18.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6071

Fatmir Limaj deklarohet i pafajshëm për vrasjet në Malishevë

0

Në gjykimin për krime lufte që lidhet me dy vrasje të civilëve në Komunën e Malishevës, Fatmir Limaj u deklarua i pafajshëm.

Fatmir Limaj nuk e ndjeu veten fajtor kur u pyet në gjykatë në lidhje me akuzën për krime lufte
“Normalisht që nuk e pranoj fajësinë. Kjo aktakuzë është tërësisht e shpifur, e motivuar, e stimuluar për qëllime të cilat gjatë gjykimit do të dëshmohen. Shpresoj që do të zbardhet mirë motivi i krejt kësaj maskarade që është bërë në këtë prokurori,” tha Limaj.

Para se Limaj ta deklaronte pafajësinë, prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari lexoi aktakuzën ndaj tij.

“Gjatë luftës në Kosovë si pjesëtar I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant ushtarak i Brigadës 121 ka shkelur rëndë nenin 3 që është i përbashkët për 4 konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 në atë mënyrë që nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave për ta parandaluar apo ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë,” tha prokurorja Hajdari.

Ajo më tutje konstatoi se Limaj nuk u angazhua as për zbardhjen e këtyre dy vrasjeve.

“Me vetëdije nuk ka marrë masa drejt zbulimit të kryerësve të këtij krimi si dhe pasi që në nëntor të vitit 1998 është emëruar drejtor i Drejtorisë së Policisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm rastin asnjëherë nuk e ka dërguar te organet kompetente për ndjekje me ç’rast ka kryer vepër penale krim i luftës kundër popullsisë civile, shkelje të rënda të nenit 3 të përbashkët me konventat e Gjenevës,” deklaroi Hajdari.

Avokati Tahir Rrecaj kontestoi përgjegjësinë komanduese të Limajt për vrasjet në Malishevë.

“Zoti Limaj akuzohet për përgjegjësi komanduese, mirëpo në aktakuzë nuk janë dhënë ato që karakterizojnë përgjegjësinë komanduese siç është kontrolli efektiv mbi një territor të caktum, kontrolli efektiv mbi vartësit e vet. Pastaj nuk ka qenë në përgjegjësinë e tij në asnjë mënyrë për zbulimin eventual, sepse kjo ka qenë përgjegjësi e Shtabit të Përgjithshëm,” tha avokati i Limajt Tahir Rrecaj.

Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte u ngrit nga Prokuroria Speciale më 28 tetor të vitit 2016.
Pasi në nëntor “Drejtësia në Kosovë” shfaqi emisionin në dy vazhdime rreth vrasjeve të Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, Prokuroria Speciale nisi hetime të reja ndaj Limajt

Kapen mbi 25 kilogramë drogë në Vërmicë

0

Njësitet e Doganës e Kosovës sot në mëngjes kanë arritur të kapin mbi 25 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të doganës gjatë kontrollit të autobusit së linjës Prishtinë – Tiranë – Prishtinë njësitet e doganës kanë selektuar për kontrollimin detal këtë autobusit.

“Gjatë kontrollës së ushtruar nga oficerët doganor të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë së sasi totale prej 25.8 kg. Pas bashkëpunimit me policinë është identifikuar edhe personi në pronësi të valixheve i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti së bashku me lëndën narkotike i është dorëzuar Policisë për vazhdimin e hetimeve”, thuhet në kumtesë

Suharekë: Vrau dy derra të egër – i merret arma

0

Një person me mbiemërin Tixhaj, ka vrarë dy derra në Bjeshkët e Vrshevcit. Vrasja e tyre është bërë me pushkë gjysmë-automatike.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se pas pranimit të informacionit, hetues policorë nga Suhareka kanë shkuar tek dyshuari dhe kanë kërkuar armën e zjarrit.

“Arma është dorëzuar pa hezitim nga i dyshuari”, tha Berisha.

Arma është pushkë gjysmë-automatike.

“Ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal për gjueti

Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën

0

Faton Fetahu, këshilltar politik i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, do të fillojë të hënën, më 16 janar.
Ai tha për Telegrafin se javën e kaluar ministria kishte marrë vendim që të shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkollat e Kosovës për arsye të motit të ligë që mbretëronte dhe virusit të gripit.

“Ne kemi marrë një njoftim nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), në përhapjen e një lloji të gripit dhe kështu patëm marrë vendim për ta shtyrë procesin mësimor, në mënyrë që të shmanget kontakti i fëmijëve me ambientin”, ka theksuar Fetahu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, nga informatat që i kanë ata të gjitha drejtoritë e arsimit nëpër komuna, i kanë filluar përgatitjet.

“Disa komuna kanë pasur problem edhe me furnizim me rrymë, por që po shihet që gjendja është stabile në të gjitha drejtimet”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Zhuri ankohet për deponinë e mbeturinave organike

0

Ankesat lidhur me hedhjen e mbeturinave organike në deponinë dedikuar për mbeturinat e ngurta në afërsi të fshatit Zhur po vazhdojnë edhe gjatë stinës së dimrit, shkruan sot Koha Ditore.

Qytetarë të caktuar duke lëvizur nëpër këtë lokalitet kanë fotografuar pamjet e mbeturinave ku qartazi dallohen edhe eshtrat e kafshëve dhe të enjten ua kanë përcjellë të njëjtat medieve me pretendimin se ato janë hedhur në deponinë e dedikuar për mbeturinat e ngurta.

Tashmë janë bërë disa vjet që banorët e anës së Zhurit, por dhe të Komunës së Dragashit që qarkullojnë në rrugën Prizren-Dragash adresojnë ankesa për kundërmimin e rëndë në këtë pjesë, sidomos gjatë muajve të verës.

Gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero

0

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka shpjeguar procedurat që gjyqësori francez do t’i ndjekë në rastin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj pas lirimit me kusht.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se nuk ka asnjë shans që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Ai ka bërë me dije se procedurat për çështjen e ekstradimit mund të zgjasin deri në dy muaj, por beson se brenda një muaji do të përfundojë si çështje. Salihu ka thënë se vendimin përfundimtar për rastin e Haradinajt do ta marrë Ministria e Drejtësisë së Francës.

Ai ka thënë se pamjet kur lideri i AAK-së doli nga gjykata me pranga pas lirimit ishin të rënda, duke e konsideruar këtë provokim të Serbisë. Salihu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mekanizma për t’iu përgjigjur këtyre provokimeve. Sipas tij, dialogu për normalizim me Serbinë duhet të suspendohet për një kohë. /Epoka e re/

Shuhet Anita Take

0

Është shuar mbrëmjen e së enjtes në moshën 83-vjeçare këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take. U ngjit në skenë para 50-vjetësh, por vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrieren e saj artistike.

Ajo ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

Por përveç zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër, sepse u njoh dhe lidhi jetën me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga Presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Anita Take interpretoi për publikun edhe në këto vitet e fundit.

Prizren: Flet dëshmitari i plagosur i gjyqit për fajde

0

Do të duhej të jepte dëshminë sot në gjyqin për fajde, ku është palë e dëmtuar. Por, Ibrahim Kazazit ia pamundësuan dëshminë dy persona, të cilët në lokalin e tij e plagosën dje me sëpatë e revole.

Ibrahim Kazazi sot do të duhej të dëshmonte në gjykimin e 10 të akuzuarve për fajde. Por, ai nuk mundi të shkonte në Gjykatën e Prizrenit pasi që një ditë më parë u plagos nga dy persona.

Në këtë rast gjyqësor, dëshmitari Kazazi është në cilësinë e palës së dëmtuar.

Në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, Ibrahim Kazazi, i cili po kurohet në spital në Prishtinë, ka rrëfyer momentin kur u plagos me sëpatë e revole.

“Kam qenë në lokal dhe kanë hy dy persona. Pa folur kurrgjë, njëri me ka goditur me sakicë dhe tjetri e ka nxjerrë revolen dhe më ka plagosur. Unë rash në tokë dhe prapë ai me sakicë me sulmoi”, tha Kazazi për KALLXO.com.

Ai thotë së nuk i njeh personat që e sulmuan, por tregon se sot do të duhej të ishte dëshmitar në rastin e fajdeve, ku është palë e dëmtuar.

Ibrahim Kazazi mendon se sulmi mund të ketë lidhje me dëshminë që do të duhej ta jepte sot në gjyq.

Kazazi tregon se sa ishte vlera e parave që kishte marrëme fajde dhe sa i ktheu më pas.

“Herën e parë i kam marrë 2 mijë euro dhe për 2 mijë euro i kam kthyer gati 85 mijë euro. Dhe kur e panë që jam kah i kthej paret edhe shpinë kanë dashur me ma marrë”, rrëfen ai.

Kazai tha se qyteti i Prizrenit është “bajagi” i rrezikuar nga fajdetë.

Sa i përket situatës së dëshmitarëve të fajdeve ai tha se më së miri flet gjendja e tij e sotme.

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës për rastin e plagosjes së dëshmitarit në rastin gjyqësor të fajdeve, ku të akuzuar janë 10 persona.

Në mesin e personave të akuzuar për fajde është edhe Bernard Perlazri, i cili në një lëndë tjetër është i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës. /Kallxo.com/

Ramadan Muja shan PDK-në !

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk i ka punët mirë me PDK-në. Ai, ka filluar të shajë këtë subjekt politik.

I revoltuar me këtë qasje të Mujës, Idaim Kryeziu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Nëndegës dhe Këshillit të PDK-së

“I nderuar Kryetar z. Kadri Veseli, i pari i Prizrenit e shan Partinë Demokratike, ne s’kemi çka bëjmë më aktivitete për këta njerëz”, shkruan Kryeziu në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“Sot ju njoftoj se unë si kryetar i Nëndegës dhe anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, dega në Prizren, pezulloj të gjitha aktivitetet e mia me degën në Prizren”.

“Ju kërkoj falje të gjithë votuesve që kam kërkuar votë për këta”./PrizrenPress.com/

Kabashi i Hasit, aty ku ende bëhen martesat sipas traditës

0

Kabashi i Hasit shtrihet në jugperëndim të Prizrenit. Është ky fshat që vazhdon të ruajë disa nga traditat e moçme. Dr. Fejzë Kabashi, nga ky fshat, duke folur për “Kosova Sot”, shprehet se në fshat aktualisht jetojnë rreth 90 familje me mbi 900 banorë. Kabashi është fshat kodrinor-malor, por ka edhe fusha të gjera dhe pjellore, ka burimin e ujit të pijes si për nga sasia ashtu edhe për nga cilësia më të mirin në rajon.

“Banorët jetojnë me tradita siç janë në gjithë rajonin e Hasit, por kohët e fundit vërehet një devijim nga traditat e vjetra. Megjithatë, shumë nga to ende ruhen me xhelozi. Ende atje bëhen dasmat e kanagjeqet si dikur. Edh rendi familjar respektohet. Fejesat dhe martesat e të rinjve me përqindje shumë të madhe bëhen përmes parapëlqimeve familjare që pasqyrojnë traditën e lashtë shqiptare, moshat gjithashtu respektohen skajshmërisht”, shprehet Kabashi.

Sipas tij, raportet ndërfqinjësore janë të mira dhe ekziston bujari e jashtëzakonshme në mes të banorëve. Kabashi rrëfen se të ardhurat për familje kryesisht vijnë nga zanati i bukëpjekësit, zanat të cilin meshkujt nga mosha 18 e deri 60 vjeç e kryejnë me krenari, duke punuar nëpër të gjitha vendet e botës. “Një fat i mirë vërehet vitet e fundit që rinia kanë filluar të arsimohen, duke mos pasur dallim gjinish, por që zanati i bukëpjekësit vërehet si pengesë për arsimimin e gjinisë mashkullore”, shprehet Kabashi. Sipas tij, edhe bujqësia është e zhvilluar në nivelin familjar dhe mbi 90 për qind e familjeve mbajnë bagëti të ndryshme, kryesisht për nevoja familjare, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shkolla me shumë nxënës

Në fshat ekziston shkolla fillore 9- vjeçare, ndërsa ajo e mesme ndodhet 7 km larg në fshatin Romajë. Në Romajë njëherësh është edhe ambulanca më e afërt e fshatit. Adem Morina, drejtor i shkollës “Dëshmorët e Hasit”, pohon se shkolla e fshatit numëron 200 nxënës.”Shkolla jonë posedon një infrastrukturë moderne. Nga viti 2010 udhëheq drejtorinë e kësaj shkolle dhe vlen të theksohet se falë bashkëpunimit me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prizrenit kemi arritur të investojmë afro 15 mijë euro. Jemi munduar që kjo shkollë pasi mban edhe emrin e dëshmorëve të jetë një institucion që krijon vlera arsimore për gjeneratat ardhshme”, tregon Morina për “Kosova Sot”. Ai rrëfen se gjatë luftës banorët e fshatit ndihmuan luftën çlirimtare. Rreth emrit të fshatit Kabash, banorët pohojnë se ka edhe disa fshatra me të njëjtin emër, që është emër fisi. Një i tillë ndodhet edhe në Shqipëri. Ata thonë se vazhdojnë ta ruajnë traditën që mos të martohen me pjesëtar të fisit Kabash kudo që janë ata.

Traditat e lashta ende ruhen me fanatizëm

Etnologu Nexhat Çoçaj shpjegon se në fshatrat e Hasit ruhen disa nga traditat e vjetra, kurse kësaj po i kontribuojnë edhe disa nga festivalet e përvitshme që mbahen në këto anë. Ai rrëfen se një prej festave të lashta që vazhdon të festohet në këto anë është edhe Dita e Shën Gjergjit. Kjo festë shënohet në Has më herët, ku ndizet zjarri i madh dhe shënon fillimin e verës.”Kjo shënon ripërtëritjen e natyrës dhe është një festë e trashëgimisë pagane”, shprehet Çoçaj. Ai tregon se kjo festë identifikohet edhe si dita e luleve, e ngrohjes së motit e çeljes së pemëve. Kjo festë manifestohet me daljen e të dashuruarve nëpër rrugë, e urimeve për një stinë të re të begatë të punëve në bujqësi, e dasmave. “Shyqyr që dolëm shëndoshë e mirë nga dimri e na shkoftë mbarë kjo verë që po vjen”, është urimi më i shpeshtë i kësaj feste. “Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kishte lindur ende Krishterimi, kremtonin bashkë me popujt e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, t’u faleshin perëndive që sillnin këto mirësi. Dhe ashtu lindi festa hiroshe që e quajnë Dita e Shëngjergjit”, shpjegon Çoçaj. Ndryshe, tani në këto ditë janari, kur termometri po shënon temperaturat më të ulëta të vitit, edhe rrugët e Kabashit të Hasit janë të mbuluara me borë. Banorët e Hasit në këto ditë të ftohta preferojnë të grumbullohen rreth oxhaqeve dhe të rrëfejnë për historitë nga e kaluara.

(Kosova Sot) 

 

Image
Image
Image