9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6061

Përforcohet NISMA në Malishevë, i bashkohet kryetari i PDK-së dhe ai i LDK-së nga Gurbardhi

0

Nisma për Kosovën, dega në Malishevë ku edhe e ka bastion këtë qytet, mbrëmë është përforcuar me aderime të reja.

Kryetari i Komunës së Malishevës, njëherit edhe kryetar i degës së Nismës për Malishevën, Ragip Begaj, ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi në Facebook për aderimin e nënkrytarit të PDK-së, Sabit Berisha dhe nënkrytarit të LDK-së, Agim Berisha nga dega e Gurbardhit, fshat ky i Malishevës.

Postimi i plotë i tij:

Në Malishevë ka vetëm NISMË,

Sonte na u bashkangjiten edhe dy kryetar të nëndegëve të Gurbardhit, zt.Sabit Berisha që deri sot ishte kryetar i nëndegës së PDK-së si dhe zt.Agim Berisha i cili edhe ai deri sot ishte kryetar i nëndegës së LDK-së, që nga sot të gjithë angazhimin e tyre politik do ta vazhdonjë në subjektin NISMA për Kosovën.

Po ashtu na nderojë me pjesmarrjen e tij edhe aderimi i pak muajve më parë kandidati i asamblesë nga radhët e PDK-së zt.Demir Bajraj.

Ne mbajmë fjalën!
Bashkouni!
NISMA për Kosovën

Image may contain: 7 people, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Dështon ngrohja në disa shkolla të Prizrenit

0

Gjysmëvjetori i dytë në Prizren ka filluar mbarë, megjithëse në disa shkolla ka pasur probleme me ngrohje, si në rastin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren dhe në shkollën e fshatit Zhur. Në këto dy shkolla nuk ka nisur fare procesi mësimor në ditët e para të këtij gjysmëvjetori. Ndryshe, në ditën e dytë, për shkak të mungesë së ngrohjes dhe ujit, edhe shkolla “22 Dëshmorët” në Randobravë u detyrua ta ndërpresë procesin mësimor. Edhe në shkollat ku është duke u zhvilluar mësimi ka ankesa se nxënësit kanë të ftohtë. Prindi Bajram Krasniqi u ankua se në shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’ bën shumë ftohtë nëpër klasa, shkruan gazeta Kosova Sot

Vonohet furnizimi me naftë

Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren thanë për “Kosova Sot” se nuk ka më probleme me ngrohjen në asnjë prej shkollave. Drejtori Zehadin Shemsedini madje kërkon më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e shkollave. Sipas tij, në të gjitha shkollat në territorin e komunës së Prizrenit ka filluar me kohë procesi mësimor, përpos në gjimnazin “Gjon Buzuku”, ku ka pasur avari të pompave të ujit.

“Po kështu edhe në Zhur ka pasur një prishje, por tashmë atje është stabilizuar gjendja dhe mësimi ka nisur sot”, është shprehur Shemsedini. Ai konfirmon se ndërprerje të procesit mësimor ka pasur edhe në fshatin Randobravë, pasi që atje kompania e Ujësjellësit “Radoniqi” nuk ka arritur ta bëjë eliminimin e disa avarive.

“Kemi pasur probleme me këto tri shkolla dhe tashmë në të tria këto shkolla është rregulluar çështja e ngrohjes dhe tashmë ka filluar i rregullt procesi mësimor”, është shprehur drejtori Shemsedini. Ndryshe ankesa të reja kanë lindur në shkolla të tjera. Disa prindër kanë bërë ankesë se në klasat e SHFMU “Abdyl Frashëri” po ka probleme me ngrohje. “Nëpër klasa nuk ka ngrohje të mjaftueshme që nxënësit të mësojë si duhet”, thonë ata. Gazeta është përpjekur të kontaktojë me drejtoreshën e kësaj shkolle, por nuk ka pasur asnjë përgjigje. Nga ana e tij, drejtori Zehadin Shemsedini shpjegon se atje ka pasur një problem me furnizimin me naftë. “Por, tashmë kjo çështje është rregulluar, sepse mbrëmë vonë kemi arritur që atë shkollë ta furnizojmë më naftë të mjaftueshme. Ka mundësi të ketë ngrohje, por jo sa duhet, por ajo vjen sot gjatë ditës besojmë se normalizohet”, ka thënë ai.

Prapë më sigurt me dru

Ndryshe një ditë më herët drejtoria e SHFMU “22 Dëshmorët'” në Randobravë kishte njoftuar nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe DKA-në se mësimi nuk do të zhvillohet në këtë shkollë për arsye të mosfurnizimit me ujë nga sistemi i “Radoniqit”.

