10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
Home Blog Page 6074

PDK-ja dhe LDK-ja para goditjes së madhe

0

Analistët vlerësojnë se kurdo që të votohet për Parlamentin e ri, dy partitë në pushtet do të ndëshkohen nga votuesit, të cilët i mashtruan me premtime të rrejshme, ndërsa vendin po e rrezikojnë me humbje territori dhe sovraniteti

Pritja e seancës së një shtatorit, kur deputetët do të duhej të votonin për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi është e frikshme për nënshkruesit e saj, kryeministrin Isa Mustafa dhe ishministrin e Jashtëm, tash president, Hashim Thaçi. Jo vetëm opozitarët, por edhe disa deputetë shumë të fuqishëm brenda subjekteve politike të koalicionit qeverisës kanë filluar të tregohen të padëgjueshëm ndaj shefave të tyre, në presionin që po u bëhet për ta votuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkim të kufirit me Malin e Zi, marrëveshje në dëm të territorit të Republikës së Kosovës.

Analistët politikë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare theksojnë se tani kjo betejë brenda partive të koalicionit po bëhet, ngase është më se e sigurt që PDK-ja dhe LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, qofshin të rregullta apo jashtëzakonshme, do të mund ta paguajnë koston e marrëveshjeve të dëmshme, e kundër interesave të vendit, atë të Demarkacionit me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilat komuna de facto do të bëheshin e do të udhëhiqeshin nga Serbia, kundërshtare e pavarësisë. Sipas opinioneve të shprehura lidhur me këtë situatë, dyshohet se është pikërisht frika nga ndëshkimi i madh që mund të marrin këto parti politike në koalicion nga votuesit e vendit ajo që po i shtyn qeveritarët të kërkojnë edhe konsensusin e opozitës për miratimin e këtyre dy marrëveshjeve kundër interesave të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të shpërndahet përgjegjësia.

Deputetët rrezikojnë të bëhen tradhtarë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se ndëshkimin për zbatimin eventual të këtyre dy marrëveshjeve e sheh punë të kryer, nëse forcat kundërshtare brenda këtyre dy partive politike nuk arrijnë që të bëjnë kthesa për t’i dështuar të dyja këto marrëveshje.

“Po, sigurisht. Besoj se kjo do të reflektohet edhe te deputetët veç e veç. Demarkacioni, pavarësisht nëse kalon apo jo, deputetëve që do ta votojnë do t’u ngelet përjetësisht me epitetin e tradhtarit. Brezat që do të vijnë do të jenë më të ditur në përgjithësi dhe më patriotë po ashtu. Ata që po mendojnë ta votojnë ratifikimin, në radhë të parë po mendojnë për karrierën e tyre politike e jo për Kosovën, por ironia qëndron në atë se me këtë ata pikërisht po e fundosin karrierën e tyre politike”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Një pritje të ngjashme e ka edhe eksperti i fushës së legjislacionit Muhamet Kelmendi, ndonëse, sipas tij, për këtë vendosin një numër i madh i faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në këtë proces.

“Çështja e zgjedhjeve të ardhshme dhe të asaj se si do të dalin subjektet në pozitë dhe në opozitë ka të bëjë me shumë faktorë, të cilët me siguri do të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve. Natyrisht se do të duhej të kishim një dënim të rëndë të PDKsë dhe të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme, qoftë të jashtëzakonshme, qoftë të rregullta, nëse do të merreshin për bazë marrëveshjet e dëmshme, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, që në fakt është një bazë e ndarjes së Kosovës dhe të marrëveshjes së Demarkacionit, ku pa të drejtë iu dhanë Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë. Me këto dy vepra penale të kryera nga pushtetarët e PDK-së dhe të LDK-së dënimi do të ishte me daljen e tyre në opozitë dhe natyrisht se prokuroria do të duhej të merrej me hetimin e këtyre dy rasteve dhe të hapi procedurë penale, duke i akuzuar në bazë të nenit 123 të Kodit Penal të Kosovës”, tha Prof. Kelmendi…

Kur sporti përzihet me politikën

0

Xhudisti egjiptian Islam El Shehaby u vërshëllye në mënyrë tepër të zhurmshme gjatë Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros, pas humbjes në raundin e parë kundrejt rivalit të tij izraelit, Or Sasson.

Vërshëllimat në fakt nuk erdhën si pasojë e ndeshjes, por sepse El Shehaby refuzoi të shtrëngonte duart me Sassonin, duke shkelur kështu kodin etik të sportit të xhudos.Sasson e mposhti El Shehabyn pas vetëm dy hedhjesh, duke marrë fitoren automatike kur kishin mbetur edhe një minutë e gjysmë për t’u zhvilluar. Më pas, El Shehaby qëndroi për pak minuta i shtrirë, përpara se të ngrihej e të vendosej aty ku i takonte në krah të Sassonit dhe gjyqtarit të ndeshjes. Kur Sasson i zgjati dorën, El Shehaby u zmbraps duke tundur ironikisht kokën.

Gjyqtari e thirri më pas El Shehabyn në tapet dhe e detyroi atë të përkulej. E sërish egjiptiani bëri një xhest me kokë në shenjë mosmiratimi. Ndërkohë pas sfidës, kur u pyet nga gazetarët, El Shehaby refuzoi të komentonte, transmeton tch.Lojtarët e xhudos, zakonisht përkulen apo i japin dorën njëri-tjetrit në fillim dhe në fund të një sfide, në shenjë respekti ndaj artit marcial me prejardhje nga Japonia.

Policja vret veten

0

Një punonjëse policie me gradën inspektore ka vrarë veten pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Sarandës.

Lajmin e konfirmon policia lokale përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në banesën e oficeres, në lagjen numër 3 të qytetit jugor.

Sipas njoftimit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se inspektorja Jeroldina Iljazi i ka dhënë fund jetës me pistoletën e shërbimit për motive ende të paqarta.

Në momentin e ngjarjes, në banesë me punonjësen e policisë ka qenë gjyshja e saj, e cila pasi ka dëgjuar të shtënën ka shkuar menjëherë në dhomën e mbesës dhe ka njoftuar policinë.

Kolegët e 23-vjeçares së ndjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e çuan atë drejt këtij veprimi.

Kadri Veseli: Demarakcioni do të ratifikohet më 1 shtator

0

Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli duke folur për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, tha se vendi nuk humb asnjë metër.

“Ky është territori i Republikës së Kosovës. Nuk kemi humbur asnjë metër”. Demarkacioni duhet të kalojë më 1 shtator”, tha Veseli.
“Vendimmarrja më 1 shtator duhet të jetë vendimmarrja në mes kahjes që do të marrim, nga ShBA’të dhe vendet evropiane apo do të marrin një kahje tjetër”, tha Veseli.

Vetura zyrtare vozitë 100 km/h nëpër qytetin e Prizrenit (Video)

0

Zyrtarë të shumtë shtetëror përpos që keqëprdorin veturat zyrtare, duke i përdorur edhe për nevoja personale e private, ata nuk i respektojnë as rregullat e komunikacionit, raporton Gazeta Blic.

Një lexues i ka dërguar Gazetës Blic një video, ku automjeti zyrtar vozitë më shumë se 100 km/h, derisa shpejtësia e lejuar në këtë rrugë në Prizren, është 40 km/h.

Ndryshe ky nuk është rasti i vetëm ku zyrtarë të ndryshëm shtetëror nuk i respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë./ Gazeta Blic

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1211412678923285/

Fyerja dhe shpifja si vepra duhet të kthehen në Kodin Penal

0

Gent Gjini

Sistemi juridik, gjegjësisht Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në legjislacionin e mëhershem penal, ne vete i ka pasur të inkriminuara në dispozitat e saja, veprat penale të shpifjes dhe të fyerjes. Dhe si rrjedhojë ka përcaktuar, përgjegjësitë penale dhe dënueshmëritë efektike me burgim në trajtim të këtyre veprave nga ligjdhënësi të cilët hartimin e këtyre dispozitave e kanë bërë profeseroët, e shkencave juridike, dhe gjyqëtare eminente gjejgiësishht, ka qenë grup apo elitë e specialiuzar juristësh.

Kodi Penal, i mëhershem i Republikës së Kosovës sa i përket këtyre veprave, ka pasë një politikë të mirë ndëshkimore, dhe senzibilizuese respekvisht, këto vepra penale kanë bërë rehabiltimin dhe parandalimin, sado pak, nga këto vepra kundërlgjore, dhe cenuese e normës së sjelljes, të individëve, grupeve, dhe shqoqërisë, në kuptimin e gjerë. Dhe mendoj, sipas bindjes sime që mund të jem edhe me kompetenc te flas per këto veprash apo këtë dukuri ,se hyrja e ketyre veprave kundërligjore, cenuese, në përgjegjësine penale, ka pasur efektin preventiv dhe edukues në shoqëri, që të largohen nga këto gjera, si, jo morale, aq jo edhe etike.

Fyerja si vepër, në trajtimin e mëhershëm nën prizmit penal, në konteste gjyqësore, dhe ligji në fuqi, siq e parashihte patjëter duhej dhe në ate kohë, zgjidhej në procedure gjyqësore penale, sepse shume elemente kushtëzuese kane ndikuar, që fyerja të jetë vepër penale. Kjo, si në aspektin e cenimit të lirive te drejtave të njeriut per respekt dhe dinjitet moral, kjo ashtu nga aspekti se ne kulturën tonë këto shprehje janë rutinore dhe kanë përdorim te gjëre, kjo nga aspekti se fyerja në elementin e saj ne prakitkat gjyqësore është konsideruar paraprijëse e situatave konfliktuoze dhe përleshjeve të rënda, dhe aq edhe me fatalitet, se fyerja cenon prestigjin në shoqeri, aty ku mund të dalin ne shesh edhe gjërat intime, se praktikat gjyqësore në kulturën dhe traditën shqiptare, fyerjet i kanë konsideruar si burim kryesor, i kryerjeve të veprave penale, dhe etj etj.

Shpifja, po ashtu ne trajtimin e saj me kodin e mëhershëm penal, respektivishtë kjo e inkriminuar si vepër penale, po ashtu ka pasur rol edukues dhe rol social, që të ndikoje tek masat, individët, shoqërinë, grupet, që të iu përmbahen, normës penale. Që kjo ka pasur hapësiren, dhe vendin e duhur në kontestet penale, sepse prej kësaj kanë derivuar shumë gjëra negative. Ato janë, se janë cenuar liritë dhe të drejtat e njeriut ne trajtim, te dinjitetshëm te tij dhe të respektuar,personat te cilët kanë bërë shpifje të pabaza janë përgjegjur penalisht, dhe për ata kanë qenë dënime bukur të mira po aq edhe efektive. Kjo më pas ka pasur preventiven edukuese, që njerëzit mos ta degradojnë tjetrin dhe të bëjne fjalë, për gjë sende të pavërteta me qëllim që te ia prishin reputacionin dhe autoritetin. Kjo po ashtu atë botë me atë kod penal, ka bërë senzibilzimin dhe në mediat apo mediumet televizive, apo gazetareske që edhe ata të mos trillojnë dhe te mos shkurajnë ato artikuj, sa për konsum të shitjes ditore, por që poashtu edhe praktika gjyqësore po ashtu shpifjen e kanë konsideruar, edhe si burim paraprak kryesore në konfliktet që janë shfaqur tek njerzit, me përleshjet të rënda dhe aq edhe me fatalitete ,sepse janë nga to janë bartur fjalët të ndryshme të paverteta, dhe etj etj.

Kodi i mëhershem penal, me kategorizimin dhe faktorizmin e këtyre veprave mendoj se ka bërë një politikë të qëlluar ndëshkimore. Sespe populli gjejgësisht individët, dhe qytetarët kanë pasur një edukim, dhe e kanë ditur që në koshiencën e tyre se po te i zbatojnë këto vepra kundërligjore, cenuese, dhe aq të paamoralshme do të bartin, përgjegjësine penale, dhe ndaj tyre do te zbatohej procedure represive strikte. Që mendoj se vetëm, procedura penale e cila zhvillohej atëher tek kjo, kategori te njërzeve ndikonte që këta te binden qe ne te ardhmen, mos te kryejnë vepra të tilla penale. E aq edhe kur vinte edhe të dënimi meritor, që ato far denime penale kanë qenë bukur te mira. Dhe deri, edhe në atë shkallë efektive burgosëse sipas personalitetit të individëve dhe sjelljes, që mund të kishin qenë recidivistë kryerës serik . Dhe efektet apo efiqenca, e kësaj politike ka pasur fryte të bukura sidomos kur e vleresojmë edhe kulturën tonë, dhe gjuhën që e perdorim, por edhe problemet tjera të mundshme që kanë rrjedhur pikërishtë nga këto vepra penale, si lendimet të rënda, përleshjet dhe fatalitetet që kanë qenë si rezultat i këtyre veprave penale.

Me Kodin e ri penal të hyrë ne fuqi në vitin 2013, për fat të keq dhe asaj, se me cilën arsyeje objektive që nuk kamë njohuri, se këto vepra tani ndodhen nën tretmanin dhe regjimin civil, në trajtim të këtyre fenomeneve kundërligjore, të pamoralshme dhe jo të drejta në shoqëri.Tani këto vepra nuk mund të quhen më penale, por mund te quhen thjesht ta them, si procedurë dhe dënim kundërvajtes, si shembull që do të merja kjo për delikuentët të trafikut, me ato far gjoba, apo ndëshkime që marrin, dhe pasoja efekti është i njëjti i pandryshueshëm dhe i papërmisuar ne sjelljet.

Këto tani, i rregullon dhe i trajon kodi civil, e cila procedohet me padi dhe zhvillmi i saj, gjyqësor është shumë i vonshëm mos të them anjehëre i zbatuar. Kur gjyqëtaret civile, këto vepra nuk iu dinë, frymën dhe shpirtin e tyre, nuk dinë nocionin dhe elementet kundërligjore ,pertej qdo elementi të atyre ligjeve civile që ata punojnë. Kur gjyqëtarët, keto vepra i neglizhojnë, sepse nuk dinë se si të i zgjdhin dhe të ndërmarin masat edukuese. Pra me qfar masa edukuese, mund të ndërremren këto në kodin civil, ku e vetmja ta quajsh që mund te jetë mase është gjoba apo edhe kërkim falje dhe e gjitha, përfundon dhe vazhdohet prapë. Mendoj që këto vepra duhet të i kthehen kodit penal, dhe të trajtohen në vendin aty ka kanë qenë më parë sepse efekti i tyre ne procedurë penale, dhe në ato sanksionet penale, nuk mund të krahasohet assesi me procedurë civile, e po ashtu edhe, me dënimet qesharake që mund të zbatojnë ata

Populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ka kaluar një shekull që regjimet serbe pavarësisht se me çfarë kamuflimesh ideologjike janë mbuluar asnjëherë në asnjë kohë nuk ka mundur e nuk po munden assesi as sot të pajtohen me ekzistimin e lire të shqiptarëvenë Trojet e tyre Etnike, sepse si është pare gjithnji tragjikisht mbi një shekull, kurrë nuk kanë mundur të pajtohen me qenien e shqiptarëve në Trojet e veta… Për këtë arsye këto rregjime shoveniste serbomadhe vazhdimisht kanë penguar e pengojnë edhe sot me të gjitha mjetet politike, ushtarake, policore,për ta pamundësuar bashkimin kombëtar.

E vërteta se shqiptarët janë një komb i ndarë padrejtësisht në pesë shtete, se ka një gjuhë, se ka një traditë të përbashkët kulturore, se ka një histori të përbashkët, nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga regjimet shoveniste serbe. Masa të tilla, me të cilën është penguar ideja për liri e bashkim kombëtar, ka qenë njëra prej tezave të rrezikshme të ndarjes së shqiptarëve kinse shqiptarët na qenkan të ndarë në dy tradita kulturore shqiptare: të traditës kulturore në shtetin amë të Shqipërisë dhe traditës kulturore të shqiptarëve që jetojnë të ndarë nga trungu i Shqipërisë, si kemi të bëjmë në këtë rast me Kosovën. Kjo tezë famkeqe e shpikur nga rregjimet serbe dhe shqipfolësve kuisling, që dje thoshin se Kosova nuk mund të jetë shtet me flamurin e njetë me atë të Shqipërisë, thoshin që së pari Kosova duhet ta pranoj një flamur hibrit, që është ndryshe nga flamuri kombëtar, të ndërrojë identitetin kombëtar se nuk munden me qenë dy shtete shqiptare ne Gadishullin Ilirik, pra shqiptarët të tjetërsohen në kombë “kosovar” kështu pa luftë e gjakderdhje mund të pranohen si Republika e shtatë e Jugosllavisë?! Kjo tezë e rrezikshme aso kohe u hodh fuqishëm poshtë nga mbarëshqiptaria që me as një çmim nuk do të lejohet tjetersimi i shqiptarëve në një komb tjetër hibrit si që ishin në Jugosllavin e titos muslimanet e Bosnjës dhe maqedonet e Maqedonisë!

Për fat të keq sot kjo tezë e rrezikshme po gëzon një përkrahje simbolike nga Qeveria kuislinge e Kosovës!

Tradhtari, truthari, mercenari, renegati, kuislingu, morri e horri, i djeshëm titosto–rankoviqisto-millosheviqian, po edhe ky i sotmi, që bënë çdo ditë me të huajin kompromise e pazare në dëm të Atmëmëdheut, duke krijuar ekstra territore për “kishat serbe” kur dihet historikisht se ato janë kishat e shqiptarëve autoktonë, t’i falësh tokat e shqiptarëve Kishës së Deçanit, të ndërtosh komuna për minoritetin pakic serb, si dhe ajo e minoritetit pakic turk në Mamush, ku miliona shqiptarë në Turqi nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare, t’i falësh TOKAT SHQIPTARE Malit të Zi, i cili edhe ashtu është i ndërtuar si shtet në TROJET SHQIPTARE! Shtet ky që nuk u jep asfarë të drejta kombëtare popullit shqiptarë që jetonë atje i ndarë nga trungi i SHQIPËRISË mëmë. Të pranosh të ndërtosh një “Zajednic” për minoritetin serb në shtetin e Kosovës, kur dihet mirëfilli se edhe shteti serb është i krijuar në TROJET SHQIPTARE, ndërsa shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të ndarë nga trungu i Shqipërisë padrejtësisht nga Fuqit e Mëdha, nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare atje në Trojet e tyre ETNIKE!

Populli Shqiptarë mjaft ka vuajtur nga pushtimet e huaja nga keqtrajtimet, reprezaljet, plaqkitjet, dhunimet, uzurpimet, vrasjet! Tani pse duhet pësëri të vuaj nga klasa politike sunduese, kjo klasë e papërgjeshme politike që po sundon perms pazareve politike, po argëtohet me ne, me popullin e varfër dhe na kanë bërë lodër në duart e tyre, neve shumicën e popullit shqiptarë!

Ndaj i tërë populli të bëhemi bashkë t’i themi ndal tradhtisë! Ta shpëtojmë Atmëmëdheun nga e liga, nga e keqja, se populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!

Ndaj e vetmja alternativë na mbetët që të bashkohemi me shtetin amë SHQIPËRINË!

Surroi në Prizren: Në Kosovë duhet përmbysje, nuk mjafton Gjykata Speciale

0

Një lloj përmbysje duhet dhe do të ndodh, sepse Kosova më nuk ka resurse për ata që e kanë kapur shtetin, kështu vlerëson publicisti Veton Surroi.

Ai thotë se nuk mjaftojnë as zgjedhjet e as Gjykata Speciale për të pastruar vendin nga të këqijtë, por sipas tij, duhet një lëvizje e brendshme, raporton lajmi.net.

Në Prizren ai ka folur për të kaluar dhe të ardhmen e Kosovës, ku tha se vendi ynë nuk ka kaluar nëpër tranzicion, e madje mes tjerash tha se prej kur PDK-ja ka ardhur në pushtet janë ndalur vrasjet politik.

“Në lloj përmbysje do të ndodh, nuk mundet që shteti të vazhdojë të jetë i kapur. Nuk ka më resurse në Kosovë për ta. Se shteti është i kapur e kanë vërtetuar edhe Kuvendi, e njëra prej formave për ç’kapje menduan se do të jetë Gjykata Speciale, por unë mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme”, tha ai.

Surroi thotë se Kosovë është futur në elementin e demokracisë pa u formuar shteti, andaj sipas tij nuk ka ndodhur tranzicioni, shkruan lajmi.net.

“Në Kosovë nuk ekziston korrupsion, sepse korrupsion do të thotë të krijosh një avantazh politikë a ekonomik duke dhënë ryshfet: por tek ne janë pikërisht ata që e kanë kapur shtetin ata që ish dashur të korruptohen, por nuk mund të korruptohen sepse e kanë kapur shtetin”, tha ai, raporton lajmi.net

Madje Surroi thotë se Amerika nuk është ajo që ka krijuar njerëzit që kanë kapur shtetin.

“Ta akuzosh Amerikën se ka krijuar mafia, është non-sense. Njëjtë sikur është non-sense ta akuzosh SHBA-të se kanë krijuar monstrumin që po e udhëheq shtetin tonë”, tha Surroi.

“E shohim qartë se kur PDK merr pushtetin, ndalen vrasjet politike. Kapja e shtetit në Kosovë ka ndodhur, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, sepse ata nuk mund të ndërtojnë institucione nëse nuk ndërtohen nga vendësit. Edhe fuqitë okupatore, në shembullin e Gjermanisë, është dashur të inkuadrojnë strukturë të fortë vendëse për të ndërtuar institucione demokratike”, tha ai, raporton lajmi.net.

Teksa shpjegoi se përse ndodh kjo, tha se për shkak të iluzionit që ka populli i Kosovës se Bashkësia Ndërkombëtare dhe EULEX do të korrigjojnë politikën tonë.

I pyetur se a duhet revolucion apo evolucion që vendi të kthjellët tha se me të dyja rastet kemi të bëjmë me elemente të përmbysjes, me shpresë në evolucion.

“Krizat në shoqërinë tonë po arrijnë kulminacionin e vet, e do të ketë nevojë për një zgjidhje, që padyshim do të jetë dramatike”, tha Surroi në panelin “Before to After”. /Lajmi.net/

Në plazh me Kylie Jenne

0

19-vjetori i lindjes e gjeti Kylie Jenner me ngjyrë tjetër flokësh dhe një tatuazh tek të pasmet dhe së fundmi, ajo është ‘arratisur’ për pak rreze dielli me të dashurin e saj, Tyga.

Ky i fundit ka sfiduar urdhër-arrestin e autoriteteve amerikane dhe ka vrapuar pas 19-vjeçares në plazhet e Caicos.

26-vjeçari sfidoi autoritetet duke mos u paraqitur në një gjykatë të Los Anxhelesit, ku është paditur nga një ish-qiradhënës që pretendon se këngëtari nuk i ka paguar 480 mijë dollarë qira nga prona ku jetoi në Malibu.

/ Top Channel

Ndërron jetë veterani i UÇK-së Ymri Q. Krasniqi-“Mrici”

0

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK -së Ymri Q. Krasniqi-“Mrici” nga Hoça e Qytetit.

Ai ishte pjesëtar i UCK-së në Brigadën 125 të Zonës Operative të “Pashtrikut”.

Ishte pjesë aktive në shumë aksione dhe beteja të UÇK-së, kryesisht në Vrri.

Gjatë viteve 90-të, ai ishte aktiv edhe në aksionin e pajtimeve të gjaqeve.

Varrimi  bëhet nesër në ora 13:00 në Hoçë të Qytetit

/PrizrenPress.com/