Gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka shpjeguar procedurat që gjyqësori francez do t’i ndjekë në rastin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj pas lirimit me kusht.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se nuk ka asnjë shans që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Ai ka bërë me dije se procedurat për çështjen e ekstradimit mund të zgjasin deri në dy muaj, por beson se brenda një muaji do të përfundojë si çështje. Salihu ka thënë se vendimin përfundimtar për rastin e Haradinajt do ta marrë Ministria e Drejtësisë së Francës.

Ai ka thënë se pamjet kur lideri i AAK-së doli nga gjykata me pranga pas lirimit ishin të rënda, duke e konsideruar këtë provokim të Serbisë. Salihu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mekanizma për t’iu përgjigjur këtyre provokimeve. Sipas tij, dialogu për normalizim me Serbinë duhet të suspendohet për një kohë. /Epoka e re/

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit