Studentët e UPZ-së, mbështesin protestën për Ramush Haradinajn

Parlamenti Studentor i UPZ-së ka marrë vendim që të përkrahin protestën gjithëpopullore kundër arrestimit të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kryesia e Parlamentit, ju bën thirrje studentëve që t’i bashkangjiten protestës, nesër.

“Parlamenti Studentor ju bën thirrje të gjthë studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, që t’i bashkëngjiten protestës gjithëpopullore në mbështetje të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, që është organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e shenjtë e UÇK-së”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së Parlamentit Stdudentor të UPZ-së.

“Të gjithë e dimë se Gjenerali ynë po mbahet padrejtësisht në Francë, prandaj me moton “Haradinaj është Kosova” do protestohet në mënyrë paqësore, të shtunën, datë 21.01.2017, në ora 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”.

“Me pjesëmarrjen tonë do të tregojmë se studentët janë zë i fuqishëm që dinë gjithmonë t’u paraprijnë proceseve të rëndësishme dhe kësisoj do të përçojmë mesazhin e përkrahjes së pakusht për luftën e pastër çlirimtare të djemve dhe vajzave më të mira të Kosovës.

Nisja do të bëhet në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve në Prizren në ora 10:30. ”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit