovës do të çojë në një të ardhme të pasigurt në Ballkan”, thekson raporti në fjalë, raporton Koha.net.

Berisha raportohet t’u ketë thënë diplomatëve amerikanë se marrëveshja e Dejtonit dhe një zbutje e dukur në politikat e Beogradit kanë përmirësuar shanset e gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën. Ai, sipas raportit, u ka thënë diplomatëve se SHBA-të duhet të marrin rolin udhëheqës drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës pas vendosjes së trupave të NATO-s në Bosnje.

“Berisha – që sipas të gjasave e ka vënë re pozitën e dobët negociuese të shqiptarëve etnikë – vazhdon të insistojë që Rugova të heq dorë nga kërkesa për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson që nisja e negociatave do t’i ndihmojë Rugovës që të heq presionin nga liderë tjerë aktivistë të shqiptarëve të Kosovës”, vlerëson raporti i CIA-s.

Pesë vjet pas humbjes së autonomisë dhe me asnjë rezultat të prekshëm nga politikat modeluese të Rugovës, raporti thotë se elemente të lidershipit shqiptar të Kosovës që thërrasin për një qasje më aktive ndaj Beogradit po fitojnë ndikim, sipas disa raportimeve.

Ambasada Amerikane në Beograd raporton se kontaktet e tyre të rralla përbrenda lidershipit shqiptar të Kosovës beson se aktivistët, të udhëhequr nga Bukoshi, “janë kërcënim për paqen në Kosovë” dhe janë të acaruar “që Bukoshi nuk është mënjanuar”.

“… polemikat përbrenda LDK-së rreth mënyrës së ngritjes së profilit ndërkombëtar të Kosovës kanë ndarë lidershipin e partisë në ata që përkrahin politikat e Rugovës dhe ata që përkrahin liderë më aktivistë”.

“… presioni nga aktivistët ka detyruar Rugovën të bëjë një kompromis dhe të lejojë mbajtjen e një tubimi në Kosovë këtë muaj, i cili, nëse mbahet, është e sigurt se do të ngrit tensione me autoritetet serbe e madje mund të çojë edhe në konfrontime të vogla”.

“Përdorimi i taktikave të ndryshme agresive nga Beogradi për të zgjidhur problemin e Kosovës – përfshi edhe dhënien e autonomisë së kufizuar, rindarjen dhe risistemimin e refugjatëve serbë për të “dobësuar” përqendrimin e shqiptarëve etnikë, dhe duke tentuar të minojë unitetin shqiptar të Kosovës – me gjasë do t’i vë benzinë aktivizmit shqiptar etnik”, thotë më tej ky raport i publikuar së fundmi nga CIA.

Tutje, raporti flet për tentimet e Serbisë për sistemimin e refugjatëve në territorin e Kosovës, ndonëse thotë se kampanjat e mëhershme kanë qenë të pasuksesshme, pasi, gjithnjë sipas raportit, serbët nuk janë të gatshëm të vendosen në provincën me 90 për qind shqiptare dhe “janë hedhur nga trenat, të fshehur nga autoritetet, dhe kanë ikur nga provinca për t’iu shmangur vendosjes së përhershme”.

“Mediat në Kosovë raportojnë se Millosheviqi është pajtuar që të nis dialogun me ish-komunistët shqiptarë të Kosovës, hap ky që është kritikuar nga partitë kryesore shqiptare, dhe i ka nxitur ata që të kërkojnë ndihmën e SHBA-ve në ndërmjetësimin e dialogut, sipas raportimit të Ambasadës”, shkruan në raport.

Raporti më tej thotë se nacionalistët serbë do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim ndaj stabilitetit në Kosovë.

“Nacionalizmi serb dhe ndjenja anti-Millosheviq është e fortë në mesin e popullatës pakicë serbe në Kosovë, sipas Ambasadës Amerikane në Beograd. Një prezencë e shtuar nacionaliste në provincë -… lideri ultra-nacionalist Arkan mund të tentojë të zhvendos bazën e tij trajnuese nga Sllavonia Lindore në Kosovë – do të shtonte tensionet”, potencon raporti i DCI Task-Forca Ballkanike e Inteligjencës për CIA-n, raporton Koha.net.

Raporti flet më tej edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut në masë të madhe në Kosovë, duke u thirrur në raportimet e OSBE-së, para se kjo e fundit të dëbohej nga Kosova më 1993.

“Millosheviqi u ka thënë diplomatëve amerikanë se do të lejojë hapjen e një qendre USIS (Shërbimi Informativ i SHBA-së) në Kosovë. Hapja e një zyre të këtillë do të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin amerikan në Kosovë dhe do të ofrojë një mjet mbrojtjeje për shqiptarët e moderuar të Kosovës për të përdorur kundër kritikëve që thonë se nuk ka rezultate të prekshme nga politikat e tyre të moderuara. Vet hapja e saj, megjithatë, me gjasë nuk do të ndryshojë statusin e represionit serb apo t’i kënaqë kërkesat e kosovarëve për njohje të pavarur ndërkombëtare”, shkruan në fund të këtij raporti të publikuar rishtazi nga CIA.

Qeveria tallet me FAK-un

0

S ado që zyrtarët e lartë kosovarë po zotohen për përmbylljen më të shpejtë të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës- FAK, proces i filluar në gjysmën e mandatit të qeverisë së kaluar dhe i planifikuar edhe për vitin e parë të koalicionit të tanishëm PDK-LDK, analistët politikë, por edhe disa deputetë konsiderojnë se premtimet e qeveritarëve të Kosovës po përdoren vetëm sa për të mbuluar dështimin e tyre të deritanishëm. Sipas tyre, nuk është ndonjë rastësi, derisa edhe në planin legjislativ të Qeverisë së Kosovës, Ligji për transformimin e FSK-së në ushtri është lënë për fundin e vitit 2017, respektivisht për fundin e shtatorit të këtij viti.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron se derisa ka një bllokim të këtij procesi nga deputetët serbë, atëherë gjetja e një alternative tjetër veprimi në këtë drejtim do të duhej bërë në një bashkëkoordinim shumë të unifikuar mes pozitës dhe opozitës parlamentare të shumicës së partive politike, që janë pro Ushtrisë së Kosovës. “Shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, në aspektin kushtetues,është një proces i ndërlikuar dhe pothuajse i pakapërcyeshëm, për shkak se duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë. Ne duhet të gjejmë një rrugë të tërthortë,që FSK-në ta pajisim me pajisje ushtarake, sepse rrugë tjetër nuk ka. Po vijnë zhvillime të papritura, të cilat e rrezikojnë sigurinë e Kosovës si shtet, kështu që ne nuk mund të rrimë duarkryq”, tha Salihaj për “Kosova Sot”

Përshpejtimi i procesit Deputeti Zafir Berisha nga radhët e Nismës për Kosovën thotë se sado që në planin legjislativ kjo çështje është propozuar të trajtohet në vjeshtën e vonë të këtij viti, pas zhvillimeve të fundit, provokimeve dhe kërcënimeve të hapura nga Serbia, në komisionin përkatës të Kuvendit të Kosovës është arritur një dakordim, që të iniciohet përshpejtimi i procedurës.

“Në Komisionin për siguri dhe FSK e kemi diskutuar mundësinë që Ligji për transformimin e FSK-së të procedohet me prioritet të veçantë, më shpejt sesa që është paraparë në planin legjislativ, meqë ai ligj ka kohë që pret dhe është i gatshëm. Tani besoj që në takimin e radhës të komisionit javën tjetër do të mund ta flasim dhe ta marrim më seriozisht këtë çështje, për shkak edhe të rëndë- sisë, por edhe situatës së krijuar”, tha Berisha për “Kosova Sot”.

Presioni që kjo çështje të mos bëhet lojë elektorale për këtë fundvit, por që të veprohet me këmbëngulje për të gjetur rrugën më të shkurtër ligjore të tejkalimit të kësaj pengese vjen edhe nga AAKja. Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ish-kryetar i Komisionit për siguri në mandatin e kaluar, tha se fakti që në planin legjislativ Qeveria e ka lënë këtë çështje për fundvit, lë të kuptohet se nuk e ka pasur dhe nuk e ka seriozisht deklarimin për ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, prandaj edhe nga AAK-ja do të insistohet që ky projekt strategjik të përmbyllet madje edhe duke anashkaluar me ligj përpjekjen e bllokimit eventual nga minoriteti serb. “Kjo formë e paraqitjes së agjendës legjislative sa i takon krijimit të Ushtrisë së Kosovës tregon për joseriozitetin e institucioneve, që e kanë pasur për obligim për t’i formojnë Forcat e Armatosura të Kosovës”, është shprehur ai

Përkujtohen dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

0

Në 18-vjetorin e rënies u përkujtuan sot dëshmorët e Kombit Skender Rexhepi nga fshati Mrasor dhe Fitim Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit, në tubimin përkujtimor morën pjesë zyrtar Komunal, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe shumë qytetarë.

Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar  Komunës së Rahovecit në fjalën e tij tha se nderimi për njerëzit e sakrifikuar është përgjegjësi dhe obligim. Duke kujtuar sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, kujtojmë edhe familjarët e gjithë dëshmorëve dhe ju kërkojë që të jeni krenar me bijtë tuaj.

