11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Fatmir Limaj deklarohet i pafajshëm për vrasjet në Malishevë

Në gjykimin për krime lufte që lidhet me dy vrasje të civilëve në Komunën e Malishevës, Fatmir Limaj u deklarua i pafajshëm.

Fatmir Limaj nuk e ndjeu veten fajtor kur u pyet në gjykatë në lidhje me akuzën për krime lufte
“Normalisht që nuk e pranoj fajësinë. Kjo aktakuzë është tërësisht e shpifur, e motivuar, e stimuluar për qëllime të cilat gjatë gjykimit do të dëshmohen. Shpresoj që do të zbardhet mirë motivi i krejt kësaj maskarade që është bërë në këtë prokurori,” tha Limaj.

Para se Limaj ta deklaronte pafajësinë, prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari lexoi aktakuzën ndaj tij.

“Gjatë luftës në Kosovë si pjesëtar I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant ushtarak i Brigadës 121 ka shkelur rëndë nenin 3 që është i përbashkët për 4 konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 në atë mënyrë që nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave për ta parandaluar apo ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë,” tha prokurorja Hajdari.

Ajo më tutje konstatoi se Limaj nuk u angazhua as për zbardhjen e këtyre dy vrasjeve.

“Me vetëdije nuk ka marrë masa drejt zbulimit të kryerësve të këtij krimi si dhe pasi që në nëntor të vitit 1998 është emëruar drejtor i Drejtorisë së Policisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm rastin asnjëherë nuk e ka dërguar te organet kompetente për ndjekje me ç’rast ka kryer vepër penale krim i luftës kundër popullsisë civile, shkelje të rënda të nenit 3 të përbashkët me konventat e Gjenevës,” deklaroi Hajdari.

Avokati Tahir Rrecaj kontestoi përgjegjësinë komanduese të Limajt për vrasjet në Malishevë.

“Zoti Limaj akuzohet për përgjegjësi komanduese, mirëpo në aktakuzë nuk janë dhënë ato që karakterizojnë përgjegjësinë komanduese siç është kontrolli efektiv mbi një territor të caktum, kontrolli efektiv mbi vartësit e vet. Pastaj nuk ka qenë në përgjegjësinë e tij në asnjë mënyrë për zbulimin eventual, sepse kjo ka qenë përgjegjësi e Shtabit të Përgjithshëm,” tha avokati i Limajt Tahir Rrecaj.

Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte u ngrit nga Prokuroria Speciale më 28 tetor të vitit 2016.
Pasi në nëntor “Drejtësia në Kosovë” shfaqi emisionin në dy vazhdime rreth vrasjeve të Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, Prokuroria Speciale nisi hetime të reja ndaj Limajt

Më Shumë

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet...

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se LDK-ja s’ka disponim për pjesëmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Lajmet e Fundit