Hashim Thaçi dhe Bislim Zyrapi përulen para varrit të Rugovës

Hashim Thaçi ka shkuar te varri i Ibrahim Rugovës për të nderuar me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së tij. Aty ka thënë se ish-Presidenti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shtetin e Kosovës. Te varri i Rugovës, Thaçi ka shkuar bashkë me ish-Komandantin e Përgjithshëm të UÇK’së, Bislim Zyrapin, aktualisht Këshilltar i Presidentit.

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta. Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik. Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Për dallim prej aktiviteteve tjera, kësaj radhe, Presidentin e kanë fotografuar me telefon kur e ka vizituar varrin e ish-kundërshtarit më të madh politik të tij.

Thaçi sa ishte gjallë Rugova s’kishte arritur asnjëherë të merrte pozita shtetërore dhe as të merrte pozitën e ëndërruar, atë të Kryeministrit.

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit