Home Blog Page 6064

“Koha” në ditën e saj dhuron 13 mijë libra

0

13 mijë ekzemplarë me rreth 70 tituj të ndryshëm Grupi “Koha” ia ka dhuruar bibliotekave në tërë vendin si dhe atyre jashtë vendit me të cilat Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka bashkëpunim.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes të drejtuesve të Bibliotekës dhe Grupit “Koha” u tha se ky është një lajm i mirë për dashamirët e librit ngase ata do të kenë mundësinë që t’i kenë në dorë profile të ndryshme të librave të historisë, politikës, monografisë etj.

Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, duke iu falënderuar drejtoreshës së Grupit Koha për librat e dhuruara, ndër të tjera tha: Sot është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe po ashtu edhe për bibliotekat jashtë Kosovës që do të kenë fatin të kenë gjithë koleksionin e Grupit Koha. Biblioteka ka marrë përsipër me i nda në të gjitha bibliotekat këtu dhe jashtë vendit. 13 mijë ekzemplarë po iu dhurohen Bibliotekave. Mos të harrojmë edhe në vitin 2012 e njëjta kompani ka dhuruar 30 mijë ekzemplarë. Po flasim për një profil të botuesit ndër më të njohur në vend, i cili ka botuar prej librave referal e monografik deri në fushën e historisë, politikës etj. Që pothuajse rrumbullakësojnë gjithë interesimin e profileve të ndryshme të lexuesve. Falënderoj Flakën për këtë kontribut, Grupi Koha dorëzon ekzemplarët e durueshëm në mënyrën më të mirë dhe është shembull se si botuesi ka ndjeshmërinë ndaj bibliotekës nacionale sepse e dimë që ekzemplarët e detyrueshëm është palca kurrizore e nuk bënë pa të.

Po më vjen mirë që jemi mbledhur sërish edhe pas 5 vjetëve, në 20 vjetorin e gazetës “Koha Ditore”, për hir të lexuesve besnikë dhe të devotshëm që i kemi, u shpreh drejtoresha e Grupit Koha, Flaka Surroi. Kemi parë të rrugës që sërish ta bëjmë një donacion për bibliotekat në vend si dhe jashtë vendit me të cilat ka bashkëpunim Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bodani”. Besojmë se jemi në gjendje të prodhojmë libra me përmbajte të rëndësishme të cilat do t’i shërbejnë edhe të huajve të kuptojnë pak më tepër për kulturën tonë historinë tonë. Fundi i fundit për ti njohur autorët tanë. Janë 13 mijë ekzemplarë librash 60 -70 titujve e botuar në pesë vitet e fundit kohëve të fundit. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me këtë trend edhe në të ardhmen sepse librat e kanë vendin tek lexuesit e jo në librari. edhe botuesit e tjerë të mos i mbajnë livrat në depo por kopjet e pa shitura ti dhurojnë bibliotekave. Nuk kemi fitime aq shumë e dimë këtë megjithatë duhet të vazhdojë ky aktivitet. Do të shihemi brenda tre vjetëve, kur ta festojmë 20 vjetorin e KTV-së.

Haxhi Avdyli: Hashim Thaçi dhe Shpend Ahmeti, e kanë të përbashkët mashtrimin

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i ka quajtur ‘mashtrues ‘ presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai tha se Thaçi i mashtroi qytetarët për formimin e ushtrisë, kurse Ahmeti tregoi se i pëlqen llukësi në jahtë të Budvës.

“Disa liderë të dehur nga mania e lavdisë , vrapojnë që në errësirë të formojnë ushtri në kohën e globalizimit të ombrellës së NATO-s, dhe pastaj një javë ia shpërlajnë trurin popullit, duke i thurur lavde vetes, e në javën e dytë zbythën në guackën personale të mjerimit politik”, shkruan Avdyli në Facebook, transmeton PrizrenPress.

Sipas tij, Thaci me këtë veprim e ka “futur bishtin nën shalë”.

”Lider i mjerë, i padijshëm që ndërton kulla me letra që fryma e mëngjesit ia rrëzon , e pastaj futë bishtin nën shalë duke harruar rrahagjoksin e para një jave”.
Avdyli ka komentuar edhe qëndrimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit në jahtë në Budvë.

“ Mashtruesi, që ‘Koka Kolën’ e pin zero, dhe që nuk hipë në xhip, por në autobusë, del që dallaveret e dyshimta për kifle e qumësht i bën në jahtë” .

E përbashkëta e Thaçit dhe Ahmetit, sipas tij, është mashtrimi.

“E përbashkëta e tyre është mashtrimi ,papërgjegjësia, çjerrja e maskave dhe djersitja”./PrizrenPress.com/

Rahoveci përkujtoi 106 martirët e vrarë në Pastasellë

0

Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, u përkujtuan 106 civil të vrarë më 31 mars të vitit 1999. Në 18 vjetorin e kësaj masakre u tha se këta martirë që po përkujtohen sot, u vunë në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij thekoi se në mars të vitit 1999 fshati Pastasellë ishte shndërruar në një çerdhe strehimi për mijëra banorë që iknin nga komuna të ndryshme në kërkim të shpëtimit. Mirëpo, më 31 mars të atij viti, forcat serbe, në mënyrën më mizore vranë e masakruan 106 civil të pafajshëm.

Duke i ngushëlluar familjarët e të vrarëve, ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ngushëllimi më i mirë për këto familje është puna për krijimin e një jete më të mirë për ta.

Ndërsa, në emër të familjarëve foli Jeton Krasniqi kryetar i këshillit të fshatit Pastasellë. Ai tha se sot kur po përkujtohet 18 vjetori i kësaj masakre, askush deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi për krimin e kryer.

Më 31 mars të vitit 1999 forcat serbe vranë dhe masakruan 106 civil që ishin strehuar në luginën e fshatit Pastasellë. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë të moshës 14 vjeçare. Më 21 prill, forcat serbe i zhvarrosin të gjithë duke i dërguar në drejtime të panjohura. Pas përfundimit të luftës eshtrat e tyre janë gjetur nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Rummenigge: Real Madrid është numri një

0

Karl-Heinz Rummenigge tashmë e ka një sy dhe një vesh nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku Bayern Munich do të përballet me Real Madridin.

Bosi i klubit gjerman foli për një duel gjigantësh, në kolonën e tij për revistën zyrtare të Bayernit, por u dorëzua në objektivin e caktuar: “Nëse ju më pyesni mua për rangun aktual të futbollit europian, menjëherë mund të them se Real Madridi është numri një. Reali është një mit, të gjithë e dinë dhe e pranojnë këtë gjë. Trofetë e shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të fituar nga ky klub, përbëjnë rekord më vete, ndërsa galeria e yjeve që kanë veshur fanellën e bardhë nis nga Di Stefano e vazhdon deri te Cristiano Ronaldon. Sa për dy ndeshjet e Champions-it të Bayern Munich kundër “Los Blancos”, mendoj se faktori-trajner është në favorin tonë. Me Carlo-n në drejtim, ne mund të përballemi më mirë në këtë sfidë, që është më e vështira, deri më tani, këtë sezon. Ne jemi shumë të ngazëllyer që do të përballemi dy herë me këtë klub legjendë. Me tre artistë në sulm, Ronaldo, Benzema dhe Bale, me një qendër të fushës të pabesueshme, Modric-Kroos, si dhe një mbrojtje, që gjithashtu, di të luftojë ashpër, Real Madridi vazhdon të mbetet i njëjtë me atë që Carlo Ancelotti fitoi finalen e vitit 2014 të Champions-it, kundër Atletico Madrid.”

Marchisio: Iniesta, lojtari që admiroj te Barcelona

0

Claudio Marchisio ka shpallur Andres Iniestën, si futbollistin e Barcelonës, që ai respekton më shumë. Mesfushori katalanas ka pasur një karrierë të shndritshme, duke fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre Botërorë për Klubet me Barcelonën, si dhe Kupën e Botës e dy Kampionate Europiane me kombëtaren iberike.

Megjithatë, 32-vjeçari ka qenë disi në hijen e yjeve të tjerë në ekip, me Lionel Messin, që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendje. Por Marchisio ka folur me admirim për yllin e Spanjës, duke këmbëngulur se ai është një lojtar me të vërtetë i veçantë, një plus i madh për Barcelonën.

“Lojtari i Barcelonës, që e admiroj më shumë, është Iniesta, pasi ai ka talent të pafund,” – ka thënë mesfushori italian për “JTV”.

Italiani do të ketë mundësinë për t’u përballur me Iniestën përsëri, kur të takohen në çerekfinalen e Champions-it, pasi e bënë këtë gjë edhe në finalen e këtij kompeticioni në vitin 2015, e cili e pa skuadrën nga “Camp Nou” të ngrinte një tjetër titull europian. Marchisio, megjithatë, thotë se skuadra e tij nuk është në kërkim të ndonjë hakmarrjeje:

“Edhe pse Liga e Kampionëve ka ardhur gjatë një kohe delikate në kalendarin e Seria A, adrenalina na jep energji të pabesueshme fizike dhe mendore. Ju nuk keni nevojë shumë për t’u përgatitur për një ndeshje kundër Barcelonës. Ky nuk do të jetë një shans për hakmarrje, pas finales së vitit 2015. Qëllimi ynë është për të arritur në finale e Cardiff-it dhe të fitojmë trofeun.”

Suharekë: “Ballkani” dhe drejtoria e Sportit ngrijnë raportet

0

Kuvendi Komunal i Suharekës sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën pikë e rendit të ditës ishte diskutimi për situatën në klubin futbollistik “Ballkani” të këtij qyteti.

Pasi kjo e fundit ditë më parë ka njoftuar për ngrirjen e bashkëpunimit ndërmjet drejtorisë së Sportit dhe “Ballkanit”.

Arsye sipas këtyre ka qenë një lajm i publikuar që e ngarkon këtë klub me kurdisje të rezultateve.

Kryetari i klubit, Florim kryeziu i ka mohuar akuzat se ka pasur kurdise të ndeshjeve, njofton Klan Kosova.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit morën pjesë anëtarë të kryesisë së klubit, asamblistë, kryetari komunës, ku opozita i akuzoi qeverisjen komunale që e ka politizuar klubin dhe nuk e ka përkrahur sa duhet.

Ndërsa kryetari i komunës Sali Asllanaj i ka mohuar akuzat, ndërsa ka thënë se klubi është përkrahur aq sa ka pas mundësi komuna.

Përfundimisht u vendos që kryesia e brendshme e klubit “Ballkani” të dal në një qëndrim dhe ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Malisheva përkujtoi Masakrën e Burimit

0

Përmes homazheve në vendin e vrasjes dhe në varrezat e martirëve, sot është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit, ku u vranë e u masakruan 42 civil, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Suharekës.

Me këtë rast, homazhe kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaci, zyrtarë të qeverisë komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarët të të gjitha subjekteve politike në Malishevë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme të rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër.

Masakra e Burimit,është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civil, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.

Për këtë krim të organizuar, edhe sot pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi. /PrizrenPress.com/

Përkujtohen 106 martirët e masakrës në Pastasellë të Rahovecit

0

Sot organizohet tubimi përkujtimor për shënimin e 18-vjetrot të masakrës në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Ky tubim do të mbahet me fillim në ora 12:00, tek varrezat e martirëve të fshatit.

106 martirët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë: Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës.

Kinezët dhe rusët lexojnë më së shumti

0

Sipas një sondazhi online të realizuar nga GFK – një kompani gjermane e marketingut, populli kinez lexon më së shumti libra në vit.

Sondazhi ka përfshirë 17 shtete. Rusët janë renditur në vendin e dytë dhe pas tyre spanjollët.

59 për qind e rusëve lexojnë libra çdo ditë ose së paku një herë në javë.

Në Kinë, kjo shifër shkon në 70 për qind, ndërsa në Spanjë 57 për qind, shkruan Kultplus.

Numri më i vogël i lexuesve është regjistruar në Holandë dhe në Korenë Jugore, ku rreth 16 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk lexojnë libra, asnjëherë.

Zafir Berisha: Të shkojmë në zgjedhje, pasi shumica nuk po e bën as kuorumin

0

Deputeti i Nisma, Zafir Berisha është shprehur i shqetësuar për mungesën e kuorumit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi kryesuesja e seancës, Aida Dërguti ka thirrur për një pauzë dhjetë minutëshe në mënyrë që grupet parlamentare t’i thërrasin deputetët e tyre për të ardhur në seancë.

Berisha ka marrë fjalën ku ka thënë se është e pakuptimtë që partitë që kanë shumicën, PDK dhe LDK nuk po mund ta bëjnë kuorumin, njofton Klan Kosova.

“Të shkojmë në zgjedhje, pasi shumica s’po mund ta bëjë kuorumin dhe për këtë e kanë akuzuar opozitën”.

“Të vjen një legjislaturë tjetër që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Berisha.