Në emër të familjeve Rexhepi e Duraku, foli vajza e dëshmorit Skender Rexhepi, Agnesa Rexhepi e cila falënderoi Komunën pasi që gjithmonë nderon Dëshmorët e saj dhe  të gjithë pjesëmarrësit në tubim dhe tha se Dëshmoret janë të pavdekshëm , në fakt ata me veprat dhe heroizmat e fituan këtë epitet , atëherë kur ne nuk do ti kujtojmë Dëshmorët, duhet të themi që ne jemi të vdekur e jo ata , andaj faleminderit Dëshmorëve që na mundësuan që ti kujtojmë e ne të ndihemi të gjallë.

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec tha se në këtë ditë të veçantë, dua të shfrytëzoj rastin që në këtë tubim përkujtimor t?ju dorëzoj certifikatat e Dëshmorëve familjes së Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut./PrizrenPress.com/ 

Gjykata Themelore në Prizren nis vitin 2017 me 18 lëndë të korrupsionit

0

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, gjatë konferencë vjetore për media, të mbajtur të premten, ka thënë se në vitin 2016, janë përfunduar 28 lëndë të natyrës korruptive, ndërsa në vitin 2017 janë bartur 18 lëndë të kësaj natyre.

Hoxha po ashtu ka thënë se gjykata, të cilën e udhëheqë, është ndër gjykatat me të suksesshme në Kosovë, me gjithë sfidat me të cilat ballafaqohet. Ai ka theksuar nevojën për më shumë gjyqtarë, pasi që numri i lëndëve po rritet ndërsa numri i gjyqtarëve është zvogëluar.

Kjo pasi që ka gjyqtarë të cilët kanë kaluar në prokurori, janë dorëhequr apo janë transferuar në Prishtinë.

Po ashtu, Hoxha, ka folur edhe për nevojën e më shumë bashkëpunëtorëve profesional, të cilët do t’u ndihmonin gjyqtarëve.

Tuje ka shtuar se kriteri për punësimin e bashkëpunëtorëve është shumë i lartë pasi që kërkon tre vite përvojë pune, të njëjtat kushte që kërkohen edhe për gjyqtarë.

Kryetari Hoxha ka thënë se kanë mungesë të hapësirave punuese andaj ka bërë kërkesë për ndërtimin e një objekti të ri të gjykatës, ashtu siç janë duke i ndërtuar edhe në qytetet tjera.

Hoxha tutje ka prezantuar edhe një raport statistikor sipas të cilit, në vitin 2016, gjykata ka pasur në punë mbi 91 mijë lëndë, prej të cilave janë kryer mbi 61 mijë.

Në departamentin e krimeve të rënda, 253 lëndë janë trashëguar nga viti 2015, 239 lëndë janë pranuar gjatë vitit 2016,  ndërsa janë kryer 234 lëndë.

Ndër sfidat tjera, Hoxha ka përmendur edhe mos licencimin e përkthyesve gjyqësorë, mungesën e sigurisë, përmbarimin e lëndëve dhe mungesën e data-bazave për recidivistët, në polici dhe prokurori, gjë që mund të ndikojë që keqbërësit të mos marrin dënimin e merituar./betimiperdrejtesi/

Hashim Thaçi dhe Bislim Zyrapi përulen para varrit të Rugovës

0

Hashim Thaçi ka shkuar te varri i Ibrahim Rugovës për të nderuar me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së tij. Aty ka thënë se ish-Presidenti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shtetin e Kosovës. Te varri i Rugovës, Thaçi ka shkuar bashkë me ish-Komandantin e Përgjithshëm të UÇK’së, Bislim Zyrapin, aktualisht Këshilltar i Presidentit.

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta. Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik. Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Për dallim prej aktiviteteve tjera, kësaj radhe, Presidentin e kanë fotografuar me telefon kur e ka vizituar varrin e ish-kundërshtarit më të madh politik të tij.

Thaçi sa ishte gjallë Rugova s’kishte arritur asnjëherë të merrte pozita shtetërore dhe as të merrte pozitën e ëndërruar, atë të Kryeministrit.

Limaj: Nëse e prekni Ramushin, na i prekni themelet e shtetit

0

Lideri i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj është drejtuar me disa fjalë prekëse për Ramush Haradinajn në protestën e mbajtur për të kërkuar drejtësi për të.

Limaj filloi me fjalët të cilat mendonte se do t’i thonte Ramushi po të ishte pjesmarrës aty. “Boll ma e keni tepruar dhe më nuk do të mund të luani me Kosovën”, transmeton Indeksonline.

