10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6075

Nesër vjen “Sa herë m’ke dasht” nga Albërie Hadërgjonaj

0

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj nesër do të publikojë këngën e saj më të re, së bashku me videolip.

Kënga do të jetë me ritme verore, dhe titullohet “Sa herë m’ke dasht”. Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori, Kledi Bahiti.

Videoklipi do të jetë mjaft “hot”, kështu të paktën tregojnë fotot e publikuara në Instagram, nga vetë këngëtarja. Xhirimet janë kryer në bregdet, e ndërsa veshjen Albëria ia ka besuar stilistit Joni Peçi.

Basha: Qeveri teknike, ose revolta popullore

0

Partia Demokratike do nisë revoltat popullore, nëse nuk pranohet kushti i saj për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është strategjia e re e Lulzim Bashës, që në një intervistë për ABC News rrëfen edhe marrëdhënien me Ilir Metën, rolin e Berishës në PD dhe idenë për një system të ri zgjedhor. Me kryetarin e PD bisedoi gazetarja Mimoza Kociu.

Lulzim Basha do t’u prijë vetë revoltave popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Në të parën intervistë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kryetari i PD tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.

“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një aktpolitik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa ftesa ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar njëlëvzje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranojë qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor.

A e gjeni tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla?

Basha: Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve, para gjithë shqiptarëve …Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoj rolin e Metës për arritjen e konsensusit, por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen në këmbë të një qeverie të inkriminuar e të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë siç kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për here të pare pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, sic bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.

Basha: Z.Berisha ka një rol sideputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht edhe unë si kryetar edhe antarë të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha…Nuk jam unë ai qëvendos se kë merr në telefon z.Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam ai që vendos në PD.

Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me prim që do prekte partitë e vogla, por një system që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike.

Basha: T’ju them se cfarë kam problem, mospërfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku kryeministri pas cdo akti fsheh hajdutërinë e rradhës…Përtej zgjedhjevetë lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik.

Skandal i madh me ekipin e Kosovës në “Rio 2016”

0

Komiteti Olimpik i Kosovës akuzohet për sjellje mizore me sportistët pjesëmarrës në “Rio 2016”.

Komiteti Olimpik i Kosovës është ballafaquar me një kritikë të fuqishme.

Dafina Thaçi, studente në Rio de Janeiro, ka bërë të ditur se ka dëshmi të manipulimit nga Komiteti me sportistët kosovarë.

“Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ia ka nda asni cent sportistave tone. Kur te kthehen ua kish premtu kah 100 € depozitim (shume hala e pa-konfirmume, qe dmth se mundet me qene ma pak, po mundet me qene edhe 150 €). Ndersa, me vet syte e mi e kom pa edhe kam qene neper Hotele me 5 Yje ku anetaret e KOK qendrojne e ku nata kushton 3932 Reais brazilian, dmth 1113,00 Euro.

Mos te flasim per investim ne kushte bazike per pergatitje te sportistave!”, ka shkruar ajo në Facebook,

Dafina është zotuar se në ditët e ardhshme do të sjellë edhe dëshmi.

foto

 

Cili deputet do ta çojë tradhtinë ndaj Atdheut në shtëpi te fëmijët edhe për 100 vjet!

0

Atëherë kur pritej që pushtetarët të merreshin vesh me çdo kusht me opozitën, pason vlerësimi i kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, duke i quajtur të sëmurë mendorë.

Por, opozita, e prirë nga AAK në këtë rast, lëshoi për herë të parë një “komunikatë” të rëndë ku shpallet praktikisht Esad Pashë Toptan, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, dhe ata qe mbështesin vendimmarrjen e “Demarkacionit”.

Kosova në këto 17 vite kurrë nuk ka shkuar më pranë një përplasjeje të brendshme, me pasoja të paparashikueshme.

Pavarësisht se ku gjendet e vërteta e “Demarkacionit” dhe pa e paragjykuar atë, mund të thuhet qysh tash se në kuptimin politik opozita e ka fituar këtë “duel politik” me pushtetarët.
Por ajo që mbetet e pashëruar është pasoja në të ardhmen po që se “Demarkacioni” do të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qëndrimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Mali i Zi është ndërtuar si shtet mbi gjysmën e trojeve shqiptare dhe ata prapë po kërkojnë ta qesin kufirin deri në Pejë, ka një të vërtetë aq të fuqishme brenda saj, sa nuk ka fuqi politike ta zhbëjë atë.

Kjo qasje ndaj “Demarkacionit” është aq e ndjeshme te shqiptarët sa ajo jeton dhe vdes me ta brez pas brezi.

E vërteta e kthimit përrallor të shqiptarëve në Kosovë pasi i kishte dëbuar pushtuesit serbë më 1999, për vetëm një javë të vetme, ndërkohë që të gjitha shtetet e NATO-s planifikonin kthimin me muaj të tërë, mund të shpjegohet nëpërmjet dashurisë së shqiptarëve për tokën e tyre. Për lidhjen e tyre të përjetshme me të.

Ajo thënia e përdorur prej shpirtit lirik jugor “Për gruan dhe tokën lë kokën” e përmban gjithë filozofinë e kësaj lidhjeje transcendentale të shqiptarëve me tokën. Kjo nënkupton jo vetëm faljen supreme të shqiptarëve për tokën dhe gruan në kuptimin e dashurisë. Kjo nënkupton pjellshmërinë, burimin dhe përjetësinë e asaj dashurie.

Për t’u kthyer te banaliteti politik i Republikës, e cila nuk mund të merret vesh me vete, mund të bëhet pyetja kapitale:
Cili deputet i Republikës do ta çojë tradhtinë e PO-s së “Demarkacioni” te fëmijët e vet për 100 vitet e ardhshme?!

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë aty me votë të vjedhur, të kontrabanduar, të korruptuar e të kriminalizuar.

Por, megjithatë, vota PO e deputetëve për “Demarkacioni” do të jetë vota e parë zyrtare e tradhtisë kombëtare ndaj Atdheut të të gjithë shqiptarëve.

Kufiri Me Malin e Zi më së paku u takon deputetëve të asaj ane. Edhe ashtu pjesa dërrmuese e tyre janë bërë pis, pavarësisht se në cilën parti politike bëjnë pjesë?!/gazetainfopress/

Zafir Berisha: Ja kush e luan sot rolin e Petar Plamencit

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha në një postim në facebook i është rikthyer historië. Ai ka shkuar se sot mund të dihet saktë se kush janë Esad Pashë Toptanat e ditëve të sotshme, por ka edhe shumë të tjerë që luajnë rolin e Petar Plamencit.

Ja shkrimi i politë i tij në facebook:

Se kush është Esad Pashë Toptani i ditëve të sotme po dihet, por kush po e luan rolin e Petar Plamenac të asaj kohe sot, nuk po e dim?
Si e përshkruan dorzimin e Shkodres malazezve nga Esad Pashë Toptani kronisti i kohës Syrja Bej Vlora, pinjolli i familjes Vlora.
,,Zoti Plambaç (Petar Plamenac) kishte pasur miqësi me Esat Pashën kur kishte qenë ambasador në Stamboll. Ai i dërgoi fshehurazi pashait lajmin se merrte përsipër të siguronte pagesën e dëmeve që kishin kryer serbët në shtëpinë dhe çifligjet e tij. Esat Pasha e pranoi propozimin e zotit Plambaç dhe vendosi rritjen e kushtit në pagesën e dëmeve të tij. Në këtë mënyrë, më 21 prill të vitit 1913, ditën e hënë në mbrëmje, filluan diskutimet midis Esat Pashës, gjeneralit Vukoviç dhe zotit Plambaç. Me këtë rast u lidh një marrëveshje dhe u bë dorëzimi i drejtpërdrejtë i fortifikimit të Shkodrës,,.

Esadistët e sotëm mshifen duke u thirrë në miqët dhe faktorin ndërkomtar si dikur Esad Pasha që u thirrte në fuqit e kohës, mirpo historia sot e njeh si tradhër dhe Shkodra është Shqipri sepse kështu deshën shkodranët dhe shqiptarët përgjithsi. Edhe atëher popullata ishte e dërmuar dhe e lodhur nga situata /siç jan sot qytetarët e Kosovës/ mirpo Shkodrën nuk e dorzuan.

Historia po tenton të na përsëritet, por ne nuk do e lem….Historia jon njehë shum raste që individë të caktuar angazhimin e tyre për kombë dhe atdhe e kan përfunduar të shitur për dy ,,çypa,, lira si bashkpuntor të Krajlive dhe Pashave, prandaj nuk duhet të mashtrohemi përballë disa ,,patriotave me bateria,, që thirren se kan bë namin për Kosovë ,,dikur,, dhe sot duhet të shkojm pas tyre.

Premiera kosovare e ‘Lost Exile’, me probleme teknike në Dokufest

0

Fillimi i vitit 2015-të, Kosovën e gjeti me shumë njerëz të gatshëm për ta lënë tokën e tyre.
Disa arritën të dalin, disa mbetën me ditë e net të tëra nëpër kufijtë e ndryshëm si atë të Serbisë, Hungarisë e kështu me radhë. Disa shkuan e disa përfunduan nëpër qendra azili.

E pikërisht kjo temë dhe ky tmerr që kaluan kosovarët, preku shumë regjisorin e ri Fisnik Maxhuni, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Kështu regjisori Maxhuni, erdhi në vendlindje, hapi audicion dhe përzgjodhi aktorët kosovarë të cilët do ta përçonin një mesazh të fuqishëm nëpërmjet filmit të tij.

“Lost Exile”, është filmi i regjisorit Fisnik Maxhuni, i cili para pak ditësh pati premierën ndërkombëtare në Locarno Film Festival, ndërsa mbrëmjen e së enjtes ky film dha premierën kosovare në Festivalin e Dokumentarëve dhe Filmave të Shkurtër DokuFest.

Gjatë dhënies së kësaj premiere, pati disa probleme teknike, e kjo gjë u duk që e mërziti regjisorin, por megjithatë ai u shpreh shumë falënderues për të gjithë ata që ishin të pranishëm për të parë filmin.

“Jam i nderuar që shumë njerëz si pjesëmarrës të filmit, familjarë të mi nga Kosova dhe Zvicra, erdhën për ta parë filmin tim në Prizren. Për fat të keq filmi u shfaq në kushte shumë të këqija dhe pati probleme në projeksion. Si regjisor është shumë e vështirë ta shohësh punën tënde të shfaqet në rrethana të këqija, kur ke punuar për vite në projekt”, tha për KultPlus, regjisori Fisnik Maxhuni, i cili falënderoi edhe njëherë të gjithë ata që besuan në të dhe në film.

“Nuk dua të mendoj më për këtë, sepse tani kam projekte të reja, jam në editim të një dokumentari dhe në tetor do të nis xhirimet e një filmi të ri fiction”, theksoi Maxhuni, i cili poashtu falënderoi festivalin DokuFest për ftesën që i kanë bërë, duke thënë se shpreson të kthehet me një tjetër film në kushte të tjera.

“Lost Exile”, flet për historinë e një vajzë që tenton të largohet nga Kosova për në Hungari e ngecë në Serbi, flet më së miri për tmerrin që kaluan emigrantët e Kosovës për një jetë më të mirë. Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë May-Linda Kosumovic, Arben Bajraktari, Florist Bajgora dhe Sunaj Raça.

“Festivalet duhet të respektojnë më shumë punën e regjisorëve të filmit dhe ky është një mision goxha i vështirë”, përfundoi Fisnik Maxhuni për KultPlus.
Ky film është kooproduksion ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, është i financuar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës si dhe Ministria e Kulturës së Zvicrës e poashtu edhe televizioni nacional i Zvicrës ka financuar dhe i ka blerë të drejtat e filmit, por në Kosovë vetëm Ikonë studio si kompani ka participuar në buxhet të filmit me një shumë simbolike. “Lost Exile”, është në konkurrencë për kategorinë e filmave të shkurtër ndërkombëtarë në DokuFest. / KultPlus.com

Anton Quni kundër demarkacionit

0

Njëri ndër deputetët më të fuqishëm të LDK-së, Anton Quni ka dalë kundër marrëveshjes për Demarkacionin.

Ai qëndrimin e tij publik për marrëveshjen për demarkacionin e ka bërë në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic.

“Nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Pos Qunit, kundër e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër i koalicionit Raif Qela.

Ndërkohë, më 1 shtator është caktuar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për demarkacionin.

Opozita ka paralajmëruar se do të pengojë në çdo formë demarkacionin me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe radikalizim të situatës.

Opozita dhe ekspertët pretendojnë se Kosova nga ky proces humb hiq më pak se 8 mijë hektarë. /GazetaBlic.com/

Vazhdon porno në Big Brother

0

Jo vetëm publiku, por edhe banorët e shtëpisë së Celebrity Big Brother në Angli janë të mërzitur.

Atga duan që të ndalen shfaqjet erotike të dy çifteve, Stephen Bear me Chloe Khan dhe Lewis Bloor me Marnie Simpson.

Tanimë skenat nudo në shtëpi janë normale dhe banorët e tjerë po komplotojnë që t’i nxjerrin të katërt jashtë shtëpisë.

Këtë herë ishte radha që çiftet të bënin seks në dush.

Mourinho kërkon mbrojtës, shet Mata-n e Schweinsteiger

0

Menaxheri i Manchester Unitedit dëshiron që akoma më shumë ta forcojë repartin e mbrojtjes.

Sipas mediave britanike, tekniku portugez kërkon edhe një mbrojtës. Mourinho do të provoj që deri në fund të këtij muaji të blejë edhe një mbrojtës. Por, siç shkruajnë mediat në ishull, Mourinho fillimisht duhet të shes dy lojtarë, dhe thuhet se Juan Mata e Bastian Schweinsteiger do të largohen nga ‘Old Traffordi’ për t’ia hapur rrugë transferimit të një mbrojtësi.

Turqia kërkon arrestimin e ish-kapitenit të kombëtares, Hakan Sukur

0

Turqia e ka “prerë” urdhër-arrestin për ish-kapitenin e ekipit kombëtar turk Hakan Shukur. “The Sun”, shkruan duke cituar mediat turke se ai do të arrestohet së bashku me të atin, Sermet Shukur.

Prokuroria e Përgjithshme firmosi urdhër-arrestin me burg diten e djeshme, duke e akuzuar Hakan Shukur se është pjesë e organizatës ETO. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e futbollistit në Stamboll ndërsa ai aktualisht jeton në SHBA.

Edhe banesa e të atit në Sakarya është kontrolluar dhe mësohet se gjatë kontrollit nuk as ai nuk është gjetur. Ish-sulmuesi i cili ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës te Gallatasaraj, hyri në politikë pas tërheqjes nga sporti.