“Në mungesë të ujit nuk mund t’i ndezim ngrohjen qendrore dhe mbajtjen e higjienës”, kishte deklaruar drejtori Hazër Shala. Por, drejtori i Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini, me këtë rast ka kërkuar një përgjegjësi më të madhe nga drejtorët e shkollave. “Ata janë që qeverisin me shkolla dhe përkujdesjen duhet ta shtojnë sidomos në stinën e dimrit, kur nevoja për ngrohje është e domosdoshme për mbarëvajtje të procesit mësimor”, ka thënë Shemsedini. Ai është përgjigjur edhe në ankesat e disa prindërve se drejtori i Gjimnazit, Shaip Budurri, gjatë kohës së pushimeve nuk ka treguar interesim për të rregulluar avaritë atje, prandaj atje s’ka filluar procesi mësimor me kohë.

“Ju them se ato janë insinuata aq të pabaza, saqë vërtet s’ka as kuptim të merren parasysh, ngase kjo mund të dokumentohet në shumë forma se unë kam ardhur rregullisht në shkollë për të përgatitur nismën e gjysmëvjetorit shkollor me kohë. Por, avaritë kanë qenë të rënda dhe ka ndodhur që procesi i mësimit nuk arriti të fillojë”, ka thënë Shemsedini. Ai shprehet se kanë kontaktuar me të gjithë drejtorët për t’u njoftuar me situatën e ngrohjes nëpër objekte shkollore. “Disa thonë se ulja e temperaturave ka ndikuar që të kemi klimë të freskët në shkolla, por jo mungesë ngrohjeje. Ndryshe ngrohja më mirë ende vazhdon të jete me dru edhe pse nuk është e pëlqyeshme, për shkak të higjienës”, ka thënë Shemsedini.

(Kosova Sot)

Studentët e UPZ-së, mbështesin protestën për Ramush Haradinajn

0

Parlamenti Studentor i UPZ-së ka marrë vendim që të përkrahin protestën gjithëpopullore kundër arrestimit të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kryesia e Parlamentit, ju bën thirrje studentëve që t’i bashkangjiten protestës, nesër.

“Parlamenti Studentor ju bën thirrje të gjthë studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, që t’i bashkëngjiten protestës gjithëpopullore në mbështetje të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, që është organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e shenjtë e UÇK-së”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së Parlamentit Stdudentor të UPZ-së.

“Të gjithë e dimë se Gjenerali ynë po mbahet padrejtësisht në Francë, prandaj me moton “Haradinaj është Kosova” do protestohet në mënyrë paqësore, të shtunën, datë 21.01.2017, në ora 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

“Me pjesëmarrjen tonë do të tregojmë se studentët janë zë i fuqishëm që dinë gjithmonë t’u paraprijnë proceseve të rëndësishme dhe kësisoj do të përçojmë mesazhin e përkrahjes së pakusht për luftën e pastër çlirimtare të djemve dhe vajzave më të mira të Kosovës.

Nisja do të bëhet në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve në Prizren në ora 10:30. ”./PrizrenPress.com/

Kështu flet Donald Trump

0

Gazmend Syla

Një flamur i madh amerikan është varur në tavanin e lartë të një hangari aeroplanësh në Wilmington të Ohios. Tjetri, hiq më i vogël, është përballë tij.

Në sfond ka një muzikë të fuqishme roku. Kënga i kushtohet Amerikës.

Mijëra të tubuar këtu duken në qejf. Ata po e presin një njeri që kanë dashur ta takojnë moti. Zor që shihet ndonjë tjetër amerikan, pos të bardhëve.

Kur ndalet muzika për pak kohë, një spiker u kërkon të pranishmëve të bëjnë diçka interesante. Ata binden. Duket sikur luten, pasi disa i ngrisin duart lart. Ndonjë tjetër i kthen shuplakat kah tavani. Binden po ashtu edhe kur lëshohet himni amerikan.

Nuk shkon shumë e hangari hapet, në pjesën ku është i varur flamuri i parë. Turma shpërthen në emocione.

Por jo, Donald Trump nuk ka mbërritur ende, ndonëse ora ka kapërcyer 16:00, kur ai do të duhej të ishte në këtë qytezë të vogël të shtetit të Ohios.

Disponimi nuk prishet. Muzika vazhdon me rock të rëndë.

Njerëzit ndizen prapë kur në pistën para hangarit zbret një avion. Në të shkruan “Trump”, me shkronja të mëdha, dhe “Pence”, me të vogla. Ky i fundit është kandidat për zëvendëspresident. Por, fluturakja e madhe nuk e sjellë të shumëpriturin. Nga ajo zbresin shumë njerëz të medieve.

Pritja vazhdon e disponimi nuk prishet, aspak. Pankartat e vogla vazhdojnë të qëndrojnë lart të ajër. “Let’s make America Great Again” dominon. “Veterans for Trump” ka goxha. “Women for Trump” janë më pak. “Hispanics for Trump” edhe më pak. Nuk ka asnjë të tipit “Afro-Americans for Trump”.

Në fakt, të tillë ka pak në këtë tubim, për të mos thënë asnjë. Deri në njëfarë kohe, kur dy gra, afro-amerikane vijnë nga jashtë dhe menjëherë e kapin foltoren. Më vonë u mor vesh se ato janë shouwomene, pasi me performancën e tyre i bëjnë të tubuarit të shkrihen në gaz.

“A e dini kush duhet të bëhet president?”, pyeti njëra, duke e dhënë përgjigjen vetë, menjëherë. “Ai që ka k…për të ndërtuar një mur”

“Ahaaa”, e plotësoi tjetra, duke e zgjatur “a”-në e fundit.

Gati se të gjithë qeshin. Me këtë gjendje shpirtërore amerikanët e Ohios e pritën një tjetër avion, kur u shfaq para hangarit. Tash përfundimisht është Trump. Kjo merret vesh pasi aeroplani i tij ka vetëm mbishkrimin e madh “Trump”. “Pence nuk është hiq”.

“Oh yeah”, klith një burrë i vjetër, kur e kuptoi se kandidati për president po vjen. “Oh yeah”.

Avioni vjen gati krejt afër foltores, nën bërtima emocionuese të njerëzve.

Trump zbret vetëm. Është i veshur në të zeza dhe ka një pallto të gjatë, që nuk e heq fare, as kur flet. Kënga që e përcjell ardhjen e tij është “God Bless America”.

“Wow, çfarë vendi”, thotë Trump, sapo hip në foltore.

Me gjasë u befasua kur e pa se ndodhet në një hangar.

Turma e do atë. Ia shfaqin dashurinë duke bërtitur “Trump, Trump, Trump…”, me shpirt.

Ai ua kthen, por disi jo me emocione të barabarta, siç e pritën të tubuarit.

“I Love Ohio…I Love Ohio”.

Nuk e zgjat shumë më falënderime. Menjëherë del te lavdërimet.

“Kam punuar mirë në Ohio dhe po qëndroj mirë në Ohio”, thotë ai. “Do të dalim mirë në gjithë vendin. Do të fitojmë Ohion dhe do të fitojmë Amerikën”.

Para se të vazhdojë me politikë, ai merret me mediet. Gazetarët i ka nja 30 metra larg.

“Media dhe gazetarët janë të pandershëm”, thotë ai, duke bërë me gisht drejt tyre. “Mos i leni ata t’ju tregojnë juve në çfarë shteti jetoni”.

Të tubuarit janë me të.

“Buuuuuu”, thërrasin ata, po në drejtim të gazetarëve.

Kur e kryen me ta, i kthehet presidentit Barak Obama.

“Nëse fitoj, nuk do ta keni më Obamacare”, thotë Trump.

Duket që është shumë i nervozuar me kryetarin aktual. Inatin me të e ka për shkak se ai po bën fushatë për Clinton.

“E kemi një president që as vetë se di çfarë dreqin po bën”, thotë ai. “Veç fushatë po bën, por do t’ia tregojmë vendin edhe atij”.

Gjatë gjithë kohës lëviz me duar. Ka shumë qejf t’i bëjë bashkë gishtin e madh dhe atë tregues, kur i numëron të këqijat Clintonit. Dhe duket se i pëlqen të bëjë rrathë me duar, në ajër, kur nxehet edhe më.

“Kush dreqin e do për president një person që edhe këshilltari i saj kryesor nuk flet mirë për të”, vazhdon Trump.

Dhe emailat e shumëpërfolur të Clinton janë temë e preferuar e republikanit. Me disponim të madh e inskenon një muhabet të demokrates dhe ndihmëses së saj kryesore, Huma Abedin.

“Huma, a i fshive emailat?”, thotë ai, duke e imituar Clintonin, si me zë të sikletshëm.

“Po zonjë, i fshiva 33 mijë”, përgjigjet, gjoja si Abedin, me një të folur që bëhet kur je e pasigurt për diçka.

Por, dalin edhe emaila tjerë.

“A i fshive edhe ata”, thotë duke e bërë Clintonin, përsëri, por tash më në siklet.

“Po zonjë. Edhe ata përfunduan. Shkuan nuk janë më”, flet tashti, duke aktruar Abedinin.

Por, a shkuan përnjëmend ata emaila. Jo, thotë Trump. Situata është komplikuar. Republikani i kthehet prapë muhabetit Clinton-Abedin.

“Oh, kemi një problem, boss”, e imiton ai këtë të fundit. “Emailat kanë shkuar në clouds”.

Clouds, sipas tij, është një vend ku ruhen emailat dhe ku nuk mund të fshihen kurrë.

“A e dini ku shkuan tash. Te një pervers”, thotë Trump, tash si vetja. Pervers e quan Anthony Weiner, ish-burri i Huma Abdein, në kompjuterin e të cilit u gjetën emailat e Clinton. “Ju them unë çfarë, ata emaila janë shumë sekretë”.

Të tubuarit po kënaqeshin me këtë performancë. E Trump nuk ndalej. Disponimi sikur po i shtohej gjithnjë e më shumë.

“O boy, o boy“, tha ai teksa po e shihte se turma po kënaqej me atë që po thoshte. “Nëse ajo hyn në Shtëpinë e Bardhë do të korruptojë shumë njerëz”, shtoi ai.

Këto fjalë e përfshinë edhe më tepër publikun në komunikim me të.

“Lock her up! Lock hep up!”, bërtinin ata.

Me këtë, po i kërkonin Trump ta fusë në burg Clintonin, kur të fitojë.

Ai ua pohon me kokë.

E meqë burgu është gjë serioze, edhe fjalimi i tij u bë i tillë. Trump nisi të flasë për planin e tij të kthejë vendet e humbura të punës së amerikanëve.

“Në kohën e Obamas u mbyllën shumë vende pune. Shkuan në Kinë, Meksikë e vende tjera, që fituan shumë para, e në morëm vetëm drogë e krim. E pandershmja Hillary do të vazhdojë kështu”, thotë ai.

Njerëzit duan të dëgjojnë kësi fjalë të rënda kur përmendet Clinton.

“Woooooo”, bërtitën ata, kur u përmend termi “e pandershme” për demokraten.

Trump i siguron se me të president, do të jetë krejt ndryshe.

“Nuk do të ndodh më njerëz, nuk do të ndodh”, thotë ai. “Vendet e punës nuk do të humbin. Do të bëhemi shtet i pasur prapë”.

E për t’u bërë i tillë, duhen penguar të huajt të vijnë në Amerikë.

Republikani do t’i ndal ata fizikisht, me një mur, për t’u futur nga kufiri jugor.

“Do të jetë një mur madhështor, njerëz, do të jetë madhështor, ju siguroj”, thotë ai. “Ndoshta do t’ia vënë emrin tim”.

Kur e thotë këtë, qeshet pak. Dhe e pret turmën të reagojë.

“Yessssssssss”, bërtasin disa. “Rightttt”, thonë tjerë.

Trump ka ende për të thënë, kur bëhet fjalë për ruajtjen e Amerikës. Shteti, sipas tij, po rrezikohet shumë nga ISIS.

“Do t’ua tregoj ferrin radikalëve terroristë”, thotë ai, duke ngritur zërin dhe gishtin. “Këtë mund ta bëj vetëm unë, 100 për qind. Clinton ka 0 për qind gjasa për ta zhbërë ISIS-in”.

Njerëzit e tubuar janë të ndjeshëm në këtë pikë. Ata e ndërprenë Trumpin duke bërtitur “USA, USA, USA”. Ai konfirmonte me kokë, duke e lëkundur poshtë-lart.

Mysafiri i madh beson që Clinton nuk është e interesuar për sigurinë e brendshme të Amerikës, por për diçka tjetër.

“Tashti ne po i ruajmë kufijtë e shumë shteteve të huaja. Besoj që shumica prej neve këtu as emrin nuk ua dimë atyre shteteve”, vazhdon ai.

Prandaj, bën thirrje që demokratja të dënohet më 8 nëntor. Ndryshe, amerikanët, sipas tij, do ta kenë punën pisk.

“A mund ta duroni edhe 4 vjet tjera Clintonët, edhe 4 vjet tjera ISIS, edhe katër vjet tjera rritje taksash dhe 4 vjet tjera humbje të vendeve të punës”, i pyet ai të tubuarit.

Përgjigjen nuk e pret.

“Aj, aj, aj”, thotë vetë.

“Noooooo”, dëgjohen britma.

Trum beson shumë që katër vjetët tjera do të jetë vetë në Shtëpinë e Bardhë dhe vetë do të vendos për gjithçka.

Ai tashmë ndodhet në hyrje të saj. I duhet ta kalojë një prag që quhet ditë zgjedhore në Amerikë, e që është të martën e ardhshme. Atij i është dashur të bëjë shumë për të ardhur në këtë pikë. Dhe këtë ua tha të tubuarve në Willmington të Ohios, të premten.

“Mos e humbisni besimin. Ua them unë, kur e nisa këtë garë, më 16 qershor 2015 dukej që ajo nuk përfundon kurrë. Kisha 17 kundërkandatë, ishin shumë, por ata ranë, shkuan, një nga një. Nuk janë më, jam vetëm unë”, thotë ai, teksa aludon në garën brendarepublikane. “Tash jemi vetëm 4 ditë larg nga ndryshimi që ju ëndërroni, dhe ai do të ndodh”.

Por çfarë do të bëj Trump, në rast se fiton? Përgjigja është e thjeshtë.

“Do ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, tha ai.

Është shumë i bindur për këtë. E tha me siguri të plotë.

Fansat e tij po besojnë në të.

“Yesssssss”, bërtitën shumë prej tyre kur Trump e tha këtë, në fund të fjalimit gati njëorësh.

Pothuajse të gjithë iu bashkuan thirrjes së emrit të tij, derisa ai, në largim, përshëndettë, me duar të ngritura lart.

“Trump, Trump, Trump”.

Numrat flasin për efikasitet të Gjykatës Themelore të Prizrenit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit sot mbajti konferencën me media, në të cilën u prezentua raporti i punës vjetore për vitin 2016 të kësaj gjykate. Kryetari Ymer Hoxha gjatë prezantimit të raportit të punës për gjykatën njoftoi për zvogëlimin e numrit të lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2016.

Gjykata Themelore në Prizren

Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2016 Lëndë të ardhura deri në muajin dhjetor
2016 Gjithsej. lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2016 Lëndë të kryera deri në muajin dhjetor
2016 Lëndë të mbetura në fund të muajit dhjetor

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2016 Lëndë të ardhura deri në muajin dhjetor
2016 Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2016 Lëndë të kryera deri në muajin dhjetor
2016 Lëndë të mbetura në fund të muajit dhjetor
2016

Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2016 Lëndë të ardhura deri në muajin dhjetor
2016 Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor
2016 Lëndë të kryera deri në muajin dhjetor
2016 Lëndë të mbetura në fund të muajit dhjetor

Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave, të cilat janë ndërmarrë në Gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj në Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2016.

Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2016 në përqindje ka qenë: Gjykata Themelore e Prizrenit me 98.02 %, Gjykata Themelore në Prizren dega Suharekë me 88,32%, Gjykata Themelore në Prizren dega në Dragash me 101.30%, që është dëshmi e përkushtimit të stafit të gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët.

Vlen të cekët se statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit i rëndon më tepër Divizioni i Kundërvajtjes, ndërsa lëndët me peshë, si lëndët që i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvogëlohet dukshëm.

Sipas kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtorë profesionalë, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit në këtë gjykatë.

Gjatë periudhës raportuese gjykata ka bashkëpunuar ngushtë me mediat, OSBE-në, policinë, prokurorinë dhe me organizatat joqeveritare e në veçanti me OJQ-në, Ec Ma Ndryshe, tha Ymeri.

GJUHA – Kush i foli fjalët e para?

0

Gjuha është një pjesë e fuqishme e teknologjisë sociale. Ajo i përcjell mendimet tuaja si “shtëllunga” të koduara ajri apo dhjetëra simbolesh, që duhet të çkodohen nga dikush tjetër. Ajo mund të lëvizë informacionin nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, të formalizojë ide, të nxisë veprime, të bindë, të miklojë dhe të gënjejë.

Sot, ekzistojnë 7102 kode të tillë që flisen përreth botës. Të gjithë shoqëritë njerëzore kanë gjuhë, dhe asnjë gjuhë nuk është “më e mirë” se të tjerat: të gjitha mund të komunikojnë tërësisht eksperiencën njerëzore. Për ata që studiojnë evolucionin njerëzor, ky universalitet i pabesueshëm tregon se specia jonë ka patur gjuhë, qysh kur Homo sapiens-ët u shfaqën në Afrikë, 200 deri 160 mijë vjet më parë. Një origjinë më e vonë nuk mund të shpjegojë se si, grupe që qëndruan në Afrikë pas Homo sapiens-ëve, migruan në pjesën tjetër të botës 60 mijë vjet më parë, kanë gjithashtu një gjuhë.

Nëse Homo sapiens-ët kanë patur gjithmonë një gjuhë, a mund ta kenë patur edhe specie të tjera njerëzore të zhdukura? Disa besojnë se edhe Neandertalët kanë patur – gjë që lë të kuptohet se e kemi trashëguar nga paraardhësi ynë i përbashkët 500 mijë vjet më parë. Kjo teori shkon në një linjë me zbulimin se FOXP2, një gjen që është thelbësor për të folurin, është identik në dy pozicione kyçë tek njerëzit dhe Neandertalët, por i ndryshëm tek shimpanzetë. Por një gjen i vetëm nuk mjafton për të shpjeguar gjuhën. Dhe provat më të fundit gjenetike tregojnë se truri i Neandertalit e ka rregulluar ndryshe versionin e tij të FOXP2.

Për më tepër, gjuha është në thelb simbolike – tingujt janë për fjalë që janë për objekte dhe veprime reale. Por ka prova shumë të rralla që Neandertalët të kenë patur art apo sjellje të tjera simbolike. Në krahasim me ta, qeniet njerëzore që jetuan në të njëjtën kohë në Europën Perëndimore pikturuan murale të bukura, bënë instrumenta muzikore dhe kishin një shumëllojshmëri mjetesh dhe armësh.

Sugjerimet që gjuha u zhvillua edhe më herët – për shembull me Homo Erectus – janë thjeshtë spekulime. Më shumë gjasa ka që, të paktën sipas provave aktuale, aftësia jonë për t’i folur njëri-tjetrit është me të vërtetë unike./bota.al

Mark Pagel, profesor i biologjisë evolucionare në Universitetin e Reading, Mbretëria e Bashkuar

Policia bastisë një shtëpi në Gelancë të Suharekës dhe konfiskon armë

0

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse e një të dyshuari shqiptar, në fshatin Gelancë të Suharekës, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 72 copë fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

UNICEF Innovations Lab Kosovo organizon punëtorinë UPSHIFT për të rinjtë e Prizrenit, Mamushës dhe Dragashit

0

UNICEF Innovations Lab Kosovo, nga data 3 deri 5 shkurt 2017 në Hotel Amazona, organizon edicionin e 10-të të UPSHIFT: Punëtoria për Ndikim Social, përvojë treditore që u mëson 10 ekipeve të vajzave dhe djemve nga Prizreni, Mamusha dhe Dragashi se si t’i zgjidhin sfidat shoqërore dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e Prizrenit, Dragashit dhe Mamushës, nga mosha 15 – 24 vjeç.

Afati i fundit për aplikim është deri më 26 janar 2017. /PrizrenPress.com/

Tre burra rrihen mes veti në Suharekë, një i lënduar rëndë

0

Në Suharekë, tre burra, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti, shkruan PrizrenPress.

Me këtë rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda nga mjeti i prehtë dhe i njëjti ka kërkuar trajtim mjekësor.

Policia njofton se dy nga të përfshirët në këtë rrahje janë arrestuar, kurse njëri është liruar.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Gi dë Mopasan, mes gjenialitetit, çmendurisë dhe sëmundjes

0

Jeta trazuar e njërit prej shkrimtarëve më të mirë francezë të të gjitha kohërave…

Gi dë Mopasan lindi në Normandi në 5 gusht të vitit 1850, shtatë ditë para vdekjes së Honor Dë Balzak. Grimca fisnike e mbiemri Mopasan, e humbur gjatë viteve të Revolucionit, u rekuperua nga e ëma Laura Le Poitvi, që e nxiti burrin e saj të ardhshëm të rikërkojë njohjen e titullit. Martesa me Gustav dë Mopasan, e trazuar nga aventurat e tij të shthurura dashurore, zgjati 15 vjet dhe përfundoi në një ndarje me pëlqim të dyanshëm, por të ftohtë.

Laura, një grua shumë e bukur, inteligjente dhe me një karakter shumë i vështirë, u largua nga Parisi, ku e kishte ndjekur Gustavin në punën e tij, dhe u transferua në vitin 1860 në Normandi, pranë Etra. Gi kaloi këtu fëmijërinë dhe adoleshencën, pranë detit duke kultivuar kështu edhe një dashuri për natyrën. Nëna e tij kujdesej shumë për rritjen e fëmijëve, veçanërisht për Gi-në, dhe në 1863 ky u regjistrua në seminarin e Ivetos.

Kësaj periudhë i takojnë shkrimet e para (në formën e detyrave shkollore) në latinisht dhe frëngjisht. Rebel ndaj atmosferës së zymtë dhe disiplinës së rreptë të kolegjit, tek ai u zhvillua një melankoli e fshehur. I mungonin miqtë, shëtitjet me varkë, kishte mall për detin. Në moshën 18- vjeçare kur Gi shkoi në shkollë të mesme, nëna e tij, për të kënaqur interesin e të birit për krijimtarinë letrare, e vuri në kontakt me poetin Bulje, të cilit i kemi borxh suksesin e moderuar që arriti Mopasan me publikimin e një poeme të shkurtër “Zoti Krijues”.

Me vdekjen e bibliotekarit, të cilit Mopasani i qe gjithmonë mirënjohës, përfundoi shkollën e mesme, dhe u transferua në Paris pranë të atit (një raport përherë i trazuar si pasojë e keqkuptimeve). Në vitin 1870 shpërtheu lufta franko-prusiane, dhe Gi që sapo kishte mbushur 20-vjeç shkoi në front. Disfata e Sedanit, shpallja e Republikës së Tretë dhe rrethimi i Parisit u bënë materialet e një numri të madh tregimesh të shkurtra, në të cilat Mopasan rikujtonte tragjedinë e këtyre ngjarjeve.

Pasi u largua nga ushtria, Mopasan filloi punë në Ministrinë e Marinës dhe Kolonive, për të lëvizur më pas, falë përpjekjeve të shkrimtarit të njohur Gustav Flober tek Ministria e Arsimit.

Por shpejt e pa se jeta e nëpunësit publik nuk bënte për të, dhe kjo e bëri gjithnjë e më shumë të padurueshme situatën e tij. Ndërkohë, pas vdekjes së Builje, e ëma i kishte kërkuar Gustav Floberit, mik i fëmijërisë i vëllait të saj Alfred (i cili vdiq në vitin 1848) të kujdesej për edukimin e Gi.

Në letrat e Flober drejtuar Gi-së ndër të tjera thuhet:”Djalosh, duhet të punoni më shumë, a doni ta kuptoni… Shumë prostituta! Shumë kanotazh! Shumë stërvitje! Po zotëri! Ju keni lindur për të krijuar vargje …Ndiqni vokacionin dhe kujdesuni për shëndetin tuaj dhe do të shihni përfitimet”.

Buzë lumit Sena, Mopasani rigjeti në fakt dashurinë e tij për natyrën, e rievokuar në një roman autobiografik të vitit 1890. Pavarësisht pamjes së shëndetshme dhe të fuqishme, Mopasan filloi vuajë nga dhimbje të forta koke, simptomat e sëmundjes, sifilizit (i diagnostikuar në vitin 1877), që do ta çonte drejt vdekjes.

Rendimenti poetik i Mopasanit, ndoshta edhe për shkak të vdekjes së hershme të mjeshtrit Bulje, nuk qe shumë i mirë. Në të vërtetë, ai nuk përlqente shijet e kohës, në të cilën alternoheshin temat patriotike dhe sentimentale, të ngulitura në traditën Parnasiane ose para-simboliste. Megjithatë, aktiviteti i tij e bëri pjesë të ambjentit letrtar. Poeti Mendez e ftoi të bëhej pjesë e Masonëve, por Gi nuk pranoi për shkak se bindjes së tij, për të mos u ndjerë i lidhur me ndonjë fe, sekt, shkollë, shoqatë apo dogmë.

Në vend të tyre, ai iu bashkua dhe mori pjesë në sallonet letrare në shtëpitë e Hisman, Flober dhe Zola. Ky i fundit ato vite kishte fituar një famë të madhe përmes romanit të vitit 1877 “L’assomoir” (pistoletë për trullosjen e kafshëve) që ia dedikoi mikut të tij Flober, i cili nuk ishte shumë entuziast për metodën eksperimentale, dhe më pas vetë Mopasan në një ese të publikuar mbi Zola të botuar në 1883, u shpreh në kundërshtim me kolegun tim, se e vërteta absolute nuk ekziston.

Përballë shkencëtarit shkrimtar i cili vëzhgon dhe përshkruan me kujdes atë që sheh, Mopasan kundërshtoi mundësinë e përfaqësimit të së vërtetës absolute si në një pasqyrë, prandaj ajo që arrihej të përfaqësohej qenë përshtypjet e marra nëpër zgjedhjeve pamore dhe dëgjesore, të filtruara nga temperamenti i vetë shkrimtarit, që do t’i jepte atyre gjërave që përshkruante një ngjyrë të veçantë… në varësi të natyrës së shpirtit të tij.

Në prag të tridhjetave, pavarësisht vëmendjes së veçantë të Floberit, poezitë dhe veprat dramaturgjike të Gi, nuk e kishin vendosur ende atë në skenën letrare. Ndërkohë, shëndeti vazhdoi t’i përkeqësohej, sifilisi, i trashëguar nga babai apo i kontraktuar në ndonjë shtëpi publike, e torturonte përmes dhimbjeve të forta në kokë, të cilës iu shtua gradualisht, si dhe problemeve me sytë.

Më në fund në vitin 1880, Mopasan botoi të parën nga nga kryeveprat e tij “Bule dë Suif”, futur në një përmbledhjesh tregimesh të shkurtra të titulluara “Mbrëmjet në Medan” nga lufta franko-prusiane. Nga të gjithë autorët që ishin pjesë e atij botimi (Zola, Serard, Hisman, Henik, Aleksis), novella e Gi qe pa dyshim më i mira nga të gjashta. Historia është e përshkruar nga atmosfera e humbjes, ushtarake dhe morale.

Bule dë Suif është një personazh me një bukuri të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kësaj prostitute të kolme (fjalë për fjala në frëngjisht do të thotë Top Dhjami) autori përshkruan dobësie, hipokrizinë, poshtërsinë e udhëtarëve të ndershëm dhe të shquar, që me aftësinë për të manovruar në mënyrë të padrejtë e bindin t’i dorëzohet shantazhit të armikut.

Në të njëjtin vit të atij suksesi të madh, vdiq nga hemorragjia cerebrale Gustav Flober, duke lënë një boshllëk aq të madh shpirtëror tek Mopasani, saqë mendoi të kryejë vetëvrasje. Ai shkroi:”Ndjej në këtë moment dhe në një mënyrë akute kotësinë e jetesës, sterilitetin e çdo përpjekje, monotoninë e urryer të ngjarjeve dhe gjërave, dhe këtë izolim moral në të cilin ne të gjithë jetojmë, por nga e cila vuaja më pak kur kisha mundësi të flisja me të”.

Mopasan braktisi poezinë, pjesët teatrale dhe pranoi një punë në revistën “Gil Blas”, duke alternuar një seri me tregime të shkurtra, në të cilën tregoheshin aventurat e M. Patiso, punonjës i Ministrisë “Të djelat e një borgjezi në Paris” me artikuj rreth politikës, historisë, intervista, përshtypje udhëtimi, shënimet të karakterit etnografik dhe përshkrime peisazhesh.

Shëndetë po i rendohej dhe Mopasan kërkonte ngushëllim tek udhëtimet, ai vizitoi nënën e tij në Ajasio në jug të Francës, duke u ndalur në ishujt e ndryshëm të Mesdheut. Në vitin 1881 botoi përmbledhjen me novela “Shtëpia Tulje” që fitoi përkrahje të gjerë nga publiku. Tema themelore e librit është kontrasti midis respektit hipokrit borgjeze dhe autenticitetit të ndjenjave.

Në vitin 1882 erdhi përmbledhja e dytë me tregime të shkurtra “Zonja Fifi”, në të cilën protagoniste qenë vetëm figura femërore. Suksesi i romaneve, rriti vëmendjen dhe pritshmëritë për botimin e romanit që Mopasan do të shkruante pas vitit 1877. Nga historitë e tij të dashurisë, më serioze ishte ajo me Xhozefin Licelma,n me të cilën pati 3 fëmijë, por që nuk u martua kurrë.

Pasi e la punën në Ministrinë e Arsimit, në vitin 1883, do të botojë dy përmbledhje të tjera me tregime, ndërsa shëndeti përkeqësohet më tej me dhimbje koke, pagjumësi, çrregullime të tretjes dhe probleme me shikimin shikimin.

Mjeshtri i tij qe Flober dhe jo Zola, dhe pas vdekjes së të parit ai filloi të admironte një mik të madh të të dyve, rusin Ivan Turgenjev, me të cilin ai ndau tërheqjen për fantastiken, intensitetin e kuptuara si një formë mbinatyrshme e misterit të brendshëm, ku ankthi, frika, gjejnë pasardhësit e tyre brenda nesh. Ndërsa në vend ra kolera, shkrimtari blen tokën ngjitur me kopshtin në pronësi të nënës së vet në Luginën e Madhe në Etra. Atje ndërtoi një vilë që do të quhet “Zhulieta”, dhe ku do të shkruajë novelën “Iveta”, nga ku romani Bel-Ami u publikua në disa pjesë në “Gil Blas”, ku do të rimarrë temat kryesore, dashurinë dhe jetën mondane.

Në vitin 1885-1886 ai u zhvendos me nënën e tij në rivierën franceze. Bleu një jaht prej 11 metrash të quajtur “Bel Ami”, që i lejonte t’i përkushtohej dashurisë së tij të parë, lundrimit. “Në ujë” 1888” do të titullohet libri me reportazhe nga udhëtimet e tij në Mesdhe. Shëndetëti u përkeqësua edhe më shumë, dhe dhimbjeve të zakonshme iu shtua një lodhje e përgjithshme dhe një ndjesi e vazhdueshme e të ftohtit.

Ndërkaq përmbledhja me tregimeve të shkurtra “Vogëlushi Rok” e vitit 1886, është mbushur me tema të errëta dhe tragjike, vetëvrasje, vrasje, përdhunimet dhe rrëfime incesti, të alternuara me tema më të lehta. Një vit më pas u botua përmbledhja e re me 13 tregime të shkurtra me titull “Horla”, në të cilën tema e çmendurisë është mbizotëruese.

Horla është një përbindësh i padukshëm që ndikon n ë jetën e shumë njerëzve, duke iu shkaktuar delire pa e ditur arsyen. Prania e Qënies është negative, kana e ujit zbrazet gjatë natës, trëndafili i mbledhur në kopsht nga një dorë e padukshme, faqet e librit që shfletohen vetë dhe në fund mungesa e reflektimit në pasqyrë.

Ç’rregullimet mendore shndërrohen në paranoja, jeta bëhet gjithnjë e më të padurueshme. Ikën në Afrikë, por jo para se të publikojë një tjetër libër me novella. I kthyer nga Afrika vazhdon që të shkruajë vazhdimisht. Romani “Zemra jonë” (1890) që tregon historinë e dashurisë midis Andre Mariol ëndërrimtar dhe idealiste, dhe Mishel de Burn, e bukur dhe sipërfaqësore, praktikisht mbylli veprimtarinë letrare të Mopasanit, halucinacionet dhe çrregullimet mendore të të cilit – duke përfshirë megalomaninë – ia kishin komprometuar aktivitetetin letrar.

Në një letër do të shkruajë:”Kam kaq shumë plagë në kokë sa që idetë e mia s’mund të lëvizin, pa më shkaktuar një dëshirë për të këlthitur”. Të punojë i bëhet diçka e pamundur. Kryen sërish një pelegrinazh ndërmjet Afrikës dhe Francës, në kërkim të një pak lehtësimi. Gjendja fizike dhe mendore përkeqësohet edhe më tepër, ai humb kujtesën, shikimin. Përpiqet 3 herë të vetëvritet, dhe i shtruar në një klinikë, vdiq një vit e gjysmë më vonë, në 6 korrik të vitit 1893 në moshën 43-vjeçare. /bota.al/