Kreu i Nismas njëherazi bashkëluftëtari i Haradinajt, ka thënë se kush e prek Haradinajn i prek edhe themelet e shtetit të Kosovës. Derisa është shprehur se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë kur ka kërkuar përgjigje.

Njëherazi Limaj ka kërkuar pezullimin e bisedimeve me Serbinë, ose paraqitjen konkrete se si mund të zhvillohen bisedimet me ta.

“Isha duke menduar po të ishte Ramushi këtu si do t ia fillonte. Jam i bindur se ai do të qonte mesazhin Boll ma e keni tepruar dhe më nuk do të mund të luani me Kosovën. Ata të cilat udhëheqën masakrat në Bosje sot nxjerrin fletarreste politike për njerëzit të cilit i janë përgjigjur, kjo jo vetëm që është fyese por edhe ofenduese, të politikave shoviniste të Millosheviqit. Boll ma mos luani me Kosovën dhe të kaluarën e të . Me presh Ramush haradinajn është me i prek themelet e shtetit të Kosovës. Ne ju kemi përgjigjur cdo herë kur ka kërkuar përgjigje drejtësia çdo kohë pavarësisht ka qenë kërkesë e drejtë e padrejtë, pavarësisht proceseve të montuara, ne se kemi ulur kokën asnjëherë para Serbisë dhe sdo ta ulim asnjëherë. Me Vuqiqin duhet biseduar me gjuhën e tij. Ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm me Serbinë dhe paraqitjen konkrete se si mund të bisedohet me taRamushi do të kthehet ska asnjë dilemë”, ka thënë Limaj. /Indeksonline/

Studentët shqiptarë në Austri para 95 viteve botuan revistën “Minerva”

0

Studentët shqiptarë të Universitetit të Gracit në Austri, më 21 janar 1922, nxorën numrin e parë të revistës së tyre “Minerva”.

Ajo pasqyronte në faqet e saj problemet e kombit tonë, të kulturës, folklorit dhe të letërsisë shqip.

Po më 21 janar 1814, në Përmet u lind gazetari Medin Kamberi. U diplomua për gazetari në Universitetin e Romës. Pas kthimit në Atdhe, themeloi dhe drejtoi disa organe të shtypit shqiptar. Në vitin 1935, nxorri revistën e ilustruar letrare, shoqërore dhe kino-sportive “Diana” dhe dy vjet më vonë gazetën politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike “Shtypi”.

Arrestohen babë e bir në Prizren, për keqpërdorim të emrave të gjyqtarëve e prokurorëve

0

Policia e Regjionale e Prizrenit të premten arrestoi dy persona në këtë qytet, për shkak të dyshimit se keqpërdorën emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke falsifikuar në emër të tyre keqpërdorime me prona.

Të dyshuarit janë S.H dhe D.H. babë e bir, ndërsa atyre u janë bastisur shtëpia ku jetojnë dhe lokali ku punojnë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryeprokurori i ri në Prizren, Admir Shala.

“Të arrestuarit dyshohen për katër vepra penale. Ndaj tyre qysh nesër do të kërkojmë nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit,” tha kryeprokurori Shala.

Ai bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen për falsifikim të dokumenteve, raste të posaçme të keqpërdorimit të dokumenteve, mashtrim dhe falsifikim i instrumenteve të pagesës.

Përforcohet NISMA në Malishevë, i bashkohet kryetari i PDK-së dhe ai i LDK-së nga Gurbardhi

0

Nisma për Kosovën, dega në Malishevë ku edhe e ka bastion këtë qytet, mbrëmë është përforcuar me aderime të reja.

Kryetari i Komunës së Malishevës, njëherit edhe kryetar i degës së Nismës për Malishevën, Ragip Begaj, ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi në Facebook për aderimin e nënkrytarit të PDK-së, Sabit Berisha dhe nënkrytarit të LDK-së, Agim Berisha nga dega e Gurbardhit, fshat ky i Malishevës.

Postimi i plotë i tij:

Në Malishevë ka vetëm NISMË,

Sonte na u bashkangjiten edhe dy kryetar të nëndegëve të Gurbardhit, zt.Sabit Berisha që deri sot ishte kryetar i nëndegës së PDK-së si dhe zt.Agim Berisha i cili edhe ai deri sot ishte kryetar i nëndegës së LDK-së, që nga sot të gjithë angazhimin e tyre politik do ta vazhdonjë në subjektin NISMA për Kosovën.

Po ashtu na nderojë me pjesmarrjen e tij edhe aderimi i pak muajve më parë kandidati i asamblesë nga radhët e PDK-së zt.Demir Bajraj.

Ne mbajmë fjalën!
Bashkouni!
NISMA për Kosovën

Image may contain: 7 people, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor