Home Blog Page 6067

Shqipëria humbë kundër Bosnjës

0

Kombëtarja shqiptare në futboll, ka pësuar disfatën e radhës kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, me rezultat 1-2, të martën mbrëma në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë pësuan humbjen e katërt radhazi, dhe duke se tashmë ekipi shqiptar është futur seriozisht në krize të rezultateve, raporton KosovaPress.Skuadra mike u tregua më e mirë në pjesën e parë, duke shënuar dy gola.

Fillimisht Edin Dzeko (7’) shënoi nga pika e bardhë, derisa Lulic (43’) dyfishoi avantazhin e Bosnjës në 0-2, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, futbollistët e Shqipërisë bën preson më të madh, duke kërkuar rrugën e golit të cilin e gjetën përmes Bekim Balajt (68’).

Por, kjo ishte e tera që bëri ekipi shqiptare, edhe pse vazhdimisht e kërkoi golin e barazimit deri në fund të ndeshjes, por tentimet e tyre ishin të kota, sepse më gol nuk kishte, kështu që Bosnja del fituese nga “Elbasan Arena”.

“DokuFesti” në vit sjell 4.7 milionë euro, Prizreni sivjet i ndau vetëm 10 mijë euro

0

Ndikimi vjetor i festivalit ‘DokuFest’ në ekonominë e vendit vlerësohet të jetë mbi 4.7 milionë euro, raporton KTV.

Përkundër kësaj, komuna që udhëhiqet nga PDK-ja nuk po e vlerëson aq shumë këtë festival.

Kjo komunë ka ulur buxhetin këtë vit për ‘DokuFestin’, duke ndarë vetëm 10 mijë euro.

Drejtues të këtij festivali thonë se me zvogëlimin e përkrahjes nga komuna, zhgënjimi i tyre po vazhdon të rritet çdo vit.
Edhe drejtues të organizatave tjera joqeveritare thonë se Komuna e Prizrenit përqindjen më të vogël të buxhetit e ndan për kulturë.

Zyrtarë të komunës thonë se përveç mbështetjes me 10 mijë euro, ‘DokuFesti’ do të përkrahet edhe në forma tjera. Ndërkaq, shuma që komuna ka ndarë për financimin e festivaleve është 23.500 euro, ku përfshihen organizimi i festivalit ‘Hasi Jehon’, ‘Ngom Fest’, ‘Takimet e Gjeçovit’ dhe shumë organizime të tjera kulturore.

 

Goditet me motoçikletë polici në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin e zyrtarit policor për t’u ndalur, me motoçikletë godet zyrtarin policor –viktimën mashkull, me ç’rast i shkakton lëndime trupore.

Viktima sipas policisë, dërgohet për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Opozita në Prizren konteston përshkrimin e disa pozicioneve të prokurimit

0

Shqyrtimi i Planit të Punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2017 në Kuvendin e Komunës së Prizrenit është bërë shkas që këshilltarët të adresojnë kritika rreth pozicioneve të planifikuara në këtë dokument.

Madje kanë konsideruar se ka edhe projekte që ngjallin dyshime, për shkak se vlerat e tyre janë të larta, derisa përshkrimet janë të shkurtra dhe të formuluara në mënyrë të përgjithshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në seancën e fundit të KK-së edhe këshilltari i NISMA-s, Skënder Susuri, ka kritikuar përmbajtjen e Planit të Punës së Zyrës së Prokurimit për 2017, duke konsideruar se planifikimi i prokurimit për projektet si mirëmbajtja e rrugëve, furnizimi me zhavorr, pastaj blerja e një kamioni special, politikat rinore dhe menaxhimi i mbeturinave nuk ofrojnë hollësi as për këshilltarët e as për publikun, ani pse për prokurimin e tyre janë planifikuar mjete të konsiderueshme. Njëherësh ka kërkuar që Zyra e Prokurimit të prezantojë raportin e punës për 2016.

E Drita Millaku (Vetëvendosje) ka theksuar se nuk përmbushen as 80 për qind të planifikimeve në kuadër të këtij dokumenti.

Këshilltari i PDK-së, Alush Shala, ndonëse është pjesë e subjekteve që përbëjnë koalicionin qeverisës, ka shprehur kritikën që investimet e caktuara nuk janë precizuar dhe ka kërkuar sqarime për to.

Plani i Prokurimit i Komunës së Prizrenit për vitin 2017 parasheh që për kontratat për furnizim të shpenzohen 1.95 milion euro, për kontratat për shërbime afro 4.32 milionë dhe për kontratat për punë afro 9.23 milionë euro, apo në total 15.5 milionë sosh..

Përkujtohen dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaçi

0

Në bjeshkët e fshatit Doberdolan të Komunës së Suharekës, u shënua sot 18-vjetori i rënies së dëshmorëve Enver Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit dhe Shefki Thaçi nga fshati Rugovë i Komunës së Gjakovës.

Në shënimin e 18-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve morën pjesë Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, Nexhmi Berisha kryetar i OVL- e UÇK-së dega në Rugovë, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve, transmeton kp.

Kryetari i Komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi në fjalën e tij të mbajtur në këtë tubim u shpreh se nuk ka qenë e lehtë çlirimi i vendit , pasi që ka qenë një luftë shumë e pa barabartë e përgjakshme me një armik i cili ka vrarë fëmijë gra dhe pleq , por ka bërë edhe një gjenocid duke djegur vendbanimet dhe gjithçka qe ka qene prone e jona në token tonë .

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së ka thënë sot jemi mbledhur këtu në këtë tubim homazh, që ti nderojmë këta dëshmorë për veprën e tyre, sakrificën e tyre dhe gjakun e tyre sepse këta kanë bërë shumë për ne.

Kurse Nexhmi Berisha, kryetar i OVL e UÇK dega në Rugovë në fjalimin e tij tha se gjithmonë duhet të kemi respekt për familjet e dëshmorëve Shefki Thaqi dhe Enver Duraku dhe për këtë sot jemi ardhur këtu të bëjmë nderime luftës heroike dhe sakrificës që kanë dhënë bijtë e juaj dhe shokët tanë bashkëluftëtarë .

Përleshje në ndërtesën e komunës së Suharekës

0

Një përleshje fizike ka ndodhur brenda ndërtesës së komunës së Suharekës.

Sipas burimeve të KTV-së, persona nga dy kompani turistike që duan të dërgojnë nxënësit në ekskursion janë përplasur brenda objektit.

Ata janë arrestuar dhe po mbahen në stacionin e policisë në Suharekë.

Vetëvendosje! në Korishë: Standardet e dyfishta të pushtetit të Prizrenit

0

Lëvizja Vetëvendosje në Korishë, akuzon pushtetin se po përdorë standarde të dyfishta në ralizimin e projekteve.

“Kohë më parë banorët e lagjes Kukaj të Korishës i kanë bërë kërkesë organeve përkatëse për shtrimin e rrugës në këtë lagje me kubëza betoni. Shtatë familjet e kësaj lagjeje numërojnë 10 martirë në luftën e fundit, por Komunës nuk i ka ra ndërmend të kujdesej për shtrimin e kësaj rruge për këto familje, përderisa është kujdesur fare mirë që kryesuesit të asamblesë komunale t’ia shtrojë rrugën që shpije tek shtëpia e tij, rrugë në të cilën banojnë vetëm tri familje”, thohet në reagimin e VV-së në Korishë.

“Shumë funksionarë të lartë të pushtetit në Prizren gjatë mandatit të tyre kanë shfrytëzuar pozitat udhëheqëse duke abuzuar me shpenzimin e fondeve publike, duke krijuar konflikte interesi, të pasuara edhe me neglizhencë dhe mos përgjegjësi institucionale”.

“Pika e Lëvizjes Vetëvendosje! në Korishë ia bën më dije këtij pushteti se standardet e dyfishta, me të cilat po i realizon projektet e ndryshme, populli tashmë i ka kuptuar”.

“Abuzimi, keqpërdorimi, korrupsioni dhe format tjera deformuese të qeverisjes në Prizren kanë bërë që banorët të hezitojnë për të bërë kërkesa shumë të arsyeshme dhe të nevojshme për komunitetin, pa ndonjë shpresë se ato mund të shqyrtohen sinqerisht”./PrizrenPress.com/

Dy të arrestuar për kontrabandë me armë në Vërmicë

0

Policia e Kosovës konfirmoi se ka arrestuar katër persona në dy raste të ndara gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën e kalimit kufitar Kosovë- Shqipëri, në Vërmicë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për KALLXO.com se në rastin e parë janë arrestuar dy persona për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ndërsa në rastin e dytë bëhet fjalë për arrestimin e dy personave tjerë për posedim, shitje dhe transportim të armës ilegale, konfirmoi Kelani.

Thaçi “dobëson” PDK-në, jep deklarata anti-kushtetuese

0

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi që nga marrja e detyrës së tij ka hedhur idenë që partitë politike të ndërtojnë një kod të mirësjelljes në mes vetë tyre. I pari i shtetit ka propozuar që njerëzit nën hetime apo të akuzuar nga organet e drejtësisë mos të lejohen as të hyjnë në listat për deputetë dhe as të marrin poste në institucionet publike.

Kjo ide e Thaçit po “prekë” një pjesë të madhe të përfaqësuesve të ish-partisë së tij, Partisë Demokratike të Kosovës. Rasti më i freskët është i Degës së PDK-së në Lipjan pasi kjo e fundit propozoi për kryetar të Komunës një person që është nën hetime.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, në mbledhjen e mbajtur unanimisht vendosi që për kryetar të Komunës për zgjedhjet lokale të këtij viti të nominoj kryetarin e kësaj dege z. Shukri Buja”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sugjerimi i Thaçit për mosfutje në lista dhe kandidim për kryetar komunash po kundërshtohet ashpër nga ish-partiakët e tij. Deputeti nga partia e Kadri Veselit, njëherësh kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka thënë për “Indeksonline” se Thaçi po shkelë Kushtetutën me këto ideja. Kandidimi për të parin e komunës, sipas tij, nuk shkelë asnjë ligj, ndonëse është duke u hetuar nga organet e drejtësisë.

“Deklarimet e tilla janë realisht anti-kushtetuese. Neni 31, pika 5 e bënë të qartë se i akuzuari nuk është fajtor deri në shpalljen e vendimit nga Gjykata. Poashtu edhe ligjet nuk e japin se i akuzuari nuk është fajtor. Por, gjithsesi pres që organet e partisë të marrin vendime për kandidime”, ka thënë ai.

Megjithatë, Buja thotë se është duke pritur fjanë e fundit të Këshilli Drejtues dhe kryetari i partisë për konfirmimin e tij që të garojë në zgjedhjet lokale, që priten të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ndryshe, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar ditë më parë se ai personalisht asnjëherë nuk do të votonte një parti, e cila ka përkrahur kriminelët.

“Si votoj unë në Britani? Para zgjedhjeve unë mendoj: Filozofia e cilës parti përshtatet me filozofinë time? A i besoj unë premtimeve të tyre apo mendoj që ato janë qesharake? Kur ishin në pozitë, a bënë atë që premtuan që do të bënin? A mendoj që janë të gatshëm të kryejnë punën që kërkohet nga ta? Por më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, është shprehur kryediplomati anglez. /Indeksonline/

Universiteti i Prizrenit, protokoll bashkëpunimi me atë të Anadollit

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar protokoll me Universitetin e Anadolit në Turqi, për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit ERASMUS +. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili me bashkëpunëtor po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë universitet.

Gjatë vizitës në Zyrën e Rektorit janë zhvilluar biseda në mënyrë që të përmirësohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes dy universiteteve.

Pjesë e delegacionit nga UPZ, janë edhe Prof. Asac. Dr. Ismet Temaj, Dekan në Fakultetin e Edukimit, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, shef i degës së gjuhës turke në këtë fakultet, Koordinatori për shërbime studentore Abdylbari Shalqini si dhe përkthyesi shqip-anglisht dhe anasjelltas, Përparim Avdullahu, i angazhuar me punë shtesë si koordinator për çështje studentore në UPZ. Ata u pritën nga rektori Prof. Dr. Naci Gündo?an, Prorektori Prof. Dr. Adnan Ozcan, drejtor i njësisë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Dr. Bilge Kagan Ozdemir, përgjegjës për shërbime studentore. /PrizrenPress.com/